Femijeria....

Petroninsja

Primus registratum
Femijeria....

Cmund te thoni per femijerine, si e keni kaluar, ketu eshte vendi ku mund te shprehni cdo lloj ndjenje qe nga buka me gjalpe qe hanim para pallatit deri tek lojrat e ndryshme qe organizonim dhe tek hallnimet me shoket ose shoqet.

Riktheuni ne te shkuaren dhe rindjeni nostalgjine e atyre viteve te arta.....
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Femijeria....

Fillimisht postuar nga Petroninsja:
[qb]Cmund te thoni per femijerine, si e keni kaluar, ketu eshte vendi ku mund te shprehni cdo lloj ndjenje qe nga buka me gjalpe qe hanim para pallatit deri tek lojrat e ndryshme qe organizonim dhe tek hallnimet me shoket ose shoqet.

Riktheuni ne te shkuaren dhe rindjeni nostalgjine e atyre viteve te arta.....[/qb]
me kujtohet qe skam lene peme pa hipur e tarrace pllati e ndertese pa shkuar. feminilitetin tim e zbulova sa si shume vone me duket. Kam bere qejf femijria ka qene fantastike. Rashe edhe ne liqen nje here. Atehere liqeni qe i thelle qe ta dini ju. Perdesh u mbyta dmth.
Me kujtohet kur luanim syllambyllurazi, "miser futu ne kanister" gruuuur hajde me vetureeeeeee" kshu ulerisnim e bertisnim ...nejse..
Pastaj shkollen fillore e kam patur shume larg mbaj mend ka qene njeri qe vdiste per mua. Po qe tip nga horrat e lagjes dhe me shkrinte kur bente si i forte "se me mua sillesh mire " nejse tani esht bere Vip ai.."njeri nga anetaret e te mirnjohurit grup "the dreams"
gjithsesi...inatin e kisha kur me vinin mami dhe babi te studioja piano. Mami shonte gjithmone pinte kafe tek komshia dhe me thosh "ishalla se nuk degjoj piano" dhe un per inat incizoja pjese ne majtofon dhe kur ajo ikte hapja majtofonin "vetem nga inati" se kot rrija dmth...doja te shikoja ato telefilmat vizatimore.
Kur shkoja te nena (manjake pastertie) pas shkolle mbaj mend me priste gjithmone me nej nape me uj te valosur dhe me lante surratin, duart, kembet...ehhh...tani i kujtoj me mall..
po vellaj kam bo qejf.
Tim vella me merrte si rrodhe nga prapa kudo qe shkonte (5 vjet me i madh se une ) dhe si gjithmone do ndihesha rob shtese /pf/images/graemlins/smile.gif ....kishte mani te shkonim nga liqeni e te me fuste ne ndonje birruce e tja fuste vrapit e te me linte aty...dhe un qaja me te madhe..."ai qeshte"
nejse...shuem u zgjata po kjo teme kur te hap thesin veshtire ta mbyllesh
ju puc fort..
-B
 

nushiii

Primus registratum
Re: Femijeria....

hahahah u shkriva cruel intentions.mua me kujtohet kur nuk kishim uje dhe dilnim gjithe kalamojt e lagjes(pallatit) ma mush uje dhe nje here kishte plas tubacioni ujit dhe ne qe ishim bo zhul duke lujt nga frika se nuk do na fustre mami brenda shkuam dhe u lame aty, kom, dur, surrat, ca te muneshim.
pastaj fiksimi im ishte te merrja buken ne dore,buke gjalp ose vaj me kryp, domote, kastravec...qe se si mundja ti mbaja ne nje dore nuk e di. por e kisha pak si bezdi se me vinte zorr dhe turp nga kalamojt e tjere qe skishin kshu qe nganjehere i jepja nai kafshat...heheh! /pf/images/graemlins/smile.gifpasatj kam aps pare 'sailor moonin 'dhe 'i puffi'
por me shume kam pas qejf filmat vizatimore shqiptare si psh : pa brire je mret, pa brire je pasha..pa brire eshte edhe moda! vdes edhe tani po ta shof. /pf/images/graemlins/tongue.gif pastaj hmmmmmbaj mend kur vllai beri me shoket nje karroce me guzhinjeta dhe bente xhiro para pallatit, por sme linte mua fare i poshtri...une e dija qe ai nuk i kishte thene gje mamit qe e mbante karrocen brenda shtepise dhe nga inati qe sme linte te beja xhiro shkova e thashe nmamit. ajo nji ta kap ene e fluturoi nplena! i shkreti ai sa u merzit kurse une e dhe u knoqa por pasatj me erdhi gjynaf! ika ika tani, se do filloje mesimi!
help.gif
por do vi prap te shikoj se cfare kene te tjeret per te thene!hihi! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Goca

Primus registratum
Re: Femijeria....

Qe thoni juve , me ka marre malli me lujte me peta, trishe , pesce, dhjetshe.... aman mi aman, hall i modh me gjet i shkumes qe te shkrunte lemuar, masnaj me bo vijat e drejta mu para pallatit , masnaj me ndalu c'do komshi para se me hyp siper e me e bo si tip arbitri . -O xhaxhi, he thuj, e ka prek peta vizen apo jo? Te shkretet komshijte, kujt t'ja prishnin e kujt t'ia ndreqnin.
Me thene te drejten , une pasdite duhej te studioja violine, por kur s'ma kishte shume qefi, shkoja afer dritares se dhomes, edhe merrja naj lambade ose ate muziken e sandokanit , per 5 minuta u mblidhnin shoqet poshte dritares edhe fillonin tu kendu kenget e festivalit, kurse une u mundoja t'i shoqeroja.
Bicikleten e babit e kom pas fiksim, vetem se ishte me tub ne mes, nga ato per burra, e c'kom pas heq me i dhone ne trekondesh .... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Belindis

Primus registratum
Re: Femijeria....

Mua me kujtohen shume gjera nga femijeria sepse kam pasur femijeri shume interesante.
Kur isha ne kopesht zakonisht dilja me ndonje magjype se merzitesha ne kopesht dhe shetisnim te lire neper qytet, edukatoret zune mend sepse kush vinte te me merrte duhej te me kerkonte neper qytet, keshtu e paten mbyllur deren e kopeshtit e cila ishte me hekura dhe une nje dite teper guximtare provova te kaloja permes hekurave dhe nuk pata sukses dhe ngele me koken ne mes te hekurave se e kisha fut koken por nuk dija si me e nxjerr, derisa erdhi mami dhe normal si femija i pare edhe kam hanger dajak por edhe me kane perkedhelur shume sidomos axhat.
Kurse nje here kur isha me pushime tek fshati i gjyshit me femijet e tjere te fshatit dilnin e gjuanim zogj nga ata te vegjlit dhe kur i zinim te gjalle luanim me ta derisa merziteshim dhe ne fund iu perdridhnim koken i rripnim dhe i piqnim. Imagjino dhe me duket se si hakmarrje nga ato budalliqe te shumta qe kam bere, tani jam vegjetariane dhe as eren e mishin nuk mund ta duroj.
Une kam edhe plot histori te tjera, por do i le per te tjera here.
Ide e bukur kjo per t'u rikthyer mbrapa ne kohen me te shijshme te njeriut, femijeria sidomos kur ajo eshte e bukur. :tipsy:
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Femijeria....

haha....cme shkrite..
atehere kur luanim me peta qe thoshim (magji gur i ziii ) sa her qe duhet te bente dnonjera pasqyren...hahaa....sa seriozisht qe e merrja te luaja..o do fitoja o plasja fare!!!
Me kujtohet per vit te ri kur merrnim pemem dhe babi im (shkenca dhe jeta) qe se ku i gjente ca poca te vegjel edhe ja vinte pemes ..."edhe un kenaqesha"
Lufta cdo mengjes qe sdoja te cohesha nga gjumi sepse mami do me bente floekt gersheta "dhe un i kisha vdekje se i desha bisht" por me conte me zorr...
buken sma linte kurre ta haja jasht dhe un vdisja ta haja jasht "se ashtu e hanin te tere"
haha...nejse..
pacim,
-B
 

streghina

Primus registratum
Re: Femijeria....

hahaha /pf/images/graemlins/smile.gif
teme shum interesante!
une kur isha ne kopesht kisha nje edukatore qe me kishte shume qejf.me mori gruaja ne shpin e saj dhe une, teper e lumtur me lodrat e se bijes dhe me dominote e te gjyshit(kam qene e tmerrshme me lujt domino /pf/images/graemlins/smile.gif kam ndenj deri ne oren 6 ne darke tek shpia e saj!ata te mite kishin lujt mendsh.kur shkova ne shpi hengra nje dajak te mire qe edhe sot e kujtoj me dhimbje /pf/images/graemlins/tongue.gif (histori renqethese ske ci thua).
Kur shkoja nga gjyshja vdisja te haja buke me vaj e me sheqer:)cudi vetem atje me shijonte! /pf/images/graemlins/smile.gif here here pastaj iknim larg me kalamajt e lagjes te kapnim xixellonja.neper kanale neper gropa o zot!kur shkoja ne shpi,deri tek gjuri me balte e me pluhur!si ata qe pastronin oxhaqet:)kurse xixellonjat e shkreta i fusnim ne filxhan edhe te nesermen i gjenim te ngordhura(nje zot e di cmund te benin tjeter atje brenda!):)e kisha fiksim te vinte mami e te me therriste neper lagje(mundesisht pas ores 10 te darkes.ateher ishte qef:)!pastaj kur u rrit motra ime ishte bela /pf/images/graemlins/tongue.gif duhej te merresha dhe me te.duhej ta mbaja nga pas!njeher nga neglizhenca ime ka ren ne nje pellg me uje!2 vjec kalama mo /pf/images/graemlins/tongue.gif
eh sthone kot!Mendje femije /pf/images/graemlins/smile.gif
(mos ju ze gjumi kur ta lexoni :tipsy:
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Femijeria....

O zot i madh ajo femijeria, e kush eshte ai/ajo qe do ta mohonte ate kohe aq te arte. Ska njeri qe mos te jete ndjere mire ne ate moshe.
Mua me kujtohet kur shkoja tek kopshti zollogjik me te kopeshtit dhe mblidhja lule dele qe te beja kurore dhe tja jipja asaj qe e konsideronim kapon e bandes lol, kur e kujtoj tani me vjen te qesh vetem fakti se i jati i shkonte jashte dhe coku na genjente me ndonje karamele te jashtme ishte njeriu me i mire dhe goca me e bukur e grupit. Pastaj hallnimet e shumta, zihesha me shoqet pse ma bente me hile tek loja me cingla apo botash ose pse sma dha kukllen e saj dhe mua nje xhiro me loz lol
Po koleksionet e famshme te letrave te cumcakizit, qe skishte goc ne pallat pa patur nje liber te Driteroit ose Kadarese qe te kishte letra cumcakizi edhe kembimet e medhaja qe beheshin sikur kishim fituar ndonje pasuri te madhe.
Sa here televizioni jepte ndonje film me te puthura do vinim duart ne sy se mos shikonim imoralizmat e kohes lol, dhe me cep te dores me shume nga kureshtja shikoje sec behej ne boten "moderne".
Qejfi im ishte bicikleta qe kishte im vella si me i madhi qe ishte, i kishin dhene dhurate nje biciklete te blujte qe si per dreq pasi u rrit ai u prish, une e shkreta e shikoja ter endje qe me rrinte maj stives se druve ne ballkon dhe enderroja se si do u shisja mend shoqeve nese e vija ne perdorim nje dite. Po per dreq ai babi im su be per mbare te ma bente ate enderr realitet dhe bicikleta serish rrinte atje si per inat duke me bere me ate fytyren e gjynafqares.
Po gezozat e petaleve te trendafilit ju kujtohen?
Skishte gje me te shijshme uje me sheqer dhe pak nuance roze, beheshe limonada me perfekte /pf/images/graemlins/smile.gif
Nese do kisha mundesi te rikthehesha ne jete ajo do ishte periudha qe do desha te rijetoja all over again.

Femijeria kujtimi me i bukur ne librin e jetes....
 

SyZeza

Grupi i të moçmëve!
Re: Femijeria....

Nje kujtim te femijerise.....
mbaj mend qe kam pare nje ndeshje futbolli nga maja e pemes /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Femijeria....

Lutem gjithnje qe femijeria te mos mbetet koha me e bukur e jetes time.
I detyrohem shume prinderve per ato vite te mrekullueshme.

Pallatin e kisha perballe kendit te lojrave, me i madhi ne Durres.
Veres atje zhgerryesha e vrapoja me kalamajte. Me kujtohen bunkeret kur futeshim duke uleritur e vrapuar, me shume per te mposhtur friken prej erresires....
Kam pasur qejf t'i beja gocat e pallatit nuse! /pf/images/graemlins/smile.gif

Lum kush kaloi femijeri te bukur. Mire eshte ta mbash kudo me vete se eshte themel i botes se cdo kujt!
 

nushiii

Primus registratum
Re: Femijeria....

hahahahah hajde hajde me optimist te pakten per te kaluaren crystal.
amon me mo, se na bote ki zili tani, do iki ne shpi e do bej buke me voj e me sheqer.hahahaah.nuk tallem! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jack

Primus registratum
Re: Femijeria....

femijeri te veshtire si shumica juaj,(ishte koha e atille) por kjo ka edhe te miren e vet , se na poqi para kohe dhe mundem te perballojme me mire veshtiresite e verteta te jetes
 

Belindis

Primus registratum
Re: Femijeria....

Me kujtohet kur isha tek gjyshi ne nje fshat malor te Skraparit, atje une shnderrohesha ne nje vajze fshati duke harruar krejt zanatet e qytetit me perkujdesjet e tepruara, e keshtu nje here patem shkuar eskursion ne mal dhe rruges perveç natyres se mrekullueshme dhe qe nuk e harroj pame edhe gropat qe ben dhelpra "dinake" dhe duke u afruar per te pare me mire rastesisht me ra njera papuçe ose shapke (e dini perse e kam fjalen se keto dialektet te ngaterrojne) dhe tere rruges kam ecur me nje shapke e kemba tjeter me dhimbte nga gjembat dhe guralecat. Gje e bukur ishte kur shkonin per te ruajtur lopet e fshatit kur i vinte radha shtepise se gjyshit dhe gjithe kalamjte pergatisnin trastat me plot buke domate djathe qumesht kos e dhalle dhe ia mbathnin here ne mengjes. Kur ktheheshim gjithnje kishim hallin se na mungonte nganje lope e na shkonte nata per ta kerkuar (tufa i kishte nja 30-40 lope), veç atje kam shume kujtime. Me kujtohet ishim duke bere banjo dielli ne mal, se atje te ze e te pjek dielli me shume se ne det, kur po kalon nje djale mbi kale duke e kaleruar me te shpejte, ajo me eshte dukur si nje skene e filmave me kauboj, por me thane se keta jane hajdute te cilet sillen por te pare nese ka ndonje gje per te "kullufitur".
Me kujtohet kur ishte ne fame filmi "Sandokan" na hyri ne qejf lufta me shpata dhe drure ne fshat ka sa te duash dhe une zgjidhja nje shkop te trashe sa vetem kur e ngrija doren te gjithe iknin se kishin frike jo nga une por nga ai dru i trashe qe te çante ne dysh.
Ha ha ha,
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Femijeria....

nje her shkova ne mal (ne shtepine e ca kushurinjve te nuses se dajes "lol ca shpjegimi" edhe mbaj mend qe qe malsi nga ato m,aj malit lol...ata kishin mullar e budallalliqe te tilla...
Ate vere jam kthyer ne shtepi me 100 te gerrvicura dhe 1000 shenja
Maces se shkret qe e fusnim ne nje thes dhe rrotullonim thesin pastaj e hidhnim nga dritarja katit te dyte. Qe me fat kur e mbyllnim ne sobe dhe ne mengjes kur hapnim soben ajo kishte dale nga tubi "kacavjerre e po kjo pik e zez"
Hudhrat qe mi fuste ajo gruaja e shtepise nga te 4 xhepat "aman mos te te marrin me sysh "-me thoshte
haha....sa jam kenaqur ate vere...qejf kam bere. kam ngrene mana maj pemes apo fiq (thyem edhe nje dege per te cilen cuni i dajes e pagoi me dru) megjithse ne u munduam ta fshihnim maj kodres dhe gjethet ja hodhem lopes "lopa shkret sa spellciti "
nejse..lol...
gotta go to class...lova ya bye
 

shine*

Primus registratum
Re: Femijeria....

Tamam kur thote Petroninsja kohe e arte ka qene, ahhhh, jo vetem qe luaje per qefin tend tere diten e dites, po nuk kishe asnje far preokupacioni, ah po me ça do loz sot e me ça do loz neser... ku u futem ne shkoll pastaj, na u shkurtua pak koha e te luajturit, se paraditen na e zinte shkolla..... A me duket mua a ku di une, po keta kalamajt e sotem, ne ate moshe qe kemi qene ne, sikur nuk luajne aq shume......, ne shkonim dite per dite nga liqeni, edhe dite per dite vinim ne shtepi o te vrare o te gezuar shume se kishim lozur shume o te zhgryer koke e kembe. /pf/images/graemlins/tongue.gif Sa bukur qe ishte. /pf/images/graemlins/laugh.gif , Mbaj mend qe kur vija ne shtepi nuk e qaja hallin se isha vrar ose po me dhimbte kemba po kisha frik se mos me bertisnin prinderit :smash: ....
AHHHHHHHHHHHHH KOHE E ARTE /pf/images/graemlins/smile.gif
 

LEA

Primus registratum
Re: Femijeria....

une kam pasur femijri lluksoze, mund te them. si femije i vetem qe jam, dhe pa baba, me llastonte mami shume. ne nje kohe kur cokollatat kishte shume femije qe i adhuronin nga larg, une isha velur dhe i hidhja nga ballkoni. sa kalamo i keq!
mbaj mend dhe qe kur shkoja tek tezja e mamit ne pogradec, luaja me ca arrixheshka te vogla qe banonin aty afer dhe zija shume shpesh morra.
e paharruar do mbetet dhe dita, kur kalamajte e lagjes, mosha mestare 8 vjec, do benim dashuri. kishim dite qe pergatiteshim shpirterisht dhe kur erdhi momenti i shumpritur, mbaj mend vetem qe jam shtrire ne bar, mbas nje kodre, me kurriz dhe genti me ka hypur siper. /pf/images/graemlins/laugh.gif por erjoni, nje cun nja dy-tre vjet me i madh ne moshe, na kishte pare se e kishte shtepine qe kat te peste. dhe qe ate dite, me bente presion. sa here merrja rrush dhe dilja perjashta, ma jep mua thoshte se perndryshe do i them tet eme, cfare ke bere ti. mizerja!
eh,femijria, sikur te kthehesha prape ne ate moshe, do vazhdoja te kisha frike mos pe priste mami floket. ky ishte denimi me i tmerrshem per mua se mami im di te perdori bisturine por jo gersheren. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mostro

Putraku
Re: Femijeria....

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
kur isha i vogel kam qene shume i prape.ama kam qene klas ne lojen me 1 te prekme.urrejsha gocat qe tani i dua aq fort.vidhsha me shoket mandarina te bacja e pilo peristerit dhe te ca bllokmenve te tjere.dogja nje here doren ne fshat,dhe dok i katunit me keshilloj ta fusja ne nje bajge lope te fresket( /pf/images/graemlins/laugh.gif nuk tallem),dhe funksionoi.dilsha nga shtepia ne 8 te mengjezit dhe hyjsha ne 10 te darkes.pis nga te gjitha anet.pjesa me e rende e darkes ishte kur me shtyjshin me zorr me la kom e dur,qe me ishin bere njish me naten.shyqyr zotit as edhe nji kom ose dor te thyme.ne shkoll cope cope,ankoheshin se nuk prisja thonjte dhe nuk kisha shami.kam qene i bukur yll.
ahengu me i madh ne shkoll ishte tu ngrijshim fustanet cucave.
dru nga vllai i madh,sa te dusssssshhhhhh..
help.gif

loja e preferuar koman,raqi raqi kikiko,kuka mecefti,koman,me peta.e shume e shume gjerate tjera...... :rockband: u se harrova me pelqejshin europe shume......
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Femijeria....

Dje pashe ne enderr veten kur isha ne klase te pare. Mezi prisja te dilja nga mesimi qe te hiqja perparsen e zeze dhe ti futesha lojrave para pallatit me "banden" time. Duke bere shpejt e shpejt buke me gjalp e recel fiku edhe direkte ne sulm. Loznim me topa rrasash dhe papritur topi i shkon ne ballkon komshies ne kat te pare, quhej Sajde, ishte nje plake e keqe qe si qeshte buza njiher edhe gjithe hallet e jetes se saj na i nxirrte ne kalamjave te gjore dhe si perfundim drama mbaron me carrjen e topit. Te shikoje fytyren tone sikur na kishin vrare nene e babe dhe e merrnim aq seriozisht saqe pamja e djallit pasqyrohej tek Sajdeja e katit te pare /pf/images/graemlins/smile.gif
Pastaj lojrat me peta kur shkelte peta vijen behej mbledhje e madhe, zhurme e potere aq shume saqe vinim si deshmimtar cdo kalimtar rruge, na shihnin duke qeshur e ja pasonin, " Eh femite e sotshem".
NJe here me kujtohet se pashe nje kukull shume te bukur ne vitrinen e kinkalerise se lagjes ( Tirona re), edhe aq shume me pelqeu sa rrija si gjynafqare atje buze saj dhe e admiroja ter qejf.
Kur sdi se si me erdhi nje mendim i marre dhe i shkoj komshies sime ne kat te katert dhe i them , " O teta Leta me tha mami me jep 100 leke se do te blej dicka, e do ti kthej me vone", ( mendoje 100 leke atehere rroga e 15 ditshit).
Me shikon tere kureshtje dhe nga ana tjeter shume ne dileme dhe me thote po ku e ke mamin, i them eshte nga ana tjeter e pallatit, behet gati te mi jap leket une me nje shkelqim te papare ne syte e mi duke menduar se me se fundi kuklla do behet e imja, Teta Leta ja pason , " Jo, jo sti jap kur te vij mami do tja jap", dhe une si nje i burgosur me nje dava te humbur var koken dhe largohem nen iluzionin se sja dola mbane /pf/images/graemlins/frown.gif
Por ce do me vone e marr kukllen dhe pikerisht ne klase te 6, 5 vjet me vone, qe sme hyri shume ne pune sepse loza a sloza per 1 vit
/pf/images/graemlins/frown.gif
Femijeria eshte si nje liber i pafund historish dhe sado ti rilexosh slodhesh kurre s'i jetuari dhe admiruar ato vite.
Ah sikur te kisha ate shkopin magjik dhe ti rikthehesha dhe njehere, atehere e kam ndjere fjalen lumturi, ndjenjen gezim, preokupimi ishte dicka e larget cdo gje ishte e thjeshte, hipokrizia skishte vend, vetem ciltersia dhe pastertia feminore asgje me shume....

Femijeria eshte si ai mengjesi i nje dite me diell, i zjarrte i flaket dhe shkelqen me shume se kurre dhe papritur re te errta vijne pergjate dites dhe rebeshi pason me vone....... Eh jeta /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Iliri

Primus registratum
Re: Femijeria....

Dita e Pare e Shkolles

Me kujtohet si sot
ajo dite e pare e shkolles
kur per here te pare
njeni tjetrin shikuam ne sy
dhe te gjithe boten e mbanim
ne duart tona te vogla
Para nesh qendronte e heshtur
hapesira e gjere e diturise
E fshehur dikund ne vitet e saj
ishte ndjenja e larte e dashurise
Kjo rruge e gjate qe bashke filluam
nuk na dergoi atje ku kujtuam
Por mengjesin e saj te pare
kurre nuk e harruam!
 
Top