Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu
Me që ktu trtegohet historia me vjersha po e postoj edhe unë nji që më duket shumë aktuale edhe pse e shkruajtur 81 vjet më parë:
Populli falë ata që e mundojnë,
Por nuk ka për të falë kurrë ata që e rrejnë.
Prolog
Pra nji herë e pikë ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqëptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Që, qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bartë
E me ngranë, t’thuesh, si Shqëptarët…
M’thotë, por, mendja se ndokujë
Ka m’iu dukë se un mifi n’ujë
Me ketë kangë, e se mâ gjasë
Sod për mue do t’kishte pasë
Ndo’i send tjetër po t’kish’zgjedhë
Tortë me vjerrsha ktu me dredhë.
Po, por shka, se ata e dijnë vetë
Që ka cofë mikrobi i shkretë
I burrnis e i trimënis,
E që sod në Shqëptari
Besa ka nji t’madhe zi
Jo aq për bukë e miredi
Sa për burra-burra t’dheut
Që për komb e nderë t’Atdheut
Me jetue t’dijnë e me dekë.
Jo, po asht kot, besa, me u rrekë
Se po gjen fatos ndër ne,
Se po gjen burra n’ketë dhé-
Burra fjalet e atdhetarë :
Kta veç, Zot! kjoshin për farë;
Se, për tjetër, mbyti n’ujë :
Gja – ha’i keq – s’i duhen kujë.
E vërtetë që njadisa
Ndër ne flasin fjalë të mdha,
E na mbahen se ata kjenë
Që shpëtue na kanë Atdhenë:
Sado që, kur ishte puna
Me u shpëtue Shqëpni kërcuna
E për te n’luftë me qëndrue,
Ata rrijshin tue guksue
Npër Stambollë e np’r Anadoll, (apo sot nëpër Athinë)
A se vjelshin kund n’do’i stjoll
T’ndo’i hoteli npër Europë
Alkool’n, me t’cillin ngopë
E ki’n barkun si bagtija,
Der sa n’gjak t’lahej Shqëpnija...
Por, kujtoj, s’ka kund nevojë
Që un t’i za kta ndopak n’gojë;
Pse për ta “Dielli” i Bostonit
Nji epope ka shkrue tash s’vonit,
Nji epope me kaq do krypë,
Që ma mirë s’ke aspak pse e lypë.
Prandej mue nuk m’jitte tjetër,
Veç me kndue ndo’i fatos t’vjetër :
Ndo.i Berdyl a ndo’i Kastrjot.
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dalë fryma,
E si t’ishin do gjygyma
Të pa fund, janë lanë m’njan’anë
E askush n’gojë ma s’don me i zanë,
Kujë për ta ndër mend s’i bjen.
Der tash vonë, qe, fjala vjen,
Posta e jonë pat përdorue
Nji lloj pullash, m’t’cillat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbeut,
Nami e e ndera e parë e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kanë hjedhë nji palë zotni,
Që ktu marrë kanë Postën n’dorë,
Kin’ për organizatorë,
E t’kanë qëtë do tjera pulla,
Me kambë urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T’gjana e t’gjata si gjuhë lope.
Ani pra Shqëptarët e sotit¸
S’çajnë fort kryet për punë t’Kastriotit,
As për njat trimnin e t’Parit,
Ke janë dhanë mbas rrogash arit.
Prandej thashë un se për s’marit
Do t’tingllojë për veshë t’Shqëptarit
Njji poem mbi’I zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s’parit,
Vetë me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshëm paçë qëllue-
Mbi’i gomar nji kangë me shkrue,
Herë tue qeshë, herë tue vajtue,
“Simbas” rregllave t’Poezisë,
E nevojve t’Shqëptarisë.
Eja, Zanë, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m’shpinë t’Pegasit,
Mendes s’eme shkundja lbozën,
E m’difto metamorfozën
E njatij gomarit t’ri,
Që nja’i vlershmi zotëni
Babatasi bleu sivjet
Në Tiranë, n’atë kryeqytet,
Ku Ministrra e Deputetën
-Ktyne Zoti jau rritët jetën!-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Për lulzim të ksaj Shqëpnie
E për ... kambë t’ndo’i sandalije,
Sado që, ma e shumta sish,
- Si thanë m’ka mue nji dervish-
Der dje kjenë ... nuk dij se shka ...
Kush në “kapicë“ e kush në “qylah“,
Por që sod, npër rroga arit,
Na janë ba t’gjithë frotë Shqëptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltukë,
Kalamuq e si terrçukë,
Fâ mirë barkun me “mastikë”,
Pa logjikë - pa grgramatikë,
Na pshtyjnë dije e politikë;
E me “gisht” ngordhun përpjetë
I pijn gjakun Kombit t’shkretë
Jo me hingzë, por me sahana.
Veç se shka, mori lum Zana,
Kah të dirgjesh m’shpinë t’Pegasit,
Ziere’i vishkull n’pyllë t’Parnasit-
Vishkull tMhollë e t’gjatë zaranet;
Pse ksaj herë, besa, po m’kandet
Me ja hjekun qafës dikuj,
Për me ba që za’n t’ shuej,
Se t’jet gjallë. Due t’marrë vesht,
Se me buej s’kapet nji plesht.
Fishta; Gomari i Babatasit. Tiranë 1994
:thumbsup: