FBKSH- AKSH

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Dmth "patriot" sot na qenka ai qe na vika kapuc ne koke dhe na flet per "Shqiperi te Madhe" me gjysmen e territorit te Malit te Zi dhe Maqedonise dhe Camerine (qe ta gjeje edhe nje pretekst greku per te na lene edhe nje 10 vjet jashte BE-se si shtet me elemente "terroriste") dhe hoop Kosova edhe nga 70 vjet te ngelet "Bosnja nr 2".
Jo gjithshka qe shkelqen edhe ar, dhe jo cdokush qe na cjerr fytin per "Bashkime Kombetare" eshte patriot. Degjoni ndonje interviste te Nanos/Berishes/Rames dhe degjoni pak se cfare deklaratash patriotizmi te flakta do ju degjojne veshet.


Jimmny 84 secili ka pozicionin dhe rolin e vete si nga te dyja palet gjithmone si serbia de greqia do te quajne terrorista shqiptaret, ti mendon se ata do kenaqen ndonjehere ne rast se nuk vine ne tirane

AKSH-ja ka rolin e vete dhe mendoj se eshte e respektuar per punen qe bene, askush nuk thote se ne rast se nuk je ne terren me pushk ne dore je me pak patriot,jo ata jane me pushk ne dore per te mbrojtur mbase jo shqiperine por shtepine e tyre naten dhe diten shkojne ne pune fare normal dhe kjo eshte arsyeja qe ata mbajne maska.

Ata karagjoza si ai Majko qe ti i quan polit jane ata qe zhgenjyen dhe hoqen shpresen se te thuash se jam shqiptar nga Gruda, Gostivari, Lipijani apo Paramithi dhe dua te jetoj ne shtetin tim dhe te quhem shqiptar qenka turp qenka keq se mbase greket sna fusin ne BE, jo miku im kete te drejte sma heq dot askush dhe akoma me shume nuk ma mbush dot mendjen askush se te thuash se nuk dua te qeverisem nga ata te cilet me vrane familjen, shtepine me mohuan identitetin nga shiptar me beren Republica macedonska dhe sot une duhet ti pranoj, jo absolutisht jo dhe me shume per nje BE, hahaha
Dikur ne shiptareve per hir te socializmit na u desh te benim leshime por sic e tregoj edhe koha socializmi, BE, NATO bashke me traktatin e varshavesh jane te vdekshme bashke me ne po ajo qe ngelet gjithmone eshte shqiperia.

Duhet te kuptojme se cfare eshte e drejte dhe cfare gabim
 

jimmy84

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Kush e permendi Majkon? Ku pe ndonje fjale miratuese per ndonje politikan te mesazhi im se edhe une qe e shkrova nuk po e shoh.

Sot me "kapuc dhe me kallash" behen punet vetem ne Palestine, Irak dhe Bosnje. Nqs ti mendon qe ato jane shembulli qe duhet te ndjeke edhe Kosova, shume mire mer lal. E ardhme e ndritur na pret.

Dhe thuaj po deshe qe historia nuk eshte ironike. Qindra e qindra vjet ne kemi qene "jetimet e Ballkanit" (politikisht). Greqia kishte Angline, Jugosllavia kishte Rusine dhe Francen. Dhe neve na ngelte "gishti" (i mesmi dmth). Qindra e qindra vjet lufte dhe
mezi mbijetonim. Sot (per Kosoven) kemi per here te pare ne Histori perkrahjen e gjithe Fuqive (pervec Babushkes moskovite sigurisht) dhe e vetmja gje qe na duhet te bejme eshte te zbatojme fjalen e urte "urte e bute e plot tigani". Dhe akome me ironike eshte fakti qe pikerisht ata qe ishin "thelbi i se keqes", ekstremistet anti-shqiptare (tipi "Car Llazaret" & co)sot jane shnderruar ne faktor pro nesh pikerisht per shkak te ekstremizmit te tyre. I tregon gjithe Europa me gisht si njerez shpellash me ato deklarata hajvaneske per lufte. Dhe ajo qe na duhet me pak jane pikerisht njerez te ketij kallepi.

Persa i perket "o sa mire me qene shqiptar", ai tjetri i kishte prej 300 vjetesh fisin ne Greqi (te ardhur nga emigrante shqiptare nga Turqia) dhe te fliste shqip dhe thoshte "Jam shqiptar". Keshtu qe mjafton te kesh deshire dhe t`a thuash, s`ka nevoje te dalesh me kapuc dhe me kallash sikur vjen nga Tora Bora.
Persa i takon "Republica Macedonska" (aq me keq Greqise) nuk dua te te shpreh se c`dashuri qe ndjej per to por ai i pari ka thene qe "murit me koke nuk i bihet" se jo per gje po te dhemb koka pastaj. Punet sot o behen me marreveshje o nuk behen hic se me dhune i prish pune vetes se BE-se dhe NATO-s si zor "t`u biesh me koke".
Me kupto drejt. Nuk kundershtoj idealet dhe patriotizmin tend. Por nuk behen ato pune me kallash. Se prish aq pune sa nuk t`a merr mendja. Nuk jemi ne 1920 qe merr pushken e dil malit e mbro vatanin se ka rregulla te tjera loja.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Une parimisht jam absolutisht dakort me ty qe ka ikur koha e pushkes por AKSH dhe strukturat e saja jane pjeserisht te keqkuptuara pasi asnjehere nuk eshte deklaruar se ata veprojne ushtarakisht atje ku jane forcat ushtarake aleate perkundrazi kudo qe jane ushtrite aleate qe mbrojne teritore shqiptare AKSH nuk ka asnje funksion dhe per me shume ajo i njeh keto forca madje shume hare edhe kane bashkepunuar pasi ishte deklarata e AKSH e cila kerkoj shtimin e forcave ne very te kosoves ku ushtria e carit ishte active pasi ne rast se nuk vepronte force alete ajo do te mbronte teritoret,AKSH do te veproj me maska dhe me pushke sic thua ti vetem atehere kur do te cenohet teresia teritoriale e krahines shqiptare te kosoves dhe mundesite per cdo zgjidhje tjeter paqesore do jene konsumuar, me qellim qe te mbrohen qytetaret e Kosoves atje ku eshte e veshtire te veprojne forcat aleate.
Te pakten keto info kam une se te thashe qe infot jane te pakta rreth armates dhe kjo nuk e di nese eshte rastesi qe ne mediat shqiptare deklarata te ndryshme i interpretojne sipas nje llogjike qe ka qellime te caktuara.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Sa per median shqiptare lere se s'ja vlen te merresh por une di nje gje. Per cdo veprim politik (qe nga lufta boterore e deri tek veprimi me i vogel) nevojitet nje "sebep". Dhe pikerisht ekstremizmi i serbeve u be justifikimi per nderhyrjen e NATO-s. Dhe deklaratat e AKSH-se mund te behen "justifikimi" perpara opinionit per "ekstremizmin shqiptar". Vete AKSH-ja ben nje paralelizem te saj me "Garden e Car Llazarit" kur deklaron qe krijimi i saj ishte si kunderpeshe ndaj "Gardes". Llafet e tjera "jo ne veprojme ku nuk ka ushtri aleate" jane fjale qe nuk ngrene peshe. Ne nje SHTET nuk ka "forca vullnetare" jashte rradheve te ushtrise apo policise. Cdo organizate tjeter (aq me keq me maska) automatikisht quhet "e jashteligjshme" ose sic eshte moda sot "terroriste".
Nejse, me shume nuk kam c' te te sqaroj. Sidoqofte secili ka kendveshtrimin e tij.
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

AKSH-ja përqendrohet në veri ( I PLOTËSUAR) --Paralajmërim nga një grup i armatosur i Kosovës
30.12.2007: -Një grup i armatosur nën hije në Kosovë, Armata Kombëtare Shqiptare përgatitet për telashe potenciale në veriun e Kosovës të banuar prej serbëve, pas deklaratës së pritur të pavarësisë së Kosovës, zbulon Balkan Insight.



Nga Krenar GASHI




- Në një intervistë ekskluzive për Balkan Insight, komandanti i grupit, i identifikuar si Arbëri, tha se grupi i tij, i njohur me anë të iniciales si AKSH, u përqendrua me të gjitha orvatjet e tij në qytetin e ndarë të Mitrovicës dhe në pjesën tjetër në veri Kosovës, e zotëruar prej serbëve. Ne, jemi të shqetësuar se do të ketë dhunë të re prej forcave të armatosura serbe, kur Kosova do ta deklarojë pavarësinë - deklaroi Arbëri të mërkurën për Balkan Insight.


Ai ka shpjeguar se grupi i tij i përbërë nga njerëzit e armatosur kanë qëndruar jashtë dritës publike në muajt të fundit, sepse u përqendruan në mobilizim dhe logjistikë, me një theksim më të madh në veriun e Kosovës.

"Ne, do të kontrollojmë situatën, nëse diçka do t´i ndodhë popullatës shqiptare të kësaj zone, kur parlamenti i Kosovës do të shpall pavarësinë. Ne, do të jemi atje për të evituar përleshjet ndëretnike" - ka vazhduar Arbëri.

Lideri i gueriles përafërsisht 30 vjeçar tha: trupat e KFOR-it të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë janë treguar të pa aftë për të ballafaquar me dhunën.

"Shikoni prapa në vitin 2004 kur ushtarë të KFOR-it u mbyllën në bazat e tyre ndërkohë që shqiptarët dhe serbët ishin duke u vrarë me njëri- tjetrin", - tha ai, duke u referuar në periudhën më të keqe të dhunës prej luftës së vitit 1999.
Ai, ishte duke qëndruar në një lokal me dy anëtarë të tjerë të AKSH-së, të gjithë të veshur në veshje civile."Ata, nuk ishin të aftë të mbrojnë komandantin e tyre", ai u adresua, duke u referuar në incidentin më i fundit. Komandanti i KFOR-it Xavier Bout de Marnhac dhe Joachim Ruecker, shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, u implikuan në një incident kur banorët të fshatit serb të Gorazhdevcit kanë sulmuar eskortën e tyre ushtarake në fillim të dhjetorit.
Kosova është nën administrim të OKB-së prej 1999 kur bombardimet të NATO-s, i kanë detyruar autoritetet serbe t´i tërheqin trupat e tyre prej territorit.

Misioni paqeruajtës të KFOR-it u instalua për të ruajtur paqen dhe sigurinë dhe për të mbështetur administratën e OKB-së, UNMIK-un. AKSH-ja, u etiketua nga UNMIK-u në vitin 2003 si organizatë terroriste .

Anëtarët të AKSH-së, janë parë në territor gjithnjë që nga përfundimi i konfliktit në vitin 1999.

Ata, morën përgjegjësinë për disa sulme me bomba në Kosovë; prej atëherë.

Sidoqoftë, grupi ju ka shmangur publicitetit për një kohë kur u zhvilluan në fazat të hershme të negociatave të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, mbi statusin e Kosovës.

Fotografi tronditëse të luftëtarëve të maskuar të AKSH-së janë parë duke kontrolluar automjetet përgjatë një prej autostradave më të qarkulluara u transmetuan në fillim të tetorit prej stacionit televiziv të Kosovës, RTK.
Nga momenti që negociatat e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët përfunduan pa asnjë rezultat konkret në fillim të dhjetorit, autoritetet të dominuar prej shqiptarëve etnikë në Kosovë, pritet të deklarojnë pavarësinë në muajt e ardhshëm.

Shumica kanë ankth nga një deklaratë të tillë, që pritet të njihet prej SHBA-ve dhe shumicës së shteteve të BE-së, do të vazhdojë më një akt të ngjashëm të serbëve të Kosovës që do të vendosin të shpallin pavarësinë në veriun e Kosovës.

Anëtarët të AKSH-së thonë se misioni i tyre është të mbrojnë integriteti territorial të Kosovës.

"Nëse ka ndonjë shansë që Kosova të ndahet de facto, ne do të bëjmë çdo gjë për të bashkuar dhe mbrojtur territoret tona", tha Arbëri që nuk dëshiroi të demaskojë numri i njerëzve të tij të armatosur apo të armëve që i posedojnë.

http://www.albania-today.com/lajme/lajme...sovees,news.htm
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

LARG DUART NGA POPULLI!

FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH
KËSHILLI I NËNZONËS NR.7 TË KOSOVËS HISTORIKE
PROT.NR.003-18-01-08/AKT PUBLIK
Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, më 18.01.2008.


LARG DUART NGA POPULLI!
(DEKLARATË PUBLIKE Nr.3)


Drejtuar: TV "SPEKTRI" TË BUJANOCIT

FBKSH-ja, urdhëron bandat kriminale të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) që të ndërpresin terrorin ndaj popullatës shqiptare në komunë të Bujanocit dhe të Kosovës Lindore me çështjen e sajuar "TV Spektri".

Në këtë lojë personale të bandave të ndryshme të PVD-së janë përfshirë Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, si dhe pronari i "TV Spektri" Nexhat Behluli, me dy gazetarucët e tij Jeton Ismaili, korrespondent i Doiçe Velle, dhe Baki Rexhepi, korrespondent i RTK-së, po rrezikohet siguria kombëtare e popullatës shqiptare në Kosovën Lindore.
E njoftojmë popullatën shqiptare të Kosovës Lindore që problemin e sajuar "TV Spektri" ta kuptojë si qërim hesapesh në mes bandave kriminele të një partie, e jo të bie në graçkat e tyre sikur e tëra ka të bëjë me interesin kombëtar.
Ata që më së paku duhet të thirren në çështjen kombëtare janë personat e lartëpërmendur.
Populli shqiptar i kësaj ane e din shumë mirë se sa janë patriotë Nagip Arifi, Nexhat Behluli, dhe dy gazetarucat e lartëpermendur.
Patriotizmi i tyre nënkupton vetëm plaçkitje, hajni, mashtrim dhe informim jo të drejtë në "TV Spektri".

Prandaj e përserisim edhe një herë, popull shqiptar, mos iu bësoni asnjërës pale, mos iu përgjigj ftesave të tyre për tubime publike, pasi që i tërë problemi është i sajuar nga bandat e ndryshme të PVD-së, për dominim mbi këtë parti, e cila rrezikohet të shuhet nga vetë banditët dhe tradhtarët e saj.
Paralajmërojmë aktorët i këtij rasti të sajuar, ta lënë popullatën e qetë, e po cila ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme, për të cilën një pjesë e fajit e kanë edhe vetë patriotët e lartpermendur, përndryshe nëse diçka i ndodhet popullit, ata do të ballafaqohen me drejtësinë kombëtare e popullit shqiptar.

Për këshillat e nënzonës Nr.7 të FBKSH-së të Kosovës Historike,
Prof.Dr.Çlirim PRESHEVA (D.V.),
Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr.Gafurr ADILI(D.V.)
Tiranë-Bujanoc, 18 Janar 2008
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

FBKSH: ALEANCA SERBO-GREKE RREZIK PERMANENT PËR BALLKANIN...!


19.01.2008: Kryesia e Këshillave të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, në mbledhjen e saj të rradhës, diskutoi edhe mbi rrezikun permanent që paraqet aleanca serbo-greke në IRJM dhe më gjerë dhe me këtë rast...

FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH;
KRYESIA E ZONËS NR.3(LUGINA E VARDARIT) E FBKSH;
PROT.NR.002-18-01-08/AKT PUBLIK;
TIRANË, PRISHTINË, SHKUP,TIVAR, PRESHEVË DHE PREVEZË, Më 19.01.2008.



Kryesia e Këshillave të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, në mbledhjen e saj të rradhës, diskutoi edhe mbi rrezikun permanent që paraqet aleanca serbo-greke në IRJM dhe më gjerë dhe me këtë rast, për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar lëshon këtë:

DEKLARATË PUBLIKE NR. 2

Përmes së cilës deklaron, si më poshtë vijon:
-Nëse Greqia, me mbi 60% të kapitalit të saj, e sundon ekonomikisht IRJM-në, Serbia këtë ka arritur ta bëjë përmes strukturave politike dhe shtetërore, për çka flasin dhe këto fakte:

1. Z.Gruevski, pasi e mori VMRO-DPMN-në e Lupço Gjorgjevskit, fillimisht atë e pastroi nga elementet pro-bullgarë dhe ato i zëvendësoi me pro-serbë, ku për pasojë në qeverinë e tij (aktualisht) është vetëm një ministër pro-bullgar;

2. Z.Gruevski, para se të vinte në krye të VMRO-DPMN-së, ka qenë drejtor i Rado-Banka të Shkupit, për të cilën dikur ishte thenë se gjoja është krijuar me kapital bullgar-gjerman, por më vonë doli se ajo ishte krijuar me kapital 100% të pastërt serb nga Serbia;

3. Në qeverinë e Z.Gruevski ministër është edhe pro-serbi i deklaruar publikisht si i tillë, Tito Petkovski, i cili kur kandidoi (në vitin 2000) për President të IRJM-së, deklaronte: "Mua nuk me duhen (sllavisht: shiptarski glasovi) votat e shqiptarëve!";

4. Buxheti i vitit 2008, të qeverisë Gruevski, nuk parasheh asnjë investim kapital në pjesën perëndimore të IRJM-së, ku jetojnë shqiptarët, por këto investime janë përqendruar vetëm në pjesën lindore të saj;

5. Deklaratat e mehershme të Z. Gruevski (para vendimit të Gjykatës Kushtetuese të IRJM-së, për ndaljen e përdorimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar, apo edhe para masakrave të Brodecit, ku ekspeditat policore sllavo-maqedonase i drejtonin oficerët serbë nga Serbia), se:
"Shqiptarët as në ëndërr të mos ta shohin zyrtarizimin e gjuhës shqipe!", janë dëshmi të rradhës se kemi të bëjmë me një pro-serb, dhe se zenkat e tij me Z.Crvenkovski nuk janë asgjë tjetër, pos një teatër kukullash dhe një taktikë serbe, përmes të cilave dhe kolaboracionistëve të tyre shqipfolës, Thaçi dhe Ahmeti, përpiqen që të manipulojnë popullin shqiptar të Kosovës Jugore (Luginës së Vardarit-ILIRIDA);

6. Edhe regjimi i vizave, i vendosur fillimisht me Republikën e Shqipërisë dhe më vonë edhe me Kosovën, por jo me Serbinë dhe Malin e Zi, janë plane ogurzeza të klanit serb në IRJM, sepse përmes kësaj forme synohet që të pengohet ardhja e artit dhe e kulturës shqiptare, nga Tirana dhe Prishtina, te populli shqiptar të kësaj krahine të Shqipërisë Etnike, dhe këtu të dominojë arti dhe kultura serbe nga Serbia, e cila përfundimisht po bindet se, jo vetëm "de facto" por edhe "de jure", po e humb Kosovën dhe po përpiqet të gllabërojë krijesën artificiale me emrin "Maqedoni", dhe së bashku me "Republikën Serbe" në Bosnje-Hercegovinë, të realizojë ëndërrën e saj të vjetër dhe përfundimisht të krijojë "Serbinë e Madhe".

-Prandej, Kryesia e këshillave të FBKSH-së të Zonës Nr.3 (Lugina e Vardarit), APELON që partitë politike shqiptare (PDSH dhe BDI, me të gjithë partitë satelite të tyre), urgjentisht të largohen nga aleancat e tyre me partitë pro-serbe: PDSH me VMRO-DPMN-në dhe BDI me LSDM-në, përmes të cilave (indirekt) kokën e kanë patur dhe e kanë në Beograd, dhe të orientohen në drejtim të Piemontit shqiptar-Tiranës, ku është edhe Selia Qendrore e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

-Gjithashtu, Kryesisë Qendrore të FBKSH-së i kërkojmë që, në një nga mbledhjet e saj të diskutojë edhe për mundësinë e krijimit të aleancës shqiptaro-bullgare me forcat progresiste bullgare, qofshin këto në Bullgari apo në "Maqedoni", siç dikur vepruan Hasan PRISHTINA dhe Todor ALEKSANDROV.

Koordinatori i këshillave të FBKSH-së të Zonës Nr.3 (Lugina e Vardarit),
Prof. Kastriot HASI (D.V.),

Zëdhënësi Politik të FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI(D.V.)


Tiranë - Shkup - Prishtinë,18 Janar 2008
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

DEKLARATË PUBLIKE NR. 5 E FBKSH-së


Shkruar nga FBKSH


FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR -FBKSH;
SEKRETARIATI VENDIMARRËS I KRYESISË QENDRORE;
PROT. NR. 005 - 27 - 01 - 08 / AKT PUBLIK ;Tiranë, Prishtinë, Shkup,
Tivar, Preshevë dhe Prevezë; 27 janar 2008.

PAKOJA AHTISAARI NUK E PËRCAKTON PAVARËSINË DHE SOVRANITETIN E KOSOVËS; PËRKUNDRAZI, ZËVENDËSON RI-KOLONIZIMIN E KOSOVËS NGA UNMIK ME EUMIK...!

Sekretariati Vendimarrës i Kryesisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në mbledhjen e tij të rradhës, të mbajtur më 27 janar 2008, ndër të tjerat diskutoi edhe mbi situatën politike në Kosovën Protektorat, dhe me këtë rast për opinionin publik lëshon këtë:

DEKLARATË PUBLIKE NR. 5

Përmes së cilës deklaron si më poshtë vijon:

- Politikanët e Prishtinës vazhdojnë të mashtrojnë popullin shqiptar, jo vetëm në Kosovën Protektorat por edhe me gjerë(në bashkëpunim edhe me poltikanët servilë të Tiranës, të Tetovës dhe të Preshevës), se gjoja shumë shpejtë Kosova do ta fitojë pavarësinë, se pavarësia na qenka punë e kryer dhe se na qenka vetëm cështje javësh, bile edhe ditësh. Ecajaket e tyre, herë në Washington dhe herë në Bruksel, na kujtojnë ecajaket e dikurshme të rahmetliut Rugova.Por, e vërteta është krejt tjetërfare: Pakoja Ahtisaari nuk e përcakton pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës; Përkundrazi, ajo zëvëndëson ri-kolonizimin e Kosovës nga UNMIK me EUMIK. Dhe, planet janë shumë ogurzeza, jo vetëm për Kosovën por edhe për mbarë çështjen kombëtare të pazgjidhur shqiptare, e cila kohëve të fundit etiketohet sipas shpikjeve të kuzhinave të trekëndëshit Moskë - Beograd - Athinë dhe quhet "Shqipëri e Madhe", por që në fakt e dijnë se nuk ka as "Shqipëri të Madhe" dhe as "Shqipëri të Vogël"; sepse ka vetëm një SHQIPËRI që shtrihet kudo ku bukës i thuhet bukë dhe ujit i thuhet ujë. Turp dhe haram iu qoftë buka e Nënës Shqipëri....!

- Sipas informacioneve që shërbimi inteligjent i FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), prej shumë kohësh ka arritur të grumbullojë, vetëm në Kosovën Protektorat, Serbia ka angazhuar një kontigjent prej 5.000 trupash, agjentë të ish-UDB-së, të ish-KOS-it (ish sherbim sekret i APJ-së) dhe banditë e kriminelë të "Car Lazarëve", të cilët nëpër Kosovë operojnë si civilë, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në pjesën veriore të Mitrovicës dhe nëpër të gjitha enklavat serbe brenda territorit të Kosovës Protektorat. Misioni i tyre është, që në momentin kur Kuvendi i Kosovës të shpallë "Deklaratën e Pavarësisë", serbët në veri të Mitrovicës të shpallin Pavarësinë e "Republika Srbska", e cila (sipas Pakos Ahtisaari) do të lidhte të gjitha enklavat serbe brenda territorit të Kosovës Protektorat me Kryeqendrën e tyre - Mitrovicën Veriore, si dhe nga ana tjetër kontigjenti agjenturor e banditesk i Serbisë të godiste enklavat serbe, t'ua digjte shtëpitë dhe kishat e manastiret, dhe për këtë t'i fajësonte shqiptarët, siç bëri më 17 e 18 mars të vitit 2004, kur po kjo agjenturë i dogji shtëpitë dhe kishat e manastiret ortodokse dhe fajin ua hodhi shqiptarëve.

- Prandej, Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, i urdheron të gjitha strukturat e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) të Zonës Nr. 2 (Kosova Historike) të FBKSH-së, me në krye Kryesinë e Këshillit të FBKSH-së në Zonën Nr. 2, nën komandën e së cilës vepron edhe Divizioni "ADEM JASHARI" i AKSH-së, dhe mbi të gjitha këshillat e nënzonave të FBKSH-së: 1. të Prishtinës, 2. të Mitrovicës, 3. të Pejës, 4. të Prizrenit, 5. të Ferizajt, 6. të Gjilanit dhe 7. të Preshevës, që të përcjellin situatën dhe të rrisin gadishmërinë luftarake në nivelin më të lartë të saj, dhe të marrin në mbrojtje enklavat serbe në Kosovë, si dhe pa më të voglin hezitim ta godasin agjenturën serbe, e cila dëshiron të kompromentojë luftën tonë për liri e ribashkim kombëtar, sepse e kemi deklaruar dhe po e ripërsërisim deklaratën tonë se: "Edhe në Shqipërinë e Ribashkuar do të kemi minoritete, qofshin këto sllave apo greke dhe të tjera, të cilat do t'i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre për minoriten, të garantuar sipas konventave dhe rezolutave të shumta mbi minoritetet, gjithëmonë sipas parimit të reciprocitetit, sepse edhe në komb-shtetin serb, në komb-shtetin grek dhe në komb-shtetin bullgar edhe ne shqiptarët do ta kemi minoritetin shqiptar, pasi që vetëm në Beograd kemi mbi 200.000 shqiptarë dhe në Athinë, përveç emigrantëve shqiptarë të ri, aktualisht i kemi mbi 2 miljonë arvanitas".

- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), do të vazhdojnë punën e tyre për ribashkim kombëtar shqiptar të të gjitha trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar me emrin SHQIPËRI, sipas Programit të Veprimit Taktik dhe Strategjik të FBKSH-së.

Të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që na vijnë, se sapo të përcaktohet statusi i Kosovës, gjoja SHPK do të merret me AKSH-në, as nuk na trembin dhe as nuk luhasin nga rruga jonë për liri dhe ribashkim kombëtar, që ishte edhe betimi dhe amaneti i dëshmorëve të kombit, të cilët flijuan më të shtrenjtën e tyre -jetën dhe kaluan në përjetësi nën emblemën dhe uniformën e bukur të UÇK-së, të cilën e formoi dhe e rriti si nëna fëmijën) Heroit i kombit ADEM JASHARI dhe e gjithë plejada e lavdishme e Tij.

Në nuk e duam vëllavrasjen, sepse këtë e nxisin armiqtë tanë sipas devizës së tyre të vjetër "Përçajë dhe sundo!". Përfundimisht të gjithë këtyre zërave iu themi: "Jo vetëm burgun por edhe vdekjen e pranojmë duke buzëqeshur, por kurrën e kurrës nuk do ta tradhtojmë betimin e amanetin e shokëve dhe shoqeve tona, që kaluan në përjetësi dhe morën gradën më madhore - dëshmorë të kombit!".

Prandej, të gjithë ata që i gënjen mendja e tyre të shitur te të huajt iu themi:

MOS GABONI SE DO TË JENI JU ATA QË DO TË PËSONI SHUMË KEQ, DO TË DETYROHENI TË IKNI NGA KOSOVA, ASHV SIÇ IKËN TË GJITHË KOLABORACIONISTËT E DIKURSHËM TË SERBISË.

Për Sekretariatin Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së:

Kryetari i FBKSH-së,
Prof.Dr.Bashkim MITROVICA (D.V.);

Kryetari i Zonës Nr.2 të FBKSH-së,
Prof.Alban KOSOVA (D.V.);

Zëdhënësi Politik të FBKSH-së,
Mr.Gafurr ADILI (D.V.).

Tiranë-Prishtinë, 27 Janar 2008.
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Intervistë ekskluzive për revistën mujore AS të Shkupit, me Kolonele Saranda TOPLICA :

Saranda_toplica.JPG


Pyetje : Nëse ka mundësi, më së pari na tregoni prej nga jeni dhe në çfarë moshe?

Përgjigje:

Babain e kam nga Tetova dhe nënën nga Prishtina, kurse unë kam lindur në Prishtinë dhe tani jam 22 vjeçe.


Pyetje: Prej kur jeni këtu?



Përgjigje:Anëtare e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) jam bërë që në vitin 2003, kur në korrik të po këtij viti në Tiranë u arrestua Kryetari i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili nga Kërçova, i cili më vonë, nga gjykata e Tiranës e fitoi pafajësinë, dhe ishte ky veprim i paprecedent i Tiranës, si dhe fjala mbrojtëse, të cilin e kam lexuar si libër me titull: "NENA ME LINDI, SHQIPERIA ME RILINDI" e Zotit Adili para gjykatës së Tiranës, që më shtuan kurreshtjen që fillimisht të njihem me Platformën Politike të FBKSH-së, dhe më pas edhe të vihem në kontakt me Këshillin e FBKSH-së në Prishtinë, si dhe të bëhem edhe anëtare e FBKSH-së. Kurse tani edhe të vija këtu e të vishja edhe uniformën e bukur të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), që është strukturë ushtarake e FBKSH-së. Pra, këtu jam që nga 15 nëntori 2007.

Pyetje: Përpara se të rekrutoheshit, me çfarë merreshit?

Përgjigje:Kur u bëra anëtare e FBKSH-së isha brucoshe, kurse para se të vija këtu e të vishja uniformën, kisha absolvuar në fakultetin juridik. Pra, shumë shpejt do të marr edhe diplomën e magjistres së shkencave politiko-diplomatike.



Pyetje: Cilat janë motivet që iu shtynë të braktisni studimet dhe të rreshtoheni në AKSH?



Përgjigje :Nuk i kam braktisur studimet. Këtu po i përgatis dy provimet e fundit të magjistraturës. Që të vija këtu ishte një vendim i Këshillit të FBKSH-së të Prishtinës, sepse togu i vajzave luftëtare kishin nevojë për një drejtuese të shkencave politike. Pra, unë jam komandante e togut të luftëtareve të AKSH-së të Brigadës së Mitrovicës.


Pyetje: Si po ja kaloni këtu?


Përgjigje:Shumë mirë. Është krenari kombëtare t’i përgjigjesh thirrjes së Atdheut në momentet kur ai dhe populli yt rrezikohen nga bandat kriminale serbe, që kanë vra e pre shqiptar të pafajshëm, pleqë, plaka dhe fëmijë, dhe që kanë përdhunuar mbi 2800 motra shqiptare.

Pra, që të mos ndodhë kjo edhe njëherë, jo vetëm unë por edhe shumë motra të tjera jemi mobilizuar me vëllezërit tanë, luftëtarë të devotshëm të AKSH-së dhe patrullojmë kufirin nga të gjitha anët e Kosovës me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Pyetje: A vizitoni ndonjëherë familjen dhe shtëpinë apo gjatë gjithë kohës rrini në male?


Përgjigje: Një herë në muaj, jo vetëm unë por edhe të gjitha luftëtaret që nuk janë të dekonspiruar, se janë luftëtarë të AKSH-së, kemi të drejtë të shkojmë nëpër familjet tona.

Leja na jepet nga Shtabi i Brigadës së Mitrovicës të AKSH-së dhe kohëzgjatja është vetëm për 48 orë, kurse kur kemi provime leja na jepet edhe për 52 orë.

Pra, të gjitha këto janë të sanksionuara me rregullore të veçantë të AKSH-së, rregullore këto që dalin nga Rregullorja e Disisplinës së AKSH-së e miratuar që në prill të vitit 2004.


Pyetje: Si kaloni me bashkëluftëtarët dhe a paraqet për ju pengesë a probem, kur kemi parasysh faktin se shumica janë meshkuj? Si ja kaloni me ta, sa ju rrespektojnë, a keni ndonjë problem?

Përgjigje: Shumë mirë, jo vetëm unë por të gjithë shoqet e mija bashkëluftëtare po kalojmë vëllazërisht me vëllezërit tanë bashkëluftëtarë, dhe në veçanti jemi shumë të rrespektuara, jo vetëm nga drejtuesit e Brigadës, por edhe nga të luftëtarët, sepse edhe në rastin konkret gjërat janë të sanksionuara me rregullore të veçantë mbi moralin e lufëtarëve të AKSH-së ku shkruan:

“Lejohet dashuria midis luftëtarit dhe luftëtares së AKSH-së, por çdo ngacmim seksual dhe imponim i dashurisë, apo keqpërdorim i pozitës komanduese nga eprori ndaj luftëtares, apo edhe anasjelltas, ndërshkohet shumë rëndë dhe gjykata e shkallës së I-rë, e Brigadës së AKSH-së, shqipton dënimin kapital…”

Pyetje: Sa femra të tjera ka përreth jush?


Përgjigje: Ju thash se unë jam komandante e një togu të vajzave shqiptare të Brigadës së Mitrovicës të AKSH-së, dhe besoj se në këtë rast ua kam dhënë edhe përgjigjen se sa femra të tjera, përveç meje , janë këtu.

Pyetje: Çfarë kushtesh keni këtu: ushqim, veshëmbathje dhe kushte të tjera të domosdoshme?

Përgjigje: Brigada e Mitrovicës së AKSH-së është strukturë ushtarake e AKSH-së, të cilën e ka krijuar Këshilli i Nënzonës nr.2 (Mitrovicë, Albanik, Skënderaj, Drenas, Vushtri) të Zonës nr.2 (Kosova historike) i FBKSH-së, prandaj edhe për kushtet tona elementare, gjithëçka na duhet, dhe që nuk na mungojnë asnjëherë përkujdeset, të cilat na i siguron Këshilli i FBKSH-së të Mitrovicës, këshill ky që është i organizuar në çdo fshat e lagje të qyteteve, që i sipërceka.

Pra, vetëkuptohet se, kushtet tona janë modeste, aso kushtesh që iu duhen luftëtarëve të lirisë, të cilët kanë vendosur të sakrifikojnë edhe më të shtrenjtën e tyre – jetën, prandej edhe doemos do të sakrifikojnë dhe kurrë nuk e kërkojnë jetën luksoze, sepse këtë nuk e ka as populli shqiptar i Kososvës dhe më gjërë, i cili vazhdon të jetojë në një varfëri të tejskajshme, si në një burg të madh, sepse ate po e vjedhin ndërkombëtarët dhe potikanët servilë të Prishtinës.


Pyetje: A keni armatim të mjaftueshëm dhe a jeni e përgatitur fizikisht për luftë? A keni ndjekur trajnim paraprak dhe a e ndiqni edhe tani?

Përgjigje: Duke qenë komandante e Togut të vajzave, unë jam edhe anëtare e Shtabit të Brigadës së Mitrovicës të AKSH-së, prandaj edhe lirisht mund t’ju them se kemi armatim të mjaftueshëm, por nga ana tjetër dijë se kërkesat për t'u bashkuar në radhët tona, qofshin këto djem apo vasha, janë tepër të mëdha, prandaj edhe mund të them se ndihma e popullit na është shumë e domosdoshme.

Por, ndihmat nga populli nuk kemi të drejtë t’i pranojmë, ne pjestarët e AKSH-së, por kjo i dedikohet FBKSH-së, sepse siç e cekëm edhe më sipër, për të gjithë nevojat dhe kërkesat tona përkujdeset Këshilli i FBKSH-së të Mitrivicës, kurse për përgatitjet tona fizike dhe trajnimet tona, lirisht po iu them se, jemi shumë të përgatitura dhe për çdo ditë po përgatitemi dhe po trajnohemi nga kuadrot tona drejtuese, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në tri betejat e zhvilluara nga viti 1998 deri në 2001.


Pyetje: A jeni e përgatitur dhe psiqikisht dhe politikisht, meqë situate është e ngarkuar politikisht dhe shumë njerëz hamenden në këto kohë?


Përgjigje: Jo vetëm psiqikisht por edhe politikisht jam shumë e përgatitur, prandaj edhe kam ardhë këtu, që të jap kontributin tim s'i kuadër që jam.

Dhe, kjo është detyra ime kryesore si komandante, dhe si e tillë po i përgatis të gjitha vajzat tona luftëtare.

Vetëkuptohet që kur kam nevojë për ndihmë për asnjë moment nuk më mungon kjo ndihmë nga drejtuesit e lartë të Brigadës, ndër të cilët është edhe komandanti i Briadës.

Disa herë na ka vizituar edhe kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtarë Shqiptar (FBKSH-së),Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, i cili sipas Rregullores së Disiplinës së AKSH-së është dhe Komandanti Suprem i AKSH-së.

Pyetje: Cili është ideali juaj profesional dhe a është kryekëput me atë të bashkëluftëtarëve tuaj dhe kryesisë?

Përgjigje: Ideali im dhe i të gjithë bashkëluftëtarëve të mi është i sanksionuar në Platformën Politike të FBKSH-së, ribashkimi i të gjitha trojeve edhe popullit që jeton në këto troje në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar me emrin Shqipëri.

Nuk ke se si të bëhesh luftëtarë apo luftëtare e AKSH-së pa u bërë anëtarë apo anëtare e FBKSH-së, sepse AKSH nuk ka as Platformë Politike, as Program dhe as Statut. Të gjithë këto i ka FBKSH-ja dhe AKSH është vetëm strukturë e FBKSH-së, dora e djathtë e trupit FBKSH, që ka vetëm Rregullore të Disiplinës së AKSH-së, nga e cila burojnë rregulloret tjera të veçanta.

Pra, nuk mund të jesh luftëtar apo luftëtare e AKSH-së dhe të mos betohesh se deri në frymëmarrjen e fundit do të luftosh për ribashkimin kombëtar shqiptar.


Pyetje: A e dinë familja juaj dhe si kanë reaguar ata kur erdhët ju këtu? A ju përkrahën në këtë vëndim të rëndësshëm?




Përgjigje: Sigurisht që e dinë familja ime dhe vetëkuptohet se edhe e kanë mbështetur vendimin tim, sepse është familja ime (babi im), ai që më ka mësuar se si bëhet betimi, ashtu s'i Muhedin ALIUN (dajën t'im, që e mësoi babi i Tij), për çlirim dhe ribashkim kombëtar, sepse babi im ka qenë pjestar i UÇK-së, betim që ka ngelë në gjys të rrugës dhe që duhet çuar deri në fund, sepse nga thellësia e tokës së përgjakur na thërret gjaku i dëshmorëve të Kombit.

Babi im ka qenë bashkëluftëtar i dëshmorit Bahri Fazliu, i cili na meson:

”Nëse e ke dashur dëshmorin, mos shko te varri i tij që t’i vesh lule mbi varr, por vazhdoje rrugën e Tij…”


Pyetje: Si kaluat ju dhe familja juaj në luftën e vitit 1999? A keni patur ndonjë dëm nga ajo luftë?



Përgjigje:Nga familja ime e ngushtë nuk na është vrarë asnjë pjestar i familjes, sepse e gjithë familja ime, unë bashkë me vëllezërit e motrat e mija, ishim aty ku ishte UÇK-ja.

Por, babit t'im i janë vrarë shumë shokë të idealit, ndër të cilët edhe ish-shoku i Tij i vjetër (i ilegales), dëshmori Isa Kastrati, me të cilin ka bëshkëvepruar që kur ka qenë student i Universitetit të Prishtinës, kohë kjo kur është njohur dhe me Zëdhënësin Politik të FBKSH-së, Magjistrin e Shkencave Juridiko- Ekonomike Z. Gafurr Adilin, për të cilin unë, e gjithë familja ime dhe të gjithë bashkëluftëtaret e bashkëluftëtarët e mia këtu, dhe jo vetëm këtu por edhe më gjërë, ushqejmë konsideratat më të larta për këtë ideolog të ribashkimit kombëtar.


Pyetje: Përfaqësuesi juaj politik ka deklaruar se do të ketë luftë në të gjithë Ballkanin dhe do të zgjasë shumë, a jeni e gatshme t’i qëndroni kësaj lufte nëse ajo ndodh m e të vërtetë?



Përgjigje:"Lufta është e pashmangëshme!", ka deklaruar Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili dhe këtë na e ka argumentuar edhe me fakte shumë bindëse.

Për fatin tonë “të keq”, konstatimet e Z. Adili deri tani kanë dalë dhe a e dini pse?

Sepse, Ai është në një pozicion të atillë, ku arrin të grumbullojë shumë informacione dhe mbi bazën e këtyre informacionve bëhet edhe analiza politike, pastaj në fund del edhe qëndrimi politik, shumë i qartë dhe i pagabueshëm, sic ka ndodhur deri më tani.

Pastaj, kam ndëgjuar që Z. Adili rreth vetes ka 7 këshilltarë të të gjithë lëmive, prandaj edhe deklaratat e tij kanë qenë shumë të sakta.

As Z. Adili dhe askush nga ne nuk e don luftën, sepse ajo sjell vrasje, djegje dhe shkatërrime; sepse, luftën nuk e ka dashur dhe nuk e don as populli shqiptar, por luftën po na e imponojnë pushtuesit dhe kolonizatorët e trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike, të cilët nuk po binden se koha e pushtimeve klasike dhe e kolonive ka përfunduar edhe në Afrikën e Jugut.

Për këtë, përgjegjësi mban edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila vetë popullit shqiptar vazhdon t’i mohojë të drejtën e Vetëvendosjes, parim ky i njohur dhe i garantuar edhe me të drejtën positive ndërkombëtare, e cila është sanksionuar në dhjetëra Konventa dhe Rezoluta të miratuara nga Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së.

Pra, jam e gatshme dhe e vendosur që, jo vetëm t’i qëndroj kësaj lufte deri në fund, sa ajo të zgjasë, sikur të zgjasë edhe një dekadë, por jam e vendosur që edhe të flijoj më të shtrenjtën time,- jetën .


Pyetje: Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit tanë dhe të tjerët në këto çaste?


Përgjigje: Për të gjithë lexuesit e revistës AS dhe të gjithë shqiptarët në Kosovën Jugore (Lugina e Vradarit-ILIRIDA), do t’ju jap këtë mesazh: Ta përkrahin FBKSH-në e Zonës Nr. 3 dhe Divizionin "TAHIR SINANI TE AKSH-së që vepron në Kosovën Jugore (Lugina e Vardarit- ILIRIDA), që vazhdon të mbahet e pushtuar dhe e kolonizuar nga pushteusit dhe kolonizatorët sllavo-maqedonas. Motrat e mia të idealit pa më të voglin hezitim t'i bashkohen Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), që udhëhiqen nga djali i Mitrovicës heroike, Prof.Dr. Bashkim MITROVICA (Isa BOLETINI i ri) dhe biri i Kërcovës kreshnike, Mr. Gafurr ADILI (Ismail QEMALI i ri) me shokë e shoqe nga më të mirat e At-mëmëdheut SHQIPERI ETNIKE.

Pyetje: Çfarë mesazhi do t’ju drejtonit politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe trojet e tjera?

Përgjigje:

Boll ma me mashtrime dhe vjedhje që ia kanë bërë dhe po ia bëjnë popullit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike !

Mirëupafshim në Kryeqytetin e lirë të Vilajetit të Kosovës, në Shkup, aty ku duhej, në vitin 1912, të shpallej Pavarësia e Shqipërisë !

Albanik, shkurt 2008.

*****************************************************************

INTERVISTË EKSKLUZIVE PËR "SHQIPËRIA SOT" ME KRYETARIN E FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH), PROF.DR.BASHKIM MITROVICA

01.04.2008: Zoti Mitrovica, ju përshendes në emër të redaksisë së faqes "Albania Today"/"Shqipëria Sot".


fbksh-emblema(1).jpg



1. Kur u krijua Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe pse?


Përgjigja:

Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është krijuar më 4 dhjetor 1999, mënjëherë pas shpërbërjes së UÇK-së, që ishte çlirimi dhe bashkimi kombëtar, për të cilin betim kishin rënë djemtë dhe vashat shqiptare, themeluesit e UÇK-së, si Adem e Hamëz JASHARI me të gjithë familjet e tyre, Abedin REXHA, Luan e Shkelzën HARADINAJ, Zahir PAJAZITI, Hakif FEJZULLAHU, Edmond HOXHA, Sadri ZENELI, Fehmi e Xhevë LLADROVCI, Ilaz KODRA, Bahri FAZLIU, Agron RRAHMANI, Ismet JASHARI-KUMANOVA, Agim RAMADANI, Muhedin ALIU, Beqir LIMANI etj...
Arsyeja e krijimit të AKSH-së ishte një dhe e vetme, çlirimi dhe ribashkimi i të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI.

2. Pse Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) ka marrë drejtimin politik të AKSH-së?

Përgjigja:

Nëse UÇK nuk kishte një formacion politik, që do ta drejtonte politikisht luftën, të cilën realisht UÇK e fitoi në poligonet e dyluftimeve, por e humbi në poligonet e tavolinave diplomatike, siç ishte Rambuje dhe Parisi, si më pas edhe Konçuli e Ohri, shokët tanë, ndër të cilët është edhe ideologu i ribashkimit kombëtar, Mr. Gafurr ADILI, gjykuan se duhej krijuar një formacion politik kombëtar, i cili politikisht do ta drejtonte AKSH-në, e cila do të vepronte vetëm atëherë kur për këtë do të gjykonte FBKSH, sepse lufta fillon me mjete politiko-diplomatike dhe pastaj vazhdon me mjete demokratike të dhunës (kur shteren mjetet politiko-diplomatike) dhe në fund përsëri përfundon me mjete politiko-diplomatike. Pra, FBKSH paraqet trupin, AKSH dorën e djathtë, SKSH dorën e majtë dhe FKSH paraqet këmbët.
Por, i gjithë ky trup e ka edhe një kokë, dhe kjo kokë e ka edhe një tru, që është Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, ku krahas Kryetarit të Përgjithshëm të FBKSH-së, i cili në momente lufte është edhe Komandant Suprem i AKSH-së, dhe të gjithë kryetarëve të 7 zonave të FBKSH-së bënë pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, edhe Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së dhe Shefi i Këshillit Qendror të FKSH-së. Dhe, AKSH që është dora e djathtë e FBKSH-së vepron vetëm kur t'i thotë truri i FBKSH-së, Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar.

3. Prej krijimit të saj e deri sot, sa aksione i ka ndërmarrë AKSH-ja, për çlirimin e trojeve shqiptare nga jugu në veri, nga lindja në perëndim? Nuk mendoj këtu vetëm në paraqitjen e saj, por dhe në goditjen e saj mbi forcat armike, serbe, maqedone, malazeze, dhe greke.

-Them, kështu, sepse opinioni i brendshëm dhe i jashtëm e di se ju luftoni për ribashkimin territorial të Shqipërisë Etnike.

Përgjigja:
Fuqia apo forca e një formacioni politik-ushtarak, siç është FBKSH dhe strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, nuk matet vetëm me aksione, por ajo matet edhe me rezultatet e atyre aksioneve, apo më mirë më thënë edhe me ndikimin e këtyre aksioneve në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare. Bazuar në këtë që thashë më sipër, lirisht mund t'iu them se të gjitha aksionet e AKSH-së kanë qenë në kohë të duhur dhe kanë dhenë rezultate edhe në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, ndër të cilat si pikësynim apo nyje gordiane ka qenë dhe mbetet Kosova.

Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), që nga themeli i saj e deri më tani ka 8 dëshmorë, por mos harroni se në vitin 2003, kur në Tiranë u arrestua Z. ADILI, armiqtë serbo-maqedonas kanë numëruar mbi 20 policë dhe ushtarë të vrarë në fushëbetejat me AKSH-në.
Besoj që shumë shpejt, për të gjitha detajet e këtyre ngjarjeve, opinioni publik kombëtar dhe ndërkombëtar do të njoftohet përmes librit të Mr. Gafurr ADILI: PËRBALLJA E FBKSH ME BE, libër që përshkruan takimin 4 orësh (në zyrat e hetuesisë së Burgut 313 të Tiranës) midis Z. ADILI dhe Shefes së Bashkimit Evropian për Ballkanin, Znj. Viktoria WALKER, libër ky që hedh dritë mbi shumë të vërteta, jo vetëm për FBKSH-në dhe strukturat e tij, por edhe mbi të gjithë politikën shqiptare dhe ndërkombëtare.

4. Fuqia e një ushtrie a qëndron në aksionet e saj apo me pretendimet dhe deklaratat e saj?

Përgjigja:
Fuqia e një ushtrie nuk matet vetëm me aksione por ajo matet edhe me vigjilencën dhe disiplinën që ajo respekton karshi urdhërave politike dhe veprimeve luftarake që ia përcakton dhe trason formacioni politik që e drejton atë, siç është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). Pra, ne shqiptarët dhe në rastin konkret as FBKSH dhe AKSH nuk vuajmë për luftëtarë të lirisë, sepse ato i kemi me bollëk, por vuajmë për drejtues politikë dhe ushtarakë, të cilët po arrijmë t'i krijojmë, gjë kjo që është dëshmuar pas vitit 2004, kur strukturat tona arritën që të eliminojnë bandat kriminale (me maska) që i organizonin agjenturat sllavo-greke, qëllimi i të cilave ishte që ta komprometonin AKSH-në, dhe duke kompromentuar AKSH-në te shqiptarët të vrisnin edhe idealin e ribashkimit kombëtar shqiptar. Këtë beteje e fituam me sukses, dhe në të ardhmen do t'i fitojmë edhe betejat e tjera, siç kemi ditur që t'i fitojmë edhe betejat me bandat e Serbisë, ndër të cilat ishte edhe banda "Car Lazarët", dhe shumë shpejt bashkërisht do të festojmë festën e madhe, festën e ribashkimit kombëtar shqiptar.

5. Më në fund, pas shumë rrenave, politikanët shqipfolës shpallën pavarësinë e Kosovës. A u kry edhe amaneti i dëshmorëve me këtë "pavarësi", siç po propagandojnë ata?

Përgjigja:

Edhe në fillim të kësaj intervistë e ceka se kush ishte betimi i dëshmorëve të kombit. Pra, "pavarësia" e Kosovës është hapi i parë drejt fitores përfundimtare, ribashkimit kombëtar shqiptar. Obligimin ndaj kombit dhe atdheut e kanë përmbushur vetëm dëshmorët e kombit, dhe ne të gjallët duhet ta vazhdojmë rrugën e tyre. Dëshmorët e Kombit nuk kanë luftuar për "Pakon Ahtisaari", prandaj kërkoj që askush të mos manipulojë me betimin e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

6. A është Kosova shtet i pavarur e sovran pas "shpalljes së pavarësisë"?

Përgjigja: Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran. Ajo është protektorat i OKB (me emrin UNMIK) dhe BE-së (me emrin EULEX), por rëndësi ka vetëm një element, që me këtë rast edhe "de jure" Serbia humb juridiksionin (lexo: pushtimin dhe kolonializmin klasik) mbi Kosovën, kurse 99% e "Pakos Ahtisaari" është në dem të Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare.


7. A ka përmirësuar Evropa Plake padrejtësinë shekullore ndaj shqiptarëve me njohjen e pavarësisë së Kosovës?

Përgjigja:

Assesi Evropa Plake nuk e ka korrigjuar gabimin dhe padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve. Gjithashtu, përderisa vetëm kombit shqiptar vazhdon t'i mohohet "E drejta e vetëvendosjes", një e drejtë universale kjo, e garantuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së, si dhe përderisa Kosovës (me "Pakon Ahtisaari") i kushtëzohet e drejta e bashkimit me një shtet tjetër, në rastin konkret me Republikën e Shqipërisë, paraqet një rast "sui generis" në të drejtën pozitive ndërkombëtare, që nuk është asgjë tjetër pos një shkelje flagrante dhe një padrejtësi ndaj kombit shqiptar, gjë kjo që na bind se Evropa Plake ka ngelur po ajo Evropë që ishte dikur dhe kam bindjen se do të dështojë, sepse Ballkanin vazhdon ta lejë si një "fuçi baruti", gjë kjo që ka rrezikuar dhe vazhdon të rrezikojë, jo vetëm Evropën Plake por edhe më gjerë.

8. Në anën strategjike të veprimit politiko-diplomatik, çështja shqiptare duhet shtruar në mënyrë të ndarë në mënyrë të ndarë thela-thela (sipas ndarjes territoriale) apo në mënyrë globale si çështje unike?


Përgjigja:
Rregullisht dhe sistematikisht kemi deklaruar se paqja dhe stabiliteti në Evropë mund të krijohet vetëm nëse kjo paqeje dhe ky stabilitet arrihet në Ballkanin "fuçi baruti" dhe jo përmes projekt-dokumenteve të llojit "Pako Ahtisaari". Nëse kreatorët e kësaj Pako ne shqiptarëve na thonë se është një privilegj që i është bërë Kosovës, atëhe10rë ne them pse ky privilegj nuk po i bëhet edhe Serbisë, Malit të Zi, "Maqedonisë" dhe Greqisë, kur dihet fakti se Kosova nuk është shtet aq multietnik (ku nuk jetojnë as 5% minoritete) sa janë shtetet e sipërcekura: Serbia, Mali i Zi, "Maqedonia" dhe Greqia?

9 Pse çështja shqiptare ka karakter kolonial dhe cila është zgjidhja e qëndrueshme e saj?

Përgjigja:

Çështja shqiptare ka karakter kolonial sepse më tepër se 70% të trojeve Shqipërisë Etnike vazhdojnë të mbahen të pushtuara dhe të kolonizuara, jo vetëm nga pushtuesit serbë, malazias, sllavo-maqedonas dhe grekë, por edhe nga OKB dhe BE, që është Kosova Protektorat, sepse pasuritë e saj (të tyre) shfrytëzohen nga pushtuesit dhe kolonizatorët e trojeve të Shqipërisë Etnike. Pra, trojet shqiptare vazhdojnë të mbeten koloni, edhe në shek. XXI, kur kolonializmi ka përfunduar edhe në Afrikën e Jugut. Ky është turpi i Evropës Plake.

10. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka deklaruar se vetëm me ndarjen funksionale të Kosovës sipas marrëveshjes së propozuar me UNMIK-un, evitohet lufta. A është kjo deklaratë serbe paralajmërim për një luftë të re në Kosovë?


Përgjigja:
Besoj keni dëgjuar dhe lexuar deklaratën e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI, me titull "NDARJA E KOSOVËS DHE LOJA DOMINO...!" Me tepër se aq sa flet ajo deklaratë nuk besoj se ka nevoje t'iu flas.

11. Si do të reagojë Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) në rast se OKB-ja pranon marrëveshjen e propozuar nga Serbia për ndarjen etnike të Kosovës?


Përgjigja:
FBKSH nuk do të pranojë që shqiptarët të humbin asnjë pëllëmbë të trojeve shqiptare dhe do të dijë të reagojë në kohën e duhur. Me këtë rast duhet të paralajmëroj se kohet e ricopëtimeve të trojeve shqiptare (siç ka ndodhur edhe në të kaluarën) po na shfaqen edhe tani në shek. XXI, por të gjitha këto plane antishqiptare për FBKSH-në dhe strukturat e tij do të jeshin të papranueshme dhe do të përpiqemi që t'i fitojmë këto sfida dhe beteja që do të na shfaqen edhe në të ardhmen e afërt.

12. Këto ditë, Shqipëria administrative u mbush me tym e vaj si pasoje e tragjedisë së Gërdecit. Cila ishte nënshtresa e fshehtë e kësaj tragjedie dhe si komentoni se edhe në momentin e fundit, qeveria Berisha ka hedhur poshtë çdo faj të vet mbi të?


Përgjigja:

Nuk duhet të habitemi pse ndodhin këto gjëra, këto tragjedi, në Shqipërinë tonë të rrudhur, sepse situata dhe raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, siç ishte periudha e viteve 1991-1992 dhe 1997.
Armiqtë tanë sllavo-grekë kanë vepruar dhe veprojnë në Republikën e Shqipërisë. Edhe tragjedia e Gërdecit ishte dora e agjenturave sllavo-greke. Shumë shpejt, kjo do të zbardhet, dhe për këtë detyrë madhore po punojnë edhe strukturat inteligjente të FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH). Por, nuk dua të spekuloj para kohë, sepse pas përfundimit të hetimeve Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së, Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim Presheva, do të na informojë me një deklaratë publike.

13. A është dashur të shkatërrohet municioni i Republikës së Shqipërisë dhe pse u bë një veprim të tillë nga ana e qeverisë shqiptare?


Përgjigja:

Nuk kam koment për këtë pyetje, dhe nuk e kam për turp që t'iu them kështu, sepse për këtë pyetje besoj se më mirë do të mund t'iu përgjigjej Zoti ADILI, i cili jeton dhe vepron në Tiranë.


14. Politikanët shqipfolës hodhën idenë e një "komonuelth" (commonwealth) ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës, por hodhën poshtë bashkimin fizik të kufijve. Pse faktori politik zyrtar nga të dyja anët e kufirit shqiptaro-shqiptar ka hedhur një qendrim të tillë antikombëtar dhe cili është qendrimi i FBKSH-së?


Përgjigja:
Politikanët shqiptarë, si të Tiranës ashtu edhe të Prishtinës, janë politikane biznesi, prandej edhe flasin vetëm për bashkime të kapitaleve, të biznesit, midis R. së Shqipërisë dhe R. së Kosovës, dhe harrojnë të flasin apo edhe të marrin inisiativa për bashkimin kulturor, bashkimin shpirtëror, bashkimin e teksteve mësimore, bashkimin e dy akademive të shkencave (asaj të Tiranes dhe të Prishtinës), dhe për krijimin e Unionin Shqipëri-Kosovë. Nëse Kosovës (përmes "Pakos Ahtisaari") i ndalohet bashkimi me Shqiperine, atehere pse politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës tëmos krijojnë Unionin Shqipëri-Kosovë, përmes të cilit do të arriheshin bashkimet e mësipërme, ndër të cilat edhe bashkimi i kapitaleve?!

15. A duhet që shqiptarët të presin integrim në BE për t'u ribashkuar apo duhet të ribashkohen e më pas të integrohen në BE?

Përgjigja:

Integrimi i shqiptarëve copa-copa në BE nuk e realizon bashkimin e shqiptarëve, përkundrazi rreziku permanent është që Republika e Shqipërisë të mos pranohet në BE dhe Kosova dhe Serbia bashkarisht të integrohen ne BE.
Nëse do të ndodhë kjo, atëherë edhe ajo 1% pozitiv i "Pakos Ahtisaari" do të eliminohet dhe Kosova do të kthehet në një neokoloni e Serbisë.

Mesazhi juaj z.Mitrovica, për lexuesit e faqes "Albania Today" dhe për mbarë popullin shqiptar.
Përgjigja:

Të na besojnë në idealin tone, sepse gjithçka po shkrijmë për ta ribërë Shqipërinë.
Nëse politikanët shqiptarë të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit po shkrijnë Shqipërinë për të krijuar pasuri, jo vetëm për veten e tyre por edhe për nipërit e mbesat e tyre, ne të FBKSH-së po veprojmë siç dikur vepronin rilindasit tanë: po shkrijmë pasurite tona për ta ribërë Shqipërinë, prandej edhe kërkojmë besimin dhe ndihmën e popullit tonë, në këtë rruge plotë sakrifica por tepër sublime.


Faleminderit!
Përgjigja:
Edhe unë iu faleminderoj përzemërsisht.
Prishtinë, 31 mars 2008.

Intervistoi: Teuta Gjika - anëtare e redaksisë e "ALBANIA TODAY"/ "SHQIPËRIA SOT"

*************************************************************

DEKLARATË PUBLIKE NR. 6 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH


Thursday, 03 April 2008

SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE EDHE KËTË RRADHË DUHET T'I BOJKOTOJNË ZGJEDHJET E PUSHTUESIT E KOLONIZATORIT ME EMRIN SERBI !

- Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) iu shkeputën trungut amë -Kosovës dhe iu aneksuan Serbisë.

Më 1 dhe 2 mars 1992 sovrani popull i kësaj krahine shqiptare, përmes formës më demokratike - referendumit popullor, shpalli Autonominë politiko-territoriale me të drejtë ribashkimin me Kosoven.

Për jetësimin e këtij vullneti dhe vendimi poltik të sovranit populli, në poligonet e dyluftimeve me forcat armike serbe, kanë rënë edhe shumë dëshmorë të kombit, të cilët luftuan nën uniformën dhe emblemën e bukur të UCPMB-së.

Prandej, kushdo që shkel vullnetin e sovranit popull dhe gjakun e dëshmorëve të kombit, dhe thërret popullin që të dalë në zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit me emrin Serbi, nuk bënë asgjë tjetër pos që i shërben armikut serb, bënë edhe një akt tradhëtie ndaj çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare, e cila kërkon zgjidhjen e saj përfundimtare dhe fatlume, ribashkimin kombëtar shqiptar.

- Me këtë rast, në emër të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), THËRRAS POPULLIN E KOSOVËS LINDORE QË, EDHE KËTË RRADHË T'I BOJKOTOJË ZGJEDHJET E PUSHTUESIT E KOLONIZATORIT, ME EMRIN SERBI.

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI (D.V.)

Tiranë, 2 prill 2008.


*************************************************************

DEKLARATË PUBKIKE NR.7 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH


JEMI NË PRITJE…!

FBKSH dhe strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, nuk do të ndërmarrin asnjë veprim për t’i larguar bandat kriminale nga veriu i Mitrovicës dhe e gjithë Kosova Veriore, përderisa këtë gjë nuk do ta kërkojnë institucionet vendore (Presidenti, Kuvendi dhe Qerivria) e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare: UNMIK dhe KFOR.

Pra, FBKSH dhe strukturat e tij, Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), janë ne pritje të kërkesës së institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare (të aleatëve tanë) për ndihmën tonë, dhe pastaj, jo vetëm opinioni ynë kombëtar, por edhe ai ndërkomëtar, do të shohin dhe do të binden se si dhe ku djemtë dhe vashat heroike të AKSH-së do t’ua vendosin kufirin bandave kriminale të Beogradit, kufi ky që do të jetë shumë afër NISHIT, m’u te MOLLA E KUQE, ku edhe është kufiri i Toplicës dhe i gjithë Shqipërisë Etnike.

Tiranë, 6 prill 2008.

*************************************************************

SQARIM MBI DEKLARATËN PUBLIKE NR. 7 TË ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH-SË

NUK DUAM TË VRITEMI ME VËLLEZËRIT DHE MOTRAT TONA,
SI AS DHE ME ALEATËT TANË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS...!


- Veprimet e Njësiteve Elite të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), fillimisht në Zonën e Besjanës dhe më pas edhe në pjesën Veriore të Mitrovicës, gjatë vjeshtës së vitit 2007, kemi gjykuar se kanë dhënë rezultatet e duhura. Këtu mjafton të përmendim Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ve, Z. Ban Ki MUN, në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimt të OKB-ve, si dhe dërgimin e mbi 200 trupave (marinsave) amerikanë në Albanik (ish Leposavic), veprime këto që mundësuan përshpejtimin e përcaktimit të statusit të Kosovës.

- Pas shpalljes së "Pavarësisë së Kosovës", Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar (FBKSH), në një nga Mbledhjet e tij (mars 2008), gjykoi që strukturat elite të AKSH-së, të mos ndërmarrin asnjë veprim luftarak në territorin e Republikës së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe Kosova Veriore, ku ligjin vazhdojnë ta bëjnë bandat kriminale serbe, sepse në rastin konkret luftëtarët e luftetaret e AKSH-së do të futeshin brenda gërshërëve, duke luftuar ballë-për-ballë me bandat kriminale, por që prapa shpine mund të goditeshin nga aleatët tanë (KFOR) dhe bishti i tyre me emrin TMK, ku kemi djemtë dhe vashat tona, bashkëluftëtarët e bashkëluftëtaret e llogoreve tona të përbashkëta në luftën e Kosovës, nën uniformën dhe emblemën e bukur të ish-UÇK-së.

- Bazuar për sa theksuam më sipër, kemi gjykuar se nëse vërtetë institucionet vendore (Presidenti, Parlamenti dhe Qeveria) të Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare (UNMIK, EULEX dhe KFOR) dëshirojnë të rivendosin rendin dhe qetësinë në Republikën e Kosovës, si dhe të zbatojnë Rezolutën 1244 të OKB-ve, e cila vazhdon të mbahet në fuqi në Kosovë, lirshëm le të na e kërkojnë ndihmën tonë dhe ne këtë do t'ua ofrojmë pa më të voglin hezitim. Këtë mund ta bëjnë përmes Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI (në Tiranë).

Kryetari i FBKSH-së,
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (D.V.),

Shefi i SH P të AKSH-së,
Gjen. Korab TOPLICA (D.V.)

Shefi i D Q të SKSH-së,
Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim PRESHEVA (D.V.)

ALBANIK, 08 / 04 / 2008.


*************************************************************

DEKLARATË PUBLIKE NR. 8 E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH

KOSOVA NUK KA PARVARËSI PËRDERISA ATY LEJOHET TË MBAHEN ZGJEDHJET E NJË SHTETI TË HUAJ, ME EMRIN SERBI…!

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) prej kohësh, para dhe gjatë shpalljes së Kosovës, me pompozitete dhe manipulime të rradhës, gjoja shtet të pavarur e sovran, është prononcuar dhe është përpjekur që populit shqiptar t'ia tregojë të vërtetën e hidhur, se statusi aktual i Kosovës, sipas „Pakos Ahtisari", gjithçka mund të jetë, Protektorat i OKB-së (me emrin UNMIK), Protektorat i BE-së (me emrin EULEX) dhe Protektorat i Serbisë, por kurrën e kurrës JO shtet i pavarur e sovran, gjë kjo që vërtetohet edhe me rastin e lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve, qofshin këto parlamentare apo lokale, të Serbisë në „Republikën e Kosovës", që paraqet një rast unikal në Botë, sepse nuk kemi ndëgjuar që në një shtet të pavarur e sovran të lejohet që të mbahen zgjedhjet e një shteti të huaj, deri dje pushtues e kolonizator dhe kriminal e gjenocidal.

Kryesia Qendrore e FBKSH-së, edhe një herë rikonfirmon njërin ndër konkluzionet e Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së (16 shtator 2005), se Kosova para se të bëhet e pavarur e sovrane, më shpejt dhe më lehtë ribashkohet me Shqipërinë, prandaj edhe kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që të gjitha forcat atdhetare shqiptare të na bashkohen sa më shpejt dhe pa më të voglin hezitim, sepse bashkimi bënë fuçinë.

Zëdhënësi Politik i FBKSH,

Gafurr ADILI.
Tiranë, 14 prill 2008.
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

KOMUNIKATË NR. 9 E FBKSH :
Prot. Nr. 009-08-11-12 (AKT PUBLIK).


thumbnail.php


KËSHILLI ORGANIZATIV I KUVENDIT MBARËKOMBËTAR,
INSITUCIONI QË DUHET TË NA BASHKOJË TË GJITHË....!

Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHABIK), me silinë e saj në Tiranë dhe Kryetar Prof. Dr. HULUSI HAKO, si dhe Dega e saj në Prishtinë dhe me Kryetar zotin IBUSH HETEMI, as nuk ka qenë dhe as nuk është pjesë e Frotit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të strukturave të tij, por që vetëm në kuadë të Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar kanë vepruar dhe koordinuar aktivitetet e tyre të përbashkta për përgaditjen, organizimin dhe mbajtjen me sukses të Kuvendit Mbarëkombëtar Shqiptar.

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) konsideron që, Këshilli Organizativ i Kuvendit Mbarëkombëtar, me Kryetar Gjeneral (në rezervë) KUDUSI LAMA, ku krahas FBKSH-së dhe SHAIBK-së, bëjnë pjesë edhe shumë intelektualë e intelektuale atdhetare nga të gjitha trojet etnike të Shqipërise Natyrale dhe nga diaspora shqiptare, ka qenë dhe është institucioni i vetëm mbarëkombëtar që duhet t'i bashkojë të gjitha partitë, organiziatat dhe shoqatat atdhetare, si dhe të gjithë intelektualët atdhtarë dhe masat e gjëra popullore, pa dallim krahine, feje, ideje, gjinie dhe përkatesie partiake, që kanë qenë dhe janë PRO ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në një komb - shtet të vetëm, me emrin SHQIPERI.


Kryetari i FBKSH-së,
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v),

Zedhenesi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI (d.v)

Tiranë - Prishtinë, 12 nëntor 2008.

**********************************************************

GAFURR ADILI:
KOSOVA MË LEHTË DHE MË SHPEJT MUNDET TË RIBASHKOHET ME REPUBLIKËN E SHQIPËRISË SE SA AJO TË BËHËT SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN…!

Përafërsisht, ky ka qenë njëri ndër konkluzionet e shumtë të Kuvendi të Dytë Kombëtar të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), të mbajtur më 16 shtator të vitit 2006, në Prizrenin Historik, të cilin konkluzion, krahas shumë konkluioneve të tjera, ndër të cilët ishte edhe ai se, Kosova ka qenë dhe mbetet nyja gordiane e zgjidhjes fatlume të çështjes madhore komëtare - ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në një komb - shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI, të cilat konkluzione shumë të arësyeshme dhe të logjikshme, në cilësinë e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, unë arrijta që t’i publikoja, jo vetëm përmes intervistës s’ime (në shtator të vitit 2006) në gazetën më të guximshme e atdhetare shqiptare "Epoka e Re" të Prishtinës, por edhe më vonë përmes shumë intervistave të tjera dhe artikujve të publikuar në të gjitha mas-mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare.






Situatat e krijuara aktuale në Kosovën e „pavarur“, por jo edhe sovrane, kur krahas "Pakos Ahtisaari" mbi bazën e së cilës është miratuar edhe Kushtetuta e „Republikës“ së Kosovës, vepron edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, ku Kosova ishte sanksionuar si një Protektorat i OKB-ve, si dhe mbi bazën e së cilës rezulutë (1244), që vazhdon ende të mbahet në fuqi, Kosova gjithçka mund të quhet por kurrën e kurrës jo shtet i pavarur e sovran, edhe EULEX vetëm do ta zëvendësojë UNMIK dhe do të vazhdojë të ruajë "status quon" e brishtë në Kosovë, ashtu siç për gati një dekadë veproi dhe e ruajti edhe UNMIK.


Edhe marrëveshja Bruksel-Beograd, e para disa ditëve, kishte këtë qëllim dhe si një marrëveshje kompromisi e rradhës, ashtu siç dikur ishte edhe Rambuje, Parisi, Kumanova dhe në fund edhe bisedimet e zhvilluara (viteve të fundit) në Vjenë, ku për pasojë (gjatë këtyre kompromiseve të lidershipit zyrtar të Prishtinës, të emërtuar edhe s’i "Grupi i Unitetit") shumë rëndë u dëmtua dhe po vazhdon të dëmtohet jo vetëm Kosova, por edhe e gjithë çështja jonë kombëtare shqiptare.


Gjatë, gjithë këtyre viteve (prej gati dy dekatash), kur edhe Republika e Shqipërisë, përmes Presidentit të saj, të atëhershëm (në vitin 1991), zotit Ramiz ALIA, i cili edhe sot e kësaj dite drejton frenat e të gjithë politikës zyrtare (të gjitha partive politike) të Tiranës dhe të satelitëve të tyre në Prishtinë dhe në Tetovë, por jo edhe të FBKSH-së, e nënshkruajti dhe e ratifikoi Kartën e Helsinkit të OESB-së, për mosndryshimin e kufinjëve, të cilën nuk e kishte njohur, as të nënshkruar dhe as të ratifikuar nga Shqipëria e "diktatorit" Enver HOXHA, e gjithë bashkësia ndërkomëtare aktualisht po përballet me dy parimet kryesore të politikës së saj globale:


1. Parimin e Wilsinian për të drejtën e vetëvendosjes së popujve dhe

2. Parimin e Helsinkit për mosndryshimin e kufijëve.


Por, sipas analizave tona politike, që po i bëjmë ne të Sekretaritait Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, dhe në vecanti edhe me grupin e këshilltarëve të mi, nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini dhe Preshevë-Bujanoci, bashkësia ndëkombëtare shumë shpejt do të përballet me rënien për tokë të Parimit të Helsinkit ( të mosndryshimin w kufijëve) dhe jetësimin e zbatimin e Parimit Wilsonian ( të drejtës së vetëvendosjes së popujve), sepse shumë shpejt Osetia Jugore dhe Abhazia (që kanë shpallur mëvetësitë e tyre, por që nuk munden të mbijetojnë si shtete të pavaruara e sovrane, sepse nuk kanë as potenciale njerëzore dhe as resurse ekonomike, si dhe për arësye të tjera gjeostrategjike) do të detyrohen që të

bashkon me Rusinë, sepse shumë shpejt edhe "Republika Srbska" në Bosnjë - Hercegovinë, si edhe

Kosova Veriore ( Leposavici dhe Zubin Potoku, por kurrën e kurrës jo edhe pjesa veriore e Mitrovicës, së paku për FBKSH-në dhe strukturat e tij) do t’i bashkohen Serbisë, dhe me këtë rast do të fillojë (në v. 2009) edhe rikonfigurimin i kufijëve në Ballkan, i cili rikonfigurim do të duhet edhe do të përfundojë (në v. 2012) me krijimin e komb - shteteve etnike në Ballkan si :

Shqipëria Etnike, Greqia Etnike, Bullgaria Etnike, Serbia Etnike dhe Kroacia Etnike,

dhe përfundimisht Ballkani do të përfundojë të quhet e të vazhdojë ta mbajë epitetin deritanishëm të një "fuçie baroti", si dhe po ky Ballkan, nga një rajon krizash e luftërash, nga ku kanë shpërthyer, jo vetëm Lufta e Parë Botërore ( pas gjithë atyre luftërave ballkanike), por edhe Lufta e Dytë Botërore, do të shndërrohet në një oazë paqe e stabiliteti, paqë kjo që do të rrezatojë në të gjithë Evopën e Bashkuar (BE).


Prandej, edhe kam kërkuar, si dhe vazhdoj të kërkoj, që të gjitha forcat atdhetare shqiptare (partitë politike dhe shoqatat joqeveritare), si dhe intelektualët atdhetarë shqiptarë dhe masat e gjëra popullore atdhetare shqiptare, pa dallim krahine, feje, ideje dhe gjinie, të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSh) dhe të strukturave të tij, ndër të cilat ka qenë edhe është edhe

Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), ku FBKSH ka qenë dhe mbetet, jo vetëm inicatiori dhe organizatori, por edhe bartësi i të gjitha aktiviteteve, të Mbledhjes Themeluese të Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar (25 nëntor 2006, te hotel Tirana në Tiranë) dhe të Mbledhjes Parakuvendore të Kuvendit Mbarëkombëtar (14-15 qershor 2008, te hotel Romana në Durrës), si dhe të revistës peridike "Kuvendi"të Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar, që për mendimin t’im (gjykuar sipas situatave politike aktuale, të krijuara jo vetëm në Ballkan, por edhe në rrafshin global të politikës ndërkombëtare), Kuvendi Mbarëkombëtar Shqiptar doemos do të duhet të mbahet gjatë pranverës së vitit që vjen, më së voni deri më 10 qeshor të vitit 2009.


Kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj që, të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike dhe të diasporës shqiptare,

si dhe mbi të gjitha politikanët zyrtarë të Tiranës, të Prishtinës, të Tetovës, të Uliqinit, të Preshevë-Bujanocit dhe të kombësisë shqiptare të Çamërisë, përfundimisht të binden se ribashkimi kombëtar shqiptar është e vetmja alternativë e shqiptarëve, dhe të gjitha alternativat e tjera, të provuara e të shtruara për zgjidhje deri më tani (për gati dy dekada me rradhë), ndër të cilat ishte edhe Kosova shtet i pavarur dhe sovran, si dhe e ashtuquajura ILIRIDA në FYROM (IRJM), ishin vetëm një humbje kotë e kohës prej gati dy dekatash, prandej përfundimisht kërkoj që të gjithë atdhetarët shqiptar, kudo që ata aktualisht ndodhen, në trojet etnike të Shqipërisë Natyrale apo në diasporën shqiptare, doemos duhet të bashkohen rreth FBKSH-së,

që ka përfaqësuar e po përfaqëson një mendim të organizuar dhe një veprim të organizuar e të konsoliduar në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike dhe në diasporën shqiptare, por që realisht ka nevojë për një masovizim e përkushtim edhe më të madh nga të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare, që në damarët e tyre dhe të familjeve të tyre, historikisht iu ka rrjedhur dhe po iu rrjedh vetëm gjak shqiptari, të atij gjaku të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti - SKENDERBEUT dhe të bijëve, të nipërve dhe të stërnipëve të Tij,

gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme kombëtare, të shkruar me gjak e barot, e deri te dëshmorët e kombit shqiptar të rënë gjatë luftërave të fundit të UÇK- AKSH-së.



Tiranë, 10 nëtor 2008.
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

KOMUNIKATË NR. 10 E FBKSH

ARMATA KOMËTARE SHQIPTARE ( AKSH ) AS NUK KA VEPRUAR

DHE AS NUK VEPRON NË R. E SHQIPËRISË DHE NË R. E KOSOVËS.…!

Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në kuadër të së cilit AKSH është përfaqësuar dhe përfaqësohet përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, është i shtrënguar që edhe njëherë të rikonfirmojë dhe të ripublikojë vendimin e Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së (shtator 2006), se AKSH nuk ka vepruar dhe nuk vepron aty veprojnë uniformat e ushtrive shqiptare dhe të aleatëve tanë (KFOR) në Republikën e Kosovës.

Prandaj, për sa më sipër theksuam, del se të gjithë ata individë apo grupe që deklarohen, apo edhe që janë shfaqur e po shfaqen nëpër disa vende e zona të caktuara të Kosovës, të cilët edhe po e plackisin popullin tonë, gjoja se janë pjestarë të AKSH-së, dhe në emër të AKSH-së, e kemi thënë me dhjetëra herë dhe po e ripërsërisim edhe me këtë rast, përmes kësajë komunikate (nr.10 dt. 15 shtator 2008), se ato banda e ata banditë kanë qenë dhe janë segmente antishqiptare, të cilat kanë punuar, punojnë dhe edhe në të ardhmen do të punojnë për përbaltjen e FBKSH-së dhe të idealit të ribashkimit kombëtar shqiptar, i cili po na afrohet dhe shumë shpejt edhe do të bëhet një realitet fatlum për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike dhe të diasporës tonë shqiptare.

Kryetari i FBKSH-së,

Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.)

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së.

Mr. Gafurr ADILI (d.v)

Tiranë-Prishtinë, 15 nëntor 2008.

******************************************************

KOMUNIKATË NR. 11 E FBKSH

Prot. Nr. 0011-08-11-16 (AKT PUBLIK)


SHPËRTHIMI NË PRISHTINË, NUK ËSHTË VEPËR SHQIPTARE, POR ËSHTË VEPËR E QARQEVE SEKRETE SERBE NË KOSOVË....!

Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në mbledhjen e tij (të jashtëzakonshme), të mbajtur midis 15 dhe 16 nëntorit të vitit 2008, pasi i analizoi të gjitha situatat e krijuara në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Natyrale, dhe më theks të vecant në Kosovë dhe për rreth saj, para opinionit publik kombëtar dhe atij ndërkombëtar, del me këto qëndrime politike, si më poshtë vijon :

1. Shpërthimi në Prishtinë nuk është vepër shqiptare, por ajo është një vepër e rradhës e qarqeve (shërbimeve sekrete) serbe në Kosovë, të cilat kanë qenë dhe janë shumë aktive në gjithë territorin e Kosovës, dhe që numërojnë një kontigjent prej mbi 5.000 vetash (ish oficerë të UDB-së dhe të KOS), të cilat veprojnë e janë shumë mirë të organizur dhe aktiv në: Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Prishtinë dhe mbi të gjitha në të gjitha enklavat serbe (Gracanicë, Cagllavicë, Ranilluk, Shterpcë....), ku edhe gjejnë strehë dhe mbështetje morale e materiale, për të kryer akte diversioniste e terroriste brenda territorit të Kosovës dhe më gjërë, sic edhe ishte akti i tyre më i ri terrorist, te Selia e Përfaqësuesit Civil të Bashkimit Evropian, Zotit Pieter Feith, me qëllimin e tyre që, edhe këtë akt shumë të turpshëm e banal, t'ua mveshin shqiptarëve, ashtu sic vepruan (më 17 dhe 18 mars të vitit 2004), kur vetë i dogjën kishat dhe manastiret e tyre dhe për këtë u përpoqën t'i fajësonin shqiptarët, por që nuk ia arrijtën, sepse edhe atëherë ishte Departamenti për Diploaci i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që edhe këtë kartë të fëlliqur (ashtu si kartat e tjera të mëvonshme e të fëlliqura), serbëve dhe Serbisë ua dogji në duartë e tyre, përballë bashkësisë demokratike ndërkombëtare, gjatë takimeve të rregullta e konfidenciale të deritanishme.

2. Shqiptarët, kudo që ata ndodhen (në trojet etnike të Shqipërisë Natyrale apo në diasporën shqiptare), përfundimisht duhet të binden, se politika zyrtare e Prishtinës shumë shpejt do ta pranojë Planin e Zotit Ban Ki Mun, që është një plan për ndarjen përfundimtare të Kosovës, ashtu sic ata dikur e pranuan edhe "Planin Ahtisaari", që i kishte hjedhur themelet faktike të kësaj ndarje, ndarje kjo që do të shumë shpejt do të këthehet edhe në një ndarje juridike ("de jure"), e cila (sic edhe kemi deklaruar që në vitin e kaluar dhe në vazhdim, përmes deklaratave dhe komunikata tona, si dhe shkrimeve të shumta të eksponentëve kryesorë e të shumtë të FBKSH-së), në Ballkan po na vjen rrjedhshëm, dhe e cila edhe do të na e sjelli edhe "lojën domino" dhe rënien për tokë të Parimit të Helsinkit (për mosndryshimin e kufijëve), i cili binte ndesh dhe pamundësonte zbatimin e Parimit Wilsonian (të së drejtës së vetëvendosjes së popujve), që nënkupton edhe rikonfigurimin e kufijëve në Ballkan dhe njohjen përfundimtare të së drejtës së vetëvendosjes edhe për popullin shqiptar, një e drejtë kjo e garantuar nga dhjetëra konventa e rezoluta të OKB-ve, dhe e pranuar dhe e njohur për të gjithë popujt e Botës, por që padrejtësisht (deri më tani) e mohuar vetëm për popullin shqiptar, si dhe përfundimin e kolonializimit të kombit shqiptar dhe të trojeve të tij, veprim ky që gjithashtu në Ballkan do të na e sjelli edhe krijimin e komb - shteteve etnike, si : Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike, Serbia Etnike dhe Kroacia Etnike, dhe Ballkani përfundimisht nga një oazë "fuci baroti" do të shëndrrohet në një oazë paqe e stabiliteti, paqë e stabilitet ky që do të rrezatojë, jo vetëm në Evropën e Bashkuar, por edhe më gjërë, në gjithën Botën e trazuar nga krizat e shumta (ekonomiko-politike) që janë shfaqur dhe.......

3. Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar, bënë thirrje që të gjithë këshillat e FBKSH-së dhe anëtarësia e gjërë e FBKSH-së, si dhe simpatizantët e ribashkimit kombëtar, jo vetëm në trojet etnike të Shqipërisë Natyrale por edhe në diasporën shqiptare, të rrisin vigjilencën e tyre politiko - kombëtare dhe shtojnë aktivitetet e tyre atdhetare për beteja të reja atdhetaro - luftarake, si dhe gjithashtu vazhdojmë të kërkojmë, që të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen (në tojet etnike të Shqipërisë Natyrale apo në diasporën shqiptare), pa dallim krahine, feje, gjinie, ideje dhe bindjesh politiko- ideologjike, të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, ndër të cilat ka qenë dhe është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH).

4. Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (përmes Komunikatës Nr.10, të dt. 15 nëntor të v. 2008), ka deklaruar se: Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) nuk vepron as në R. e Shqipërisë (vendim ky që do ta rrespektojë edhe në vazhdim) dhe as në R. e Kosovës, por nëse shqiptarëve do t'iu imponohet lufta (gjë që as nuk e kemi dashur dhe as nuk e duam ne të FBKSH-së dhe i gjithë kombi ynë, sepse ajo sjellë tragjedi dhe viktima), atëherë Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, ku Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është e përfaqësuar përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, do të detyrohet që konform situatave të krijuara në Ballkan edhe të anulojë vendimet e mëhershme dhe të nxjerri vendime të tjera, prandej të gjithë shqiptarët, kudo që ata aktualisht ndodhen (në trojet e Shqipërisë Natyrale apo në diasporën shqiptare), përfundimisht duhet të jenë të bindur dhe shumë krenar, se ky Komb e ky At-Mëmëdhe, ka bijë e bija që do të dijnë t'i dalin për zot dhe përfundimisht edhe ta fitojnë luftën për clirim antikolonial dhe ribashkim kombëtar shqiptar.

RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE !

RROFTË KOMBI SHQIPTAR !

RROFTË FBKSH - AKSH !

Kryetari i FBKSH-së,

Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.)

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së.

Mr. Gafurr ADILI (d.v.)

Tiranë-Prishtinë, 16 nëntor 2008.


***********************************************

KOMUNIKATË NR. 12 E FBKSH


Prot. Nr. 0012 - 08 - 11 - 19 ( AKT PUBLIK )

KUVENDI I TRETË ( I JASHTËZAKONSHËM ) KOMBËTAR

I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR ( FBKSH )

DO TË MBAHET GJATË PRANVERËS SË VITIT 2009....!


Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në mbledhjen e tij të nëntorit 2008, pasi diskutoi mbi situatat e jashtëzakonshme në trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike, dhe me theks të vecantë në Kosovë, diskutoi edhe për gjendjen organizative të FBKSH-së dhe të strukturave të tij, dhe me këtë rast vendosi si më poshtë vijon :

1. Kuvendi i Dytë ( i jashtzakonshëm ) Kombëtar i FBKSH-së është mbajtur në vjeshtë të vitit 2005, dhe bazuar në Statutin e FBKSH (të miratuar në Kuvendin Themelues të FBKSH-së, korrik 2002), për shkak të situatave të krijuara dhe të jashtëzakonshme në trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe edhe në arenën ndërkombëtare, Kuvendi i Tretë ( i jashtëzakonshëm ) Kombëtar i FBKSH-së, të mbahet gjatë pranverës ( muajit maj ) të vitit 2009, prandej nga janari dhe deri më1 prill të v. 2009 duhet të kenë përfunduar të gjitha kuvendet e 25 këshillave të nënzonave të FBKSH-së, në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike dhe në diasporën shqiptare, si dhe të jenë zgjedhur edhe delegatët e delegatet e Kuvendit të Tretë Kombëtar të FBKSH-së, të cilave kuvende, më së voni deri më 31 dhjetor të vitit 2008, Sekretariati Vendimmarrës i FBKSH-së do t'iu ketë dorëzuar për diskutim edhe Projekt-Tezat e Ribashkimit Kombëtar Shqiptar.

2. Nga 1 prilli dhe deri më 1 maj të vitit 2009, Sekretariatit Vendimmarrës të FBKSH-së duhet t’i jenë dorëzuar të gjitha vërejtjet dhe sygjerimet e kuvendeve të 25 këllave të nënzonave të FBKSH-së mbi Projekt-Tezave të Ribashkimit Kombëtar, të gjtha raportet ( me shkrim ) të kuvendeve të mbajtura në të gjitha këshillat e FBKSH-së, mbi aktivitetet e deritanishme të këtyre këshillave dhe të gjitha raportet mbi gjendjen organizative e financiare (mbi kuatizacionet e anëtarësisë dhe kontributet e grumbulluara) të detajuara ( me shkrim ) dhe të gjitha procesverbalet me të gjitha diskutimet e sygjerimet përkatëse për Projekt-Tezat e Ribashkimit Kombëtar dhe të infrastrukturës ligjore (Statutit dhe Rregullores së Brendshme të FBKSH-së dhe Rregullores së Disciplinës së AKSH-së) , si dhe të gjitha listat e delegatëve e delegateve të Kuvendit të Tretë Kombëtar të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar.

3. Nuk duhet harruar se, as në kuvendet e 25 këshillave të nënzonave të FBKSH-së dhe as në Kuvendin e Tretë Kombëtar të FBKSH-së, nuk do të tolerohet të marrin pjesë dhe as të zgjedhin e të zgjidhen në drejtimin e këtyre këshillave, si dhe as të delegohen s'i delegatë e delegate të Kuvendit të Tretë të FBKSH, të gjithë ata që deri me 31 dhjetor 2008 nuk e kanë zbatuar dhe nuk e kanë përmbushur Statutin e FBKSH-së, i cili decidivisht qenien anëtar të FBKSH-së e ka sanksionuar si më poshtë:

QENIA ANËTAR I FBKSH DHE STRUKTURAVE TË TIJ DON TË THOTË :

a) të pranojsh Platformën Politike dhe Statutin e FBKSH,

b) të bëjsh pjesë në një nga këshillat e FBKSH,

c) të paguajsh antarësinë (kuatizacionin) mujore, dhe

d) kushdo nuk i përmbush 3 (tre) kushtet e sipërcekura, gjithçka mundet të jetë (simpatizantë e dashamirës i FBKSH-së dhe i ribashkimit kombëtar shqiptar), si dhe luftëtar e luftëtare e Armatës Kombëtar Shqiptare (AKSH), por kurrën e kurrës jo anëtar i FBKSH-së dhe drejtues i strukturave të tij: Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) dhe Fondit Kombëtar Shqiptar (FKSH), si dhe as nuk mundet të zgjedhi dhe as të zgjidhet, jo vetëm në kryesitë e këshillave të FBKSH-së, por edhe të zgjidhet delegat apo delegate në Kuvendin Kombëtar (organ më i lartë) të FKSH-së, ku edhe zgjidhet:

Kryetari (direkt nga delegatët e kuvendit),

Këshilli i Përgjithshëm,

Kryesia Qendrore dhe

Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

4. Sekretariati Vendimmarrës i FBKSH-së kërkon që, krahas kandidaturës së zotit Bashkim MITROVICA dhe zotit Gafurr ADILI, në Kuvendin e Tretë ( të jashtëzakonshëm ) Kombëtar të FBKSH-së, të paraqiten edhe kandidatura të tjera për Kryetar të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

Kryetari i FBKSH-së,

Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),

Zv. Kryetar i Parë i FBKSH-së,

Mr. Çlirim PRESHEVA (d.v),

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,

Gafurr ADILI (d.v).

Tiranë-Prishtinë-Shkup, më 19 nëntor 2008.
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

TRAKTET E SHPERNDARA NGA AKSH‏:

27/11/08

GetAttachment.aspx


http//fronti.blog.com
---------------------------------------------------------------------------------------

KOMUNIKATË NR . 13 E FBKSH :




<u>QEVERIA E UNITETIT KOMBËTAR TË KOSOVËS

IMPERATIV DHE DOMOSDOSHMËRI E KOHËS......!</u>






Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme, të mbajtur më 25 nëntor 2008, pasi analizoi situatat e krijuara në Kosovë, nxorri këto konkluza dhe vendime, si më poshtë vijon :



1. Qeveria PDK - LDK e R. së Kosovës, me në krye zotin Hashim THAÇI, është fajtore për gjithçka ka ndodhur në Kosovë dhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Zoti Thaci dhe qeveria e Tij, aktualisht ndodhet midis dy alternativave:

a) të ptanojë Planin prej 6 pikash të Këshillit të Sigurimit të OKB-ve,

gjë që do të ishte një tradhëti e rradhës ndaj Kosovës dhe popullit të saj,

ose

b) të japë dorëheqje.

Prandej, Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), gjykon që, para se Qeveria THAÇI të japë dorëheqje, zoti Fatmir Sejdiu, zoti Jakup Krasniqi dhe zoti Hashim Thaci duhet të shkojnë në Tiranë dhe të takohen e të konsultohen me Zëdhënësin Politik të FBKSH, zotin Gafurr ADILI, sepse FBKSH prej kohësh e ka të përpiluar Programin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar të Kosovës.



2. Qeveria e Unitetit Kombëtar të Kosovës (QUKK), e kryesuar nga FBKSH dhe strukturat e tij, do të jetë një qeveri e spektit të gjërë dhe gjithpërfshirëse, që do të thotë se, në QUKK do të përfshihen të gjitha partitë parlamentare (të pozitës dhe të opozitës), shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizatat dhe partitë politike atdhetare: Lëvizja Vetëvendosje (LV), Lëvizja për Bashkim (LB) dhe Lëvizja për Integrim e Bashkim Kombëtar (LIBK), si dhe shumë intelektualë atdhetarë të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe të Universitetit të Prishtinës.



3. Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) me të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), janë të gatshme që, në këto situata të jashtëzakonshme dhe në këto momente historike, të marrin përsipër përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe të jenë bartësit kryesor të proceseve të unitetit kombëtar shqiptar, fillimisht në Kosovë, dhe më pas edhe në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Natyrale, si dhe në përshpejtimin e procesit të ribashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në një komb - shtet të vetëm, me emrin Shqipëri.


Për Sekretariatin Vendimmarrës të FBKSH- së :

Kryetari i FBKSH-së,

Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),



Zv. Kryetari i Parë i FBKSH-së,

Mr. Çlirim PRESHEVA (d.v.)



Tiranë-Prishtinë, 25. 11. 2008.


http//fronti.blog.com
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

DEKLARATË PUBLIKE E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH:



„ARMATA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS“ (ARK) NJË SAJESË TJETËR E SERBISË NË KOSOVË..!


"Armata e Republikës së Kosovës" (ARK), e cila përmes postës elektronike (një e-maili anonim), dje e morri përsipër aktin terrorrist të 14 nëntorit 2008, mbi Selinë e BE-së në Prishtinë, është një sajesë tjetër (e rradhës) e Serbisë.



Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që në momentin e shpërthimit në Prishtinë, përmes një komunikate të lëshuar nga Sekretariati Vendimmarrës i FBKSH-së, me titullin :



SHPËRTHIMI NË PRISHTINË NUK ËSHTË VEPËR E SHQIPTARËVE, POR ËSHTË…,

këtë akt të shëmtuar e vandal e cilësoi si një akt terrorist të segmenteve agjenturore (ish UDB-së dhe ish KOS-it) të Serbisë në Kosovë.



Gjithashtu, edhe një herë, kërkojmë që të gjitha strukturat e FBKSH-së në Zonën Nr.2 (Kosova Historike), me në krye zotin Alban KOSOVA, të rrisin vigjilencën e tyre dhe edhe më shumë të intensifikojnë aktivitetet e tyre atdhetare pë të penguar dhe për të parandaluar aktet diversioniste e terrorriste të Serbisë në Kosovë,

si dhe nga ana tjetër, nga populli ynë në Kosovë ripërsërisim kërkesën tonë të mëhershme që të mos bie pre dhe viktimë e armiqëve tanë, por të vazhdojë të tregojë dinjitet dhe atdhedashuri kombëtare për ribashkimin kombëtar shqiptar me mjete demokratike, ndër të cilat është edhe e drejta vetëvendosjes përmes një referendumi mbarëpopullor (plebishitar) e gjithëkombëtar të shqiptarëve në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Natyrale.



ORA E RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR PO AFRON !



PRANDEJ EDHE KËRKOJMË QË TË BASHKOHEMI RRETH FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR (FBKSH) DHE RRETH ARMATËS KOMBËTAR SHQIPTARE (AKSH)...!



Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,

Mr. Gafurr ADILI (d.v.)



Tiranë, 28 nëntor 2008.

http://fronti.blog.com/
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

PARALAJMËRIM I KRYETARIT TË FBKSH:




EDITUAR





Ky paralajmërim i drejtohet Serbisë dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare: OKB-ve, BE, SHBA dhe NATO-së.



Gjithashtu, edhe njëherë (për herë të fundit) nga të gjithë drejtuesit e lartë të institucioneve të Kosovës:



Kryetari i Kosovës, zoti Fatmir SEJDIU,

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zoti Jakup KRASNIQI,

dhe nga Kryeministri i Kosovës, zoti Hashim THACI,




si dhe të gjithë liderët e partive politike (opozitare) të Kosovës;



zoti Ramush HARADINAJ (AAK),

zoti Nexhat DACI (LDD),

zoti Bexhet PACOLLI (AKR),

zoti Agim CEKU ( PSP),

zoti Albin KURTI (LV),

zoti Avni KLINAKU (LB) dhe

zoti Smajl LATIFI (LIBK),





KËRKOJ QË:



Sa më parë të shkojnë në Tiranë, te Zëdhënësi Politik i FBKSH-AKSH-së, Mr. Gafurr ADILI, që bashkarisht të krijojnë Qeverinë e Unitetit Kombëtar të Kosovës (QUKK), sepse situatat e krijuara e të disfavorshme për Kosovën dhe gjithë çështjen tonë kombëtare, të krijuara edhe me gabimet dhe fajet e tyre (të sipërcekurëve), që nga viti 1999 e në vazhdim, dhe mbi të gjitha që nga 17 shkurti 2008 e deri më sot, duhet të jenë të pafalshme për FBKSH-në, por FBKSH gjykon që me këto gabime e faje, të liderëve të sipërcekur me lart, nuk duhet të merremi sot, kur armët e Serbisë vrigëllojnë mbi Kosovë, por me këto gabime e faje të linderëve politikë të Pishtinës dhe të Tiranës, si dhe të Tetovës, Ulqinit dhe të Preshevë- Bujanocit do të merremi vetëm në kuadër të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë së Ribashkuar.





RROFTË KOMBI SHQIPTAR!

RROFTË SHQIPERIA ETNIKE!

RROFTË FBKSH-AKSH!





Kryetari i FBKSH e Komandant Suprem i AKSH,

Prof. Dr. Bashkim MITROVICA.



Toplicë (Molla e Kuqe), më 31 nëntor 2008.


http://fronti.blog.com/
*******************************************************************

FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH)

Ju fton për BASHKËPUNIM

NËSE JE I PAKËNAQUR

• ME VEPRIMET POLITIKE TË SHTETIT SHQIPTAR
• ME KOSOVËN SHUMË-ETNIKE
• ME PARTITË POLITIKE SHQIPTARE NË TREVAT ETNIKE
• ME GJENDJEN E PËRGJITHSHME SHQIPTARE KUDO NË BALLKAN

NËSE JE SHQIPTAR

• THUA SE E DO RIBASHKIMIN KOMBËTAR
• JE I GATSHËM QË MENDIMET TË PASOHEN ME VEPRA KONKRETE
• JE I GATSHËM ME U ANGAZHUAR
• JE I GATSHËM ME FLIJUAR

EJA NË FBKSH

• E THEMELUAR NË KORRIK TË VITIT 2002 NË TIRANË
• PËR RIBASHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR NË NJË SHTET TË VETËM
• ME ANËTARË NGA TËRË TROJET ETNIKE

FBKSH

• ËSHTË ORGANIZIM POLITIKO-USHTARAK MBARËKOMBËTAR QË SHTRIHET NË TË GJITHA TROJET SHQIPTARE TË SHQIPËRISË ETNIKE
FBKSH NË GJIRIN E SAJ KA
• ARMATËN KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH)- dorë të djathtë
• SIGURIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR (SKSH) - dorë të majtë
• FONDIN KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH)- këmbët
• KRYESINË QENDRORE - kokë të një trupi

AKSH

• FAKTOR STABILITETI NË BALLKAN

SIGURIMI KOMBËTAR SHQIPTAR (SKSH)
• TRAJTON SIGURINË KOMBËTARE NË NIVEL ETNIK, RAJONAL DHE BOTËROR

FONDI KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH)
• GRUMBULLON TË MIRA MATERIALE QË BËHET NË BAZA VULLNETARE NGA ATA SHQIPTAR QË E DUAN ATDHEUN E TYRE
• FINANCON TË GJITHA VEPRIMET E FBKSH-ës, DHE STRUKTURAVE TË SAJ.

KRYESIA QENDRORE E FBKSH-ës
• MBLEDH INFORMATA, ANALIZON DHE SJELL VENDIME QË KA TË BËJ ME STRUKTURAT E SAJ DHE ÇËSHTJEN KOMBËTARE

RIBASHKIMI KOMBËTAR
• NUK ËSHTË ËNDËRR-POR REALITET
• VARET NGA SHQIPTARËT E JO NGA TË HUAJT
• JETËSOHET DUKE QENË TË BASHKUAR E JO TË PËRÇARË
• ËSHTË PËRPARIM DHE MIRËQENIE

FBKSH I THOTË MJAFT MË
• FJALËVE BOSHE PA VEPRIME KONKRETE
• INDIVIDËVE QË ÇËSHTJEN KOMBËTARE E PËRDORIN PËR MARKETING
• PËRÇARJEVE BRENDA SHQIPTARE LIDHUR ME IDENTITETIN, FLAMURIN E GJUHËN

PËR FBKSH EKZISTON VETËM
• NJË SHTET SHQIPTAR
• NJË KOMB SHQIPTAR
• NJË GJUHË SHQIPTARE
• NJË USHTRI SHQIPTARE
• NJË FLAMUR SHQIPTAR (Foto e Flamurit)

NËSE I DO KËTO IDEALE KA VEND EDHE PËR TY NË FBKSH-EJA TË

• FLASIM SHQIP
• KUVENDOJM SHQIP
• VEPROJM SHQIP
• FRYMOJM SHQIP
• JETOJMË SHQIP


KONTAKTO FBKSH-ën
JU MIRËPRESIM


• Zëdhënësi Politik dhe Sekretari i Këshillit Organizator të Kuvendit Mbarëkombëtar-GAFURR ADILI
• Tel:00355 (0)692735656
• E-mail: gafurradili@hotmail.com

http://fronti.blog.com/
******************************************************************

GAFURR ADILI: HEROINA SHQIPTARE MARIE SHLLAKU…!

Kombi Shqiptar, gjatë gjithë historisë së tij të shkruar me gjak e barot,
krahas Teutës dhe Bubulinës, si dhe Heroinës Shote GALICA dhe dëshmoreve të kombit: Ylfete HUMOLLI, Nyrije ZEKAJ, Xhevë Krasniqi-LADROVCI dhe…, nga gjiri i tij nxorri edhe Heroinën Marie SHLLAKU,

një studente 23 vjeçare nga Shkodra, e cila para Gjyqit Ushtarak në Prizren, më 1946, ka deklaruar kështu:

„ NE LUFTUAM QË PJESET MË TË DHIMBSHME TË ATDHEUT T’IA KTHENIM MËMËS SË VET. POR, E KUPTOJ SE KJO GJË S’DO TË MUND TË BËHËT SOT. MEGJITHATË, EDHE PAS VDEKJËS SONË, DJEMTË DHE VAJZAT SHQIPTARE DO TË VAZHDOJNË LUFTËN TONË DERISA KOSOVËN T’IA BASHKOJNË SHQIPËRISË“.

Qëllimi im, përmes këtij shkrimi, për Heroinën Shqiptare Marie SHLLAKU, nuk është që të lartësoj veten t’ime apo formacionin politiko-ushtarak, Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), dhe strukturat e tij, ndër të cilat ka qenë dhe është Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), por përkundarzi, qëllimi im, është që fillimisht t’i rikujtoj e latësoj heroniat tona kombëtare, sepse duke i latësuar vetëm heronjt dhe dëshmorët e kombit, mua më është dukur e po më duket se iu kemi mbetur borxh nënave dhe motrave tona atdhetare shqiptare, të cilat jo vetëm na kanë lindur dhe rritur, por edhe na kanë frymëzuar me atdhedashuri dhe na kanë brumosur edhe me idealin e çlirimit e të ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin Shqipëria Etnike.

Gjithashtu, përmes këtij shkrimi, synoj e dëshiroj që, gjithë miqëve dhe armiqëve dhe dashamirësve dhe kundërshtarëve të ribashkimit kombëtar shqiptar, dhe mbi të gjitha gjithë anëtarëve të FBKSH-së e luftëtarëve të AKSH-së, t’iu them se, idenë e ribashkimit kombëtar shqiptar nuk e shpika unë dhe as bashkëluftëtarët e mi të FBKSH-së dhe të AKSH-së, sepse kjo ide kaq madhore e fisnike ishte dhe është edhe aspirata shekullore e Kombit Shqiptar dhe amaneti i të gjithë heronjëve e dëshmorëve të Kombit e të Atdheut.

Bazamenti i Platformës Politike të FBKSH ka qenë dhe mbetet Platforma e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 Qershor 1878), Deklarata e Pavarësisë Kombëtar (28 Nëntor të vitit 1912), Rezoluta e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar të vitit 1944), Programi i Lëvizes Atdhetare ( të fshehtë) Shqiptare: NDSH, LRBSH, GR, OMLK, LKÇKVSHJ, PKMLSH, LPRK, ORSH, FRSH, LKÇK… dhe Betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe betimi i gjithë dëshmorëve të Kombit e të Atdheut, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në ditët e sotme, që kanë rënë, po biejnë dhe që edhe në të ardhmen, deri në realizimin e ribashkimit kombëtar shqiptar, do të biejnë për jetësimin e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve e të trojeve të tyre në një komb-shtet të vetëm, me emrin Republika e Shqipërisë së Ribashkuar.

LAVDI E PËRJETSHME JETËS DHE VEPRËS SË HERONJËVE E DËSHORËVE TË KOMBIT!

Tiranë, 30 nëntor 2008.


http://fronti.blog.com/
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

<span style='font-size: 26pt'>Jemi gjallë</span>

Liderët politikë të Kosovës duhet t'ia tregojnë dhe të mos ia fshehin realitetin e hidhur popullit të Kosovës. Këto rrethana janë të disfavorshme dhe vendin e kanë rikthyer shumë prapa. Të gjithë liderët politikë të Kosovës, që sot janë ulur në karriget e Kuvendit të Kosovës, nuk duhet të harrojnë se nuk e kanë mandatin e popullit shqiptar të Kosovës për të vendosur për fatet e Kosovës. Gafurr Adili, zëdhënës politik i FBKSH-së, flet për Express.
Nga Nebih Maxhuni më 08.12.2008



168008.jpg



Do ta mbrojmë popullin e pambrojtur shqiptar, kudo që ai ndodhet, dhe mbi të gjitha në pjesën veriore të Mitrovicës, nëse një gjë të tillë nuk do ta bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe KFOR-i, të cilat deri më tash nuk i kanë kryer detyrat e tyre. Gafurr Adili, zëdhënës politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), flet për Express.

EXPRESS: JENI TE INFORMUAR ME SITUATËN E KRIJUAR NË KOSOVË, KUR PO DISKUTOHET PËR PLANIN GJASHTËPIKËSH TË BAN KI MOONIT. ÇKA KONKRETISHT ËSHTË DUKE BËRË ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH) NË KËTO MOMENTE?

Gafurr Adili: Plani gjashtëpikësh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Ban Ki Monn, i cili edhe u miratua nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pas ndarjes "de facto", jo vetëm përmes Planit Ahtisaari, por edhe të Marrëveshjes së Kumanovës Jackson-Pavkovic, (me miratimin edhe të ish-komandantit Agim Çeku, nga ku u urdhërua që UÇK-ja dhe konkretisht UÇK-ja e Zonës së Shalë-Bajgorës të mos futej në Mitrovicë, por të vinte në Prishtinë, edhe "de jure" po e ndan Kosovën. Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike), dhe konkretisht Nënzona Nr. 2 (Mitrovica) që në vetvete përfshin gjithë Mitrovicën (atë jugore dhe veriore), si dhe gjithë Drenicën dhe Shalën e Bajgorës, janë duke i përcjellë situatat e krijuara në terren dhe janë në përfundimin e përgatitjeve të veprimeve konkrete, fillimisht politiko-diplomatike dhe më pas edhe... Bashkë me vëllezërit e shokët tanë të idealit, prej kohësh atje ndodhet edhe kryetari i FBKSH-së, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, i cili është edhe Komandant Suprem i AKSH-së.

EXPRESS: KA PASUR ZËRA SE DUHET TË RISHIKOHET MARRËVESHJA E KUMANOVËS. CILI ËSHTË REAGIMI I FBKSH-SË NË LIDHJE ME KËTË ÇËSHTJE?

Gafurr Adili: Marrëveshja e Kumanovës realisht edhe është rishikuar, por kjo gjë, ashtu si përmbajtja e saj (edhe pse e njohur nga ish-komandanti i UÇK-së, z. Agim Çeku dhe ish-lideri politik i UÇK-së, z. Hashim Thaçi) ashtu si Plani 6-pikësh i Ban Ki Moonit, opinionit kombëtar shqiptar dhe mbi të gjitha UÇK-së. Si shumë marrëveshje të tjera antishqiptare, kurrën e kurrës ato nuk i janë shpalosur opinionit kombëtar shqiptar dhe mbi të gjitha shqiptarëve të Kosovës, sepse po të ishin shpalosur me kohë, as nuk do të ishim në këtë gjendje ku edhe jemi tani. Dhe, për këtë që po ju them, mjafton t'ju rikujtoj letrën që Ban Ki Moon (në qershor 2008) ia dërgoi presidentit të Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, dhe zotëria në fjalë e ka mbajtur në sirtarët e tij dhe jo vetëm nuk e ka bërë publike, por as nuk ia ka dërguar për diskutim Kuvendit të Kosovës. Pse? Sepse, kjo ka qenë dhe kjo është forma më manipuluese e politikanëve të korruptuar të Prishtinës, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë asgjë tjetër, përveçse politikanë marioneta të atyre që kanë bërë dhe bëjnë politikën dhe ligjin në Kosovë. Pra, Marrëveshja e Kumanovës do të rishikohet, sepse diplomacia dhe politika e Serbisë tanimë është në një avantazh, si kurrë ndonjëherë më parë, përballë politikës (gjumashe e servile) të Prishtinës. Por, ne kemi deklaruar se atëherë do të shpërthejë lufta.

EXPRESS: NË RAST TË NDARJES SË KOSOVËS ( VERIU I MITROVICËS), ÇKA DO TË BËJË FBKSH-JA ME KËTË RAST?

Gafurr Adili: FBKSH-ja dhe strukturat e saj, ndër të cilat ka qenë dhe është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), kurrën e kurrës nuk do të pranojnë që Kosovës t'i merret Mitrovica veriore. Ne të FBKSH-së, dhe konkretisht unë, prej kohësh kemi deklaruar që Leposaviçi dhe Zubin Potoku, që Kosovës i janë bashkangjitur në vitin 1952 për të rritur popullsinë serbe në Kosovë, dhe Kosovës i janë grabitur Presheva, Medvegja dhe Bujanofci, që i janë aneksuar Serbisë, le t'i rikthehen Serbisë, ashtu siç Presheva, Medvegja dhe Bujanofci duhet t'i rikthehen Kosovës. Pastaj, po vitin e kaluar (2007), unë kam deklaruar se ndarja e Kosovës është loja domino.

EXPRESS: CILAT JANË AKTIVITETET E AKSH-SË DHE NË CILAT ZONA TË KOSOVËS OPERON AJO?

Gafurr Adili: Kemi deklaruar se AKSH-ja as nuk ka vepruar dhe as nuk vepron aty ku vepron uniforma shqiptare dhe uniforma e aleatëve tanë, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Dhe, ky ka qenë një nga vendimet e shumta të Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së, të mbajtur më 16 shtator 2006 në Prizren, por vitin e kaluar vepruam aty ku nuk vepronte as TMK-ja dhe as KFOR-i (në krahinën e Besianës dhe të Dardanës). Popullsia shqiptare rrezikohej, jo vetëm nga bandat kriminale të "Car Llazarëve", por edhe nga xhandarmëria e rregullt e Serbisë. Dhe ky veprim politiko-ushtarak i FBKSH-së, dalja në skenë e AKSH-së (tetor 2007), në kohën kur Serbia, Kosovën e kërcënonte përmes bandave kriminale të saj, me emrin "Car Llazarët", pati efekte shume pozitive për Kosovën dhe përshpejtoi përcaktimin e statusit të Kosovës, sepse në KS të OKB-së (dhjetor 2007), z. Ban Ki Moon deklaroi: "Lufta në Kosovë është në prag, sepse nga njëra anë në Serbi kanë dalë "Car Llazarët", të cilët kërcënojnë me sulm mbi Kosovë, dhe nga ana tjetër në Kosovë ka dalë AKSH-ja, e cila gjithashtu paralajmëron për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia, prandaj sa më parë duhet të përcaktohet statusi i Kosovës dhe të evitojmë konfliktin e ri ne Ballkan". Pra, ky veprim i AKSH-së (vitin e kaluar- 2007) ishte baras me 10 beteja luftarake të terrenit ushtarak.

EXPRESS: PSE MENDONI KËSHTU?

Gafurr Adili: Sepse AKSH-ja politikisht udhëhiqet nga FBKSH-ja, e cila ka një platformë politike (të miratuar më 2002) dhe një program taktik e strategjik të ribashkimit kombëtar shqiptar (të miratuar në shtator 2006), të cilat i zbaton Sekretariati Vendimmarrës (truri politik) i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, dhe aty (truri politik), të cilin e drejton kryetari i FBKSH-së e Komandanti Suprem i AKSH-së, z. Bashkim Mitrovica, ku jam edhe unë zëdhënës politik dhe shef i Departamentit të Diplomacisë së FBKSH-së, AKSH-ja përfaqësohet përmes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së.

EXPRESS: CILAT JANË PLANET E AKSH-SË PËR VERIUN E KOSOVËS, KONKRETISHT, ÇKA DO TË MUND TË BËNI?

Gafurr Adili: Do ta mbrojmë popullin e pambrojtur shqiptar, nëse një gjë të tillë kudo që ai ndodhet dhe mbi të gjitha në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk do ta bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, të cilat deri më tash nuk i kanë kryer detyrat e tyre. Le të jetë ky një paralajmërim, por jo (kurrsesi) një kërcënim, për të gjithë ata që nuk i kryejnë detyrat e tyre, qoftë kjo për institucionet e Kosovës, apo edhe për ata që e kanë ledhatuar dhe vazhdojnë ta ledhatojnë Serbinë dhe po e dëmtojnë Kosovën.

Liderët politikë të Kosovës duhet t'ia tregojnë dhe të mos ia fshehin realitetin e hidhur popullit të Kosovës, rrethana të disfavorshme këto që vendin e kanë rikthyer shumë prapa. Të gjithë liderët politikë të Kosovës, të cilët sot janë ulur në karriget e Kuvendit të Kosovës, nuk duhet të harrojnë se nuk e kanë mandatin e popullit shqiptar të Kosovës për të vendosur për fatet e Kosovës, sepse në zgjedhjet e fundit as 45 për qind e popullit (sipas raportit te OSBE-së) nuk doli në zgjedhje, por realisht vetëm 27 për qind e popullit doli në këto zgjedhje, sepse populli përkrahu thirrjen e FBKSH-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Kurse, mesazhi i FBKSH-së për popullin shqiptar të Kosovës është që të bashkohet me protestat që po organizohen në Prishtinë, protesta këto që duhet të jenë sa më masovike si deri më tani, sepse vërtet Kosova dhe gjithë çështja jonë kombëtare po rrezikohet seriozisht.

EXPRESS: CILAT JANË RAPORTET E AKSH-SË ME STRUKTURAT E SIGURISË NË KOSOVË, FJALA ËSHTË PËR KFOR-IN, POLICINË...?

Gafurr Adili: Nuk kemi pasur dhe as nuk kemi, as raporte të mira dhe as raporte të këqija me Policinë e Kosovës, TMK-në dhe KFOR-in, sepse nuk kemi pasur nevojë për raporte të tilla, qofshin ato të mira apo të këqija. Pra, AKSH-ja ka vepruar dhe do të veprojë vetëm atje ku nuk vepron uniforma shqiptare si dhe uniforma e aleatëve tanë, me emrin KFOR.

EXPRESS: ÇKA MENDON AKSH-JA PËR KRIJIMIN E FORCËS SË RE TË SIGURISË SË KOSOVËS (FSK)?

Gafurr Adili: Akoma nuk kemi informacione të detajuara për këtë problem, prandaj për momentin nuk mund t'ju përgjigjem. Ju jap fjalën se shumë shpejt edhe për këtë çështje do ta merrni qëndrimin tonë, sepse struktura inteligjente e FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) po punon në drejtim të grumbullimit të fakteve dhe të provave materiale, ndër të cilat janë edhe ato, nëse në këtë FSK nuk do të ketë vend për djemtë dhe cucat atdhetare të UÇK-së, si dhe as për ata djelmosha dhe vasha shqiptare që prejardhjet e tyre i kanë nga familjet patriotike shqiptare të Kosovës, që do të thotë se kjo (FSK) do të jetë një strukturë tjetër multietnike, krahas Policisë së Kosovës dhe që do të drejtohet nga ata shqipfolës, që ata apo familjet e tyre, edhe në të kaluarën dhe tani më shumë se Shqipërinë e kanë dashur dhe e duan Serbinë.

http://fronti.blog.com/
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

DEKLARATË PUBLIKE E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:

files.php




FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH), PAVARËSISHT NGA QËLLIMI I TIJ STRATEGJIK, QË KA QENË DHE MBETET RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR, E MBËSHTET ÇDO IDE PROGRESISTE, SIÇ ËSHTË EDHE PROPOZIMI I BDSH (BASHKIMI DEMOKRATIK SHQIPTAR), TË ZOTIT BARDHYL MAHMUTI, PËR EMËRTIMIN E „MAQEDONISË“ ME EMRIN REPUBLIKA E MAQEDONISË VERIORE DHE E SHQIPËRISË LINDORE, APO PROPOZIMIT TË BDK (BASHKIMI DEMOKRATIK KOMBËTAR), TË ZOTIT HYSNI SHAQIRI, PËR FEDERALIZIMIN E „MAQEDONISË“ SIPAS MODELIT BELG, DHE KËRKON BASHKIMIN E KËTYRE DY FORCAVE PROGRESISTE SHQIPTARE DHE TË FORCAVE TË TJERA NË „MAQEDONI“ ME NJË FORCË TË VETME, SEPSE „BASHKIM BËNË FUQINË“.



Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,

Mr. Gafurr ADILI (d.v.)




Tiranë, 12 dhjetor 2008.
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

DHUNA SERBE MBI SHQIPTARËT E PRESHEVËS EDHE NJË HERË DËSHMOI DHE RIDËSHMOI SE BISHA E PLAGOSUR, ME EMRIN SERBI, PO E PARANDJEN NGORDHJEN E SAJ PËRFUNDIMTARE, PRANDEJ EDHE PO BËHET SHUMË E RREZIKSHME NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS LINDORE ! Këshilli i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Toplicë) KËRKON, si më poshtë vijon:

Poslaniku i Sobranies së Beogradit, zoti Riza HALIMI, urgjentisht të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të mos gabojë të shkojë në Beograd, sepse në të kundërtën nga FBKSH dhe të gjitha strukturat e saj, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), do të ndëshkohet s’i një tradhëtar i Kombit Shqiptar.

Të gjitha partitë politike dhe shoqatat atdhetare të Kosovës Lindore ( Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe Toplicës) urgjentisht të bashkohen rreth një KOMITETI PËR MBROJTJEN DHE ÇLIRIMIN E KOSOVËS LINDORE (KMÇKL) dhe s’i një trup i bashkuar dhe i vetëm të bashkohen rreth FBKSH-së dhe strukturave te saj.

Tirana zyrtare, bazuar në nenin 8, alinea 1, e Kushtëtutës së Republikës së Shqipërisë: „Republika e Shqipërisë obligohet t’i mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë territorit të saj…“, obligohet që sa më lart të ngrejë zërin e saj të arësyes para bashkësisë ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO) kundër dhunës dhe gjenocidit serbo-malazezo-maqedonas ndaj shqiptarëve nën Serbi, nën Mal të Zi dhe nën IRJM, sepse në të kundërtën historia kombëtare shqiptare dhe kombi ynë shqiptar, këtë politikë servile të Tiranës zyrtare, shumë shpejt do ta gjykojë dhe dënojë për shkelje flagrante të Aktit më madhor (të Kuranit, të Ungjillit dhe të Biblës) kombëtar të sovranit të popullit të popullit të Republikës së Shqipërisë.

Prishtina zyrtare të mos vazhdojë të luajë lojën e saj të strucit, por ajo të ngrejë zërin, jo vetëm për vëllezërit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por edhe për vëllezërit tanë në Sanxhak dhe për vëllezërit „muhaxhirë“ të Toplicës në Kosovë, të cilët duhet të rikëthehen në pronat dhe në trojet e tyre etnike në Krahinën e Toplicës, si dhe për të drejtat e mbi 200 shqiptarëve në Beograd , ndaj të cilëve Serbia, gjatë viteve 1998 -1999 dhe në vazhdimësi, ka ushtruar dhe po ushtron dhunë e represionin, si dhe asimilimin kolektiv të të gjithë shqiptarëve në Beograd, të cilët jo vetëm nuk konsiderohen minoritet, ashtu siç konsiderohen serbët në Kosovë, por iu mohohet edhe iu ndalohet edhe e drejta e tyre më elementare humanitare, që në familjet e tyre ta flasin gjuhën e tyre amëtare shqiptare.

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që shtrihet, jo vetëm në trojet etnike të Shqipërisë Natyrale, por edhe në diasporën shqiptare, si dhe edhe në Beograd dhe në Athinë, gjithashtu PARALAJMRON, se durimit tonë po i vjen fundi, sepse ne nuk mundemi më të durojmë që edhe në Shek. XXI shqiptarët nën Serbi, nën Mal të Zi, nën IRJM dhe nën Greqi të konsiderohen s’i shalqinjë të fushave të bostanit, që sa herë sllavo-grekëve dhe aleatëve të tyre t’iu teket që t’i presin e t’i hajnë, siç kanë bërë edhe në të kalurën e largët dhe ate të afërt, si dhe siç po bëjnë edhe tani, të shkojnë edhe t’i hajnë kokat e shqiptarëve, apo edhe t'i varsin e t'i përdhunojnë shqiptarët tanë.

FBKSH paralajmëron një luftë të re në Ballkan, nëse këtë Luftë të Tretë Ballkanike nuk e parandalon.....! Në emër të Këshillit të FBKSH të Kosovës Lindore:prof. Kushtrim TOPLICA (d.v.)

Topricë, 26 dhjetor 2008.


http://fronti.blog.com/
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

DEKLARATË NR.1 E FBKSH: KËRKOHET MATURIA DHE VIGJILENCA JONË KOMBËTARE...!

Sekretariati Vendimmarrës i Krysisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në mbledhjen e tij të radhës, karahas të tjerave diskutoi edhe mbi sitatën më të re në Kosovën Lindore, dhe me këtë rast, për opinionin tonë kombëtar dhe ate ndërkombëtar, lëshon këtë DEKLARATË PUBLIKE, përmes së cilës edhe deklaron s'i më poshtë vijon :
.

1. Arrestimet dhe dhuna e para disa ditëve mbi shqiptarët e pafajshëm edhe njëherë ridëshmoi se në Beograd ka mbetur po ajo politikë dhe po ai aparat i dhunës kriminale serbe, sepse po kjo politikë ekspansioniste e kriminale serbo-sllave dhe po ky aparat i dhunës kriminale nuk u shkatërrua nga bashkësia ndërkombëtare, e cila para një dekade do të duhej të futej në Serbi, siç dikur (në mbarim të Luftës së Dytë Botës) koalicioni antifashist (SHBA, Britania e Madhe dhe BRSS), jo vetëm që e ndanë Gjermaninë Hitleriane, por edhe u futën aty (në RFGJ) dhe e shpartalluan gjithë aparatin e saj të dhunës. Bashkësia ndërkombëtare me rastin e Serbisë Millosheviciane këtë gjë nuk e bëri, por përkundrazi, ajo hyri vetëm në Kosovë, dhe në vend që të ndëshkonte shkaktarin e krimeve të kryera mbi popullin slloven, kroat, boshnjak dhe shqiptar, ajo (bashkësia ndërkombëtare) në rastin konkret ajo (bashkësia ndërkombëtare) padrejtësisht e ndëshkoi Kosovën dhe popullin shqiptar të saj.




2. Për sa kohë që bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO) nuk do arrijë të vetëdijësohet dhe të dijnë të dallojë luftërat e drejta (çlirimtare e antikoloniale), që ka zhvilluar e do t'i zhvillojë kombi shqiptar, nga luftërat e padrejta (pushtuese e kolonizuese), që i ka zhvilluar e po i zhvillon Serbia dhe i gjithë kombi serb, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) nuk beson se në Ballkan do të arrihet paqja dhe stabiliteti, paqë kjo dhe stabilitet ky që kanë qenë dhe në vazhdimësi do të mbeten parakushtet kryesore për paqën dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian dhe më gjërë.


3. Prandej, edhe kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), sa më parë dhe sa nuk është bërë tepër vonë, të futen në Serbi dhe të shpartallojnë gjithë aparatin e dhunës (ushtrinë dhe xhandarmërinë gjakatare) të Serbisë, dhe më në fund edhe popullit shqiptar t'ia njohin dhe garantojnë të Drejtën e Vetëvendosjes, një e drejtë kjo e garantuar nga dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-ve, për të gjithë popujt e Botës, por padrejtësisht deri më tani e mohuar vetëm për popullin shqiptar.


4. Nga ana tjetër, shokët tanë në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Toplicë) i paralajmërojmë dhe iu kërkojmë që të shtojnë maturinë dhe të rrisin vigjilenën kombëtare, sepse kemi arrijtu të marrim informacione se Serbia, me veprimet e saj të fundit, me një gur pretendon të vrasë dy zogj :




a) Serbia synon që para bashkësisë ndërkombëtare, nga e cila jo vetëm nuk u ndëshkua, por edhe po privilegjohet padrejtësisht, shqiptarët dhe luftëtarët e lirisë (të ish UCK-së), t'i paraqesë s'i kriminelë, se gjoja edhe ata paskan kryer krime mbi popullsinë civile (joshqiptare) në Kosovë, dhe me këtë rast edhe të arsyetojnë krimet e Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në Kosovë, si dhe të barazojë viktimën me xhelatin, dhe



b) Të godasin të gjithë ata shqiptarë dhe familjet e tyre në Kosovën Lindore, që as nuk kanë dhe as nuk janë lojalë ndaj pushtuesit e kolonizatorit serbo-sllav, sepse serbët dhe pushteti i tyre në Beograd, po e parandjejnë edhe humbjen e tyre, jo vetëm të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe Toplicës), por edhe të Sanxhakut.


5. Gjithashtu, shokëve tanë dhe familjeve të tyre në Kosovën Lindore dhe më gjërë, iu bejmë me dije se lista e Serbisë për arrestime të tjera në Kosovën Lindore është shumë më e gjërë se sa ajo ka publikuar Serbia, por ajo (Serbia) pretendon që, kur të fillojë (shumë shpejt) edhe me arrestimet e tjera, të shpifi se sikur emrat e të arrestuarëve të tjerë i kanë deshifruar 10 të arrestuarit shqiptarë, dhe me këtë rast midis shokëve tanë dhe familjeve të tyre të nxisë përcarjen ndërshqiptare, sipas devizës "Përcajë e sundo..!", një devizë kjo e vjetër e të gjithë pushtuesëve e kolonizatorëve të trojeve etnike të Shqipërisë Natyrale dhe shumë e përsosur nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë, prandej edhe kërkojmë që të gjithë shokët tanë dhe familjet e tyre të Kosovës Lindore, si dhe i gjithë opinioni kombëtar shqiptar, të mos bie pre e provokacioneve të tilla të Beogradit, por që bashkarisht të rrisim maturinë dhe vigjilencën kombëtare, dhe s'i një trup i vetëm, me në krye FBKSH-në dhe strukturat e saj, të marshojmë drejt fitoreve të reja dhe Shqipërinë tonë të dashur ta bëjmë ashtu sic edhe na e dhuroi ZOTI, të ribashkuar, të lirë, sovrane dhe demokratike.




Urojmë që Viti 2009 të jetë një vit i mbarë dhe i begatë për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike dhe të diasporës shqiptare, si dhe gjithashtu të jetë edhe viti i fillimit të procesit të ribashkimit kombëtar shqiptar....!



Për Sekretariatin Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH :

Kryetari i FBKSH-së, Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI (d.v.)

Tiranë - Prishtinë, më 02 janar 2009.


http://fronti.blog.com/
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

AKSH vazhdon rekrutimin


Foto: Jetmir IdriziAKSH vazhdon rekrutimin

276303.jpg


Vetëm javëve të fundit, AKSH pohon se më shumë se 200 pjesëtarë të TMK-së të lënë jashtë FSK-së, kanë kërkuar t’i bashkohen këtij grupimi ushtarak. Por, si e gjejnë njerëzit AKSH-në apo krahun ushtarak të Fronit për Bashkim Kombëtar Shqiptar. Kujta, njëri prej koordinatorëve që rekruton anëtarë të rinj në këtë armatë, flet për Express.

Nga Jeton Musliu më 03.01.2009 10:12 CET

Betimin e dhënë rreth dhjetë vjet më parë, në kohën kur i ishte bashkuar ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), vazhdon ta ruajë edhe sot. Për të koha nuk e vjetron kurrë betimin e dhënë, atëherë për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Madje edhe tash ai beson se ky premtim është aktual. Ky është “Kujta”, pseudonimi i një qytetari të Kosovës, që pohon të jetë pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), që jeton me gjashtëmbëdhjetë anëtarët e familjes së tij në një qytezë të vendit.

Takimi me të bëhet në një fshat të thellë në Kosovën qendrore, në të cilin ende ka shtëpi që nga lufta e fundit kanë mbetur të pandërtuara. Nga viti 2005, Kujta është pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), apo krahut politik të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH). Detyra e tij në këtë formacion ushtarak është shumë specifike. Kujta është koordinator i AKSH-së apo thënë ndryshe, personi i cili në këtë grup rekruton njerëz të rinj, të shtresave dhe profesioneve të ndryshme.

Ai thotë se me familjen e tij jeton në një gjendje jo shumë të mirë ekonomike, por pavarësisht kësaj, vazhdon të mos heqë dorë nga betimi i dhënë. “Për këtë jemi betuar dhe do të vazhdojmë amanetin e të parëve. Nuk fitoj asgjë sepse nëse shikohet kjo, asnjë nuk do ta lëvizte këmbën”, thotë ai për Express. Nga viti 2005, Kujta shpjegon se në AKSH ka arritur të rekrutojë 400 deri 450 persona, por që javëve të fundit ky numër është rritur shumë.

“Kemi ardhje të shumta, sidomos nga pjesëtarët e TMK-së, të cilët nuk janë pranuar në FSK. Vetëm këtyre ditëve janë rreth 200 veta”, rrëfen ai për Express. Më tej, Kujta tregon mënyrën e punës së tij e cila si koordinator i lejon të ketë kontakte me njerëz dhe t’ua shpjegojë rolin e AKSH-së. “Jo gjithkush mund të hyjë në AKSH sepse edhe pasi unë ua propozoj një person, janë procedura të tjera që ndiqen si verifikimi i së kaluarës së atij personi apo detaje të tjera”, shpjegon ai.

Sipas Kujtës, për disa muaj bëhet verifikimi i sjelljeve të personit të caktuar, familja e tij, rrethi i ngushtë dhe detaje të ngjashme. “Nuk ka lidhje nëse ka qenë në TMK apo është në polici. Askush nuk merr përgjigje më shpejt se dy apo tre muaj dhe pa verifikim të plotë”, shpjegon ai. Sa i përket organizimit dhe funksionimit të AKSH-së, Kujta sqaron se nuk i intereson se çfarë bëhet në hierarkinë më të lartë të kësaj armate.

“Mua më intereson vetëm detyra ime e sa për frikë, nuk kam arsye të kem, sepse në momentin që më janë vrarë dymbëdhjetë të afërm të ngushtë, për mua nuk është më e rëndësishme asgjë”, shprehet ai. Megjithëkëtë, Kujta sqaron se AKSH-ja është duke mbajtur evidenca shumë të sakta për të gjithë ata që në një mënyrë ose një tjetër bashkëpunojnë me serbët nga Serbia.

“Kemi emra të tillë si nga politika, biznesi e persona të tjerë dhe do të vijë dita edhe për ta”, thotë ky njëri i cili në jetën e përditshme, familjen e mban me rreth 200 euro në muaj, që i fiton nga puna e krahut. “Nuk fitojmë, nuk është punë parash. Ne jemi të varfër sepse biznesmenët nuk merren me këto punë, ata nuk mendojnë për komb”, thotë i bindur ai.

“E dini çfarë. Mua as që më intereson puna e mirë, jeta e mirë. Unë kam vetëm idealin dhe asgjë tjetër. Nëse jo brezi im, atëherë nipërit e mi do ta jetojnë bashkimin, por unë do të punoj aq sa mundem”, sqaron pjesëtari i AKSH-së.

Kujta thotë se AKSH-ja si figurë mbështetëse të idealeve të tyre ka Adem Jasharin, ndërkaq në aspektin politik ka Ukshin Hotin. Pavarësia e Kosovës, sipas tij, është e cunguar, prandaj nuk beson se ka rrugë tjetër përveç bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. “Për çfarë flamuri të Kosovës flisni, për ne ai as që ekziston. Ne kemi vetëm një flamur, atë të kuq dhe me shqiponjën dy krenare të zezë në mes”, sqaron ai.

Përndryshe, Kujta thotë se është baba i shumë djemve prej të cilëve më i madhi është gjithashtu pjesëtar i AKSH-së.

“Përveç djalit, askush nga familja ime tjetër nuk e di për mua. E sa për atë se si e mendoj të ardhmen, atë e parafytyroj si një komb i lirë, i bashkuar dhe pa frikë se një ditë Serbia do të vijë”, përfundon rrëfimin e tij Kujta, koordinatori i AKSH-së për njërën nga pesë nën zonat e Kosovës të ndara nga kjo armatë.


http://fronti.blog.com/
 
Top