Festivali i këngës në RTSH 2007

Al-Punk

Still here
Festivali i këngës në RTSH 2007

Ne afrim te Festivalit te RTSH, deklarohen dy emrat e prezantuesve te ketij evenimenti.
Do jene Elsa Lila dhe Pirro Çako
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">
Zgjedhja e Elsa Lilës dhe Pirro Çakos si prezantues të festivalit të këngës në RTSH, në dukje është e bukur. Secili i zoti në llojin e vet. Ajo këngëtare që me vështirësi po mundet të çajë në skenën italiane, ai kantautor i zbuluar vitet e fundit.
Zgjedhja e Elsa Lilës dhe Pirro Çakos si prezantues të festivalit të këngës në RTSH, në dukje është e bukur. Secili i zoti në llojin e vet. Ajo këngëtare që me vështirësi po mundet të çajë në skenën italiane, ai kantautor i zbuluar vitet e fundit. "Janë tërësisht tjetër. Nuk kanë lidhje me formatin "Krasta". Janë dy këngëtarë të njohur, të kulturuar që do të dinë të sillen në skenë dhe të komunikojnë me kolegët dhe të ftuarit, që do të vijnë nga jashtë",- tha dje regjisori Pali Kuke teksa përpiqet t'i "vidhet" vëmendjes së gazetarëve. Është ende herët për të thënë skemën e plotë të festivalit të fundvitit, megjithatë, Kuke ka krijuar imazhin e tij. E sheh Çakon të ulur në piano duke improvizuar diçka, duke shoqëruar një këngëtare, duke kujtuar një motiv. I sheh të dy këngëtarët në komunikimin me të ftuarit e huaj, që mund të jenë sërish nga Italia e afërt, por pse jo edhe nga Franca (nuk duhet përjashtuar duke njohur faktin që Çako jeton në Francë). Ideja e Kukes ishte që të zgjidhte dy figura "të pakonsumuara" për të drejtuar festivalin. Ai shpreson që të jetë bukur.


Por rezultati do të duket në 14-16 dhjetor. Në sallën e orkestrës së RTSH-së, drejtuesit e institucionit publik, zhvilluan një takim me kompozitorë, autorë tekstesh e këngëtarë. Drejtori i përgjithshëm, Petrit Beci, bëri një ekspoze të situatës. Ai premtoi një festival dinjitoz, me këngë cilësore dhe të ftuar, sipas mundësive të buxhetit. Premtoi transparencë në votimin e këngëve që do të hyjnë në finale dhe të fituesve. Sipas Becit po përgatitet një skenar interesant, me të papritura që është shpejt për t'i zbuluar. Drejtori artistik i festivalit Edmond Zhulali, jep garanci për punën e mirë të jurisë me 9 anëtarë në përzgjedhjen e 30 këngëve pjesëmarrëse. Edhe këtë vit festivali do të jetë live për gjysmë. Sipas Zhulalit do të jenë live këngëtarët dhe harqet, ndërsa baza muzikore dhe zërat shoqërues të regjistruar. Një metodë që ka funksionuar vitet e tjera, por që rrallëherë e ndesh në ndonjë aktivitet ndërkombëtar. Beci rikujtoi faktin që kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në Eurosong, një e drejtë sipas tij ekskluzive e RTSH-së.
</div></div>
Faktikisht me duket pak e veshtire te vendosesh 2 kengetare per te prezantuar nje festival. Nje kengetar/e dhe nje prezantues do ishte me kompensuese, por dy kengetare sikur do na lodhin pak.
 

Al-Punk

Still here
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Mesa duket ne kete festival do kete pak nga emrat e njohur te muzikes qe ndoshte terhiqen me shume nga festivalet e tjere qe u japin nga nje cmim pothuaj cdo kengetari.
 

Al-Punk

Still here
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Solidaritet në Festivalin e dhjetorit. Veç 30 këngëtarëve dhe grupeve që konkurrojnë për çmimin e parë, po aq të tjerë të ftuar dalin në skenë për të kënduar, jo këngët e tyre të njohura, por pikërisht ato konkurrente. Kur mbi supe shton një vit më shumë, është një moment i mirë për të reflektuar. Për të qenë më i mirë, por edhe për të parë pas. Festivali i Këngës në RTSH vjen në edicionin e 46-të. Tashmë është zbuluar piramida funksionale e festivalit, regjisori, skenografi, skenaristi, prezantuesit (Kuke, Zahaj, Laço, Lila, Çako), madje edhe 30 këngët me gjithë këngëtarët e krijuesit. Nga gjiganti publik dalin thuajse çdo ditë lajme rreth festivalit. Të rejat më të fundit vijnë nga redaksia e muzikës. Ndryshe nga vitet e tjera, formula e prezantimit të këngëve nuk do të jetë ajo tradicionalja. Këngët në garë vijnë përpara publikut në dy versione. Së pari do të jenë konkurrentët që prezantojnë këngët e tyre e më tej ato do të vijnë përmes interpretimit të këngëtarëve të tjerë "Big". Është menduar që pas interpretimit të një grupi këngësh, ato të rikëndohen në formë kolazhesh nga emra të tjerë të skenës muzikore shqiptare, por që nuk marrin pjesë në festival. Një formulë që duket sikur të kthen pas në kohë, në vitet kur zhvillohej Festivali i Interpretuesve, kur këngët e bigëve "dubloheshin" nga zërat e rinj dhe në fund të festivalit kishim dy fitues. Këtë herë ndodh e kundërta.


Dhe nuk kemi dy fitues. Por edhe servirja e këngëve do të jetë ndryshe. Orkestrimi dhe interpretimi do të jetë një tjetër alternativë, duke iu përshtatur edhe karakterit të këngëtarit të ftuar. Do të jenë këngëtarë si Luan Zhegu, Sherif Merdani, Eranda Libohova, Frederik Ndoci, Kastriot Tusha, Agim Hushi, etj., që ngjiten në skenën e festivalit të fundvitit. Madje do të ketë edhe rikthime si "djemtë" e grupit "Na bashkoi kënga popullore", që do të mblidhen sërish për të kënduar, jo më këngë popullore, por të muzikës së lehtë. Sipas organizatorëve, kjo mënyrë e re prezantimi do t'i shërbejë garës, por edhe spektaklit. Ngjitja në skenë e emrave të njohur të muzikës shqiptare të të gjitha zhanreve krijon atmosferë, larmi zërash, por i shërben edhe vetë këngës. Duke qenë se ato do të interpretohen në dy variante, i japin mundësinë publikut të njihet më mirë me prurjet e festivalit, të krijojnë një ide të qartë mbi to, pavarësisht interpretimit. Në një farë mënyre është edhe mbushje e një boshllëku që ky festival ka në prezantimin dhe njohjen e këngëve. Përveç këngëve që dalin në finale, që ngjiten dy herë në skenë, pjesëmarrësit e tjerë kanë vetëm një shans për të dhënë maksimumin e për të bërë përshtypje tek publiku. Madje shumë mbeten gati të panjohura, pasi këngët e festivalit "lindin e vdesin" aty. Vështirë t'i gjesh ato në tregun muzikor. Një pengesë kjo e kapërcyer nga festivalet private si "Mikrofoni i artë", "Kënga Magjike" e "Top Fest", që përveçse i bëjnë një prezantim disajavor të gjitha këngëve në ekranin e televizionit, apo valët e radios, ia ofrojnë publikut në formën e CD-ve. Kështu që formula e gjetur këtë herë nga organizatorët e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, është një mundësi më shumë për këngën dhe publikun, i cili ka të drejtën e votës në natën finale.

Alma Mile : Gazeta Shekulli
 

Al-Punk

Still here
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Intervistë me kompoziorin dhe drejtorin artistik të Festivalit të 46 të Këngës në RTSH, z. Edmond Zhulali. Në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, si kurrë ndonjëherë tjetër, kudo duken këngëtarë, kompozitorë që vrapojnë nga një zyrë në tjetrën. Janë ditët e fundit të përgatitjeve për të ardhur në ditë e madhe të Festivalit të 46-të të dhjetorit. Tashmë emrat e prezantuesve të këtij Festivali janë bërë publike, do të jetë Elsa Lila dhe Pirro Çako.
Përsa i përket jurisë do të përbëhet nga njerëz të rëndësishëm të artit dhe kulturës, emrat e të cilëve pritet të bëhen publike këto ditë. Edmond Zhulali bën të ditur se këtë vit do të ketë këngë të bukura sipas traditës së 45 Festivaleve por me tendencë të muzikës bashkëkohore. E veçanta e këtij Festivali është se këngëtarët do të këndojnë “live”, gjë e cila po ndodh rrallë nëpër festivalet tona.

- Z. Zhulali si po ju shkojnë përgatitjet për Festivalin e 46-të të Këgnës në RTSH?
- Jemi në fazën më të rëndësishme, po zhvillohen provat në studiot e Radio Tiranës, kemi kaluar fazën e përzgjedhjes së këngëve, e cila ka qenë faza më delikate. Këngët përzgjedhëse janë përsëri në poçes pune, janë përfunduar pjesa më e madhe e tyre, po bëhet lidhja e këngëtarëve me orkestrën, janë si të thuash përgatitjet e fundit. Po bëhet një punë e madhe edhe për ta shfaqur këtë Festival në mënyrë dinjitoze, po i kushtohet rëndësi pjesës së spektaklit. Është bërë publike që prezantuesit do të jenë Elsa Lila dhe Pirro Çako, të cilët janë dy këngëtar shumë të njohur, besoj se do të bëjnë një prezantim shumë të ngrohtë dhe këngëtarët do ta ndiejnë veten mjaft mirë me këta prezantues. Në këtë Festival do të ketë edhe grupe që vijnë për të përshëndetur si : Elita 5, Nek, etj. Ky Festival ka këngëtarë shumë profesionistë dhe këngë shumë të bukura të traditës së 45 Festivaleve por që kanë edhe tendenca të zhvillimit të muzikës bashkëkohore. Kjo gjë e shton përgjegjësinë sepse ne duam të rrimë në traditën shqiptare duam të japim profesionalizëm, kemi edhe një element të rëndësishëm, fituesi do të shkojë në Festivalin Evropian, të gjithë këto faktorë e bëjnë që ky Festival të jetë shumë i shikuar nga publiku, shumë tërheqës dhe me një përgjegjësi shumë të madhe.

- Përsa i përket këngë-tarëve, e keni pasur të vështirë për t’i përzgjedhur?
- Pjesa më e vështirë ka qenë seleksionimi pasi ka pasur këngëtarë të mirë dhe veçanërisht këngë të mira, që do të përballojnë të kënduarit “live”. Në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar këngëtarët këndojnë direkt, vendoset një bazë orkestrale dhe orkestra që shikoni në skenë luan direkt. Kjo nuk ndodh në festivalet e tjera.

- Si pritet të kënduarit “live” nga këngëtarët?
- Këngëtarët që janë afruar e dinë dhe janë të gatshëm të këndojnë direkt, sepse kanë dhënë prova, dhe në karrierën e tyre ata këndojnë “live”nëpër koncerte të ndryshme. Këngëtarët që kanë marrë pjesë janë të aftë ta bëjnë.

- Çfarë risie sjell edicioni i 46-të i këtij Festivali?
- Ky festival e ka gjithmonë risinë sepse sjell këngë të reja, të bukura të freskta, këto janë gjithmonë risia e këtij Festivali. Këngët duhet të paraqiten sa më këndshëm për publikun, kjo pjesë i takon spektaklit që këtë vit mendoj është shumë i mirë, pastaj vijnë prezantuesit, është skenografia e Bashkim Zahaj, është regjisori Pali Kuke, është skenari i Genc Pulahës, janë gjithë faktorët që do të na dhurojnë një spektakël që publiku e ka pritur gjithmonë me kënaqësi.

- Mund të na thoni kush është në juri këtë vit?
- Juria do të bëhet së shpejti publike, por janë personalitete të rëndësishme të artit dhe kulturës dhe si vitin e kaluar, juria do të votojë direkt në sallë.

- Ç’ndiesi ju jep Festivali i Dhjetorit, duke patur parasysh që keni vite që merreni me të?
- Të merresh me Festival është gjë e bukur, është shumë e lodhshme, duke qenë edhe vetë muzikën mundohem që në këtë këndvështrim të bëhem pjesë e tyre, të futem në psikolo-gjinë e tyre, mendoj që kam gjetur gjuhën e bashkëpunimit pasi unë përpara se të jem Drejtor Artistik, jam një Kompozitor si gjithë Kompozitorët, gjë e cila më ka lehtësuar shumë punë.

- Mund të na thoni cilët janë këngëtarët që janë rikthyer mbas shumë kohësh në këtë Festival?
- Nuk jam dakord me idenë që një këngëtar merr pjesë dhe largohet, aktivitetet nuk janë si në kohën e Diktaturës që pjesëmarrja në Festival ishte jeta dhe gjithçka, tani këngëtarët kanë aktivitetin e tyre, albumet dhe koncerte. Por ky Festival mbetet më i rëndësishmi pasi këtu ka lindur muzika e lehtë shqiptare, këtu kanë dalë këngëtarët e mëdhenj.

- Ka pjesëmarrje të këngëtarëve të rinj këtë vit?
- Si në çdo vit edhe në këtë Festival ka këngëtarë të rinj, që janë të njohur por që marrin pjesë për herë të parë, do të përmendja grupin Kthjellu, ka edhe këngëtarë të tjerë që vijnë nga Kosova si Vesa Luma, Teuta Kurti, Blero, etj. Gjithmonë ne e kemi parë si Festival Mbarëkombëtar, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia dhe Diaspora.

Eralda Kenaj : Gazeta 55
 

Piccolina

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Ka akoma njerez qe e ndjekin kte festival?Dmth, ska vdekur dua te them???!!!
 

mostro

Putraku
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Une sapo pashe programin Blue Jeans ne top chanel...
Orkestra live e ketij programi cilesi funderrin me bledar sejkon qe i bite vetem njerit tel te kitares pa pike fantazie. Nja tre femra me floket mode qe tundu e shkundu me dy tri violina qe kurre nuk ia degjon tingullin. Drejtusi iemisionit si e ka emrin Alan a artan a dushman..nji rryp qe nuk di as te flas as te bej nai batute as te drejtoj...nqs ai ka mbaruar ndonje shkolle te larte atehere turp ti vij atij institucionit...

Te ftuarit per fat ishin te gjith artista te falimentuar qe komes i thone dore dhe veshit i thone hunde... Nji tullac i ftuar shprehet sesi ai eshte nji frankofon i apasionuar i muzikes franceze, dhe kenga e tij e preferuar ishte "Bella ciao"..ky tipi sa here qe fliste per te kaluaren e tij shpreheej " Ne rinia e hershme..brezi yne i hershem..une si i ri i hershem"..me pak llafe turp...Nji trashaluq artist qe i ngjante nji psikopati i sapo dal nga ndonje rehabilitim, vdekjen e John Lenon e quan nje AKSIDENT TRAGJIK(ra gjo nga shkallet apo e shtypi nai makine)...Dhe keshilla e tij eshte se nqs ne duam te behemi te famshem po aq sa dhe John Lenon duhet te punojme nate e dite sepse John Lenon u be i famshem pasi shkroi 400 kenge. Nje kengetar trap kur u pyet nqs do vazhdonte te jetonte ne Tir apo diku tjeter pergjigjet shkurt dhe sakt "me kismet" as i llaf me teper..
Nji artist tjeter thote se me perpara kishte deshire dhe enderr te shikonte Monalizen..ama kur e preku nuk i beri pershtypje fare!!! Ku e paske prek ky Monalizen??

E gjithe mbremja shoqerohet nga kengetar dhe kenge nga me te shemtuarat dhe te luajtura ne menyre skandal..Fytyrat e publikut gjat gjithe kohes NUK I PREKU BUZEQESHJA....Artistet kane nji mungese te theksuar fjalori"..gek mek, ee eee eee dhe eee ....bestseller" po kjo e funit nga doli..mezi lidhin dy fjale ne shqip dhe vetem kur digjon nai fjal super te huj..

Nqs keni kuriozitet shikoni emisionin Blue Jeans ne sitin e Topchanel...7 dhjetor 2007..

Lum si na per kta vapika(vipa)

Ika se marova per gjume
 

Al-Punk

Still here
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

"Elita 5" "mesyn" Festivalin e 46-te te Kenges

E Enjte, 13 Dhjetor 2007


Anisa Ymeri

Shume zhurme! Kenge ne sfond, kengetare qe ngjiten ne skene dhe jo rralle te bertitura per ato cka nuk shkojne sic duhet. Pak dite larg nisjes se Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH, dhe provat jane ne kulmin e tyre. Jane te gjithe aty dhe salla e madhe e Pallatit te Kongreseve eshte e mbushur me regjisore, drejtore, kompozitore, autore tekstesh dhe sidomos kengetare.

Ethe para neteve te festivalit, kur do te jete edhe perballja e madhe, jo vetem me publikun, por edhe me verdiktin e jurise, ndjehen jo pak. E megjithate, ajo cka duket se kerkohet prej te gjitheve eshte performanca e denje, per te mberritur me pas te cmimi i madh. Cmim i cili do te lejoje fluturimin e fituesit drejt Beogradit, ku do te mbahet edicioni i radhes i Festivalit Evropian te Kenges.

Sic pritej, festivali do te vije ndryshe kete vit. Jo vetem kengetare qe garojne, por edhe emra te njohur te skenes, te cilet percjellin kenget konkurruese nepermjet kolazheve. Zera me shume qe do te ushtojne! Sidomos te ftuar speciale. Jo te gjitha tregohen, pasi ndonje surprize do te mbetet edhe per netet e festivalit. E megjithate, fakti qe grupi "Elita 5" do te shkele ne naten e pare te festivalit, s'ka mundur te mbetej nje surprize. Pa dyshim qe do te kete edhe publik te ekzaltuar prej pranise se tyre ne skene, pos emocioneve qe cdo here ngjallin kenget neper festivale. Por, vetem emri i tyre behet publik per momentin, e me gjase do te kete edhe te tjere kengetare, te zeshem ne bote qe do te ngjiten ne skenen e festivalit tone, sic, vitin e shkuar, ishte Mikele Zarilo.

Pas kengeve ne gare, do te jene emrat e Alberies, Arta Babaramos, motrave Libohova, Aferdita Zonjes e Bashkim Alibalit etj., qe do te ngjiten ne naten e pare te festivalit per te interpretuar kenget ne gare, ne formen e kolazheve. Jane emra qe, pa dyshim, i kane dhene shume kenges se lehte, sidomos skenes se ketij festivali, qe ka qene trampolina me e madhe e tyre nga ku mund te shkonin te shqiptaret. Por edhe me te rinjte akoma, ata nje vit me pare kane qene pjese e gares, dhe kete vit do te jene ne nje tjeter pozicion, ate te te ftuarit, si Klajdi Musabelli, Marsida Saraci apo edhe Erti Hizmo. Jane te gjithe bashke per te percjelle emocionet e nje feste te madhe te kenges se lehte shqiptare.

Po surprizat e nates se dyte dhe finales?

Ndersa emrat e kengetareve, qe do te interpretojne naten e pare, jane bere publike, e na lene te kuptojme se kush do te ngjitet ne skene naten e dyte, pra mbremjen e 15 dhjetorit. Ndersa te ftuarit lihen surprize. Jo vetem te ftuarit kengetare, qe do te jene pjese e formules se re, atyre te kolazheve, por edhe te ftuar te tjera speciale. Ndersa nata e trete, pa dyshim do te kete permasat e nje galaje te madhe. Pasi eshte jo vetem mbremja qe do te na njohe me fituesin e festivalit, qe do te coje Shqiperine ne Eurovizion, por me gjase do te kete edhe te ftuar speciale, per te qene pjese e spektaklit te madh te mbremjes se 16 dhjetorit ne Pallatin e Kongreseve.

Juria e Festivalit, nga Krajka te Baton Haxhiu

Agim Krajka eshte pa dyshim nje prej kompozitoreve qe ka qene me teper prezent ne edicionet e festivaleve jo vetem nder vite, por nder dekada. Ndaj, edhe ky vit e gjen ne jurine e ketij festivali, te cilit i ka dhuruar kenge qe s'kane per t'u shkulur nga memoria e shqiptareve edhe pas shume brezash. Jemi mesuar tanime qe ne jurite e festivaleve te ngerthehen personalitete, qe nuk i perkasin doemos muzikes. Te rinj e te vjeter, kompozitore e instrumentiste, prezantues, kengetare e gazetare. Edhe Baton Haxhiu, nje nder gazetaret kosovare jo pak prezent ne mediat shqiptare, eshte nje nder anetaret e jurise.



Emrat e jurise se festivalit:

Agim Krajka

Gjergj Xhuvani

Gjergj Leka

Alban Skenderaj

Rudina Magjistari

David Tukiqi

Baton Haxhiu
 

Al-Punk

Still here
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Historiku i Festivaleve

Festivali i pare i muzikes se lehte shqiptare e nisi udhen ne funddhjetorin e vitit 1962. Ishte koha kur kenga e lehte shqiptare kishte filluar rrugen e saj ne Radio Tirana. Ishte krijuar edhe Orkestra e Radio Tiranes.
Te frymezuar dhe te nxitur, ndoshta, edhe nga Festivali Italian i Sanremos, qe kishte 9 vjet qe zhvillohej ne Itali, jehona e te cilit ishte shume e madhe dhe ne Shqiperi, kompozitaret tane menduan te benin edhe ata nje festival te tille...Pse jo?

Askush nuk e dinte se bashke me deshiren dhe pasionin e artit te tyre do te hynin ne histori. Tradita do te niste udhen aty, me ata qe lane pas emrin e tyre te nderuar e qe te gjithe bashke do t’i gjejme ne keto faqe.
Suksesi qe i dukshem.

Festivalet e pare u mbajten ne Sallen e Institutit te Larte te Arteve sot Akademia e arteve te Bukura. Nga viti 1969 e me vone Festivali i Dhjetorit mbahej ne Sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit ndersa vitet e fundit ne sallen me mbi 2 mije spektatore te Pallatit te Kongreseve. Pergjate viteve pati ndryshime ne menyren e organizimit te festivalit , por gjithmone duke ruajtur formulen origjinale.

Ne esence Festivali i Dhjetorit eshte nje gare ne te cilen kengetare te ndryshem prezantojne kenge origjinale te autoreve shqiptare, kenge te cilat votohen nga nje juri salle.

Per 45 vjet rradhazi , qe perbejne nje histori te tere, ne festival kane kaluar emra te medhenj te kenges sone. Duke qene festivali kombetar , jehona e tij arrin deri ne trojet e diaspores,perfshire artiste nga Kosova, Maqedonia apo dhe me larg. Nga nje ngjarje radiofonike ne vitet e para festivali sot eshte shndruar ne nje feste te kenges radio–televizive. Aktualisht Festivali prezantohet drejtperdrejte gjate tri neteve nga kanali TVSH,si dhe nga Radio Televizioni i Kosoves e Radio Televizioni i Maqedonise, kanali i dyte.

Qe prej vitit 2004 fituesit e cmimit te pare te kenges ne Radio Televizionin Shqiptar, perfaqesojne Shqiperine ne Festivalin Europian te Kenges, EUROSONG.

UROJME SUKSESE DHE PER KETE VIT!
</div></div>
 

Al-Punk

Still here
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Kengetaret qe do marrin pjese jane:
Manjola Nallbani
Kozma Dushi
Arber Arapi
Devis Xherahu
Juliana Pasha
Jonida Maliqi
Ani Cuedari dhe Mateus Frroku
Mariza Ikonomi
Rosela Gjylbegu
Rovena Dilo
Besiana Mehmedi
Agim Poshka
Voltan Prodani
Saimir Cili
Kthjellu
Samanta Karavello
J.A.Fejzo
Evans Rama
Vesa Luma
Teuta Kurti
Olta Boka
Mira Konci dhe Redon Makashi
Greta Koci
Produkt 28
Eneida Tarifa
Blerina Shalari
Ada Gurra
Adela Bezhani
Flaka Kralani dhe Doruntina Disha
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Eneida Tarifa

Jonida Maliqi
keto jane disi me mire

por do te me pelqente qe te merrnin pjese edhe emra te tjere qe jane me te famshem pasi do te na perfaqesojne ne Beograd
 

Genta

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Lexova tani ne nje reviste qe Blero ka bojkotuar festivalin, pasi cmimet e medhaja jane vendosur tashme, madje i kishin kerkuar nje shume te madhe lekesh nese ai donte te ishte fituesi i Festivalit.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Eshte per te ardhur keq qe nuk kendohet live. !
Mbreme ishte i ftuar grupi i Elita - 5, ishte mjaft e shemtuar qe ata leviznin buzet me pertaci para nje publiku i cili ishte goxha i madh ne numer.
Duhet ti thuhet stop te kenduarit PlayBack ne festivalin e RTSH.
Duhet me teper jete, duhet me teper emocion.
 

Al-Punk

Still here
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: bambolina</div><div class="ubbcode-body">Lexova tani ne nje reviste qe Blero ka bojkotuar festivalin, pasi cmimet e medhaja jane vendosur tashme, madje i kishin kerkuar nje shume te madhe lekesh nese ai donte te ishte fituesi i Festivalit. </div></div>

Ne fakt Blero eshte futur ne kete festival per te fituar /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Kengetare si Blero, qe i perkasin nje tjeter natyre te kenduari nga ajo e Festivaleve futen ne te tilla evenimente vetem per te reklamuar veten.
 

olololol

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Thone , ngelet gjithmone ne rangun e thashethemit se Festivaline Fiton ose :
Greta Koci Ose Jonida Maliqi, te dyja kane hedh shume leke me qene fituese te festivalit, nje fakt qe cmimi blihet me para.

Por Greta Koci nuk ka ze per te kenduar live , nuk ja del dot dhe favorite mbetet Jonida Maliqi .

Ndersa Blero donte te ishte ai fituesi nuk ja dhane ndaj iku e i fryn kosit tani.

te gjitha keto mi ka dhene nje mikja ime gazetare qe po ndejk festivalin nga afer.
 

truth_hurts

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

edhe un ashtu mendoj se mer jonida.ore em duket mua apo kenget skandal ne pergjithsi....veshjet koti fare si gra edhe gocat e reja...pale ajo rovena dilo,gjoja kengtare shumvhecare ne ekperienc la nam duke uleritur.
 

Genta

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Edhe une te njejten gje mendoj. Nuk arrita dot te degjoja te gjitha kenget, por nga ato qe degjova nuk m pelqeu asnjera.
Nivel shume i dobet, me perpara Festivali nxirrte kenge shume te bukura, ndersa tani ka rene fare. Edhe ato qe mbahen si per favorite per te fituar, Manjola Nallbani dhe Mira Konci & Redon Makashi (te pakten nga prezantimi qe iu be ketyre kengetareve, keshtu dukej), mua nuk me pelqyen.
Me duken cik si demode...

Gjithsesi shpresojme per me te miren. Nqs eshte e vertete qe Jonida dhe Greta kane paguar per te fituar, eshte vertete shume turp qe Festivali te kete rene kaq poshte. Greta nuk ka ze per te kenduar live, ndersa kenga e Jonides nuk me pelqeu fare.
 

Al-Punk

Still here
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Ne Shqiperi ka shume llafe shitjesh. Eshte bere si semundje. Para se te nise dicka, ne pyesim kush e ka ble ...

Nuk eshte e thene te shitet gjithcka. Pastaj kujt t'ia shesin, juria duket si pa lidhje dhe pa interesa ne RTSH kesaj rradhe (Batoni, Rudina{po kjo cfare do aty}, Skenderi)
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Mandi</div><div class="ubbcode-body">
Rosela Gjylbegu
Agim Poshka
Samanta Karavello
Olta Boka
Mira Konci dhe Redon Makashi
Eneida Tarifa
</div></div>
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Flaka Kralani dhe Doruntina Disha </div></div>
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif Doruntina Disha i ka te gjithe kartat ne rregull per t'u bere 'star' brenda pak vitesh !! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif
p.s. mbesoni se kshu kam than dhe per elvanen kur ishte vetem 11-12 vjec.
 
Top