Festivali i këngës në RTSH 2007

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

tipike shqiptare-jetuar 10 vjetet e fundit ne Itali!

, e keni parasysh Italianin, nostalgjik e zemerlenduar kur vjen puna per mamane... te ishte Elsa Lila ne Angli ose Amerike asnjeri nuk do cante koken per historine e saj personale...

Ne rradhe te pare ti je nje prapambetje stalinike qe nuk arrin te vleresosh se kush je dhe kush eshte familja dhe ambjenti qe te rrethonte se mesa po kuptoj qenke andej dhe paske nje admirim ndaj mafiozeve, ruraleve te europes, ekzocentrist ndaj "kultures"(nese mund te quhet e tille po nejse traditave te ndryshme te cdo krahine) italiane.
cfare ti mendon se vetem italianet kane mama? mama roma(filem i bukur) por edhe ketej pertej adriatikut ne miku im skemi dale nga krahet e pelekanit, me fal qe po te rrezoj endrren qe te kane thene.

Sa per prezantuesen(kengetaren me te madhe shqiptare per mua) dhe aftesite e saja vokale, no comment
 

Genta

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Po pra, vertete, nuk e kuptoj perse tema duhet te degradoje ne kete menyre me fjale kaq banale per Elsen dhe familjen e saj. Perse duhet patjeter te nxirrni vrer per nje njeri qe ne fund te fundit nuk e njihni fare...
Lereni Elsen dhe hallet e saj familjare dhe diskutoni per Festivalin per te cilin eshe hapur tema.

Mua Elsa me ka pelqyer gjithmone si kengetare dhe me eshte dukur njeri i cilter dhe vajze e zjuar. Vazhdoj ende ta pelqej si kengetare, por si prezantuese jo dhe aq. Dhe eshte shume normale qe mos te jete ne nivelin me te larte te prezantimit duke qene se eshte kengetare.

Persa i perket Festivalit ne pergjithesi nuk me pelqeu dhe aq...skena mu duk shume e zeze e shume demode.
Kenget nuk mu duken gje, madje asnjeren kenge nuk mbaj mend, as ate fituese. Mendoj se ne Festival duhet te kendohet live dhe jo vetem kengetari te kendoje live, por dhe orkestra te jete live (kjo e fundit nuk ishte live ne Festival).

Gjithashtu mendoj se perzgjedhja e kenges fituese qe na perfaqeson ne Eurovizon duhet te behet ne baze te Jurise (e cila te jete e perbere nga profesioniste te muzikes) dhe popullit me votat e tyre, pra te jete 50-50.
Votat e Jurise nuk duhet te jepen ne baze te preferences personale, po te vleresohet kenga ne teresi, ajo qe pelqehet ne eurovizion dhe qe terheq vemendjen e publikut.
 

Al-Punk

Still here
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

RTSH : DEKLARATE

RADIOTELEVIZIONI SHQIPTAR
RADIO TIRANA

Tirane, 18 Dhjetor , 2007

KOMUNIKATE PER SHTYP


Radio Televizioni Shqiptar ne date 14-16 dhjetor organizoi Festivalin e 46-te te Kenges ku tregoi aftesine e tij per te prodhuar vlera te larta artistike ne shume drejtime.
Kenget konkurruese mbanin firmat e kompozitoreve, poeteve dhe kengetareve me te mire te vendit te vleresuar ne shume aktivitete. Kjo tregoi mbeshtetjen, interesimin dhe vleresimin qe keto frima te njohura kane per Festivalin e Kenges ne RTSH.

Stafi drejtues i Festivalit e vlereson si nje arrtije te suksesshme kete aktivitet kombetar dhe vecon disa elemente te tij sic jane te kenduarit e drejtperdrejte te kengeve, spektaklin madheshtor nen drejtimin e Elsa Liles dhe Pirro Cakos, me mjeshterine e regjizorit Pali Kuke, skenografine e te mirenjohurit Bashkim Zahaj, skenarin e Genc Pulahes, dhe nen drejtimin e Drejtorit Artistik , kompozitorit te njohur Edmon Zhulalit.

Drejtoria e Festivalit shpreh shqetesimin e saj per vleresimin e kengeve nga Juria e Festivalit dhe me konkretisht diferencimin me vleresimin e pikeve midis 5 anetareve te jurise, nder te cilet 3 ishin kompozitore te njohur dhe dy anetareve te cilet votuan te fundit. Ky vleresimi i fundit permbysi rezultatin e deriatehershem dhe shkaktoi reagim ne publik dhe ne media. Vleresimi i jurise eshte kontestuar edhe ne faqen zyrtare http://www.rtsh.al / festivali ne rubriken "diskutime". Drejtoria e Festivalit do te kerkoje sqarime per menyren e vleresimit dhe gjykimit qe ju be kengeve nga juria e Festivalit. Ky shqetesim do te behet prezent ne mbledhjen e afert te Keshillit Drejtues te Radio Televizionit Shqiptar .

Drejtoria e Festivalit
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Ka shanse qe vendimi per fituesin te kthehet mbrapa apo cdo gje qe ketu e tutje eshte show per ato mini tabloide shqiptare?

Nese ka mundesi per te cuar kosovaret edhe une jam pro por nuk besoj te kete ndonje shans te tille, kush ka ndonje info me kopetente nese mund te kthehet vendimi???
 

Dita

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Elsa Lila ishte nje skandal i vertete -- shpresoj te mos kthehet kurre ne Shqiperi as per te kenduar as per te prezantuar ndonje gje! I prifte e mbara ne Itali a France ku do shkoje neper ato mejhanet andej si cingie!
[Edituar]
 

Guest
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Nuk e di po keta qe kane nga 1-2 postime dhe jane te gjitha duke share elsen me duket se kane te njejten IP, CeljanFR
 

Princesha

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Sa per Elsen mire se ishte per here te pare dhe i falej te bente gabime trashanike mund te them, por ishte edhe teper artificiale edhe te qeshuren e kishte artificiale, mjaft me Elsen.

Kalojme te mumja e Egjiptit Pirro Cako, po si nuk hodhi dikush nga salla nji tulle ta zgjonte prej gjumit, si ka mundesi nje njeri muzikant me shpirt te pasun (menohet e) te jete kaq i pajete, kaq bosh permrena. Per mos me permend sa ordiner ishte si person, fliste si kalama, s'kishte as fjalor te zgjedhun, bente edhe pytje qesharake ( si psh atij kineastit qe ishte ne juri) filloi te qeshte gjith salla nga budalleqet e tij.
 

ScorPio

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Per mendimin time Elsa Lila u mundua te emitonte Italianet qe per fat te keq nuk ia doli dot, ndoshta po te kishte ndonje prezantues tjeter dhe mund te ndryshonte diçka. Po nuk eshte se kishte vetem probleme tek prezantuesit aty dhe juria ishte pa eksperienc fare.
Por si e vlersojme ne kete festival..?
Per mendimin time ''Festivali i kenges ne RTSH 2007'' ka qene festivali me bajat nga te gjithe festivalet e tjere.
 

Guest
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

O ty Renato te lumte goja,,,,,,,lumshin gishtat

Ajo e prishi festivalin, pa pike edukate goca llapte kotsikoti sa qe ne qe ishim ne salle fillum ta shprehim hapet BEZDISJEN me peshperima , motra vazhdote me te veten, as qe kishte pike intuite te kuptonte publikun

Pastaj pse nuk perdoret ne Shqiperi fjala ZOTERI,ZONJE,ZONJUSHE, po i flitet tjetrit direkt ne emer pa pike edukate

C,ishte prej Kosove kendoj bukur,lirshem,natyrshem,modern, larg anakronizmave te kengetareve prej Shqiperie qe dukeshin sikur ishin MAZOKEKISTE, gjith lot e permallime
 

Eriselda

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Mua nuk me pelqeu fare kenga fituese. Prape si qaramane do shkojme ne Eurovizion? Me kalamane. Nuk e pyeten A. Hilen, mos ka ndonje ne bark e shoqja, t'i bente nje kenge dhe ta nisnim per ne festival..

Shendet
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

Mua me pelqeu shume kenga fituese.E thjeshte,me tekst shume te kendshem dhe nje ze i vecante.Vertet vajza eshte e vogel por ka prezence.I uroj fat per me tutje.
 

Guest
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

alban skenderajjjjjjjjjjj the best.........................
 

olololol

Primus registratum
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Eriselda</div><div class="ubbcode-body">Mua nuk me pelqeu fare kenga fituese. Prape si qaramane do shkojme ne Eurovizion? Me kalamane. Nuk e pyeten A. Hilen, mos ka ndonje ne bark e shoqja, t'i bente nje kenge dhe ta nisnim per ne festival..

Shendet
</div></div>

Jo gjithmone kenga fituese eshte ajo qe duhet, eshte ajo qe pelqehet ,por fituesen e vendosin votat, dyshimi per kengen fituese mbetet i forte , mgjth nuk ishte kenge aq e keqe sa behet ketu, c'rendesi ka mosha e vogel e kengetares fituese , mua me pelqeu shume melodia e kenges .
 

Guest
Re: Festivali i këngës në RTSH 2007

A e di ndokush, cili nga juria nuk i dha pike mjaftushme Duruntines e Flakes
 
Top