Re: Fjalet qe kurre s'ti thashe....
Atje…
Ne kafenete e Greenwich Village
Ne sheshet e mbushura plot me wannabe-artists
Syte me ngecen te ty, mes qindra shpirtrave te cuditshem
Te njoha, njoha veshtrimin dhe pauzat mes fjalesh
Tymin e cigares e njoha, dhe fjalet qe s'i the
Te njoha pa te takuar kurre, ne ato caste kaq mjaftonte.
I adhuroje fjalet qe ti thashe nxitimthi
Shkrimet e mia, fotot amatore, bardh e zi, I perpive I etur
dhe fole, fole derisa peshtyma tu tha ne gryke
Per pikturat e tua, per te kuqen vibrante dhe blune e mesnates
Pashe veten time, ne vijat e shuara dhe portret e deformuar
Te adhurova pa u menduar fare,dhe renda pas teje,te panjohurit,e
mahnitur
Ashtu sic kam rendur pas muzikanteve-artiste gjithe jeten time
Plot durim me sqaron kombinimin e ngjyrave
Dhe qeshesh, qeshesh deri ne ekstaze, me metaforat shperndare poezive
Ne kujtesen time, e di, to te ngelesh I pavdekshem
Te pavdekshem do te jene syte e gjelber, si bari ne nje vizatim
femije,
buzet e ndryshkura pa nje puthje, nje e kuqerremte e djegur,
qe pakuptueshem me guduliset nen hunde.
Ti je i bukur, edhe nen buzeqeshjen e shtrember
Je i bukur ne ciltersine e fjaleve qe i thua pa frike
I pavdekshem do te ngelesh ne poezite e mia
Nje metafore gjigande, e pakrahasueshme bukuria jote
I pavdekshem do te ngelesh ne syte e mi.
(Marinela, Greenwich Village, New York, June 2000)