Re: Filozofi halesh!
Bashkebisedim Zemra & Mendja.
Pyet mendja:
"zemer perse qan?"
"Nuk e di", pergjigjet e heshtur dhe e zbehte.
E mendja pyet serish:
" Rrefehu shoqja ime, Mbase jane vuajtje dashurie?"
Mund te te ndihmoj ne se ti deshiron.
Shoqja ime, mos me pyet perse qaj,
nuk do te dija te jipja nje pergjigje.
Qaj lot, jo te mi.
Humbas gjak, qe nuk eshte i imi....
Vuaj nje vuajtje te pafund, e nuk eshte as vuajtje e imja!!!
E pamundur, vazhdon kokeforte mendja.
" Secili nga ne vuan, per dicka qe eshte e vetja"!
Kurre nuk do mundesh ta kuptosh.
Ti je llogjika dhe razionale.
Reagon, sipas syve , cfare ti shikon,
e cfare veshet e tua degjojne.
Une nuk kam veshe, as sy
por ndjej dhimbjen e atij qe dua....
e nuk mund te me ndalosh te vuaj bashke me te!
Goja duhet te hesht, se nuk ka fjale te duhur
qe mund ta sheroj dhimbjen!
" Sa e cuditshme je....
Nuk pyet kurre veten, perse?"
Jo nuk kam nevoje.
Ti ke lindur per te menduar.
Une kam lindur per te dashuruar!
Ne se dashuroj, nuk pyes perse?
Kurse ti don te dish, shume.
Jetojme ne te njejtin trup,
por nuk mund te kuptohemi kurre,
as nuk mund te ecim ne te njejten kohe.
Atehere te pakten sot, lerm te qaj trishtimin e botes!"