sot pashe filmin The Lobster. po me tregonte per te nje shoqe mbreme, dhe thoshte qe prinderit e saj e kishin pare ne kinema dhe pas filmit kishin nisur diskutime te "ndjeshme" dhe te gjata mes tyre rreth filmit sepse kishin kendveshtime te kunderta. "jam ne hall", me tha shoqja, "nuk e prisja qe nje filmi te kishte fuqine qe te vinte ne krize nje lidhje martesore qe zgjat prej vitesh", me shaka kuptohet (uroj).
personalisht nuk di te them shume per filmin sepse akoma me duhet ta "metabolizoj" ne mendimet e mia, por pershtypja e pare nuk eshte dhe aq pozitive, megjithese nuk e mohoj qe trajton ceshtje te rendesishme shoqerore qe shtyjne ne refleksione te gjata. por me le pak dyshuese menyra sesi eshte trajtuar, jo per simbolizmat dhe metaforat e shumta qe jane perdorur, por per shume per mesazhin final qe mundohet te percjelle. ndoshta me bezdis pak fakti qe eshte kaq grotesk kur trajton ceshtjet shpirterore, mund te jete dhe kjo.