Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

karim abdul jabar

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Si gjithmone, shumica e atyre te perzjere ne kete teme ia fusin kot, ose se kane idene se per cfare behet fjale. Vive le ignorance!
Megjithate, eshte interesant stili dhe mendimi i Jules. Mesa kuptoj behet fjale per teorine e famshme te Freud persa i perket "penis envy" ose te pakten kjo besoj se eshte zanafilla e bisedes (me korrigjo Jula nese jam gabim) Keqkuptime megjithate ka plot edhe me kete teori si shume te Freud. Nuk eshte se literally women want penises stuck in their crotches!! por pikerisht kjo ka te beje me ziline ndaj pushtetit mashkullor si edhe ndaj lehtesirave qe ofrohen ne bote per meshkujt ne bote. Focault jep ne pergjithesi shpjegime dhe zhvillime te teorive te ngjashme qe besoj shumica nuk do te doje ti degjoj. Megjithate, besoj se ketu e ka zanafillen ajo ideja e "imitimit" te Jules qe besoj se ka shume te vertete ne te. Fatkeqesisht, ka shume femra qe imitimin e kthejne ne stereotipizem. Le te marrim nje shembull te thjeshte; cfare ndodh me nje vajze 18 vjecare qe shikon te gjitha shoqet e saj trying hard to get laid? That is in fact or was a very masculinist approach. Penetrimi si akt nenshtrimi eshte kthyer ne "gllaberim" si akt nenshtrimi perseri por me nje nocion pervetesimi gjithashtu. Dhe shembujt nuk mbarojne kurre. Nese kjo eshte tema qe Jula perpiqet te ndjek ketu atehere besoj se mund te fillohet pikerisht nga kjo teori (per ti bere gjerat me te kuptueshme, hopefully!) Nese jo, atehere le te vazhdojme me budallalleqet ala PMs dhe te tjera idiotesira si keto. Edhe pse mashkull, ja nje material ndihmes ne vazhdim te idese qe vendimet tona jane te ndikuara ne menyre te konsiderueshme nga hormonet. Ne baze te statistikave pjesa me e madhe e meshkujve deri ne moshen 25 vjecare mendojne rreth seksit cdo 3 minuta....
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Gjithsesi në Zotin as burri s`bën pa gruan, as gruaja pa burrin, sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe të dy vijnë nga Perëndia.

1 Korintasve, 11,12 [/qb]
:thumbsup:
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga Lok Babloku:
[qb] Per femnat ONLY DAJAK dhe KEQTRAJTIM [/qb]
help.gif
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Ca ke me mu ti plako?
Ku ja dal dot te gjithave une or plak!
Le t'i shkoj Flaka po desh! :tipsy:
 

Essenza

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga Juliana:
[QB] Nje perralle e shkurter me tre pjese:

1.Pjesa e pare eshte teologjike (per ata qe e besojne, kuptohet):
Zoti krijoi njeriun sipas imazhit te Tij, ne ngjashmeri me Te. Njeriun, pra femren dhe mashkullin. Poshte budalleqet e superstrukturave institucionale, ketu eshte gjeneza e barazise se te drejtave!!!


Kjo gjithmone per teologjistat dhe ata qe besojne ne zot!!
Poshte ideja per pjesen tjeter...kshu qe lart perpjekjet per barazi.
 

Essenza

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Jula smora vesh fare ku doje te dilje mi lal. Njeher poshte femrat nje here lart. Mah.. une di kete.. barazia ska qene se perndryshe sdo luftohej per te. Tani gjerat jane me te ekuilibruara.. Femrat kane marre shume te drejta ...dhe kete pa e vene fare ne raport me modelin e imituar nga mashkulli qe vetem supriorizohet. Cte keqe ka te duash te permiresohesh? Mbase si cdo ide qe lind nga shkaqet e saj (femra kishte nevoje per me shume barazi) edhe kjo ka kaluar qellimin dhe po kap ekstremet. Femra e mashkullizuar ....mashkulli qe i iken fuqia nga duart..etj si keto. Ne nje leksion te te drejtes se punes ne fakultetitn tone, zysha, qe eshte dhe presidentja e fakultetit tha: Kaq shume eshte folur per te drejtat e femres dhe eshte shkruar.. sa gati gati duhet nxjerre nje kod i ri per meshkujt e "dhunuar"!
Kshu punet. Cunat mezi i kemi.. gocat po mezi jemi.. hajde rrini mire aty dhe ta kalojme sa me mire bashke!
 

Turing

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Po nuk keni faje juve more jo.Fajin e ka xha Beqoja qe nuk i dha dum femrave dhe ti tregonte se kush jane meshkujt!!!

Por nuk e ka thene kot edhe ai:"Cherchez la femme!".

Po, cdoni me juve ehh?
 

Essenza

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga Merita:
[qb] femera sado e brishte dhe e zgjuar qe te jete perseri nuk mund te arrije ne ato suksese qe nje mashkull arrin. kjo nuk eshte qe te ul vlerat e nje femre por llogjikisht meshkujt arrijne me sukses se femrat.femra nuk e ka forcen ti shkoje deri ne fund nje misioni te veshtire sepse eshte natyra e saj e till qe eshte ndertuar kaq e brishte. ndoshta disa femrat do te thone se kjo nuk eshte e vertete por vete koha e ka treguar se meshkujt kane nje perqindje me te larte te arrijne ate qe duan. eshte fakt! [/qb]
E brishte thua ti.. po nderkohe femra sidomos ajo shqiptare mban familjen, shtepine, punen dhe organizon gjithe jeten rreth saj.
 

Essenza

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga Juliana:
[qb] Nje perralle e shkurter me tre pjese:


2.Vazhdimi eshte...marxist (per ata qe e besojne, kuptohet):
Njeriu-mashkull ishte pa diskutim me i forte fizikisht (ne fakt fiziku eshte pika themelore e kesaj faze) se njeriu-femer. Gjithe strukturimi i shoqerise njerezore vijoi mbi bazat e ketij raporti forcash jo vetem mashkull-femer, po edhe mashkull i forte-mashkull me pak i forte. Ky proces eshte pa fund, pasi nje individ fillimisht i fuqizuar hedh bazen per mbrojtjen e ketij pozicioni (statistikisht).

[/qb]
Kot tani se po rilexoja temen:) Se sdua te dukem si grice:)) Po meshkujt po ta kishin kaq te perllogaritur poziten e tyre.. pse moren e shkuan gjithe ato shekuj neper luftra edhe u vrane.. ne vend qe te conin femrat ?? Njerez per te ardhur ku jemi kemi kontribuar te giithe nga pak.. Natyra me konstruktet qe na ka dhene, historia me rrjedhen qe i ka dhene gjerave.. ne vete si ingranazhe te denje:))
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga Merita:
[qb] femera sado e brishte dhe e zgjuar qe te jete perseri nuk mund te arrije ne ato suksese qe nje mashkull arrin. kjo nuk eshte qe te ul vlerat e nje femre por llogjikisht meshkujt arrijne me sukses se femrat.femra nuk e ka forcen ti shkoje deri ne fund nje misioni te veshtire sepse eshte natyra e saj e till qe eshte ndertuar kaq e brishte. ndoshta disa femrat do te thone se kjo nuk eshte e vertete por vete koha e ka treguar se meshkujt kane nje perqindje me te larte te arrijne ate qe duan. eshte fakt! [/qb]
Pa dashur te ofendoj, femrat po te mendojne keshtu si ti atehere krijojne nje kompleks inferioriteti.

Nuk ka arsye pse mos arrijme ato qe arijne meshkujt e dashur. Nuk ka asgje te na ndaloje nese duam te arrijme dicka.

Nuk e di pse ke ate bindje!
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Hej, ju forumi!
Do rrini rehat apo jo?!
Po t'i akuzonim femrat per cdo deshir qe na ngjallin tani do ishin bere per t'u qare hallin me oi or plak. :tipsy:
 

jona20

big bum bam...
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Cfare mund te themi per kete teme???
feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme...dyshimi eshte nese ka shume te tille e nese jane gracka apo jo.

Jam feministe vetem atehere kur meshkujt me trajtojne keq,jam maskiliste atehere kur meshkujt i trajtohen keq...jam nje vije e mesme,edhe pse femer i perkrah te dy sekset duke u bazuar thjeshte ne faktin qe cdokush mund te jete i dobet ne kete bote,e cdokush ka nevoje per perkrahje.
Lufta e sekseve ka nisur qe me lindjen e njeriut,vazhdon te jete dhe do vazhdoje derisa ne kete bote te kete mendje e teori te ndryshme.
Nje barazi ndermjet tyre nuk eshte arritur ndonjehere edhe pse te shumte dhe e shumte ka qene lufta per te ngritur sado pak ne pjedistalin ku meriton femren...ne ditet ka akoma qe e shikojne femren si nje figure te brishte edhe kjo eshte per te ardhur keq,dua s'dua del ne pah feminizmi im,kjo thjesht per t'i mbrojtur dhe per te thene te verteten.
Eshte femra ajo qe ka nje zemer aq te forte aq te madhe,ajo qe mendon per cdo gje e per cdo kend...eshte femra ajo qe lind njerine...eshte femra ajo qe mban me shprese burrin e saj plak...i jep shprese se edhe ne ditet e fundit do jete me te...
mashkulli ka meritat e tij,por femra nuk eshte me pak eshte e kote te mohohet.
Nuk ka nje barazi,por nje kompensim aftesish si per mashkullin edhe per femren.
 

karamel

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

SKA AS NJE FEMER ME KARAKTER TE DOBET!
JANE MESHKUJT QE KANE KAPACIT INTELEKTI TE ULET DHE S'ARRIJNE TI KUPTOJNE!

LAFARAK ESHTE AI QE SDI TA VLERSOJ!
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Feministet që kalojn në ekstrem janë të dëmshme edhe për gjininë që i takojn (kur kalojn në urrejtje të madhe ndaj gjinisë tjetër dhe kalojn edhe në lezbizem). Femra vetem fizikisht është më e dobët. Në të gjitha fushat tjera pothuaj është më e fortë! Ato janë shtylla e njerëzimit! Barazia do arrihet, por vështirë është të arrihet e mbahet ekuilibri! - Sepse njerëzit kalojn prej një ekstremi në tjetrin.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Mendesia e egalitarizmit, dmth barazise absolute me duket absurde. Nuk ka barazi as midis meshkujve-femrave, as meshkuj-meshkuj, as femra-femra.
Edhe midis te njejtes gjini dallon nga raca, kombesia, perkatesia etnike, lokaliteti, shtresa shoqerore, te ardhurat vetjake, niveli shkollor ai profesional e me rradhe...
Po ti mendosh te gjitha keto elemente, asnjehere nuk gjen dy njerez te barabarte.
Feminizmi si rryme, apo politike eshte thjesht nje perpjekje per diskriminim qofte ky negativ apo pozitiv, e si pasoje nuk mund te jete ne ndihme te grupit qe perfaqeson.
Po te fusim ketu edhe multikulturizmin dhe globalizmin ceshtja do behej dhe me komplekse, por fakt mbetet se sot, kur mendon feministet, imagjinon nje grup femrash te shkallafitura, qe nuk veshin sytjena, qe kryejne marredhenie me njera-tjetren dhe qe keqtrajtojne seksin tjeter.
Natyrisht kjo eshte nje menyre e gabuar e te parit te gjerave, por sic thash krijimi i nje grupi te mevetesishem, jep perparesi krijimit te imazheve si pozitive, ashtu dhe negative.
Mendoj se ka ardhur koha te kerkojme barazi te qenieve njerezore, pavaresisht nga raca, seksi, besimi fetar, aftesi fizike e mendore e me rradhe.
Kjo barazi jam konshente nuk ka per te reshtur se qeni relative, sepse perderisa jemi ne shoqeri kapitaliste, apo te tregut te lire, konkurenca do te beje perjashtimet e veta, pa pare njeri ne fytyre!
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga Juliana:
[qb] Levizjet e medha te feminizmit i perkasin tashme historise.
Te admirueshme, per mendimin tim. Mendoj ketu per levizjen e femrave qe, fillimisht ne Angli nen drejtimin e Emmeline Pankhurst, kerkuan te drejta te plota dhe te barabarta politike dhe shoqerore.
Mendoj levizjet e viteve '60 -'70, betejen per divorcin dhe abortin...

Sot beteja duket e fituar. Ne boten perendimore. Po nje syri te kujdesshem s'i shpeton fakti se ajo cka shumica e femrave "te emancipuara" jane sot eshte thjesht nje kopje e shemtuar (si gjithe kopjet) e karakterit testosteronik te meshkujve.
Nuk ka rruge tjeter? Alternativa eshte grua shtepiake ose manager-e pseudomashkullore ose "shoqeruese" stil Telebingo?
Pse femra nuk mund te afirmoje nje rruge te saj drejt suksesit,pa dale nga feminiliteti?
Pse kopjojme modelin qe "luftuam"?

C'mendoni? [/qb]
E dashur Jula! Ka kater rryma kryesore feministe - liberale, radikale, kulturale dhe postmoderne. Ajo per te cilen ben fjale ti i perket levizjes liberale feministe qe arriti kulmin e vet ne vitet 60-70. Liberalet besojne se grate jane po aq racionale sa dhe burrat dhe per kete arsye duhet te kene te drejta dhe mundesi te barabarta. Kjo rryme eshte kritikuar se eshte perqendruar me teper ne arritjen e barazise ne pagese, se nuk arrin gje tjeter vecse asimilimin e gruas ne sferen mashkullore dhe i sherben vetem grave qe sillen dhe veprojne si burrat.
Gjithnje e me teper jane ngritur pyetje te tilla si: A duan grate te trjatohen si burrat? A ka vlera me te rendesishme per grate se sa barazia me burrat? A duhet qe grate te luftojne per barazi apo per celebrimin e ndryshimeve midis grave dhe burrave?
Radikalet e shikojne gruan si nje klase qe eshte dominuar nga nje klase tjter dhe ndryshe nga liberalet qe perqendrohen ne ngjashmerite ato perqendrohen ne ndryshimet( diferencat) midis burrave dhe grave. Keto ndryshime, thone ata, jane konstruktuar ne nje menyre te tille qe kontribuojne ne pabarazi. Duke perdorur gjuhen e dominances ne vend te barazise ato kerkojne ndryshime ne ligj qe te zhdukin PABARAZINE NE PUSHTET. Gjithashtu radikalet MOHOJNE EKSISTENCEN E ESENCES FEMERORE dhe perkrahin tezen qe gruaja eshte nje konstrukt social i shpikur nga meshkujt.
Feministet kulturale perqendrohen gjithashtu ne diferencat por ndryshe nga radikalet ato thone se keto diferenca duhen perkrahur. Grate sipas tyre jane me te ndjeshme, me te dhimbshme, kujdesen me teper dhe vleresojne me teper marredheniet personale, por keto jane vlera pozitive qe duhen perkrahur. Pra ato kerkojne ndryshime qe do te perkrahnin natyren e femres.
Kulturalet jane kritikuar megjithate sepse ndjeshmeria, dhembshuria etj jane vlera qe ja ne krijuar ne pergjigje te pushtetit mashkullor dhe meshkujt jane ata qe kane bere femrat te vleresojne keto virtyte.
Sa per postmodernet ******** as usual!
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga marko:
[qb]
Fillimisht postuar nga e shkallafitura:
[qb]Ne institucionet qeveritare kombatare e nderkombtare p.sh. ka shume pak gra, relativisht me burrat.

[/qb]
E shkallafitura.
pra femres si qenie zoti i ka dhene insstikte me te zhvilluara se meshkujt, por i ka lene pak mangut nga objektiviteti.


OBJEKTIVITETI:
Realiteti objektiv eshte nje mit patriarkal. Meshkujt kane fuqine te vleresojne boten sipas pikpamjes se tyre. Dhe kjo pikpamje e lindur si rrjedhoje e fuqise dominuese eshte quajtur objektivitet. Femrat jane viktima te ketij koncepti. Vlera e gjerave eshte bere te duket sikur jane cilesite e ketyre gjerave.
 
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Gjithashtu radikalet MOHOJNE EKSISTENCEN E ESENCES FEMERORE dhe perkrahin tezen qe gruaja eshte nje konstrukt social i shpikur nga meshkujt .


Shqyrtoje edhe njehere them une sepse me keto dreq tema sociale, ndodh qe dardha e ka bishtin prapa dhe deklarimi absoulut me germa te medha ndonjehere mund te jete thjesht perfundimi (sipas botekuptimit dhe metabolizimit te ideve) te ndonje profesori sociologjie qe duhet te botonte me doemos nje studim perndryshe kaput nga katedra.

Socializimi, eshte nje nga konceptet me te vlefshme qe rrobte kane zbuluar ne fund shekullin e kaluar, dhe shyqyr qe e zbuluan se goxha gjera po mesojne per njeri tjetrin. Shume studime jane bere ne kultura indogjene dhe me socializimin e femijeve. Dicka eshte kuptuar mire se te pakten 90% e asaj qe ne sot e quajme "essence femerore" (sic e vure ti) nuk eshte gje tjeter vecse vendosja dhe trajtimi i njerezve sipas roleve gjinore (gender roles) qysh kur kane lindur. Do ti qe lodra me e "magjishme" qe prinderit e mi menduan per mua ishte nje kukull (jo ndonje kamion a ndonje psitolete), po nje nga ato kukullat e medha pa lesh fare qe une mundohesha ti krihja floket po ehe hic bente bam bam si ndonje daulle.


Megjithate me thuaj sipas teje cfare eshte "esenca femerore" ? Qe ta nxjerrim jashte planit te teorive, so nicely outlined in out text books.
 
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

P.S.

C'na kane prish pune keto Feministet, grifshat e poshtra. Une dua te rri ne shtepi kembezbathur te rris 5 kalamaj. Dua te kem nje burrrrre qe te me nxjerre tek turizmi te dielen per nje kasate dhe te me thoje cilen gjelle te pororsis kur dalim jashte per te ngrene. Dreqi e mori, une nuk dua ta lodh trurin. I just wanna be owned by a maaaaaaaaaan. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga NeLk@:<br />[qb] Gjithashtu radikalet MOHOJNE EKSISTENCEN E ESENCES FEMERORE dhe perkrahin tezen qe gruaja eshte nje konstrukt social i shpikur nga meshkujt .


Shqyrtoje edhe njehere them une sepse me keto dreq tema sociale, ndodh qe dardha e ka bishtin prapa dhe deklarimi absoulut me germa te medha ndonjehere mund te jete thjesht perfundimi (sipas botekuptimit dhe metabolizimit te ideve) te ndonje profesori sociologjie qe duhet te botonte me doemos nje studim perndryshe kaput nga katedra.

Socializimi, eshte nje nga konceptet me te vlefshme qe rrobte kane zbuluar ne fund shekullin e kaluar, dhe shyqyr qe e zbuluan se goxha gjera po mesojne per njeri tjetrin. Shume studime jane bere ne kultura indogjene dhe me socializimin e femijeve. Dicka eshte kuptuar mire se te pakten 90% e asaj qe ne sot e quajme "essence femerore" (sic e vure ti) nuk eshte gje tjeter vecse vendosja dhe trajtimi i njerezve sipas roleve gjinore (gender roles) qysh kur kane lindur. Do ti qe lodra me e "magjishme" qe prinderit e mi menduan per mua ishte nje kukull (jo ndonje kamion a ndonje psitolete), po nje nga ato kukullat e medha pa lesh fare qe une mundohesha ti krihja floket po ehe hic bente bam bam si ndonje daulle.


Megjithate me thuaj sipas teje cfare eshte "esenca femerore" ? Qe ta nxjerrim jashte planit te teorive, so nicely outlined in out text books. [/qb]
:thumbsup:

E ke permbledhur mire ceshtjen.Shoqerizimi (po mundohemi te krijojme terminologjine perkatese per fushen ne shqip /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/smile.gif ) dhe percaktimi i roleve gjinore ne shoqeri behet qe ne djep.

Pa te shohim se c'do te thote?!
 
Top