Al-Punk
Still here
Festivali i këngës në RTSH 2007
Ne afrim te Festivalit te RTSH, deklarohen dy emrat e prezantuesve te ketij evenimenti.
Do jene Elsa Lila dhe Pirro Çako

Quote:

Zgjedhja e Elsa Lilës dhe Pirro Çakos si prezantues të festivalit të këngës në RTSH, në dukje është e bukur. Secili i zoti në llojin e vet. Ajo këngëtare që me vështirësi po mundet të çajë në skenën italiane, ai kantautor i zbuluar vitet e fundit.
Zgjedhja e Elsa Lilës dhe Pirro Çakos si prezantues të festivalit të këngës në RTSH, në dukje është e bukur. Secili i zoti në llojin e vet. Ajo këngëtare që me vështirësi po mundet të çajë në skenën italiane, ai kantautor i zbuluar vitet e fundit. "Janë tërësisht tjetër. Nuk kanë lidhje me formatin "Krasta". Janë dy këngëtarë të njohur, të kulturuar që do të dinë të sillen në skenë dhe të komunikojnë me kolegët dhe të ftuarit, që do të vijnë nga jashtë",- tha dje regjisori Pali Kuke teksa përpiqet t'i "vidhet" vëmendjes së gazetarëve. Është ende herët për të thënë skemën e plotë të festivalit të fundvitit, megjithatë, Kuke ka krijuar imazhin e tij. E sheh Çakon të ulur në piano duke improvizuar diçka, duke shoqëruar një këngëtare, duke kujtuar një motiv. I sheh të dy këngëtarët në komunikimin me të ftuarit e huaj, që mund të jenë sërish nga Italia e afërt, por pse jo edhe nga Franca (nuk duhet përjashtuar duke njohur faktin që Çako jeton në Francë). Ideja e Kukes ishte që të zgjidhte dy figura "të pakonsumuara" për të drejtuar festivalin. Ai shpreson që të jetë bukur.
Por rezultati do të duket në 14-16 dhjetor. Në sallën e orkestrës së RTSH-së, drejtuesit e institucionit publik, zhvilluan një takim me kompozitorë, autorë tekstesh e këngëtarë. Drejtori i përgjithshëm, Petrit Beci, bëri një ekspoze të situatës. Ai premtoi një festival dinjitoz, me këngë cilësore dhe të ftuar, sipas mundësive të buxhetit. Premtoi transparencë në votimin e këngëve që do të hyjnë në finale dhe të fituesve. Sipas Becit po përgatitet një skenar interesant, me të papritura që është shpejt për t'i zbuluar. Drejtori artistik i festivalit Edmond Zhulali, jep garanci për punën e mirë të jurisë me 9 anëtarë në përzgjedhjen e 30 këngëve pjesëmarrëse. Edhe këtë vit festivali do të jetë live për gjysmë. Sipas Zhulalit do të jenë live këngëtarët dhe harqet, ndërsa baza muzikore dhe zërat shoqërues të regjistruar. Një metodë që ka funksionuar vitet e tjera, por që rrallëherë e ndesh në ndonjë aktivitet ndërkombëtar. Beci rikujtoi faktin që kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në Eurosong, një e drejtë sipas tij ekskluzive e RTSH-së.

Faktikisht me duket pak e veshtire te vendosesh 2 kengetare per te prezantuar nje festival. Nje kengetar/e dhe nje prezantues do ishte me kompensuese, por dy kengetare sikur do na lodhin pak.