Re: Fenomenet Irak, Afganistan, Bosnje, Iran ...
Kriza e pushtimit te Irakut
Ne "Kriza e pushtimit te Irakut" do te njihemi me kandidimin e Ibrahim Xha'ferit nga ana e aleances per Irakun e bashkuar, per postin e kryeministrit, theksimin e grupeve politike per bashkimin e Irakut, si dhe vazhdimi I bisedimeve midis grupeve politike. Ne kete mes, shpalosja e bisedimeve amerikane me elemente te ish regjimit te Irakut si dhe grupeve terroriste ne kete vend, ka treguar edhe nje here qellimin amerikan ne Irak. Nder ngjarjet tjera te rendesishme te javes se kaluar ne Irak mund te permendim lajmin e ndertimit te nje burgu te madh ne Irak nga forcat amerikane, si dhe largimin e nje pjese te pushtuesve nga ky vend.
Pas kalimit te afro nje muaji nga 30 Janari, dites se zgjedhjeve ne Irak, aleanca per Irakun e bashkuar mundi te fitoje shumicen e votave dhe me ne fund pas shume bisedimesh Ibrahim Xhaferi eshte emeruar si kandidat per postin e kryeministrit. Ai ishte personaliteti I dyte ne vend, pas Said Abdulaziz Hakimit. 57 vjecari Ibrahim Xha'feri eshte kryetari I njeres nga paritite me te medha te Irakut, Partis Ad-da've. Ai ne qeverine e perkoheshme te vitit te kaluar me 30 qeshor eshte zgjedhur ne postin e zv. presidentit te republikes. Duke qene se Ibrahim Xha'feri kishte nje periudhe te gjate ne aktivitetet politike, dhe ishte mjaft I njohur ne mesin e opinionit te Irakut, dukej qarte se vendi I kryeministrit I takonte atij. Pervec kesaj, kandidimin e tij e ka aprovuar dhe Ajetollah Sistani si dhe ate nuk e kane kundershtuar as partite kurde si ajo demorkatike dhe partia kombetare e Kurdestanit te Irakut. Ibrahim Xha'fari pas emerimit si kandidat per postin e kryeministrit nga partia per bashkimi e Irakut, ai si kryetar qeverie prioritet e kishte per qellim vendosjen e sigurise si dhe permiresimin e kushteve te zhvillimit kombetar. Gjate muajve te fundit midis shiiteve, kurdeve dhe syniteve jane mbajtur shume mbledhje dhe takime. Nje nga ceshtjet me te rendesishme te ketyre bisedimeve eshte marrveshja e arritur midis grupeve per bashkimin kombetar si dhe per pjesmarrjen e te gjitha grupeve politike ne formimin e qeverise dhe drejtimin e saj. Duke qene se Iraku eshte nje vend me disa kombe dhe fe, nje bashkepunim I tille eshte I nevojshem per ruajtjen dhe vendosjen e sigurise kombetare dhe kufijve te tyre. Megjithese disa rrjedha politike kane kundershtuar fitoren e shiiteve ne zgjedhje, por ne pergjithesi ceshtja e bashkimit kombetar dhe pjesmarrja e te gjithe grupeve madje edhe te atyre te cilat bojkotuan zgjedhjet, ne drejtimin dhe organizimin e vendit ka qene rrjedhoje e ketyre zgjedhjeve. Aktualisht partite kurde duke fituar 75 vende nga 275 vendet ne assamblene e pergjithshme te Irakut ndodhet ne vendin e dyte pas aleances se Irakut te bashkuar. Kurdet kane pranuar rezlutatin e zgjedhjeve dhe jane te gatshem te bashkepunojne me shiitet dhe me aleancen per Irakun e bashkuar. Aktualisht ceshtja me e rendesishme ne Irak eshte formimi sa me I shpejte I parlamentit iraken nga ku do te dalin dhe antaret e qeverise se ardheshme te Irakut ne menyre qe te krijohen sa me shpejt organet politike ne vend dhe te krijohen kushtet per ceshtje te ndryshme si largimi I pushtuesve.
Bisedimet midis Amerikes dhe anetareve te ish partise Bath, dhe disa organe terroristike te Irakut kane qene nje nga lajmet me terheqese per komentatoret. E perjaveshmja amerikane times ka dhene lajmin e bashkebisedimeve te fshehta midis funksionareve te sigurimit amerikan me grupet protestuese irakiene gje qe eshte kthyer ne nje tjeter skandal per Ameriken. Nuk asnje dyshim se lidhja midis Amerikes dhe grupet terrorise ne Irak ka qene qe ne fillim te pushtimit te ketij vendi. Kjo do te thote se deri tani nuk eshte zene rob asnje amerikan. Deri tani kane qene vetem dy tri raste dhe keto kane qene amerikane te cilet kane qene kunder pushtimit te Irakut nga Amerika. Nga ana tjeter, qe nga koha kur ish ambasadori amerikan ne Irak Xhon Negroponte u fut ne kete vend, veprimet terroriste dhe pengmarrjet ne Irak u shtuan edhe me shume. Duke vene re veprimtarine e Negropontes ne drejtimin e veprimeve terroriste ne Ameriken Latine, nuk mund te jete e mundur qe prishjet, vrasjet dhe pengmarrjet ne Irak te jene pa asnje lidhje me ambasaden amerikane ne kete vend. Por analistet politik jane te mendimit se duke qene se rezultati I zgjedhjeve ne Irak nuk eshte aq I pelqyeshem per ameriken, kjo e fundit duke biseduar me elemente te ish partise Bath dhe ato terroriste ne Irak, ka mundesi qe te krijoje nje faze te re te trazirave ne kete vend. Amerika eshte duke bere perpjekje qe te jape justifikime per vazhdimin e pranise se saj ne Irak, por duke vene re marrveshjet dhe bashkepunimin e fundit midis grupeve irakene, Amerika kesaj rradhe nuk do te mund te arrije ne ndonje rezultat.
Javen e kaluar disa gazeta irakene kane dhene lajmin e ndertimit te nje burgu te madh nga forcat amerikane ne Irak. Ky burg eshte menduar te ndertohet prane njeres nga bazat amerikane dhe ne te do te vendosen te burgosurti e qyteteve Basra, Nasirie, Omare dhe Samava. Por lind pyetja se ne kohen kur rindertimi I Irakut ka shume probleme, ndertimi I nje burgu kaq te madh I cili ka shpenzime te teperta, cfare justifikimi do te kete? Disa kohe me pare jane dhe lajme per keqperdorimin dhe korrupsionin nga ana e amerikaneve ne ndihmat qe jane dhene per rindertimin e Irakut. Ketu lind pyetja se megjithese shume vende te botes kane dhene ndihma per rindertimin e Irakut, deri tani nuk eshte bere asnje pune. Megjithese per te investuar ne Irak jane zhvilluar takime te shumta ndertkombetare por deri tani per shkak te pasigurise ne Irak, ansnje nga vendet pjesmarrese nuk ka ndermarre ndonje investim konkret ne kete vend. Perseri lind pyetja per pushtuesit se ndertimi I nje burgu te madh ne Irak eshte me I rendesishem se vendosja e sigurise dhe e stabilitetit ne kete vend? Perqindja e papunsise ne Irak eshte ne rritje e siper me nje shpejtesi te madhe. Siguria per irakenet tashme eshte kthyer ne nje enderr, dhe ekonomia e dobet ne kete vend ka ardhur si rezultat I regjimit diktatorial te Sadamit dhe pushtimit dy vjecar te Irakut. Keto jane ceshtje ndaj te cilave Amerika si nje pushtues nuk u kushton aspak vemendje dhe aktualisht eshte duke shtruar ceshtjen e ndertimit te burgut qe nuk ka ndonje nevoje aq te madhe. Analistet politik jane te mendimit se Amerika me te gjithe veprimtarine e saj kerkon me cdo kusht te vazhdoje pranine e saj ne Irak.
Nje lajm tjeter I rendesishem eshte se forcat aleate ne Irak jane duke u pergatitur per daljen e nje pasnjeshme te tyre nga Iraku. Komanda Holandeze duke boshatisur dy baza ne jug te Irakut I ka lene trupat te gatshem per te dale nga ky vend.