Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

balforum

Primus registratum
Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

Naim Frasheri

PELLASGËT-SHQIPËTARËT

Ishte një ditë
Që pellasgjitë
Posi një dritë
Mbuluan dhenë
Duall ng' Asia
Si mizëria
Dhe me ania
E hodhë denë.

Pas pakë herë,
Duke përzjerë
Ca me të tjerë,
Bënë elinët,
Dhe duke ndarë
Syresh një farë,
Si ka të ngjarë,
Bëri llatinët.

Edhe të tjerët
E më të ndjerët,
Të papërzjerët,
Pellasgjinj mbenë
Maqedhoninjtë
E ilirinjtë
E mollosinjtë,
Gjith' ata qenë.

Dhe ata janë
Prindërtë tanë,
Pastaj na thanë
Na shqipëtarë
Mundim të themi
Ne ata jemi,
Atë gjak kemi,
Si dhe shtyparë. { tiparin *

Thot' Herodoti,
Në Tomor zoti
Shtëpi qëmoti
Kishte Dhodhonë
Eshtë m'e vjetër
Ngaha çdo tjetër,
Shumë më tepër,
Kjo gjuha jonë.

Ne kurdoherë
Burra të ndjerë
Edhe të vlerë
Jemi treguar;
Me grekërinë
Dhe me Persinë,
Me gjith' Asinë
Kemi lëftuar.

Me Lekën vamë, { Aleksandri i math *
Muntmë Daranë,
Datën i dhamë { frikën *
Gjithë Asisë
Burr' u dëftyem,
Të gjith' i thyem,
Përmbys e kthyem
Fron' e Persisë.

Të tërë dhenë,
Den' e sterenë,
Sa kombe qenë
Në këmb i vumë
Dhe mbretëruam
Kudo që shkuam,
Tekdo lëftuam,
Vëndin e zumë.

Me Pirron vamë
Romës i ramë,
Llatint' i vramë
E i tmeruam;
Me Skënderbenë
Tyrqve sa qenë
U dhamë dhenë
Dhe i dëbuam.

Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbarët?
Bota s'kuxonte
Që t'u qëndronte,
Po kush lëftonte?
Ne shqipëtarët.

Pastaj u ndruam,
Se s'kupëtuam
Dhe nuk e çquam
Të mirën tënë
Gjaknë për botë
E derthmë kotë,
Njeri ç'të thotë?
Nuk ishte thënë!

Mbajtmë Tyrqinë,
Ngjallmë Greqinë,
Ndihm' Italinë.
Po Shqipërinë?
Pse s'u munduam?
Për kë lëftuam?
Neve ç'fituam?
Ç'kemi taninë?


Botuar së pari në të përkohshmen "Albania" të Brukselit, nr.4, 1897.
 

balforum

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

HISTORI E SKËNDERBEUT
(1898)

I

Këndo, ëngjëll, urtësinë
Edhe gjithë mirësitë,
Skënderben' e trimërinë,
Q'i dha Shqipërisë dritë.
Të lumtë goja, këndona,
Me gjuhë t'ëmblë si mjaltë,
Skënderben' e madh tregona,
Trimnë burrë, Zotn' e naltë.
Punëtë që ka punuar
Kordhëtari i vërtetë,
Kombinë duke nderuar
Dhe Shqipërinë përjetë.
Nga gjiri i Perëndisë
Pa m'i sill nër mënd të mija,
T'i ap dritë Shqipërisë
Nga shpirt'i ndritshëm i tija.
Ëngjëll i bukur, pa zbritmë,
Dhe me dritët të uruar
Shko përpara mej'e ndritmë,
Të shoh gjithë ç'kanë shkuar.
Që kur ngrehu gjithësinë
Zot'i madh e i vërtetë,
Ka bërë dhe Shqipërinë
E shqipëtarët në jetë.
Shqipëria kurdoherë
Ka qënë shum' e lëvduar,
Ka pasur burra të ndjerë,
Trima t'urt' e të dëgjuar.
Pati mbretër' e të parë
Fort të mëntshim e të mirë,
Burra, trima, shqipëtarë,
Që kan' emrë të pavdirë.
Ishte vënt' i Perëndisë
Që së pari Shqipëria,
Mëmëdheth'i urtësisë,
Që del soje mirësija.
Aleksandr'i Math e burrë,
I cili s'pat shok në jetë,
Nukë ka pasurë kurrë
Dhe kurrë do të mos ketë
Piro trimi e të tjerë
Burra shumë të lëvduar,
Që kanë qënë një herë,
Edhe sot s'janë harruar,
Qenë gjithë shqipëtarë,
Ishin djemt' e Shipërisë,
Nuk' ishin greq e bullgarë,
Po nga vënd'i Perëndisë.
Pirroja mundi romanët
Armikët' e njerëzisë,
Aleksandr'i Math persanët,
Egërsirat e Azisë.
Kë të zësh ngoje më parë
Nga burratë e vërtetë,
Q'ishin gjithë shqipëtarë,
E s'u erdhi shok në jetë!
Gjithë botën' e pushtuan,
Afrik', Europ', Azi zunë,
Lëftuan e mbretëruan,
Nën' urdhërë gjith' i vunë.
Edhe kur erdhë romanët,
S'u shkel fare Shqipërija,
As nga shqeht' e venetianët,
S'e zu kurrë dobëtija.
Shqipëtari në kurt s'hyri,
S'e shpërnderoj Shqipërinë,
Kurrë nukë ju tremb syri
E nuk' e humbi fuqinë.
Rrinte me kordhë në dorë,
Shkrefëtinte si dragua
Nëpër male me dëborë,
E kurrë s'u qetësua.
Armikët u dobëtuan,
Shqipërija ngriti krye,
Errësirat u mërguan,
Drit' e Zotit u rrëfye.
Nga të gjitha mbretëritë,
Së Krujësë i dha Zoti
Më shumë fuqi e dritë,
Q'ishte mbret Gjon Kastrioti.
Mbretëronte urtësija,
Paqja, kamja, nderi, shpresa,
Drejtësi e dashurija,
Miqësija, besa-besa.
Tek po gjëndej Shqipërija
Në këto të mira kaqe,
Që mbretëron mirësija
Dhe ish në prehj'e në paqe,
Kur nj' e madhe egërsirë,
Duke dalë prej Asije,
U përhap si errësirë,
Dh'e mbuloi botën si hije.
Ish një komb i mallëkuar,
Në gjuhët kish dhelpërinë,
Syn' e kish të egërsuar,
Në zemërt kish djallëzinë
Ngado vij e kudo shkonte,
Zin' e gjëmënë po shpinte,
Vriste, priste, varfëronte,
Atje ku shkelte bar s'mbinte;
Më nj'anë kishte fuqinë,
Gënjeshtrënë m'anët tjetrë,
Për të mbytur njerëzinë,
Bënej her'ujk, herë dhelprë
Përse s'dolli trimërija
T'i prit gjurmën' egërsirës,
Po vate mbroth ligësija,
I zu udhënë së mirës.
Ra më dett qytetërija,
U ngrit si re errësira,
U përhap mi dhet padija,
Gjaku, vdekja, shkretëtira!
Pa një zgjedh' e keqe shumë
Gjithë kombet i mundojti,
I la për djall e për lumë,
Njerëzia mendje lojti.

Ish ver' e po qeshte moti,
Lulet kishin lulëzuar,
E mbreti Gjon Kastrioti
Në fron rrij duke menduar.
Pyjet ishin gjelbëruar,
E bilbilëtë këndonin,
Dhe bota gjith' e gëzuar,
Djemt' e vashatë po lonin.
Gjithë gjethet ishin celur,
Faq' e dheut ish xbukuruar,
Dhe qiell i përkëdhelur
Ish si ergjënd i kulluar.
Shqipëtarët të gëzuar
E të gjithë burra, trima
Edhe të lar' e të ndruar,
Me armë si vetëtima.
Vashatë bërë si pylli
Nëpër sheshe po kërcenin,
Sicila ndritte si ylli,
E hënës i shëmbëllenin.
Kur tfaqen njerës të huaj,
Dalën në shesht disa vetë,
Gjithë të hipur në kuaj,
Po ngjiteshinë përpjetë.
Të ndryshmë së gjithash ishin,
Shtat, zakon, robë, fytyrë,
Sjellj'e gjuhë tjatrë kishin,
Qenë t'egrë si mynxyrë!
Ne der' e pëlasës xbrinë,
Shqipëtarë në shkallë
Me miqësi shum' i prinë
Dhe brënda në dhom' i kallë.
Parësi e mbretërisë
Me një nder të math i priti,
Pas udhës së miqësisë
Me fjalë t'ëmbël i gostiti.
Të huajtë si u çlodhë
Dhe djers e pluhurë fshinë,
Dhe mëndjen më vënt e mblodhë,
Se udha e loth njerinë,
Dy më të parët, që qenë,
Përnjëherë nxuar zënë,
Thanë: "Duam pakë mbrenë,
Diç i kemi për të thënë".
Në dhomët të parësisë
Hynë dhe mi from të lartë
Panë mbretn' e Shqipërisë,
Në dorë i dhanë një kartë.
Këta ishinë në fjalë,
Dita shkonte, nata vinte,
T'errëtit' e mbuloi malë,
Hëna dolli dhe po ndrinte.
Prunë buk' e gjell e venë,
Dhe ndenjnë në mësallë
Të gjithë sa njerës qenë,
Dhe vetë mbreti në ballë
Hangërë ngadal' e pinë
Dhe ndenjnë një copë herë,
Më pastaj të gjith' u ngrinë,
Gjithëkush vate të flerë.
Nata dhe s'e kishte ngritur
Atë pëlhurën e zezë,
Hëna me sy të venitur
Po perëndonte si rezë
Yll'i mëngjezit po ndrinte,
Dhe bilbilëtë këndonin,
Vesa gjithënje po binte,
E luletë lulëzonin.
Mbreti u ngrit i helmuar
Edhe e dërgoi njerinë,
Shërbëtor e papërtuar,
Mblodhi gjithë parësinë.
Të mëdhenj edhe të parë
Edhe gjithë pleqësia,
Ç'qenë çel' e luftëtarë,
E shumë nga vegjëlia,
Në mbledhë të gjithë rrodhë
Pas mënyrës së lirisë,
Bashkë me mbrenë u mblodhë
Si t'afërt' e të shtëpisë
Gjithë burra të vërtetë
Edhe nd'ar e n'ergjënt veshur,
Shpirtmir' e trima të qetë,
T'urt' e me buzë të qeshur.
Në mest u ngrit Kastrioti,
Tha: "Vëllezrë shqipëtarë!
Një brengë na pruri moti,
Pa do menduar më parë:
Si mundimë të shpëtojmë
Nga kjo brengë Shqipërinë,
Duhetë të kuvëndojmë,
Ndaj u kërkova taninë.
Tyrqit duallë ng'Asia
Edhe në Evropë erdhë
Rrëmet, posi mizëria,
E shumë gjakëra derdhë
Nga Andrinopoja hynë,
Muarrë dhe Grekërinë,
Tani ndër ne kanë synë,
Të na hedhin në greminë!
Sa mbretrë të Shqipërisë,
Si dhe të tjerët i mundi!
Ra rrebesh i Perëndisë,
Gjë të gjallë s'la gjëkundi!
Ushtarëtë lëftuan,
Për mëmëdhethin u vranë,
Veç nja dy mbretrë shpëtuan,
Në Romë ne Papa vanë.
Murati, që s'na peshonte,
Nga ne kërkon miqësinë,
S'di ç'dhelpëri mejton sonte,
Se po e njohëm Tyrqinë
Më ngjan se po bën gatinë,
Qytetn' e math rreh të marrë, { Kostandinopojën *
E pas ati djajt' e dinë
Kujt do t'i sulet më parë.
Pas Romës' së re ka tjetrë
Qëllim zënë që taninë,
T'i derdhet Romës' së vjetrë,
Të marrë dhe Italinë
Dhe Lindjen dhe Perëndimnë
Kërkon tejpërtej t'i zërë,
Gjith' atje e ka qëllimnë,
Botën' në dorë ta vërë.
Sot për sot na ka nevojë,
Andaj kërkon miqësinë,
Pa ndryshe s'na flit me gojë,
Gjithë bot'atë e dinë.
Qëllimet i psheh Murati,
Rreh e pandeh të gënjenjë,
Ësht' i pshehtë si lugati,
Po koha do ta rrëfenjë.
Thotë q'është mik përjetë,
Më s'do gjë nga Shqipëria,
Po veç një penk do të ketë,
T'i vendoset miqësia;
Dhe për penk s'kërkon gjë tjatrë,
Nukë sheh tjatrë nevojë,
Po do djemt' e mi të katrë,
Të rrinë n'Andrinopojë
Pakë koh' atje të rrinë
Me ata që t'i dërgojmë,
Dhe të venë e të vinë,
Sa herë që t'i kërkojmë
Se froni pa zot në mbettë,
Se po erthm' e do të vemi,
Një e tillë në na gjettë,
Vdekjen në dorë s'e kemi,
Thotë se do t'i dërgonjë
Më të madhë Shqipërisë,
Pas meje të mbretëronjë
Ndë udhët të miqësisë.
Këto fjal' e thashetheme
T'i thosh tjatrë, i besonja,
Mbret i ndershëm s'flet të rreme,
Fjalës së tij s'i dyshmonja.
Me gjithë këto them unë
Të bëhetë miqësia,
Eshtë m'e mirë kjo punë
Se të prishet Shqipëria,
Them ta bëjmë miqësinë,
Sulltanë kshu ta pushojmë,
Pastaj të zemë gatinë,
Luftënë ta prëmëtojmë,
Se puna u kupëtua,
Edhe fjala ësht' e bëre,
Evropa tani u xgjua,
Janë lidhurë të tërë.
Përnjëherë mbretëritë
Tyrqitë do t'i lëftojnë,
U afëru'ajo ditë
T'u bijem e t'i dëbojmë.
Janë të fort e të shumë,
Dhe fati u vete mirë,
Vinë rrëmet posi lumë,
Bijenë si egërsirë!
Të bëhemi një me fqinjë
Dhe me t'gjithë mbretëritë,
E pastaj le të na vijnë,
Si të mbarojmë gatitë,
Pa djemtë neve i gjejmë,
Le të rrinë të mësojnë,
Kur të duam i rrëmbejmë,
Gjësendi nukë pësojnë.
Djemtë si shpirtin i dua,
Po më shumë Shqipërinë
Mos thoni q'u frikësua,
Prandaj zuri miqësinë.
Si vëllezërë tani thoni,
Faqeza e si të lirë
Atë që të kupëtoni
Për të nderçim e të mirë."
Mbreti fjalën' e mbarojti,
Pastaj vuri re të parët,
Një nga një gjith' i shikojti,
Ata po i mir të qarët.
Mbreti plak u hoq mënjanë,
Pa u ngrit një trim më këmbë,
Shikoi një her' anembanë,
Hekurin' e haj me dhëmbë!
Ish Kamani, q'ishte burrë,
Më trim nga gjithë të parët,
Nuk' i trëmbej syri kurrë,
Pa e donin shqipëtarët;
I holl' isht'e pak' i gjatë,
Nukë kish shumë mustaqe,
Vij si i zeshkët e i thatë
E s'kish fare mish mi faqe;
Kishte gjithë urtësinë,
Me një zë të ëmblë fliste,
Fjal' e tij e bint njerinë,
Dhe gjuha hekur i priste.
Mori kordhënë ndër duar
E qëndroi në mest si burrë,
Me fytyrë t'ashpëruar,
Ngriti gishtin dhe tha: "Kurrë!
Kurrë s'trëmbet Shqipëria,
Nukë vdiq, po ësht' e gjallë,
Tjatrë përgjegje Tyrqia
Nukë do përveç me pallë!
Shqipëtari, trim i vlerë,
Kurrë nuk' u frikësua,
E të trëmbet këtë herë!
Mbret! o zotthi im, ç'më thua?
Apo s'e dimë Tyrqinë,
Nuk' e kemi dhe mësuar
E s'ja njohëm djallëzinë,
Gjer më sot që ka punuar?
Na bën si miq këtë herë,
Se ka të tjerë qëllime,
Mos pandehni të na lerë
Pa të këqij hidhërime.
Mjerë! mjer' ajy i gjorë,
Që i sjell besë në fjalë,
Bije në lak e në dorë
Edhe çpejt po s'mund të dalë.
Mbret i ndershim dhe ju shokë,
Mos haroni trimërinë,
Mblithni mëndjenë në kokë,
Ngrihi të zëmë kufinë.
Trimëria, trimëria!
Mban lirin' e mëmëdhenë,
Unë shpreh te perëndia
T'i hedhimë përtej denë.
Qysh të zëmë miqësinë
Me atë që na bën varrë?
Turku vëndet, gjith' e dinë,
Me ç'djallëzi i ka marrë
Gjithënjë kështu punojnë,
Kombet me lajka i ndajnë,
Pa miqësin' e harrojnë,
Dhe një nga një i përlajnë
Kur ka armikë të tjerë,
Të bën mik sa t'i volitnjë,
A mbaroi ata njëherë?
Prite, vjen të të goditnjë.
Miqësirra të vërteta
S'ka njeriu i pabesë,
Përveç shpata dhe shigjeta,
Ato janë për ne shpresë.
Tjatrë gjah kërkon të zërë,
Andaj rreh të na gënjenjë,
Më atë krah të na vërë,
Gjersa kohën të na gjenjë.
Dhe s'ia dini dhelpëritë?
Ka dy faqezë mësalla,
Kshu rreh të fitonjë ditë
me të këtilla përralla.
S'e dini ç'kanë punuar
Gjithë mbretrët' e Tyrqisë?
Sa frone kanë rrëzuar
Me lajkat të dhelpërisë?
Ata djemthitë, që thoni,
Janë shpres' e Shqipërisë,
Me ç'sy e faqe kërkoni
T'ia dërgoni penk Tyrqisë?
Si të msojnë ligësitë
E të mirat t'i harrojnë,
Të çpikinë djallëzitë,
Pastaj të na mbretërojnë?
Do të marrënë zakonet
E këqija të Azisë,
Pa njeriu si të mësonet,
Më s'i ndahet djallëzisë.
Si të rriten nënë xgjedhë,
Nukë bënenë të lirë,
Pastaj s'e hodhëm dot ledhë,
Po mejtohi që sot mirë.
Ata duhet të mësojnë,
Të bëhenë të vërtetë,
Të lëftojn' e të gjykojnë
Pas nevojës që të jetë.
Unë gjall e me të gjallë
S'munt të bënem aq' i gjorë,
A e shihni këtë pallë?
Do të vdes me të në dorë!
Se turpin e Shqipërisë
S'e shoh dot me sy në jetë,
Dhe miqësin' e Tyrqisë
kurrë s'e zë të vërtetë
Trimëri në mos na mbeti,
E më s'jemi shqipëtarë,
Të shuhet gjithë rremeti,
Se kjo 'shtë pun' e pangjarë!
Një komp më mirë të vdesë
E kshu të mos dobësohet,
Gur mbi gur le të mos mbesë
Dhe mëmëdheu të shkretohet!
A gjall e me nder të rrojmë,
Apo në luftë të vdesim,
A mëmëdhenë shpëtojmë,
A mbi të më të mos mbesim!
Ç'kuvëndoni? Pa mejtohi!
T'i bënemi rop Tyrqisë?
S'kini turp të turpërohi!
Shtijem nder' e Shqipërisë!
Pa ta bëjmë besa-besë
E të mblidhet Shqipëria,
Ahere le të na presë,
Ta shihni ç'është Tyrqia.
Të vdesëm a të shpëtojmë,
Se kurti ësht' i keq shumë,
Në xgjedhë s'mundim të rrojmë
E në robëri për lumë!
U përpoqnë prindit tanë,
E ruajtnë mëmëdhenë
Edhe neve na e lanë,
Ashtu sindëkur e gjenë.
Kush merr atë turp taninë
Që të humbasë përjetë?
Pastaj ata që të vinë
Ta gjejnë, qoftë lark, shkretë!
Tani, burra shqipëtarë,
Pa kujtoni trimërinë,
Sicili armët të marrë,
E ta shohëmë Tyrqinë
Delni, të dalëm të tërë,
T'i përgjigjemi Tyrqisë,
Pa e shihni si ta zërë
Udhën' e mezit t' Asisë
Dhe pastaj të mos kuxojnë
Për këtej denë të hidhen,
Po, edhe kur ta kujtojnë,
Laqet' e gjunjët t'u dridhen.
Sot duhetë trimëria,
Nukë duhet më mentimi,
Lark Shqipërisë Tyrqia,
Pa tani duketë trimi!
Sot neve në dor' e kemi
T'i dëbojmë nga kufia,
Pastaj kushedi si jemi,
Mos të zëntë robëria!
Kush ka shpirt prej shqipëtari,
Si të parëtë që qenë,
I bënet zëmra si zjarri,
S'e do gjalljen e vet'henë.
Këtë fjalë duke thënë,
Erth' e mbyti mallëngjimi,
Dhe më nuk e nxori zënë,
Po u egërsua trimi.
Fjalën përnjëher' e preu,
E lottë çurkë iu derdhë,
Të gjithë i mallëngjeu,
Të tërëve lott' u erdhë.
U hoq edhe ndënj mënjanë,
I vrënjtur, i zëmëruar,
Më nukë dëgjoj se ç'thanë,
Po vuri kokën nër duar.
Kshu the, o trim i vërtetë!
Q'e donje fort Shqipërinë,
Të ndrittë shpirti përjetë
Qofsh bashkë me perëndinë.
Gjithë çel' e parësia
Që u gjentnë, me lot qanë,
Mëndjen' e fjalët e tija
Të pëlqyera i panë.

Pa koment se flete vete historia :shrug: qe eshte shkruajtur nga pena e arte e rilindasve tane :wave:
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

Pashallaret e Kuq
poemth
Ne origjinal: Ne mesdite Byroja politike u mblodh

1.
Ne mesdite Byroja politike u mblodh.
Valle c'ka ndodhur ne kufijte veriore.
Ne kufijte e jugut valle c'ndodh.
Qielli eshte me re dhe dimri sjell debore.

Mos levizen klasat e permbysura,
Mos ka katastrofe ne prodhim.
Valle ambasadoret mos kane nisur
Radiograme plot shqetesim.

Jo. Kufijte e shtetit jane te qete.
Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.
Dhe nen diktature te proletariatit.
Dimerojne kokeulur ish kastat e medha.

Dhe prodhimi eshte normal dhe ditet
Rjedhin te zakonshem ne dhjetor…
Po ahere pse keshtu papritur
Ne mesdite Byroja Politike u mblodh?

2.
Shtetet s'prishen kurre nga catite.
Shume shume mund te pikojne diku.
Nga themelet ata prishen
Ketij ligji
Shteti socialist i bindet gjithashtu.

Mund qe lart cdo gje te duket bukur,
Gara socialiste, merrja kenges, haj.
Dhe pankartat dhe heronjte e punes
Ne gazete lokale ne Nje Maj.

Telegrame urimi, diell i ndritur
Ne mitingje e vjersha letraresh te rinj
Kurse poshte
pikerisht ne themelite
Rritet ngadale tumor i zi.

Per armiqte kemi topat, himnet, vallet.
Ambasadat qe rrefejne dicka per ta.
Per burokratizmin c'kemi valle?
Topat s'pijne uje
dhe konsuj atje s'ka.

3.
Midis shkresash, telefonash, leterthithesesh
Ata skenat mbushin gjithnje
Mjaft me kete qeshje dashamirese
Burokratet jane tjeter gje.

Jo me boje pelikan perjargur,
Si tuafe te kendshem ho, ho, ho,
Por te kobshem
me duar te pergjakura
Gjer ne bryle une ata i shoh.
I shoh atje thelle tek rremojne.
Ne themelet e revolucionit pikerisht.
C'bejne ashtu
pse trupat e deshmoreve
Kthejne djathtas, majtas dhe permbys?

Pa shiko,
trupat sikur i lajne.
Nga themelet gjakun duan te fshijne shpejt.
Dhe pas gjakut amanetet q'ata lane,
Idealet dhe parimet krejt.
Dhe vulen e gjakut si ta zhdukin,
Oh, e dijne se eshte lehte pastaj
Te ndryshojne revolucionin, diktaturen
E punetoreve
thelbin e saj.

Ja keshtu, atje ne gjunje te ulur
Lajne e shplajne gjakun pa pushim
Po c'paten papritur
Pse u ndalen
Tek nje yrt i shkrete, tek nje djerrine.

Ketu jane varrosur te permbysurit:
Pashallare, bejlere, familjet e medha
Ata sulen, trupat kthejne permbys e nisin
Qe t'i zhveshin me nje vrull hata.

Rrobe sundimtaresh te pergjakta
Me nishane e grada veshin shpejt.
Dhe me to mbi supe neper nate
Ikin drejt mengjezit si rrebesh.

4.
Dhe mengjezi erdh,
Te zbete, te ngrire,
Nen mantelet me nishane e me kurore
Ata shkojne ne zyra, ministrira,
Madje ngjiten gjer ne Komitet Qendror.

Pashallare te kuq. Bejlere me tesera partije
Baron-sekretare. Bose te naftes. Varg.
Ne kortezh te zymte, nen himne liturgjie
Cojne tabutin e revolucionit per ne varr…

5.
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzeqeshje, tundje grushti ne miting
Thjeshtesi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
Dhe fjalet Enver parti, autokritike.

Keshtu ishte diten,
kurse naten
Zbrisnin ne themel ata serish.
Por revolucioni s'ish kala e Rozafatit
Qe duronte diten ngre e ngre e naten prish.

6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehte
Ishte i pari qe dyshoi per ta.
Dhe ahere ne themele te shtetit
Zbriti si ne baladat e medha.

Nje pishtar te kuq mbante ne dore.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e deshmoreve
Tek ndanin mantelet sec i pa.

Ja, ku qenkeni!
Ata u ngrine.
-Oh, shoku Enver, hm, rrofte, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhembjen ne cdo thinje
Si nje mal ne dimer bubulloi.

Krisht ai nuk ish qe t'i debonte
Nga pushteti me kamcik dhe stap.
Ai klasen ngriti te punetoreve.
Per ta bere burokratizmin zap.

7.
Si dikur patrullat partizane
Shtegetojne ekipet e kontrollit punetor.
Qe te mos i marrin ministrite me topa
Neser.
Sot i marrim me kontroll.

Diktature e klases s'eshte vec ne vjersha
Dhe ne ditlindjen e veteranit tornitor.
Je per socializmin?
Vrapo ne rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi kedo
kontroll punetor.

Bjeri dite e nate burokratizmit,
Klasen qe u permbys nen kembe e mbaj.
Ne se s'do qe neser skuader e pushkatimit
Te te veje ne mur
tek Bulevardi i Madh.

8.
Ditet ikin.
Vorbullat e ngjarjeve
Neper stine e vite shtjellen me furi
Vijne plenumet e partise porsi ushtaret
E revolucionit
ne stuhi.

Ecen klasa pas partise ne dite epike,
Populli pas klases derdhe oqean
Dhe m'u mbledhte prape Byroja Politike
Mesdite a mesnate
gati te gjithe jane.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

CHAON,bravo plako,je i madh :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
 

balforum

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

Po pse e degjenerove temen mo gjeneral me grada ....c'pate :rolleyes:
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

Me fal chaon e bera pa qellim te keq,por a flitet per historine?? Nejse po deshe beji kerkese moderatorit dhe tas fshije postimin tim. Me FAL! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

E ke ba pa dashje me qellim VELOOOO :tipsy: :tipsy: :tipsy:
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

thithe ate çibukun,thithe /pf/images/graemlins/wink.gif
 

balforum

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

Andon Zako Cajupi

Besa-besë

Gjithë vendetë gëzojnë,
ti, Shqipëri, pse pushon?
Gjithë njerëzit këndojnë,
ti, shqiptar, pse rënkon?
Gjithë duanë lirinë
dhe pa të njeriu s'rron;

ti, shqipëtar, Shqipërinë
në zgjedhë si e duron?

Zgjohuni, o shqipëtarë,
erdhi dita për liri!
Zini luftë me barbarë,
përpiqi për Shqipëri!

Të krishter' e myslimanë,
të tërë një sua kemi;
gegë, toskë, dibranë,
gjithë shqipëtarë jemi.

Mblidhuni te bëjmë benë,
të gjithë dorë për dorë:
Të duamë mëmëdhenë,
edhe malet me dëborë.

Që ditën që u shkeli
robëria dhe gjer sot
nukë bën më bar Dhëmbeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye në qieli,
si duroni robërinë?
Ju që shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipërinë?

Ku janë vaftet e parë,
që kini dhënë yrnek?
Ku jini, o shqipëtarë,
pse s'dëgjohet një dyfek?

Apo humbi trimëria,
apo s'doni mëmëdhenë?
A u shua Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?

Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpëtoni vënd' tuaj?
apo s'u mbeti më gjak,
se e derdhtë për të huaj?

Mirri pushkëtë në duar
edhe bëni besa-besë:

Shqipëria do shpëtuar,
kokë turku të mos mbese!
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

para nja 5-6 viteve revista spekter publikonte shkrime te vjetra te gazetave shqiptare. ka qene nje shkrim i konices ne te cilin kritikonte naimin. eshte i madh, po thoshte, por nuk eshte koha e tij. konica mendonte qe koha e naimit ishte e shkuar qe ne vitet 30. ti e mban gjalle ne 2004. je pak me vones.
naimi ka pasur nje funksion te vetin dhe shume te rendesishem, qe ishte ai i zgjimit te identitetit te shqiptarve, faza e rilindjes kaloi dhe bagetia nuk ka me nevoje (po e them je pak me vonese) ti thone qe nuk eshte bageti por ujk, ka (kishte kur shkruante konica jo me tani) per gjera te tjera.
por ndoshta nuk eshte faji yt, ne shqiptaret kemi ngrene 50 vjet propagande keshtu qe eshte pak normale qe te kete mbetur akoma nje qe ngaterron propaganden per hisotri.
 

balforum

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

O odakri te te shaje nga cdo vrime qe ke do lodhem keshtu qe lena te qete ne rrugen tone se nuk ka shkrim qe mos ta futesh koken dhe mos te vjellesh.Ti ha barr diku tjeter mor "mike" dhe natyrisht qe cdo gje shqipetare eshte arkaike dhe e huaj per ty dhe nje nga personazhet e Naimit e Cajupit si model idhull je ti :smash:
 

balforum

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

Andon Zako Cajupi

ATDHEU DHE DASHURIA

Vitua nje pun' e madhe,
e bukur si sorkadhe,
nga gjithe shoqet shquan
dhe gjithe trimat e duan.
Per te tille bukuri
kush nuke ka dashuri?

Nje dite qe vij ne krua,
duke ecure mbi thua,
poqi njè turk, trim te marre
tjeter here s’e kish pare.
Rrobate qe kish, i ndrinin
dhe armet i vetetinin!
Kur shtiu syt’ e e pa:
«Vito, te dua! i tha.
Vito, do te te marr grua!»
Uitua u turperua,
po me shum’ u hidherua
dhe iu pergjegj: «S’je per mua,
se u’nje tjetere dua,
jemi nje bes’ e nje sua;
po merre fjalene prape
dhe shko ketej me vrape!»
– Kush eshte me trim se mua,
qe do te te marre grua?
– Ai qe jam vluare (fejuar)
dhe per te martuare;
eshte trim’ sa s’gjendete,
i mire sa s’benete;
ish vet’ i trete vella,
kush ka qene si ata?
Trima sa s’i zinte plumbi,
njeri vdiq, i dyti humbi.
Jorgjin e la perendia
shprese per memen e tia;
eshte i vetem e jetim,
i dashur’ i shpirtit tim,
dhe nga te tere me trim,
perdor pallen e hanxhare,
eshte i zoti te me marre!
Ndaj, té lutem, mos me nga,
te mos biesh ne hata,
se shejtani pune s’ka!»

Turku me te tilla fjale,
qiti te shkretene palle,
nga inati u verdhua
dhe thirri posi dragua:
«N’eshte m’i zoti nga une,
le te me dale ketune,
ne me munte, besa-bese.
Burri yt po le te jete,
n’e dergofsha n’ate jete,
dije, do te te marr vete!»
Vitua shum’u frikua,
lot i vinine si krua,
dhe me shtepi, duke qare,
rrefeu q’i kishte ngjave.
Po Jorgji, kur e degjoi,
veshi armete dhe shkoi,
u ngjit malite perpjete
ashtu si ngjitene rete,
dhe me zi te madh si shkembi
po therret, sa tundet vendi:
«Kush esht’ ai q’u levdua,
qe do te mundet me mua?»
Me ze te math, si gjemimi,
iu pergjegj ahere trimi.”)
«Une jam ai qe shtie
dhe plumbi dem nuk bie.
U’ jam ai qe kam vrare
bejlere dhe pashallare,
dhe kaure, mije vete,
kam derguar n’ate jete!
Dhe do te trembem tani
nga nje fusharak si ti?
Tani do ta shoq dhe vete
kush eshte trim i vertete...
Keto thosh turku dhe vinte,
po dhe Jorgua e printe;
hodhi armété perdheze
dhe zuri te sgjeshe brezè,
qe kish qepur Vitua vete,
Si fustan e fermelete.
Kur e kujtoi, u shemb,
mos pandehni se u tremb,
beri kryqn’ e fshiu lote:
«Jam azer!» hidhet e thote,
edhe me dore nje thike
ju vcrsul turkut pa frike.
Trimi rrembeu hanxhare
dhe po hidhej si i marre,
Fryjti era, nga rrembimi
leshon flokatene trimi,
Atje ku qe afèruar,
me gjoks hapet leshetuar,
ju duk, ne gryke te tij,
varture nje hajmali.
Jorgji, kur pa najmaline,
syte permbi te i ngrine.
Dale, tha, ashtu me rruash,
pa leftojme kur tè duash,
po, ne beson perendine,
kush ta fali hajmaline?
– Nenia ne foshnjeri
ma vari per mbaresi,
po c’te duhet kjo pune?
– Nje te tille kam dhe une!
Shiko! Nena ma ka fale
dhe mua, kur jesha djale!
Te dy trimat hapne gjite
dhe shikonin hajmalite
qepur me pe te florinjte,
si njera, si tjetera,
te dya te vjetera;
pérbrenda, pshelur') me karte, (mbeshtjelle)
gjetén nga nje kryq te arte!
Mbeten te mahniture
dhe si te goditure!
te tille pune, kur pane,
u pushtuan dhe rane,
Dhe te dy nje fjale thane:
«Te kam vella, mor i mjere,
nga njè bark paskemi lere!
Jemi nje fis e n,je fare,
jemi te dy shqipetare,
po besa na paska ndaré,
Sa na beri pér tè vrare!
Sot qii dime vetèhene,
duhet te bejme bene
te duam memedhene.
Tani te marreme male,
te leftojme per lirine,
te mos kthehemi te gjalle
pa shpetuar Shqiperine!
Tani Viton ta harrojme,
me Turqine te leftojme,
ta dergojme nga ka ardhe,
te shome dite te bardhe.»
 

balforum

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

Chaon, ma shpife me kete gjuhe. Sillu mire se perndryshe do ta mbyll fare temen se me sa shof qeka bastardu fare dhe kjo nga fakti qe ti nuk duron dot ngacmimin me te vogel. Leri te tjerat te shprehin mendimet e tyre dhe sado te gabuar te jene apo gabime te bejne eshte puna ime ti korrigjoj kshu qe ske pse te besh kundersulmim ndaj asnjerit. Nuk duhet te leme te tjeret te na futen nen lekure per gjera apo komente qe jane ndryshe nga tonat.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

si i thote fan noli:
Mbahu Neno,mos ki frike
se ke djemte ne amerike.
Bijte e shqipes,Skenderbeut
qe i dalin zot atdheut...

ehehehe
 

balforum

Primus registratum
Re: Flasin vete poemat per historine tone - Godisni ketu

Andon Zako Cajupi

Naim Frasheri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipetarka, shqipetare!
Naimne kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qare!
..................................

Vdiq Naimi, gjithè thone,
qani turq, qani kaure!
Bilbil’ i gjuhese tone
s’do te degjohet me kurre!

Vdiq Naimi, qe kendoi
trimerine, Skenderbene,
vdiq Naimi, qe levdoi
dhe nderoi memedhene!

Vdiq Naimi, po c’te gjeti,
o moj Shqiperi e mjere!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka te tjeve.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
pse more te tille burre?
I ndrite shpirti per jete,
mos i vdekte nami kurre!

Kjo eshte per ndere te Naimit /pf/images/graemlins/smile.gif
Keto poema jane me aktuale se kurre sote.Naimi dhe te tjre i kane shkruar keto poema kur ne shqiperi kishte shume tipa si odakri :mad:
 
Top