Re: Femijeria....
Dje pashe ne enderr veten kur isha ne klase te pare. Mezi prisja te dilja nga mesimi qe te hiqja perparsen e zeze dhe ti futesha lojrave para pallatit me "banden" time. Duke bere shpejt e shpejt buke me gjalp e recel fiku edhe direkte ne sulm. Loznim me topa rrasash dhe papritur topi i shkon ne ballkon komshies ne kat te pare, quhej Sajde, ishte nje plake e keqe qe si qeshte buza njiher edhe gjithe hallet e jetes se saj na i nxirrte ne kalamjave te gjore dhe si perfundim drama mbaron me carrjen e topit. Te shikoje fytyren tone sikur na kishin vrare nene e babe dhe e merrnim aq seriozisht saqe pamja e djallit pasqyrohej tek Sajdeja e katit te pare /pf/images/graemlins/smile.gif
Pastaj lojrat me peta kur shkelte peta vijen behej mbledhje e madhe, zhurme e potere aq shume saqe vinim si deshmimtar cdo kalimtar rruge, na shihnin duke qeshur e ja pasonin, " Eh femite e sotshem".
NJe here me kujtohet se pashe nje kukull shume te bukur ne vitrinen e kinkalerise se lagjes ( Tirona re), edhe aq shume me pelqeu sa rrija si gjynafqare atje buze saj dhe e admiroja ter qejf.
Kur sdi se si me erdhi nje mendim i marre dhe i shkoj komshies sime ne kat te katert dhe i them , " O teta Leta me tha mami me jep 100 leke se do te blej dicka, e do ti kthej me vone", ( mendoje 100 leke atehere rroga e 15 ditshit).
Me shikon tere kureshtje dhe nga ana tjeter shume ne dileme dhe me thote po ku e ke mamin, i them eshte nga ana tjeter e pallatit, behet gati te mi jap leket une me nje shkelqim te papare ne syte e mi duke menduar se me se fundi kuklla do behet e imja, Teta Leta ja pason , " Jo, jo sti jap kur te vij mami do tja jap", dhe une si nje i burgosur me nje dava te humbur var koken dhe largohem nen iluzionin se sja dola mbane /pf/images/graemlins/frown.gif
Por ce do me vone e marr kukllen dhe pikerisht ne klase te 6, 5 vjet me vone, qe sme hyri shume ne pune sepse loza a sloza per 1 vit
/pf/images/graemlins/frown.gif
Femijeria eshte si nje liber i pafund historish dhe sado ti rilexosh slodhesh kurre s'i jetuari dhe admiruar ato vite.
Ah sikur te kisha ate shkopin magjik dhe ti rikthehesha dhe njehere, atehere e kam ndjere fjalen lumturi, ndjenjen gezim, preokupimi ishte dicka e larget cdo gje ishte e thjeshte, hipokrizia skishte vend, vetem ciltersia dhe pastertia feminore asgje me shume....
Femijeria eshte si ai mengjesi i nje dite me diell, i zjarrte i flaket dhe shkelqen me shume se kurre dhe papritur re te errta vijne pergjate dites dhe rebeshi pason me vone....... Eh jeta /pf/images/graemlins/frown.gif