Re: "Filozofia e ligjeve"
Une nuk e kuptoj se si ARISTOKRACIA(shikojeni mire fjalen) nuk qenka forme qeverisjeje.
Per ta qe e kane lexuar sadopak Nietzsche, do ta kene vene re patjeter se jo vetem Aristokracia eshte nje forme qeverisjeje, por ka qene edhe me e sukseshmja. Kete e perserit edhe arvanitasi Aristidh Kola, ne vepren e tij te perkthyer edhe ne shqip "ARVANITASIT DHE PREJARDHJA E GREKEVE", 2002.
PASTAJ, pse demokracia na qenkla nje forme qeverisjeje dhe aristokracia jo??? Demokraci do te thote "qeverisje nga populli, njerezia, tufa" dhe vjen nga greqishtja :"demos(popull)" + "kratia(pushtet, qeverisje)"
Po keshtu, aristokracia vjen nga greqishtja: "aristos(me te miret)" + "kratia(pushtet, qeverisje)"
Vertet, sic mendon edhe miku im Turing, aristokracia eshte nje shtrese e caktuar, por edhe demokracia eshte, ne kete prizem. POR, ne radhe te pare, jane forma qeverisjeje. Mbase une e dija qe me kohe per arsye se e kam lexuar te Niçe, por kjo nuk do te thote se po te mos e lexoja aty ta kundershtoja kete, pasi ma thote vete fjala. E cuditshme se si ngulni kembe.