Femrat pyesin - Meshkujt pergjigjen

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nje pyetje tjeter për djemte...
A do të lodheshit për ta bere për vete një femer qe pëlqeni apo thjesht do të preferonit që t'iua thote ajo e para për pelqimin?!
 

gurax

Pan ignoramus
Nje pyetje tjeter për djemte...
A do të lodheshit për ta bere për vete një femer qe pëlqeni apo thjesht do të preferonit që t'iua thote ajo e para për pelqimin?!

As njera, as tjetra. Flitet per dy veta qe pelqehen (nese pelqehen). Dhe keta te dy shume shpejt do e kuptojne pelqimin e tjetrit edhe sikur te mos thone asnje fjale. Diskutimet mes tyre ne nje menyre apo nje tjeter i vijne rrotull te njejtes teme: te shpenzojne sa me shume kohe ne pranine e njeri tjetrit. Droje fare mire mund te kene te dy per te qene guximtari i rradhes nga meraku mos bejne dicka te gabuar ne syte e tjetrit dhe frika per te humbur dicka qe e vleresojne shume. Cfare duhet te ndodhe eshte qe ne cdo moment qe shihet siklet tek tjetri, duhet bere dicka qe ta lehtesoje kete siklet, qe tia lehtesoje rrugen tjetrit drejt asaj qe eshte synimi i perbashket. Asnjeri prej te dyve nuk ka pse pret nga tjetri te beje 'hapin e madh' sepse nuk ka nje hap te madh por ka shume hapa te vegjel, qe i hedhin te dy nje here njeri e nje here tjetri dhe ne kete menyre edhe shohin rreagimin e tjetrit, qe te sigurohen se flitet per nje synim te perbashket e jo per nje dicka te njeanshme, te inkurajojne tjetrin kur shohin qe ka hezitim dhe pasiguri, apo ta frenojne tjetrin kur avancimi eshte me i shpejte sesa duhet dhe shqetesues.
Une keshtu e shoh.
 
Top