Fjalë dialektore të Shqipërisë.

Qerratai

Primus registratum
Re: Fjalë dialektore të Shqipërisë.

SHARK I m.
1. Lëvozhga e gjelbër që mbështjell kokrrat e disa
pemëve si arra, bajamja, lajthia e gështenja, e cila
bie a u hiqet lehtë kur këto piqen. Sharku i arrës
(i bajames, i lajthisë, i gështenjës). Shark me
gjemba. I ra sharku.
2. bot. Tuli që mbështjell bërthamën ose farat e
disa pemëve si pjeshka, kumbulla, rrushi,
portokalli etj. Sharku i pjeshkës (i qershisë, i
ullirit, i thanës). Pemë me shark të ëmbël.
3. Lëkura që zhvesh gjarpri, këmisha e gjarprit.
Sharku i bollës.

SHARK II m. sh.
Bërruc. Shark çobani. Hodhi sharkun krahëve.
Mbështillem me shark.

SHARKË I f. sh.
1. Petk i sipërm grash, i leshtë, i qepur gjerë e me
kinda dhe pa mëngë ose me mëngë që nuk
vishen.
2. Xhokë e gjatë.

SHARKË II f. sh.
1. Dele sharane.
2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Dele sharkë.

Sharabajga eshte nje fjale qe perdor Zyliha Miloti tek skeçi i famshem "Kusheriri nga amerika", me Zef Dedën. Madheshtor si skeç.

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Originally Posted By: flet-si-kosovar

Ne fakt ka njerez qe kane veshtiresi ne goje, dhe nuk e ndihmojne dot te thenin "llome" ne vend te "dhome". Eshte nje e keqe qe duhet te ish' korrigjuar me "speech therapy" qe ne femijeri, po kush ta bente kete?? Dicka e tille nuk ka egzistuar.
Ne boten anglisht-folese, ka njerez qe nuk thone dot "th" si ne bathroom, por thone bafroom; dhe kjo jo per pune mungese shkolle (m'besoni per kete). Sic ka dhe njerez qe kane veshtiresi te thone "idea" por thone dicka si "ajdier". Keto gabime kane te bejne me gojen se sa me te qenit i pasakte kur flet.

Ka angleze qe nuk do pajtoheshin se ky shqiptim i pasakte eshte defekt ne te folur. Me kujtohet kur benim nje lende ne kolegj(ne Angli) pikerisht per analize fjalie, dhe i drejtova pyetjen nje anglezeje nese "wiv" (with) ishte defekt apo dialekt, cuditerisht m'u pergjigj me plot bindjen se ashtu i thuhet. Per te mos folur per fjalen tjeter te keqshqiptuar ne mase: "aks" ne vend te "ask" (aksed ne vend te asked), te cilen une e korrigjoj me devotshmeri te kalamajte, po bej cudi ka dhe mesues qe po bien ne kete batak.

Por qe t'i rikthehem temes, ja ca xhevahire nga qyteti ku u rrita:

t'holl - shtrij peta (byreku, bakllavaje) me akulla

akulla - gjithashtu e njohur gjetke si "okllai", "pec"(ky i fundit ishte perdorimi i tim eti qe vjen nga Laberia)

kumrra - kepuce

kalkuq - deri vone kjo ka qene e vetmja fjale qe kam ditur per kete kanderr interesante dhe pastaj hapa veshet ndaj perdorimeve te tjera: nusepashke, nusebukur, mollekuqe, mollezeze... dhe se fundmi, nga femije kosovare, mesova dhe bubamorr. Cudi me vjen qe asnje fjalor nuk e ka perfshire "kalkuq" - ka njeri andej qe e njeh te tille???

cinar - rrap

shishijoll - vend, shesh (halla ime ka vrare nje here fort mendjen se ne c'gjuhe i folen kur i thane: dil na'j here anej ka shishijolli - ne fakt e ishin fjalen per shtepine)

na'i / na'j - ndonje

flet-si-kosovar

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

shishijoll??
Kete nuk e kisha degjuar ndonjehere! Vras mendjen a eshte bashkim i dy fjaleve "shesh/shish" dhe "joll", te dyja me origjine te panjohur per mua (megjithese "shishijoll" mund te kete qene fjala origjinale per shesh dhe ne na ka ardhur e shkurtuar ne "shesh")..., apo eshte fjale me origjine kristiane "shen dicka" qe eshte korruptuar ne "shishijoll"!!
Prirem te besoj kete te dyten duke u nisur nga fakti qe shume panaire kane ndodhur ne dite shenjtesh (Shen Llesh-Shen Aleksi) (Shen Gjergj) dhe si rrjedhim fjala eshte asocuar me vone me sheshin ku ndodhte panairi, si psh ne kengen " Atje poshte ne shin Nikolla - hin e del nje zog zeholla"!
Ky eshte spekulim i paster, megjithate!
Me te mira!

SkErDi

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Kam idene se ju po ngaterroni problemin me dialektin. Ka dy pikepamje mendoj une. Gabimi dhe dialekti. Nuk kane te bejne fare me njeri-tjetrin. Edhe menyra e te shkruarit e tille si : noi/nai (ndonje), ca (cfare) etj etj ... nuk besoj se ka persona qe kujtojne se jane ne rregull dhe ashtu shkruhen vertet. Kam idene se keto te fundit behen me "ndrgjegje" dhe jo gabimisht. Gabimisht them se jane ë-te qe mungojne dhe ë-te qe vihen atje ku nuk duhet, ose ll-ja e ngaterruar me dh-ne etj etj.
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif

flet-si-kosovar

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Sheshijoll!
Sot e degjova dhe une kete fjale. Ne nje kenge te vjeter te Shqiperise se Mesme!
E kendonte Myslym Lela dhe quhet "Kaurkat".
...Aman shkojne kaurkat nder sheshijoll ...

Kjo eshte pa lidhje me drejtshkrimin, por ka lidhje me ate qe shkruan ajo vajza me siper. Mbase administratoret e transferojne ne temen e duhur.

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Originally Posted By: flet-si-kosovar

Sheshijoll!
Sot e degjova dhe une kete fjale. Ne nje kenge te vjeter te Shqiperise se Mesme!
E kendonte Myslym Lela dhe quhet "Kaurkat".
...Aman shkojne kaurkat nder sheshijoll ...

Kjo eshte pa lidhje me drejtshkrimin, por ka lidhje me ate qe shkruan ajo vajza me siper. Mbase administratoret e transferojne ne temen e duhur.

Kerkoj ndjese. Kur postova shkrimin tim te fundit, kujtova se po shkruaja nen temen e fjaleve dialektore te Shqiperise. Do t'u isha mirenjohese moderatoreve nese do ta kalonin shkrimin ne ate teme.

flet-si-kosovar

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Une kam nje pyetje!
A di te me thote njeri dicka per fjalen "Skuraj"? Une e di qe eshte nje rajon i Krujes/Kurbinit. Po ashtu e kam degjuar edhe si mbiemer, biles edhe si emer fshati (Manskuraj- mbase dikur Man Skuraj Osman, Sulejman?).
Megjithate, e kam degjuar nje here si epitet per te pershkruar (share ne fakt) katoliket!!!
A di te me thote dikush ndonje gje me teper per kete pune?

Top