Fjale te urta shqipe

Guest
Re: Fjale te urta shqipe

NGA TRNDAFILI, DEL DHE FERAA
GJELLA ME KRIPE ,E KRIPA ME KARAR
S MBAHET SHTEPIA ME MJELL HUA
MOS I SHIKO GUNEN, POR SHIKOJI PUNEN
S´CALON GOMARI NGA VESHET
MENDJE E SHENDOSHE, NE TRUP TE SHENDOSHE

*kete te fundit do te doja ta ndryshoja pak

MENDJA E SHENDOSHE NE TRUP TE SHENDETSHEM :wave:
 

Guest
Re: Fjale te urta shqipe

Tjeter:
1 ME THUAJ CFARE SHOKU KE TE TE THEM CILI JE
2 TRIMI I MIRE ME SHOKE SHUME
3 KOHA E MIRE DUKET QE NE MENGJES
4 FSHATI QE DUKET SDO KALLAUS
:wave:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Fjale te urta shqipe

Qingji mire pi dy nona
Vdekja osht kapak florini
Me mir nji vez sot se sa nji pul mot
lumi fle, hasmi s'fle
armiku i armikut tim osht miku im
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Fjale te urta shqipe

Mikut vetëm paret edhe by,thën mos i trego!
Të vjetrit vetëm por,dhëm mos i dëgjo!

Sa i urtë që është populli /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Fjale te urta shqipe

Tre fjale te urta per "jevgjit"

1 Kur beri dasem jevgu, u ca daullja
2 Mer kot si pushka e jevgut
3 Jevgu kur ra ne vaj, leu dhe B*cen
 

peson

Primus registratum
Re: Fjale te urta shqipe

1. Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)

2. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)

3.Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli)

4. C' ke bere do te ta bejne. (populli)

5. Dardha bie nen dardhe. (populli)

6. Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)

7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)

8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli)

9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)

10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.á(populli)

11. Edhe bari i njomeá digjet neper te thate. (populli)

12. Fashati qe duket, s do kallauz.á(populli)

13. Floke gjate mendje shkurter.á (populli)

14. Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)

15. Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli)

16. Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)

17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)

18. Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)

19.Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)á

20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli)

21. I talluri, te tall. (populli)

22. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli)

23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli)

24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (populli)

25. Kur s' ke koke, ke kembe. (populli)

26. Koka ben koka peson. (populli)

27. Kush te do te shan. (populli)

28. Kush mungon, bluan. (populli)

29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)

30. Mat shtate here, e pri njehre. (populli)

31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli)

32. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (populli)

33. Me nje lule.., s' vjen beari. (populli)

34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (populli)

35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)

36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)

37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli)

38. Mollen e mire, e ha derri. (populli)

39. Mos u mundo teá nxjerresh dhjame nga pleshti. (populli)

40. Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)

41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli)

42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (populli)

43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (populli)

44. Nuk ngopet ariu me miza. (populli)

45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (populli)

46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli)

47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli)

48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (populli)

49. Nje gur s mban mur. (populli)

50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (populli)

51. Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli)

52. Peshku i madh e ha te voglin. (populli)

53. Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli)

54. Pi rakine, mos pi mente. (populli)

55. Pune shume, e fjale pak. (populli)

56. Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli)

57. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.á(populli)

58. Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli)

59. Rri shtrember e fol drejt. (populli)

60. S' behen petullat me uje. (populli)

61. S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)

62. Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)

63. S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)

64. S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)

65. Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)

66. Te bente c do mize mjalte... haja dhe une. (populli)

67. Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(populli)
 

Samuel

Primus registratum
Re: Fjale te urta shqipe

Fjale te urta:

"Njohim dy lloj njerzish qe puse germojne,
i miri dhe i ligu por rruget ndryshojne ,
Njeri qe etjen te shuaj nder shoke,
tjetri qe bota te bjere me koke!"

"Dy te mencur nuk kepusin dot nje fill pe,
njeri po u be i forte si guri...
tjetri zbutet e behet Dhe.
Po qelluan qe te dy me brire,
terhiq dhe terhiq do te kpusin dhe zinxhire!"

"Gjithe nje nate dikush vajtoje
nje te smure ne shtrat te shtrire,
kur ra drita ai mbaroje
dhe i semmuri u be me mire!"

Jane fjalte te urta nga "Sadiu" !

Gjithe te mirat e mirupafshim heren tjeter !
 

eli

Primus registratum
Re: Fjale te urta shqipe

Lype e s'ta nep, merre e s'te thote gja (populli shqiptar)
 

exp-s

Primus registratum
Re: Fjale te urta shqipe

iola
ca kishte aty per ta edituar?(fshire)
a mund te me thuash?
 

Baltin

Primus registratum
Re: Fjale te urta shqipe

Hapet si vaji ne lakra.
Rralle e me mall jo si luga ne dhall.
Foli vjehrres te degjoje nusja.
Bjeri pragut te degjoje dera.
S'ke ci ben gomarit i bie samarit.
Peshku qelbet nga koka.
Budallai s'ka brire.
Ku hyn dielli s'hyn mjeku.
Hengri buken e permbysi kupen.
Po e pate shtepine prej qelqi, mos i bjer te tjerve me gur. (kjo nuk eshte e jona po s'prish pune)
 

Mariam

Primus registratum
Re: Fjale te urta shqipe

Qan hallin e kalorsit se i varen kembet
C'te mbjellesh do korresh
Kush mbolli e nuk korri
Mbjell ere e korr furtune
Kthen gunen nga fryn era
U vol fiku vishet leshniku
Erdhi si era me shi
Shiu i beharit si vrapi i gomarit
Fjala te vret me shume se plumbi
Burri lidhet me fjale
Burreria s'matet me force por me zemer
Te vret me pambuk
Merr flake si kashta
 

Baltin

Primus registratum
Re: Fjale te urta shqipe

Mos e rrëmo m..in se vjen era
ee edhe keto te popullit tone jane /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dy te tjerat jane shprehje frazeologjike dhe jo fjale te urta
 

Baltin

Primus registratum
Re: Fjale te urta shqipe

Shprehje frazologjike

Iku vapa me gushtin
I gjat si shufer arixheshke
Kujto qenin bej gati shkopin
Kujto mikun bej gati petanikun
Hedh gurin e fsheh dorën
Mos e trazo gjarprin nga bishti
U dogj nga qulli e i fryn kosit
Kur vijne mendt s’i hane as qente
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Fjale te urta shqipe

FJALE TE URTA MBI TE VERTETEN DHE MENCURINE


Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG

Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT

Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN

Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË

Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG

E treta e vërteta. DEVOLL

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI

Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË

Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG

Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË

Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT

Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS

Mos e ban penin tra. DIBËR

Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN

Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG

Nuk luan ferra kot. VLORË

Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG

Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË

Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË

Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË

Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË

S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG

S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË

S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR

Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG

Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG

Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË

Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG

Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN

Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË

Ç'i do qeni brekët. KORÇË

Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG

Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË

Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN

Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR

Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT

Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG

Kali i mirë shton torbën e tij. JUG

Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR

Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË

Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG

Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG

Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE

Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR

Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË

Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR

Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË

Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË

Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË

Mos bëj petulla me ujë. DIBËR

Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN

Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË

Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË

Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI

Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË

Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC

Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET

Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG

Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG

Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG

Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR

Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË

O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH

Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG

Peshku në det, kusija në zjarr. JUG

Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË

Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË

Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD

Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN

Kam inat po nuk kam takat. BERAT

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË

S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR

Si është vendi bëhet kuvendi. VERI

S'jepet një pelë për një thelë. JUG

S'ka varfëri i mençuri. JUG

Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK

Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG

Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË

Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË

U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË

Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG

Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG

Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG

Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
 
Top