Re: FBKSH- AKSH
Ç’thotë Gafurr Adili i AKSH-së?
Aty ku bukës i thonë bukë,
e ujit – ujë, është AKSH-ja!
I nxitur nga instinkti i një gazetari, që përherë të jetë në rrjedhat e shfaqjeve
dhe të regjistrimit me kohë të çfarëdo risie në shoqëri, me paraqitjen pub-
like dhe sensacionale të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në
opinion,dhe me qëllim të realizimit të një interviste ekskluzive për revistën
tonë, fillova të hulumtoj në internet mundësinë e vënies së kontaktit even-
tual me zëdhënësin e kësaj structure politike dhe ushtarake, z. Gafurr Adilin.
Befasia ime ishte e menjëhershme. Nga bashkëbiseduesi im i kërkuar,
nuk mora vetëm përgjigjen pozitive për këtë intervistë, por edhe një sërë
komplimentesh që ai i bënte për revistën “Kosovarja”, për të cilën, siç më tha në kon-
taktin e parë, personalisht ka një respekt tëjashtëzakonshëm dhe atë e lexonte
rregullisht sa ishte në Zvicër. Edhe pse, paraqitja e një strukture
paralele ushtarake në arenën e brishtë institucionale politike kosovare shkaktoi
reagime të ndryshme kontradiktore, përmes kësaj interviste, qëllimi ynë aspak
nuk është që të ndikojmë anshëm në asnjë qëndrim zyrtar dhe jozyrtar, por
të jemi në shërbim të informimit sa më të mirë të lexuesit tonë, i cili, më pas, do
ta krijojë bindjen e lirë dhe të pavarur vetjake për këtë çështje.
Kush është Gafurr Adili?
- Jam shqiptar, nga rrethi i Kërçovës. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje.
Gjimnazin dhe Fakultetin Juridik i kam kryer në Prishtinë. Studimet pasuniver-
sitare (1982-1984), me temën “Aspektet juridiko-ekonomike në Lidhjen Shqiptare
të Prizrenit”, i kam përfunduar në Zagreb. Jam 48 vjeç, i martuar, baba i gjashtë
fëmijëve: Kastriotit, Gëzimes, Kushtrimit, Kelmendit, Albulenës dhe Donikës. Jam
edhe gjysh. Kam qenë i burgosur politik, si pjesëmarrës i demonstratave mars-prilli
të vitit 1981 dhe pastaj, pas daljes nga burgu, për aktivitet atdhetar (1982-1984)
jam detyruar të emigroj në Zvicër, ku kam jetuar nga prilli i vitit 1985 deri në
korrik të vitit 2003, kohë kjo kur edhe më arrestuan në Tiranë. Pas gati 5 muajsh paraburgim, nga gjykata e Tiranës fitova pafajësinë. Mirëpo, gjatë kësaj kohe Parlamenti
i Zvicrës më mori stre-himin politik, që e kisha fituar në shtator të vitit 1985 dhe me këtë rast edhe leje qëndrimin (vizën-C) në Zvicër. Nga 25 nëntori i vitit 2003 jetoj dhe veproj në Tiranë.
Çfarë organizmi është FBKSH-ja? Cila është platforma e saj politike dhe kur është formuar Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) si krah ushtarak i saj? Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) është një bashkim forcash politike, shoqatash joqeveritare, intelektualësh atdhetarë dhe i masave të gjera popullore, pa dallim krahine, feje dhe ideje, që punon, vepron dhe lufton për ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare
dhe të popullit shqiptar që jeton në këto troje në një shtet të vetëm kombëtar në Ballkan, me emrin Shqipëri. FBKSH është një organizim politiko-ushtarak mbarëkombëtar, që shtrihet në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe në diasporën shqiptare dhe tash po bëhet edhe një front mbarëpopullor, sepse shtrirja dhe organizimi i FBKSH-
së shkon deri në çdo fshat dhe lagje të qyteteve shqiptare të Shqipërisë etnike.
Quhet formacion politiko-ushtarak, sepse është krah i armatosur, apo më mirë të them,
dora e djathtë e FBKSH-së është Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). Nëse do
ta ilustroja me trupin e njeriut, lirisht mund ta ilustroj kështu: FBKSH është
trupi, AKSH është dora e djathtë e trupit. FBKSH është Sigurimi Kombëtar Shqiptar
(SKSH) ose dora e majtë e trupit. Fondi Kombëtar Shqiptar (FKSH) janë këmbët e
trupit. Dhe, ky trup ka edhe kokën, sepse trupi pa kokë nuk funksionon. Kjo është
Kryesia Qendrore e FBKSH-së, ku krahas kryetarëve të Zonave të FBKSH-së janë
edhe Shefi i Shtabit të AKSH-se, Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së dhe Shefi
i Këshillit Qendror të FKSH-së. Kryetar i FBKSH-së, nga 12-13 korriku (Ku-
vendi themelues i FBKSH-së, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë) dhe deri në Kuven-
din e Dytë Kombëtar (16 shtator 2005, në Prizrenin historik) kam qenë unë dikur me
pseudonimin Mr.Valdet VARDARI dhe nga Kuvendi i Dytë Kombëtar (shtator 2005)
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA, kurse unë zëdhënës politik i FBKSH-së (për opin-
ionin tonë kombëtar) dhe shef i Departamentit të Diplomacisë të FBKSH-së për
ndërkombëtarët, detyra këto që vazhdoj t’i ushtroj edhe sot.
Me iniciativën e FBKSH-së, më 25 nëntor 2006, në Hotel “Tirana International”, u or-
ganizua Mbledhja Themeluese e Këshillit Organizator të Kuvendit Mbarëshqiptarë,
ku në pjesëmarrjen e 74 delegatëve e delegateve, nga të gjitha trojet shqiptare
dhe nga diaspora, u themelua Këshilli Organizativ i Kuvendit Mbarëshqiptarë
(17 anëtarësh) dhe u zgjodh edhe Kryesia 5 anëtarëshe:
1. Kryetar - Gjeneral Kudusi LAMA, nga Kukësi,
2. Zv.kryetar - Prof. Dr. Hulusi HAKO, nga Delvina,
3. Zv.kryetar, Kolonel Sejdi VESELI, nga Prishtina,
4.Zv.kryetare, Kolonele Shyhrete GOSALCI, nga Prishtina dhe
5. Sekretar i Përgjithshëm, magjistër Gafurr ADILI, nga
Kërçova.
Pra, unë ushtroj edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Organizativ
të Kuvendit Mbarëshqiptar dhe jam edhe drejtor i Revistës “KUVENDI”, revistë
periodike e Këshillit Organizator të Kuvendit Mbarëshqiptar dhe deri tash (nga
marsi i vitit 2007) kemi nxjerr tre numra dhe jemi duke përfunduar edhe numrin
4 të revistës “KUVENDI”, të cilën e kemi me tirazh 1000 ekzemplarë dhe e kemi
shpërndarë në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë, të cilën lexuesit mund ta
lexojnë edhe në internet:
http://www.shqiperiaebashkuar.org
A funksionon ky lloj organizimi edhe në hapësira të tjera shqiptare apo
është përqendruar vetëm në Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë?
- FBKSH është formacion politiko-ushtarak mbarëkombëtar, që do të thotë
vepron dhe është i organizuar në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë etnike dhe
në diasporën shqiptare në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.
Kuptohet se diku është më mirë i organizuar dhe shtrirja e tij është më masovike,
e diku jo aq sa duhet, siç është në Shqipëri dhe Kosovë, por rëndësi ka që kudo
ku bukës i thuhet bukë dhe ujit – ujë, janë të organizuara këshillat e FBKSH-së. Pra,
kemi këshilla edhe në trojet shqiptare në Mal të Zi dhe në Çamëri.
Si i komentoni reagimet zyrtare të pushtetarëve aktualë në Kosovë pas paraqitjes publike të AKSH-së dhe cili ishte qëndrimi i Tiranës zyrtare?
- Aspak nuk dallonin nga ata që dikur vetëquheshin pushtetarë nën pushtimin
dhe kolonizimin serb. Pra, ishin identikë me reagimet e atyre që Ushtrinë Çlir-
imtare të Kosovës (UÇK - në) e quanin: “ushtri e faksave”, “grupe katundarësh”,
“dorë e zgjatur e Serbisë”, “ogranizatë terroriste” etj. UÇK-në kështu e quanin edhe liderët e partive politike të Tiranës dhe të gjitha deklaratat e tyre i kemi dhe i ruajmë. Do
të vijë koha që të gjithë do të japin llogari për të gjitha, si ata që e kanë sharë e ofen-
duar UÇK-në, ashtu edhe ata që aktualisht e shajnë dhe e ofendojnë edhe vazh-
duesen e misionit të UÇK-së, Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Frikoheni se mund të fillojë ndonjë fushatë e madhe e burgosjes së
aktivistëve tuaj nga strukturat legale të KFOR-it, SHPK-së dhe policisë së
UNMIK-ut në Kosovë, si dhe, mundësisë së insistimit të tyre për burgosjen
tuaj të sërishme në Tiranë?
- Aspak nuk frikësohem, sepse nuk e njoh frikën dhe nuk di çka është ajo! Përballë
vendosmërisë time që të sakrifikoj edhe më të shtrenjtën jetën, siç e kanë
sakrifikuar shumë bashkëluftëtarë të mi:
Kadri ZEKA, Nuhi BERISHA, Abedin REXHA, Fehmi dhe Xhevë LLADROVCI, Harun
BEKA dhe Ukshin HOTI, arrestimi ka qenë dhe është luks.
Kurrsesi nuk mund të fillojë ndonjë fushatë arrestimesh, jo vetëm të aktivistëve tanë në Kosovën protektorat, por as në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc), as në Kosovën Jugore (Lu-gina e Vardarit-ILIRIDA) dhe as ndaj meje këtu, në Tiranë, sepse nuk besoj të jenë aq budallenj që të bëjnë aventura të tilla. Të gjithë e dinë se jemi shumë të fuqishëm.
Paraqitja juaj publike, më së paku i entuziazmoi ish - pjesëtarët e UÇK-së dhe
partitë politike të dala nga kjo strukturë. Si e komentoni ju këtë heshtje të
tyre: xhelozi nga frika e marrjes së primatit për të ardhmen tonë kombëtare,
apo është vetëm një veprim i matur ku duhet pritur ende për një qëndrim më
të detajuar zyrtar?
- Në bazë të informacioneve që më kanë sjellë këshillat e FBKSH-se nga të gjitha
Zonat e FBKSH-së dhe mbi të gjitha nga Zona Nr. 2 (Kosova historike) e FBKSH-së,
rezulton se janë gëzuar shumë luftëtarët e devotshëm dhe përgjithësisht populli
shqiptar, jo vetëm i Kosovës protektorat, por i gjithë populli shqiptar. Nuk janë gëzuar vetëm ata që kanë keqpërdorur djersën dhe gjakun e popullit, të cilët thirren si parti politike të dala nga UÇK-ja apo edhe udhëheqës të disa shoqatave, të cilët në emër kanë qenë dhe janë bisht të partive politike dhe vazhdojnë të manipulojnë dhe të vjedhin
në emër të familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës.
Të gjithë këta e dinë se vetëm në Parlamentin e Shqipërisë së Bashkuar do të japin llogari për të gjitha.
Dihet se i pari që do të japë llogari do të isha unë dhe pas meje të gjithë me radhë, fillimisht bashkëpunëtorët e mi dhe pas tyre edhe liderët e partive politike që kanë
keqpërdorur votën e popullit dhe ata liderë të partive dhe shoqatave që kanë keqpërdorur djersën dhe gjakun e popullit shqiptar. Prandaj, edhe nuk gëzohen, por sikurse deri tash, edhe në të ardhmen, do të përpiqen që të na pengojnë, sabotojnë dhe besa edhe të na luftojnë që të mos arrijmë ta realizojmë amanetin e dëshmorëve të kombit, të cilin e kanë
tradhtuar, sepse e dinë shumë mirë se çka ka do t’i gjejë në Shqipërinë e Bashkuar.
T’i kthehemi formacioneve ushtarake të AKSH-së. Cila është e vërteta për
të: Është ushtri apo janë vetëm grupe
operative?
- Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është më tepër se ushtri. Në kuadër të AKSH-së veprojnë edhe njësitë operative që ne i quajmë njësitë elite, të cilat veprojnë siç janë edhe njësitet elite të ushtrive më të mëdha, marinsat amerikane. Këto njësi kanë vepruar dhe gjithmonë do të veprojnë me maska, ashtu siç veprojnë edhe marinsat amerikane.
Ka disa vjet që është në skenë AKSH-ja, a është rritur në numër dhe cila është
platforma e saj vepruese?
- Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) nuk ka platformë, sepse Platformë Politike
ka Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe AKSH, duke qenë krah i
armatosur i FBKSH-së, zbaton platformën politike dhe vendimet politike të FBKSH-së.
Kurse, sa i përket numrit të luftëtarëve të AKSH-së, më falni, është sekret ushtarak
dhe nuk është në kompetencat e mia që të flas për gjëra të tilla.
A është AKSH-ja e aftë t’i mbrojë shqiptarët në Kosovën Veriore dhe kush do ta merrte përgjegjësinë në rast se atje do t’i ndodhte diçka popullatës shqiptare?
- Sipas Rezolutës 1244, Kosovën dhe popullin e saj duhet ta mbrojë UNMIK-u
dhe KFOR-i, bashkë me ta edhe SHPK-ja dhe TMK-ja. Por, siç dihet, gjatë këtyre tetë
vjetëve, Kosova Veriore nuk administrohet as nga UNMIK-u dhe as nga KFOR-i, si dhe
as nga SHPK-ja dhe as nga TMK-ja, por ligjin e dhunës dhe të represionit ndaj
shqiptarëve e bëjnë bandat kriminale të Serbisë. Aty janë vendosur të gjithë kriminelët serbë që duart i kanë të lyera me gjak shqiptari. Aty ndodhet edhe krimineli Ratko Mladiq, që komandon edhe gardën e ashtuquajtur “Garda Car Lazarit”!
Pra, përgjegjësinë duhet ta marrë UNMIK-u dhe KFOR-i dhe bashkë me ta edhe SHPK-ja dhe TMK-ja. Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është në gjendje që të
marrë në mbrojtje popullsinë shqiptare edhe në Kosovën Veriore, nëse këtë gjë nuk
mund ta bëjë KFOR-i dhe TMK-ja, ashtu siç ka marrë në mbrojte popullsinë shqiptare në fshatrat e Besianës, ku u shfaqën djelmoshat trima dhe vashat heroike të AKSH-së, sepse në këto fshatra të Besianës, ashtu si edhe në fshatrat e Dardanës, të cilat nuk i administron
as KFOR-i dhe as TMK-ja, shpesh herë futen jo vetëm kriminelët e “Car Lazarit”, por edhe ushtria dhe xhandarmëria e rregullt e Serbisë dhe i terrorizojnë fshatarët shqiptarë të këtyre zonave, ku për pasojë edhe detyrohen të shpërngulen dhe të vijnë në Gjilan dhe
në Prishtinë.
Nga kjo bisedë, të themi e nxehtë, të bëjmë një digresion. Cili është men-
dimi i FBKSH-së dhe AKSH-së për intelektualët tanë të çmuar kombëtar,
por edhe të anatemuar shpesh nga politika zyrtare: Adem Demaçi, Rexhep
Qosja, Albin Kurti dhe të tjerë?
- Mendimi im nuk mund të jetë i ndryshëm nga ai që mbizotëron te shumica dërmuese e popullit shqiptar, që mbi-zotëron te çdo shqiptar që në damarët e tij rrjedh vetëm gjak shqiptari. Pra, respekti më të madh e kemi pasur dhe vazhdojmë ta kemi, jo vetëm për intelektualët tanë atdhetarë: Bacën Adem DEMAÇI (simbolin e rezistencës shqiptare), babanë e kombit, Rexhep QOSJA dhe atdhetarin e dëshmuar e të ridëshmuar Albin KURTI, por edhe për të gjithë ata intelektualë atdhetarë, qofshin në Prishtinë, në Tiranë
apo në disporë, të cilët në një formë apo tjetër, me veprat dhe këshillat e tyre na ndihmojnë në misionin tonë tepër fisnik, ribashkimin kombëtar shqiptar. Pra, jo vetëm unë, por të gjitha strukturat e FBKSH-it, i kemi quajtur dhe i quajmë truri i kombit. Nga ana tjetër, edhe do të kërkoj dhe do t’i ftoj që t’i bashkëngjiten Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptarë dhe vitin që vjen, më 10 qershor 2008, me rastin e 130 - vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bashkërisht ta mbajmë Kuvendin Mbarëshqiptarë, ku do të miratohet edhe Platforma e Ribashkimit Kombëtar Shqiptar dhe do të zgjidhen edhe organet e Kuvendit Mbarëshqiptarë, ndër të cilat do të jetë edhe Ansambleja Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Kur prisni që ky synim madhor i bashkimit kombëtar mund të realizohet, kur dihet mirë qëndrimi i ashpër i bashkësisë ndërkombëtare rreth mosndryshimit të kufijve ekzistues në Evropë?
- Kosova nuk bëhet e pavarur. Më lehtë dhe më shpejt Kosova mund të ribashkohet me Shqipërinë. Për 17 vjet me radhë, ka qenë një humbje e kotë e kohës me lloj-lloj opsionesh, me ç’gjë ne shqiptarët i kemi çoroditur edhe aleatët tanë të bashkësisë ndërkombëtare. Sikur ne shqiptarët të bashkohemi rreth një mendimi, qëndrimi dhe veprimi të përbashkët dhe përballë bashkësisë ndërkombëtare të dalim me kërkesën tonë të ligjshme, kërkesën që edhe popullit shqiptar, ashtu si gjithë popujve të botës, t’i njihet
e drejta e vetëvendosjes, e drejtë kjo e garantuar me konventa dhe rezoluta të OKB-së, e cila padrejtësisht deri tash i është mohuar dhe vazhdon t’i mohohet vetëm popullit shqiptar. Jam i bindur se deri tash (gjatë këtyre 17 vjetëe) edhe do të ishin ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar. Është rast unikat që Republika e Shqipërisë, nga të gjitha anët, kufizohet me trojet dhe popullin e vet. Nuk mund të ketë Evropë të Bashkuar
dhe stabile, nëse kjo paqe e ky stabilitet, fillimisht, nuk garantohet në Ballkanin
“fuçi baroti” dhe për të arritur që për fundimisht Ballkanit t’i hiqet epiteti
“fuçi baroti”, e kjo arrihet vetëm duke riorganizuar shtetet etnike në Ballkan, si: Shqipëria etnike, Bullgaria etnike, Greqia etnike, Kroacia etnike dhe pse jo edhe Serbia etnike.
Pse Serbia nuk flet për Serbi etnike, por flet për Serbi të Madhe?!
Sepse, po të flasë për Serbi etnike, e di fare mirë se Serbia etnike duhet të jetë vetëm në
pashallëkun e Beogradit. Pra, duke krijuar shtetet etnike, arrihet ekuilibri i shteteve, mbi bazën e të cilit edhe zbatohet parimi i reciprocitetit mbi minoritetet ë shtetet etnike të Ballkanit, sepse po aq sa do të ishte komb-shteti grek, bullgar, kroat dhe serb, po aq do të ishte edhe komb-shteti shqiptar me emrin Shqipëri.
Jam plotësisht i bindur se shqiptarët 100 - vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, në
Vlorën heroike (në vitin 2013), do ta kremtojnë me një Shqipëri të bashkuar.
Meqë unë jam nga Prizreni, qytetit të lavdisë sonë kombëtare dhe kryeqytet
shpirtëror i të gjithë shqiptarëve, nëse do të vinte dita e shpalljes zyrtare të
bashkimit të trojeve shqiptare, do ta bënit këtë akt formal mu në këtë
qytet?
- Platforma politike e FBKSH-së është Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe,
unë e thashë se planifikojmë që vitin që vjen (10 qershor 2008), në 130 - vjetorin e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizrenin historik ta mbajmë Kuvendin Mbarëkom-
bëtar Shqiptar. Mund të ndodhë që situatat të na çojnë drejt përshpejtimit të
proceseve politike dhe pikërisht aty edhe ta shpallim ribashkimin kombëtar.
Mbi bazën e mbështetjes që po gjejmë në popull, them se edhe ndërkombëtarët
përfundimisht do të binden se ai rend politik shumë servil në Prishtinë, besa
edhe këtu në Tiranë, e ka humbur besimin e popullit. Besim të cilin, me punë dhe
sakrificë e ka krijuar vetëm FBKSH-ja dhe strukturat e saj. Këtë do ta dëshmojmë me
bojkotimin që do t’iu bëjmë zgjedhjeve të radhës, të paralajmëruara të mbahen më
17 nëntor 2007, me ç’rast do të bindeni se as 20 për qind e popullsisë nuk do të dalë
në zgjedhje, kurse pjesa tjetër do t’i bashkohet FBKSH-së. Madje, edhe ndërkom-
bëtarët do të detyrohen t’i bashkohen FBKSH-së dhe pastaj fjalën do ta kemi ne,
do t’iu shpalosim Programin e Veprimit Taktik dhe Strategjik të FBKSH-së.
Unë kam një moshë mesatare. Ka shans që ta përjetoj këtë ditë madhore të
bashkimit kombëtar?
- Jo vetëm se do ta përjetoni, por do të jepni edhe kontributin tuaj për rindërtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë së ribashkuar.Edhe babai im 72 vjeç do ta përjetojë këtë.
Sa ju kupton dhe ndihmon familja në këtë mision tuaj që keni nisur, dhe meqë lexuesit tanë janë më shumë femra, na thoni cili është qëndrimi i bashkëshortes suaj për qëndrimin tuaj, kur dihet se shqiptarët shpesh në histori, më burrëresha i kemi pasur gratë sesa burrat?
- Bashkëshortja ime, Fekrija, që në fillim, jo vetëm që më ka kuptuar shumë drejt,
por edhe më ka përkrahur shumë e po më përkrah edhe tash në gjithë aktivitetin tim
gati 30-vjeçar politiko-atdhetar. Dhe, këtë po e ilustroj me dy fakte:
1. Kur më ka arrestuar UDB-ja (në vitin 1982) na kishin lindur dy fëmijë (Kastrioti
dhe Gëzimja) dhe ajo i rriti ata; 2. Kur u largova nga vendlindja, në vitin 1985, asaj dhe 5 fëmijëve të mi nuk ua jepin pasaportat dhe deri në vitin 1990, kur filloi shpërbërja e RSFJ-së, unë kam jetuar i vetëm në Zvicër, kurse ajo i rriste fëmijët. Por, mbi te gjitha ka qenë kontributi i saj që unë sot të krenohem me fëmijët e mi, të cilët janë shembull në Zvicër. Kushtrimi po përfundon magjistraturën në shkencat politiko-diplomatike në Bern
të Zvicrës. Kelmendi ka përfundur vitin e tretë të Fakultetit të Farmacisë në Basel të
Zvicrës. Donika sivjet duhet të përfundojë shkollën e mesme për ekonomi-biznes
dhe pastaj të vazhdojë fakultetin.
Mesazhi i juaj për lexuesit e revistës “Kosovarja”?
- Nënat dhe motrat e mia shqiptare, në trojet e Shqipërisë etnike, të luftojnë për të
drejtat e tyre dhe të inkuadrohen në jetën shoqërore kombëtare shqiptare.
Vetëm në Shqipërinë e bashkuar, të gjithë, burra dhe gra, do të jemi të barabartë, të
lumtur dhe me dinjitet kombëtar. Ju falënderojmë z. Gafurr dhe ju priftë e mbara!
- Ju faleminderit edhe Juve dhe gjithë lexuesve Tuaj!
Adnan Abrashi