Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Dolores

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga Juliana:
[qb]Problemi eshte ne pamje te pare i siperfaqshem: Nuk me duket normale, p.sh. qe te vishesh e sillesh ne menyre agresive per te treguar shkallen e emancipimit.

Eshte edhe ca me i thelle: Pyetje:
Modeli mashkullor i qeverisjes (se nje familjeje, firme, qeverie/shteti) na duket dhe eshte kaq perballueshmerisht fitimtar sa nuk jemi te afta te veme ne diskutim thelbin?
Pyes veten nese menyra agresive e te trajtuarit te marredhenieve fillimisht personale e me pas atyre institucionale,eshte frytdhenese apo jo...
E kuptoj qe diskutimi eshte komplet abstrakt, por ky agresivitet qe fillimisht i perkiste meshkujve,tashme, ne emer te feminizmit, po kthehet ne ligj te pashkruar...shqetesues,pasi keto jane dhe ligjet qe nguliten me thelle.[/qb]
Nenshtrimi shekullor e dashur te vetmen gje qe mund te sjelli eshte agresivitet........Pse jane shqiptaret agresive????....sepse kane qene te nenshtruar gjithe historine e tyre.......Pse jane blacks agresive...poashtu gjithe jeten e tyre te nenshtruar e diskriminuar!!! Athere si mund te presesh rruajtjen e qetesis kur ke te besh me mijra e qindra vjet nenshtrimi e mosbarazim??? Ne North America vetem 20% e femrave kane vende pune ne manaxhim nepere co-orporatat e medhaja edhe rrezik vetem 10% e tyre marrin te njejtin rroge si meshkujt. E di cila eshte arsyeja kryesore qe nuk i marrin femrat: sepse ato kane aftesine per te lindur edhe kjo eshte krim per bisnesin duke u bazuar ne nji llogjike mashkullore! Po ashtu perqindja me e madhe neper shkolla te larta ktu eshte femra po yet shef vetem meshkuj qe preferohen ne vende pune. Me duhet ti rikthem kesaj teme sepse s kam kohe tani....po sigurisht qe nuk eshte fair qe te hedhesh nji artikull ktu qe flet per ekualitetin e sekseve (gje qe nuk ekziston dhe s ka ekzistuar ndonjehere )edhe te mos presesh agresivitet.......

Edhe Blendi it's always easy for u to say whatever you are saying...as long as you dont have a VAGINA!!!!!!! Have you in any sense whatsoever felt like a woman ?????? NO!! Then I am sorry to say there is no room for you to make excuses!!! Cuz you just dont know how it feels to be a woman!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Mire mi kusherire mire, se e di une qe te shuan keshtu ti.
S'jam ndjere si femer, po domosdo, por se kam fajin une. Por nena, motra, shoqe kemi te gjithe. I kemi degjuar edhe historite e tyre dhe na ka ardh keq. Ti si feministe qe je, me ndersehesh mua ketu edhe pse une fola ne mbeshtetje te femres. Eshte prania ime e tepert? /pf/images/graemlins/smile.gif

Te fala tetos... /pf/images/graemlins/tongue.gif

PS. Lotso Luv
 

jula

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Nje perralle e shkurter me tre pjese:

1.Pjesa e pare eshte teologjike (per ata qe e besojne, kuptohet):
Zoti krijoi njeriun sipas imazhit te Tij, ne ngjashmeri me Te. Njeriun, pra femren dhe mashkullin. Poshte budalleqet e superstrukturave institucionale, ketu eshte gjeneza e barazise se te drejtave!!!

2.Vazhdimi eshte...marxist (per ata qe e besojne, kuptohet):
Njeriu-mashkull ishte pa diskutim me i forte fizikisht (ne fakt fiziku eshte pika themelore e kesaj faze) se njeriu-femer. Gjithe strukturimi i shoqerise njerezore vijoi mbi bazat e ketij raporti forcash jo vetem mashkull-femer, po edhe mashkull i forte-mashkull me pak i forte. Ky proces eshte pa fund, pasi nje individ fillimisht i fuqizuar hedh bazen per mbrojtjen e ketij pozicioni (statistikisht).

3.Aktualiteti eshte nje teori e psikologjise:

Femra, ne pamundesi per te afirmuar barazine e humbur duke ruajtur karakteristikat e veta, huazon karakteristikat e me te fortit.
Procesi eshte i njejte me nje sherbetor qe padroni le perkohesisht ne krye te pronave te tij: Akti i pare eshte mbivendosja mbi sherbetoret e tjere.
Procesi eshte i njejte me mekanizmat psikologjike ne mendjen e nje femije te perdhunuar qe ne shumicen e rasteve e bejne (fatkeqesisht) nje perdhunues potencial. /pf/images/graemlins/frown.gif

Per mendimin tim femra e sotme ne shoqerite perendimore eshte me mire se ajo e djeshmja, pa dyshim, por se pse me ngjan me nje majmun qe imiton pronarin e vet dhe fiton keshtu sheqerken. /pf/images/graemlins/tongue.gif
Imitimi i modelit nuk ben tjeter vecse pohon superioritetin e tij.

Shalom. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Gjithsesi në Zotin as burri s`bën pa gruan, as gruaja pa burrin, sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe të dy vijnë nga Perëndia.

1 Korintasve, 11,12
 

jula

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Dolores, qe s'kemi kurrfare barazie s'e ve ne dyshim fare. Statistikisht, sic e the vete.
Po dhe kulturalisht. P.sh.,nje gje qe mund tu duket budallek:
Pyesni veten: Pse per femrat ka dy menyra te drejtuari ("zonjushe" dhe "zonje"), kurse per meshkujt s'ka "zoterush" ? /pf/images/graemlins/laugh.gif

Une nuk ve kete ne dyshim, ve ne dyshim qe rruga drejt emancipimit ( ne menyren e deritanisme) con ne nje emancipim te vertete!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Viti 1882

"...
-Ne familjen time behemi gjashte breza zhong yi-sh. Lai Mingu do te jete e shtata, duke pare se ti nuk ke as prirjen me te vogel, - i tha Tao Çi Eni te birit, Lakit.
-Une mendoja se mjekesine e ushtrojne vetem burrat, - tha Laki.
-Keshtu qe me perara. Lai Mingu do te jete gruaja e pare zhong yi e historise, - ia ktheu Tao Çi Eni..."
I. Allende - Portret ne sepje fq. 399
 

gjekec

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Ne gjyqet ndermjet cifteve ne Amerike, mashkulli 90% te rasteve ka apo ska te drejte e humbet ceshtjen. :thumbsup: :thumbsup:
 

Merita

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

femera sado e brishte dhe e zgjuar qe te jete perseri nuk mund te arrije ne ato suksese qe nje mashkull arrin. kjo nuk eshte qe te ul vlerat e nje femre por llogjikisht meshkujt arrijne me sukses se femrat.femra nuk e ka forcen ti shkoje deri ne fund nje misioni te veshtire sepse eshte natyra e saj e till qe eshte ndertuar kaq e brishte. ndoshta disa femrat do te thone se kjo nuk eshte e vertete por vete koha e ka treguar se meshkujt kane nje perqindje me te larte te arrijne ate qe duan. eshte fakt!
 

Dolores

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Ehhh moj Juliana po meshkujt na kategorizuar ashtu mi available=zonjushe unavailable = zonje edhe kuptohet edhe nga ana biologjike prodhuse jo prodhuse /pf/images/graemlins/laugh.gif jo se ka te bej me kulturen.Kurse per meshkujt arrin nji moshe te caktuar dhe e quajne veten burra edhe kaq nuk e cojne me shume sepse nuk kane faza si ne ..........

Bledi rrush une e di qe ti je nji nga meshkujt me tolerat ktu edhe jam proud qe te kam kusheri /pf/images/graemlins/smile.gif

Lots of luv to u too /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

juliana mbaroi epka e feministeve tani jemi ne ate anti feminste me nje fjale maskiliste une per vete jam maskiliste e madhe /pf/images/graemlins/laugh.gif
faleminderit faleminderit :thumbsup:
 

jula

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Mua nuk me intereson si me drejtohen, zonje, zonjushe, miushe... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Problemi eshte se nje zonjushe behet zonje ne varesi te statusit martesor, statusi i femres ndryshon ne varesi te raportit me meshkujt?
Eshte nje nga arsyet pse ne Itali, p.sh. te gjitha jane zonja pas te 18-ave, ne baze te nje vendimi te Gjykates Kushtetuese...

E gjithe kjo eshte e ngulitur edhe ne kulture, sepse e ka gjenezen ne idiotizmin e keqinterpretimit te nje brinje te shkeputur... :rolleyes:
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Mashkulli eshte KOKA e shtepise !
Femra eshte QAFA e mashkullit !

Kah te leviz QAFA shkon edhe KOKA !

:thumbsup:

PrInCiPiEl
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga Juliana:
[qb]Mua nuk me intereson si me drejtohen, zonje, zonjushe, miushe... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Problemi eshte se nje zonjushe behet zonje ne varesi te statusit martesor, statusi i femres ndryshon ne varesi te raportit me meshkujt?
Eshte nje nga arsyet pse ne Itali, p.sh. te gjitha jane zonja pas te 18-ave, ne baze te nje vendimi te Gjykates Kushtetuese...

E gjithe kjo eshte e ngulitur edhe ne kulture, sepse e ka gjenezen ne idiotizmin e keqinterpretimit te nje brinje te shkeputur... :rolleyes: [/qb]
Po nese Ndahet Gruaja nga Burri si duhet te thirret Zonje apo zonjushe ,Sepse nuk eshte me ne varesi me raportin me mashkullin ...

Megjithate Principiel e ka shpeguar pak me lart njesoj . Sic thone Burre e Grua MIsh e thua ... :cool:
 

e shkallafitura

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Juliana,

Une mendoj qe ju keni shume te drejte, une jam e te njejtit mendim. Une mendoj qe eshte nje pyetje shume interesante dhe desha te thoja qe nga keto dy komentet e fundit (qe ishin nga meshkuj besoj), nuk japin asnje shpjegim por te cojne aty ky fillon(koka mban trurin e kontrollon qafen).
Aktualiteti eshte ndryshe nga disa shprehje popullore. Nuk dua te pergjithsoj te tere meshkujt, por shumica e tyre e ndiejne veten superiore ndaj femrave ndryshe nga c'hiqen. Shih shoqerite ne mbare boten, ne jemi kontrolluar edhe kontrollohemi nga forma institucionale patriarkale. Per shkak te stereotipeve, paragjykimeve, diskriminimeve ne te kaluaren dhe ne te tashmen, kane lindur edhe keto normat shoqerore ne te cilat ne jetojme.
Por mos te leme pa permendur abusimet e meshkujve ndaj femrave ne te tera format, dhe qe ne shoqerine shqiptare jane shume te theksuara.
Kjo nuk eshte nje propagande feministe, eshte thjeshte nje realitet qe e gjen po te kerkosh ne bazat e normave e moraleve shoqerore.
Shume njerez thone qe "jetojme ne nje bote te bardhesh", une do te thoja qe jetojme ne nje bote burrash.
Ne institucionet qeveritare kombatare e nderkombtare p.sh. ka shume pak gra, relativisht me burrat.
Ne vetem mund te imagjinojme se si mund te jete nje bote ndryshe nga kjo e sotmja.
Peace Out
 

marko

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Fillimisht postuar nga e shkallafitura:
[qb]Ne institucionet qeveritare kombatare e nderkombtare p.sh. ka shume pak gra, relativisht me burrat.

[/qb]
E shkallafitura.
Per te qene realiste, dhe e di qe do me hudheni ne fyt per kete qe do them, po une punoj me 3 gra dhe i shof perdite nga 8 ore ne dite, dhe shume te jtjera me te cilat kam pasur te bej, si nga ana romantike ashtu dhe profesionale.

Grate jane te papershtateshme per te tilla poste, per arsy te paqendrueshmerise dhe mood swings(nuk e di si thuhet ne shqip).
Pra, e zejme se merr nje grua, dhe e ve ne krye te ndonje qeverie, ajo fillon te PMs, dhe o do qaje, o do shtypi nai buton e do hudhi nai rrakete me nai ven, ose do qeshi fort e do japi nai amnisti,etj, pra femres si qenie zoti i ka dhene insstikte me te zhvilluara se meshkujt, por i ka lene pak mangut nga objektiviteti.
Nuk qeveriset me zemer, por me arsye.
Ky eshte mendimi im, dhe per sa me perket mua, eshte i vertetuar 4ciperisht.
Femrat tani qajne, pas 5 minutash qeshin, per te filluar te qaret pas gjysem ore.
Sot e urrejne gjith boten, neser adhurojne gjithshka.
Pra nuk jane konsekuente dhe po ashtu mbajne merira, cilesi keto jo shume te kerkuara ne arenen politike dhe ne drejtimin e nje vendi.
Po ti shohesh grate me te suksesshme ne politike, jane nga ato qe ne ne Shqiperi i quanim llaxore(Thatcher, Albright, etj) qe ne pamje te pare duken me shume si burra se sa si gra.
Po un ju dua fort te gjithave, se femrat dhe meshkujt poltesojn njeri tjetrin duke krijuar nje simetri perfekte.*

*Kjo deklarate perjashton femrat mbi 150 kg.
 

jula

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Ah, mor Marko (ke emrin e babit tim dhe me impresionon shume te te drejtohem keshtu): Thyej qafen!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif

U talla, kuptohet. Eshte shkencerisht e pranuar se aftesite intelektuale te sekseve jane potencialisht te ndryshme , jo te cilesueshme si superiore apo inferiore.
Te dashur, ju keni vertet nje prirje natyrore per te gjykuar dhe vepruar ne hapsire (gjeometrikisht), per te kontrolluar me mire nivelin e adrenalines dhe.....per te parkuar me dy levizje. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ne jemi me te afta ne elokuence, administrim dhe analize. Keto te dytat me duken shume te pershtatshme per te qeverisur /pf/images/graemlins/wink.gif , po ne nuk biem ne kete gracke.
Kjo eshte bota juaj, rezultat i qeverisjes suaj,ju ngjan shume o gjuetare bij gjuetaresh, keshtu qe them ta coni deri ne fund... :smash:

Seriozisht: Me duket bashkepunimi e vetmja strategji.
 

jula

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Se ku e degjoi tere kete zhurme ky, ec e merre vesh...

Bashkepunimi te duket shume kot dhe minimal vetem se s'pranon faktin se "GJYSMA QE NE PERFAQESOJME" nuk eshte e barazpranuar as ne .....punim.

Une them ti dorezohemi "armikut" dhe tia hame koken me te mire, kur thote populli. /pf/images/graemlins/wink.gif

P.S. Kulla e barit nuk do te digjet...me ndjeni, doja te thoja...tema NUK do te spostohet!
 

receli

Primus registratum
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Eshte fjala per femren shqiptare ne Shqiperi e Kosove ose femren amerikano-europiane?

Juliana, kufizoje objektin qe te jemi me konkrete.

Nji shembull.

Ne Kabul dhe Teheran dikur femra ndeshej me probleme te aferta me femren Ruse ose Italiane. Me ardhjen ne qeverisje te Talibanve dhe Ajatullahve Femra u zhyt ne erresiren mesjetare.

Ne Shqiperine e Zogut u hoq ferexheja dhe u fillua futja e femrave ne shkolla e institute.
Ne kohen e Enverit, nen shembullin e grave socialiste lindore, femra perparoj dhe u be balerine dhe ministre, inxhiniere dhe saldatore, mjelse dhe sekretare partie.
Ne kohen pluraliste (anarkise) shtazeria qe flinte ne genet barbare te Shqiptarit injorant u ringjall dhe dhuna mori permasa te tmerrshme.
Fakti se me dollaret e prostitucionit te mijra vajzave tona, ndertojne Tutoret(edhe keta meshkuj shqiptare) vila e hotele e blihen benza tregon shkallen emancipimit te femres dhe shoqerise tone.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Feministet ose ndryshe gracka e paevitueshme?

Vetem ata qe ndihen inferiore kerkojne barazi, kurse superioret e 'dhurojne' ate.
Eksperienca me ka treguar se feministet me te terbuara jane ato qe krijojne varesi me te madhe ndaj meshkujve.
Mund te duket cudi thene nga une, por per vete jam femer dhe e pavarur. Besoj ne mundesite e barabarta, por jam koshente se nuk eshte bote egalitare, dhe shpesh fiton thjesht ai me i forti, apo ai qe di si t'i luaje letrat.
Shikoni njehere se cfare keni ne dore dhe mashtroni nga pak /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top