FBKSH- AKSH

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Prof. Dr. Bashkim MITROVICA,
Kryetar i FBKSH :

Zgjedhjet apo zgjidhje e shekullit ?!

Rrallë herë popujve gjatë historisë së tyre iu jepet ndonjë mundësi, e cila mund të jetë pikë kthese për të mbarë, për përparim e zhvillim. Një rast të tillë e paraqet edhe data e 17 nëntorit 2007 në territorin shqiptar të njohur me emrin Kosovë. Në këtë datë do të organizohen zgjedhjet e përgjithshme prej nivelit lokal deri te ai qendror.

Të dilet në zgjedhje apo bojkotohen ato?

Të dy veprimet janë akte demokratike.

Pjesëmarrja në zgjedhje është e dobishme vetëm nëse ke për kënd voton, kur ke njerëz të dëshmuar, të cilët sado pak me punën e tyre kanë arrijtur të krijojnë të mira shoqërore me të cilat do të krenohej shqiptari i Kosovës. Por, me këto parti politike shqiptare, të cilat tashmë njihen si struktura mafioze, duke e shndërruar Kosovën në një poligon ushtarak për lloj- lloj ushtri të huaja dhe duke e plaçkitur e duke i mbyllur të ardhmen e saj, nuk ia vlen as që të humbet kohë.

Pse t'i besohet retorikës së tyre mashtruese për aq e aq vende të punës, për aq e aq investime, për furnizim të pandërprerë me rrymë e ujë, për shkollim e shëndet më të mirë.

Pyetjen që duhet t'ia parashtrojmë vetes është : po pse nuk i realizuan këto premtime për 17 vite e kaluara?

A mund të presim ndryshime nga ata që Kosovën e bëjnë Kuvajt, Norvegji apo SHBA vetëm gjatë ditëve të fushatave zgjedhore?

Kurrsesi jo!

Të tëra këto premtime i kanë vetëm për vete e jo për popullin.

Pas fushatës Kosova i ngjet përsëri Etiopisë, Somalisë, Palestinës dhe Irakut.

Populli shqiptar i Kosovës më 17 nëntor 2007 ka fatin e vetë në mendjen e tij.

Shqiptarët vendosin në radhë të parë për vetveten dhe të ardhmen e brezave që do të vijnë.

Dy janë rrugët e 17 nëntorit : prapakthimi dhe përparimi.

Si t'a arrijmë përparimin?

Shumë lehtë!

Pa trazira, pa humbje kohe, pa dhimbje por vetëm me kundërshtim.

Kundërshtimi i politikanëve dhe politikave të tyre mashtruese arrihet me bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.

Mos u duk fare afër kutive të votimit!

Po a humbim diçka nga bojkotimi?

Përkundrazi, vetëm se fitojmë ne të gjithë, ne dhe familjet tona.

Të kundërshtosh hajnat, mafiozët është akt i lartë moral e atdhetar.

Atyre që ju ftojnë të dilni në zgjedhje, mos u besoni ngase edhe ata janë pjesë e strukturave politike mafioze.

Kosova na mbetet pa institucione?

Mos u frikëso se Kosova po të kishte institucione nuk do të ishte në këtë gjendje.

Po a ka kush na udhëheq nëse i bojkotojmë mafiozët politik?

Natyrisht se ka, por duhet të ua jepni mundësin.

Kush janë ata?

Ata, që mafiozët e krimit të organizuar politik, i kanë burgosur dhe fyer se po e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan.

Miqtë ndërkombëtarë të popullit shqiptarë me interesim të madh po e presin këtë datë.

ë 17 nëntor 2007 shqiptarët do të tregojnë ndërgjegjen e tyre kombëtare se a do të ndjekin politikën e shpërbërjes apo njësimit.

Nëse vendosin për të parën do të thotë të vazhdojnë rrugën e mjerimit dhe humnerës dhe do të mbesin pa përkrahjen e miqve ndërkombëtar.

Nëse vendosin për rrugën e dytë do të thotë ringjallje e shpresës për një jetë më të lumtur ku veprimtarët e vërtet do të merrnin vizën për vazhdimin e punës pa pengesa në realizimin e programit madhor kombëtar me përkrahjen e miqve tanë të shumtë anë e kënd botës.
17 nëntori është datë simbolike pasi që iu jepet rasti që pa mund (nga shtëpia) ta hidhni në plehun e historisë politikën 17 vjeçare të krimit të organizuar politik.

Prandaj më 17 nëntor ose do të kemi zgjedhje (mjerim) ose zgjidhje të shekullit (përparim). Ju dhe vetëm ju vendosni!

Prizren, 6. 11. 2007.

Per cdo informate zyrtare vizitojeni:

http://www.fbksh-aksh.org
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

DEKLARATË PUBLIKE NR. 15 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH-së
Shkruar nga FBKSH
Sunday, 11 November 2007
AS KONDOVA E MENDUH THAÇIT DHE AS BRODECI I ALI AHMETIT NUK MUNDËN TA KOMPROMENTONIN ARMATËN KOMBËTARE SHQIPTARE - AKSH...!



- Ditë më parë, përmes gazetes "Lajm" të Shkupit, nga Zoti Ali Ahmeti kërkuam që të mos e përsëriste Kondovën e Menduh Thacit, ku për pasoje edhe na u vra studenti i Universitetit të Tetovës, Liridon DëRMAKU nga Dardana, te cilin ne mars 2006, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), e ka shpallur dëshmor të Kombit.

- Menduh Thaci përmes Kondovës (në vitin 2005) synoi që të rikëthehej në pushtet pa shtet dhe me këtë rast Luginën e Vardarit edhe e klasifikoi si një vatër destabiliteti, ku për pasojë pengoi Korridorin 8 dhe Projektin AMBO që të kalonin nëpër trojet shqiptare të Luginës së Vardarit dhe me kete rast zellshëm i shërbeu GASPROM-it rus. Kurse, Ali Ahmeti përmes Brodecit, gjithashtu duke dashur që të rikëthehej në pushtetin e humbur pa shtet, mrekullueshëm i shërbeu Beogradit, i cili ka qenë dhe vazhdon të mbetet i interesuar për destabilizimin e IRJM-së, sepse duke e destabilizuar IRJM-në fillimisht do të arrinte të tërhiqte, jo vetëm vëmendjen kombëtare por edhe ate ndërkombëtare, nga nyja godiane e zgjidhjes së cështjes kombëtare shqiptare - Kosova Kreshnike, dhe më pas edhe përmes durave të shqiptarëve të rrëmbente toka edhe nga IRJM, ashtu siq ka rrembyer nga ish Bosnja e Hercegovina (Republikën Srbska) dhe siq po rrëmben edhe nga Kosova, përmes enklavave të decentralizimit të "Grupit të Unitetit" në Vjene dhe në vazhdim.....

- Nëse në Kondovë, në përpjekjet për të parandaluar vëllavrasjen ndërshqiptare, FBKSH-AKSH pati një humbje të madhe, sepse forcat policore sllavo-maqedonase na e vranë oficerin e SKSH-së, dëshmorin Liridon DËRMAKU, para se te ndodhte Brodeci FBKSH-AKSH pësoi humbjen tjetër të rradhës, humbi pjestarin e orëve të para të AKSH-së, pjesmarrësin e tri luftërave të fundit, deshmorin e kombit Xhavit MORINA, por mbi të gjitha humbje shumë më të mëdha pati populli shqiptar i kësaj krahine të Shqipërise Etnike, sepse humbi 6 djelmosha dhe fshatra të tëra shqiptare u dogjën e u shkatërruan, si dhe u torturuan e u maskaruan civilë të pafajshëm e të pambrojtur, për të cilat dëme konsiderojmë se urgjentisht duhet të kërkohet llogari, jo vetëm nga pushtuesit e kolonizatoret sllavo-maqedonas, por edhe nga veglat e tyre shqipfolëse: BDI dhe PDSH, të cilat përmes partive të tyre simotra (me te cilat kolaborojnë) kokën e kanë ose në Beograd ( BDI përmes LSDM) ose në Sofje ( PDSH përmes VMRO-DPMN), prandej edhe kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare urgjentisht të fillojë hetimet e mënjëhershme mbi ngjarjet e ndodhura dhe të gjithë përgjegjësit e këtyre ngjarjeve edhe t'i ndëshkojë sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare në fuqi.

- Zotit Menduh Thaci dhe Zotit Ali Ahmeti, si dhe të gjithë miqëve të tyre në Sofje dhe në Beograd, iu themi se kot e kanë patur, kot e kanë dhe kot do ta kenë edhe në të ardhmen, si dhe do te deshtojnë edhe në të ardhmen ashtu siq kanë dështuar edhe deri me tani në misionin e tyre te ndyrë për ta kompromentuar AKSH-në, sepse Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), as nuk ka qenë, as nuk është dhe as edhe në të ardhmen kurrën e kurrës nuk do te bëhet lavatriqe e pelenave të zhytura të tyre.

- Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka qenë dhe është krah i armatosur i Frontit për Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), formacion politik mbarëkombëtar ky, që udhëhiqet nga Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe që aktualisht drejtohet nga poltikanë karriere dhe idealistë të devotshëm, të cilët janë betuar e të ribetuar që, deri në frymëmarrjen e tyre të fundit, të punojnë e të luftojnë për ribashkimin kombëtar shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar në Ballkan, me emrin SHQIPËRI.

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI (d.v.)

=========================================================================================

DEKLARATË PUBLIKE E SIGURIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR - SKSH

"Dëshmori Ramadan Shiti vrau veten bashkë me 5 policë të tjerë, gjithsej 10 polic të vrarë"

Pas hetimeve të zhvilluara nga djelmoshat dhe vashat e Sigurimit Kombëtar Shqiptar dhe pas dëshmive të bashkëpunëtorëve tanë që ndodhën në vendin e ngjarjes, arritëm të zbulojmë disa informacione që deri më sot ishin të panjohura për opinionin kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Si rezultat i hetimeve tona të detajuara rreth rënies së dëshmorit të fundit Ramadan Shiti arritëm të zbulojmë dhe verifikojmë të dhënat si më poshtë:

- Sulmi në fshatin Brodec nuk është realizuar nga një formacion me përbërje të përzier etnike, siç deklarojnë Ministrja e Punëve të Brendshme dhe argati i saj Refet Elmazi, por u realizua nga një njësi e përbashkët serbo-maqedone, ku konkretisht 5 ditë përpara sulmit në Shkup arritën mercenarë serbë, të cilët pas vëzhgimit të territorit dhe me ndihmën e spiunëve shqiptarë planifikuan dhe realizuan sulmin qyqarë ku si pasojë rranë më tepër se 10 policë të kësaj përbërje.



- Në momentin kur forcat e përziera serbo-maqedone u futën në fshatin Brodec për të zënë të gjallë vëllezërit tanë Lirim Jakupin dhe Ramadan Shitin, të cilët vetëm ishin strehuar në këtë fshat dhe nuk kishin planifikuar asnjë sulm, ata nuk arritën t'i zënë të gjallë sepse Lirim Jakupi nuk ndodhej në fshat ndërsa Ramadan Shiti nuk pranoi të dorëzohej i gjallë, por në momentin kur iu afruan 5 policë dhe shpresonin që ta arrestojnë, Ramadan Shiti aktivizoi një bombë dore ku si pasojë u vetëvra si dhe mori edhe jetërat e 5 policëve, të gjithë të etnitetit serb. Kjo do të vërtetohet së shpejti edhe kur familjet e serbëve të vrarë do të kërkojnë bijtë e tyre në Serbi, për të cilët ende nuk janë njoftuar, por i mashtrojnë se janë në trajnime dhe presin që të harrohet ngjarja dhe të informohen pa mos u kuptuar në opinion.



- Pas rrëzimit të helikopterit të MPB-së së IRJM-së, fakt ky që u dha dhe nga forcat e KFOR-it në Kosovë, gjetën vdekjen edhe 4 policë që ndodheshin në të në momentin e sulmit. Edhe ekuipazhi i helikopterit përbëhej nga një pilot, dy snajperistë dhe një gjuajtës të gjithë të etnitetit serb.

- Një polic me kombësi maqedone është vrarë si pasojë e rezistencës së vëllezërve tanë dhe të njëjtin pritet ta publikojnë më vonë dhe rastin do ta mbulojnë me ndonjë aksident të natyrës tjetër.

Prof. Dr. Çlirim PRESHEVA - Shef i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së ;

Prishtinë - Tetovë

11. 11. 2007
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

TRADHETARET I BASHKON TRADHETIA.... !

Xhezair SHAQIRI, i veteshpalluri Komandant Hoxha, spiuni i Vllado BUCKOVSKI, i cili financohet edhe nga pro-serbi Bexhet PACOLLI, po provokon edhe nje gjakderdhje shqiptare ne Tanushe te Karadakut.

Ne emer te Kryesise Qendrore te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) dhe te gjithe strukturave te tij, nder te cilat eshte edhe Armata Kombetare Shqiptare (AKSH), jame i shtrenguar qe, nga popullata shqiptare e kesaj krahine shqiptare dhe me gjere, te kerkoj qe te mos bjere pre e provokacioneve te Beogradit dhe veglave te tij
shqipfolese, sepse si kurre ndonjehere me pare Beogradi dhe te gjitha segmentet e tij ne krijesen artificiale me emrin IRJM ("Maqedoni") eshte i interesuar qe, me duart dhe gjakun e shtrenjt te shqiptareve, te realizoje planet e tij djallezore, qe jane:

1. Te largoje vemendejen e opinionit kombetar dhe nderkombetar nga nyja gordiane e zgjidhjes se ceshtjes madhore kombetare, qe eshte Kosova Kreshnike, dhe
2. Te kroijoje nje "Srbska Republika" brenda territorit aktual te IRJM-se, qe sipas hartave te Beogradit, te cilat kemi arrijtur t'i fusim ne duart tona, do te perfshinte: Kumanoven, Shkupin, fshatrat e Poreces, Brodin dhe deri ne Perlep, ku bashke me Greqine planifikojne qe te kene kufirin e perbashket dhe midis Bullgarise Etnike dhe Shqiperise Etnike te jete Serbia e Madhe dhe Greqia e Madhe.

Per kete prononcim dhe te gjitha deklaratat e deritanishme, jo vetem per Xhezair Shaqirin, por edhe lojerat e ndyra te PDSH-se se Menduh Thacit dhe te BDI-se se Ali Ahmetit, jo vetem une, si Zedhenes Politik dhe Shef i Departamentit per Diplomaci te FBKSH-se, por i gjith formanioni mbarekombetar, qe quhet FBKSH dhe te gjitha strukturat e tij, jemi ne gjendje te bartim pergjegjesi, jo vetem morale por edhe poltiko-kombetare, para gjithe popullit shqiptare te Shqiperise Etnike.

Mr. Gafurr ADILI,
Zedhenes Poltik dhe Shef i Departamentit per Diplomaci te FBKSH-se

Tirane, 12. 11. 2007, ora 21.00

Ketu Intervista e Gafurr Adilit ne Vizion Plus

http://www.youtube.com/watch?v=fXVHfhkTSio
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

AKSH-ja Ne Veri te Kosoves !!

Patrulla te grupit paraushtarak te etnikeve shqiptare patrullon veriun e Kosoves duke sfiduar autoritetet nderkombetare




Veriu i Kosoves, Serbi : Nje grup paraushtarak shqiptar i nxjerre jashte ligjit eshte duke patruluar qytetet e veriut te Kosoves pergjate kufirit serb, ne sfide te autoriteteve nderkombetare, duke thene se kane qene te provokuar prej kercenimeve serbe dhe do te mbrojne Kosoven “deri ne ushtarin e fundit”

Nje komandant te Armates Kombetare Shqiptare e nxjerre jashte ligjit dhe e konsideruar si organizate terroriste prej misionit te OKB-se ne Kosove, ashtu sic ka thene Associated Press, grupi ishte zhgenyer prej lideret politike te Kosoves dhe konsideruan nje deshtim bisedimet te ndermjetesuara nderkombetarisht.

“Preka”, qe komandon nje numer te 40-50 paraushtarake ne veriun e Kosoves, dakordoi te jepe interviste nen kusht qe lokacioni i sakte dhe emri i tij te mos behen publike. Paraushtaraket ishin duke mbajtur maska ski dhe kishin uniforma te zeza dhe ishin te pajisur me disa llojera te armeve te lehta, duke perfshire AK-47.

Paraushtaraket thane se ata patrulluan te gjithe qytetet e veriut te Kosoves ne kufi me Serbine, per te parandaluar cdo hyrje serbe ne zone.

Muaji i kaluar, grupi paraushtarak Garda Serbe e Car Lazarit, e nxjerre gjithashtu jashte ligjit prej misionit te OKB-se, ka kercenuar te veje ne shenjester paqeruajtesit te OKB-se dhe NATO-s dhe institucionet te udhehequra nga shqiptaret nese krahina do te deklaroje pavaresi prej Serbise.

“Ne do te mbrojme kete toke deri ne ushtarin e fundit”, tha komandanti i AKSH-se Associated Press vone te dielen pas nje ceremoni per rekrute te rinj ne nje zone malore ne veriun e Kosoves.

Aksionet e grupit dhe deklaratat te ashpra kane shkaktuar tensione ne krahine.

Lideret shqiptare te Kosoves kane thene se aktivitetet shkojne kunder institucioneve te mbikeqyrura prej UNMIK-ut dhe perpjekjeve per te permbyllur procesin per status permes negociatave te ndermjetesuara nderkombetarisht.

Etniket shqiptare ne Kosove kane kercenuar te deklarojne njeaneshmerisht pavaresi nese negociatat deshtojne te prodhojne nje rezultat. Serbia ka thene se nuk do te njeh kurre pavaresine e Kosoves.

Zyrtaret e NATO-s kane hedhur poshte kercenimin serb, duke thene se forca e NATO-s do te luftoje kunder cdo grupi qe eshte nje rrezik per stabilitetin ne krahine.

Por komandanti i AKSH-se tha se qellimet e grupit nuk ishin te shkaktojne probleme per OKB ose NATO, duke thene se ka perkrahur policine e Kosoves, OKB dhe NATO.

“UNMIK ka gabuar te deklaroje AKSH si nje organizate terroriste, sepse ne nuk jemi terroriste, tha komandanti, duke u referuar akronimit te misionit te OKB-se. “Ne jemi ne token tone. Ne nuk bejme probleme per tom por ata (paraushtaraket serbe) duan te vijne ketu”

“Armiqte tone jane Serbia dhe Garda e Car Llazarit” ka thene

Arnata Kombetare Shqiptare u krijua me 2001, synon te bashkoje te gjithe territoret te Ballkanit te banuara prej shqiptare etnike, ka dhene pergjegjesine per disa sulme ne Maqedoni, Serbi jugore mbi vitet te kaluara, duke perfshire edhe bombardimin e nje ure te perdorur prej serbet pakine ne veriun e Kosoves.
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Ballë për Ballë më AKSH-në


Prishtinë, 12 nëntor — Nga zëri i lartë i komanduesit të njësisë ushton edhe mali, kurse ushtarët e armatosur me armë të rënda e të lehta, qëndrojnë në rresht. 'Garda e Armatës Kombëtare Shqiptare, nderime atdheut... nderime', dëgjohet zëri i drejtuesit të kësaj njësie.



Pak sekonda më vonë, komandanti i zonës i përcjellë nga dy ndihmësit e tij përshkon radhën e ushtarëve të uniformuar dhe me maska. Këta ushtarë, përveç rrathëve me fishekë, uniformave të zeza e të gjelbra, në kokë dhe krahë mbajnë emblemën e AKSH-së. Në prezencën e gazetës Express, nën erën e ftohtë të maleve në pjesën veriore të Kosovës, nga dyzet pjesëtarë të pranishëm të kësaj armate, njëzet prej tyre bënin betimin.



Në natën ndërmjet të dielës dhe së hënës, ata i bashkoheshin rreth dymbëdhjetë mijë ushtarëve të tjerë, aq sa thonë se janë, prej të cilëve ka intelektualë, studentë, profesorë dhe fshatarë. Këta njerëz e pranojnë se janë të pakënaqur me situatën aktuale, me politikanët dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, e në mënyrë të veçantë nga Garda e Car Llazarit.



'Për flamur, qendër ndero', dëgjohet prapë drejtuesi i njësisë, derisa tre nga ushtarët nisen drejt qendrës së lëndinës, e cila ndodhet në mes të drunjve të lartë. Por, rruga deri te këta njerëz dhe flamuri që është i vendosur në një shtyllë të hollë prej druri, është e

vështirë.



Personi i vjetër, i cili tregon rrugën deri te kjo njësi, nuk flet shumë dhe në të njëjtën kohë nuk dëshiron që askush të dijë emrin e tij. 'Nuk kam frikë nga askush, por ende nuk ka ardhur koha që të dilet hapur', thotë ky pjesëtar i kësaj armate. Gjatë tërë kohës ai tregon pikat ku ka luftuar dikur me ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).



Kjo është biseda kryesore. Pjesatjetër është heshtje. Aty ku mbaron asfalti, burri i vjetër zbret nga vetura, për t'ia lënë detyrën e tij të tregimit të rrugës, një automjeti tjetër me dy persona në të. 'Kaq pata unë. Ndiqeni këtë veturë', thotë shkurt ai. Në rrugën e shtruar me zhavorr, mes maleve dhe kthesave të forta, më në fund duket një dritë e dobët. Në këtë pjesë të vendit mungesa e rrymës nuk llogaritet me orë, por me ditë të tëra, kurse era e bjeshkës fërshëllen xhamat e veturës.



Disa metra para se të hyhet në oborrin e kësaj shtëpie, në mesin e errësirës vërehen rojat me maska dhe të armatosur. Urdhri për të qëndruar në veturë deri në marrjen e urdhrit tjetër, duhet zbatuar në përpikëri, derisa ushtarët qëndrojnë pranë automjetit. Nga ajo lartësi dritat shumëngjyrëshe të qytetit shfaqen poshtë në rrafsh. 'Këtu nuk vjen rryma për disa ditë', thotë pas pak kohësh njëri nga ushtarët, kur pyetet për mungesën e nergjisë elektrike. 'Unë jam student. Por kjo situatë nuk durohet më', vazhdon ushtari, i cili merr vërejtje nga kolegu i tij, sepse në ato çaste është duke ardhur komandanti. 'Rresht për dy.



Njësia nisu...Ejani edhe ju', thotë shkurt komandanti, i cili urdhëron dy ushtarë që të qëndrojnë të fundit në kolonë. Rruga deri në vendin e betimit është e vështirë. Rrugëve me baltë në drejtim të bjeshkës, ku nën urdhrin e komandantit, përveç ndonjë fjale me zë të ulët dhe hapave, nuk dëgjohet asgjë. Rreth njëzet minuta ecje në rrugën e vështirë të kësaj bjeshke, e cila në fund mbaron me një lëndinë që në errësirë të plotë duket të jetë e vogël.



Pas pak çasteve, ceremonia fillon, kurse betimi i tyre bën fjalë për prejardhjen e shqiptarëve dhe jetën që duhet dhënë për bashkimin e trojeve shqiptare. Ndërkohë që ceremonia vazhdon, njëri nga ushtarët që nuk ishte në rresht, por bënte detyrën e rojës, afrohet ngadalë. 'Edhe unë jam si ju', thotë duke pëshpëritur. 'Natën jam ushtar, e ditën punëtor. Edhe unë kam fëmijë e familje', vazhdon ai, derisa komandanti kryen detyrën e tij të nderimit të ushtarëve. 'Nga viti 2002 jam ushtar. Shikoni në çfarë gjendjeje kemi ardhë.



Ende rrezikohemi nga Serbia dhe Garda e Car Llazarit, thotë ushtari, pak sekonda para se komandanti të afrohet. Nën përcjelljen e ushtarëve të tjerë, komandanti i Zonës së Dytë në Kosovë, e cila përfshin Mitrovicën, Drenasin, Skenderajn, Vushtrrinë dhe Malishevën, tregon për arsyen e formimit të AKSH-së dhe armiqtë e saj. 'Ne jemi plotësisht të zhgënjyer me liderët tanë të Kosovës', thotë komandanti i kësaj zone, që veten e identifikon me emrin Preka. Sipas tij, formimi i kësaj armate në vitin 2001 ka ndodhur pasi është parë që ish UÇK-ja nuk ka mundur të realizojë deri në fund atë që e ka filluar. 'AKSH-ja ka rreth 12 mijë pjesëtarë, të cilët janë në çdo vend, në çdo lagje, në çdo fshat e qytet. Ne jemi duke ushtruar për çdo ditë, ngase rrezikohemi nga armiku', thotë komandant Preka për Express.



Armikun kryesor të kësaj armate ai e konsideron Serbinë, saktësisht Gardën e Car Llazarit, kurse miqtë për ta janë KFOR-i, SHPK-ja dhe TMK-ja.'Këtu jemi në pjesën veriore të Mitrovicës, që në vijë ajrore KFOR-in e kemi 150 metra', saktëson vendin komandanti i kësaj zone. Bazuar në deklarimet e këtij personi, AKSH-ja fillon me Zonën e Parë, që përfshinë Shqipërinë, Zonën e Dytë, që mbulon Kosovën dhe Zona e Tretë, e cila vepron në komunat shqiptare në Luginë të Preshevës. 'Aty ku ka shqiptarë, ku i thuhet bukës bukë e ujit ujë, aty vepron AKSH-ja', thotë komandanti, derisa pranë tij në errësirë të plotë valëvitet në shtyllë flamuri kombëtar shqiptar. Lidhur me vrasjen e disa personave në Tetovë të Maqedonisë, komandanti i kësaj zone sqaron se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me AKSH-në.



'Jo, më vjen keq nga ata persona që janë vrarë, por ata nuk kanë lidhje me AKSH-në', thotë Preka, i cili nuk pranon të jape shpjegime për armatimin. Çështja e armatimit është sekrete, duke përfshirë edhe mundësinë nëse komandanti i përgjithshëm i AKSH-së jeton ose jo në Kosovë. Drejtuesi i kësaj zone tregon edhe dallimet ndërmjet AKSH-së dhe Gardës së Car Llazarit, pavarësisht se të dy këto nga UNMIK-u janë shpallur organizata terroriste. 'Më vjen keq që UNMIK-u ka gabuar, sepse AKSH-ja nuk është terroriste.



AKSH-ja del nga gjiri i këtij populli. Ne jemi bijtë e bijat e këtij populli', thotë komandanti. Kur e gjithë ceremonia përfundon, sërish ushtarët bëhen rresht nga dy. Rreth katër orë më vonë, bëhet rruga e kthimit nga bjeshka, e cila është e njëjtë, edhe pse ushtarët dhe komandanti janë pak më të relaksuar, sepse edhe kësaj here plani i hartuar një javë më parë është realizuar me sukses. Në vendin e nisjes, porosia e fundit drejtuar ushtarëve është që të jenë të qetë, të zhvendosen nga aty ngadalë dhe pa zhurmë.



'Mos harroni, sekreti është sekret. Asnjë fjalë me familje, shokë apo dikë tjetër. Shokë, takohemi prapë. Mund të largoheni', thotë me zë të lartë komandanti. Disa minuta më vonë, në oborrin e shtëpisë, e cila edhe pas katër orësh qëndrimi aty nuk kishte rrymë, nuk mbeti asnjë prej ushtarëve.



Express: A planifikon AKSH-ja që të dalë pa maska?



Komandant Preka: AKSH-ja do të dalë së shpejti pa maska. Unë kam

pasur plan që sot të dal pa maskë, por me urdhrin e komandantit të

përgjithshëm, kjo është shtyrë.



Express: Policia thotë se në shumë raste pjesëtarë të AKSH-së

kryejnë vjedhje dhe krime. A janë ata pjesëtarë tuaj?



Komandant Preka: AKSH-ja nuk vjedh. Ata që dalin me maska, ua

marrin nënave tona arin, ua plaçkitin paratë, ua tmerrojnë fëmijët, ata

nuk janë pjesëtarë të kësaj armate. Ata janë hajna, të cilët AKSH-ja çdo-

herë, nëse i takon, kanë mundësi të pësojnë prej saj.



* Kushtet që një person duhet të plotësojë për t'u bërë pjesëtar i AKSH-së.

Prejardhja familjare, Morali, Ndershmëria Atdhedashuria, Mospërfshirja në aktivitete

Kriminale, Mospërdorimi i drogës, marrja me prostitucion apo vjedhje,Të jetë i ndërgjegjshëm dhe I pastër.



* KUSHTET

Jo vetëm partitë po rekrutojnë votues në këto ditë fushate. Armata Kombëtare Shqiptare gjithashtu po i shton radhët e saj. Express ishte në ceremoninë e betimit të 20 anëtarëve të

rinj të AKSH'së, në malet e Drenicës.



* BETIMI USHTARAK I AKSH-së

“Unë, stërnipi i ilirëve dhe Kastriotëve, vazhdues i denjë i luftëtarëve dhe dëshmorëve të

lavdishëm të kombit shqiptar për liri, unë luftëtar i AKSH- së, betohem se do të jem

ushtar besnik i kombit tim dhe do të luftoj deri në fund të jetës sime për bashkimin e

Shqipërisë.

Ndëshkimi më i rëndë i Zotit dhe i Kombit të më jepet në qoftë se e shkel këtë betim

solemn.



Betohem,

betohem,

betohem.

====================================================================

DEKLARATE PUBLIKE NR. 16 E ZEDHENESIT POLITIK TE FBKSH :


T'I BOJKOTOJME ZGJEDHJET E 17 NENTORIT!


Kohe me pare, permes masmedias se shkruar dhe elektronike te Prishtines, paralajmeruam mundesine e nje konference per shtyp te Kryetarit te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim MITROVICA, ku do te lexohej thirrja publike drejtuar popullit shqiptar te Kosoves per bojkotimin e zgjedhjeve te 17 nentorit 2007,
dhe qe planifikohej te mbahej me 15 nentor 2007, te hotel Grand i Prishtines.

Sekretariati Vendimmarres i Kryesise Qendrore te FBKSH-se, ne mbledhjen e tij te jashtzakonshme (te mbajtur me 11 nentor 2007), pasi analizoi informacionet e grumbulluara nga radhet e UNMIK dhe SHPK,
sipas te cilave u konkludua se UNMIK ka urdheruar SHPK-ne qe, gjate zhvillimit te konferences per shtyp, te arrestonte Kryetarin e FBKSH-se, Prof. Dr. Bashkim MITROVICA, unanimisht vendosi qe te anuloje mbajtjen dhe zhvillimin e konferences per shtyp me masmedian e shkruar dhe elektronike te Prishtines, sepse nuk deshirojme qe te vijme deri te konfrontimi midis forcave tona me bijte e bijat e popullit shqiptar qe sherbejne ne SHPK.

Me kete rast, permes kesaj deklarate publike, edhe njehere i bejme thirrje popullit shqiptar te Kosoves qe t'i bojkotoje zgjedhjet e 17 nentorit 2007, sepse keto zgjedhje, jo vetem nuk i sjellin asnje te mire Kosoves dhe popullit heroik te saj, por perkundrazi shume rende e demtojne ardhmerine e Kosoves dhe te statusit te saj.

Duke i bojkotuar zgjedhjet e 17 nentorit 2007, perfundimisht hapet nje horizont i ri per ardhmerine e Kosoves dhe te popullit te saj.
Kosova dhe populli i saj do te eci drejt ribashkimit kombetar, qe ka qene aspirata shekullore e popullit shqiptar dhe e deshmoreve te kombit, qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri ne ditet e sotme, kur ne trojet tona shqiptare po bijne deshmoret e ri te kombit, luftetaret e Armates Kombetare Shqiptare (AKSH).

LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT !
RROFTE SHQIPERIA E BASHKUAR !
RROFT FBKSH - AKSH !

Zedhenesi Politik i FBKSH-se,
Mr. Gafurr ADILI (d.v.)
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Aksh-express1.jpg


aksh4-express.jpg


aksh3-express.jpg


aksh-express2.jpg
 

MLK

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Kjo tema eshte kthyer ne propogande te hapur te aksh e ku di une e nuk ka se si te quhet me forum e te lere vend per diskutime!
Prespari, ver nje link ku gjehen keto shkrime e kush ka interes iken dhe i lexon vet po mos mbush faqet e forumit me propogande partish e grupesh, kushdoqofte ideali apo qellimi yt, po behet boze.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

MLK,nuk ka asgja te keqe nqs i lihet nje vend ne forum edhe ketyne djemve qe po rrine maleve ne nje kohe qe ti e une e shum te tjere po nxehemi choufazheve.
Mos t'ia bajme sikur ia bame me UCK,te cilet i quajtem me lloj lloj epitetesh.

Une shpresoj vetem qe:aksh=fbksh te mos kthehet ne nje cerdhe mujahedinesh/mjekerrcjapesh/aventurieresh/militante partish etjetj.

Uroj keta djem:qumshti/tamli i nanes iu kjoft hallall e plumbin ballit cdo tradhtari qe shet idealet kombetare.
 

MLK

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Ti dhe une !!! Une s'kam dal me u vra me njeri e per njeri Oroshi, keshtu qe do rrij aty ku ma nin se borxh njeriu si kom /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
Ajo qe thashe me siper kishte lidhje me faktin se objekti i ketij forumi nuk eshte propoganda me duket, e kjo ska lidhje as me aptrotizem, as me ide apo... po thjesht me rregullore te caktuar te cilen e kemi lexuar qe ne fillim perpara se te regjistrohemi.
Gjithesesi, ai ishte thjesht mendimi im dhe angazhon vetem personin tim, e nuk i impozohem njeriu ta zbatoje.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

MLK,nuk shkrojta qe te te ofendoj,mos me keqkupto.
Tani,ti thua per ligjet e forumit,nqs ne kete forum shqiptar behet pak propagande per kauzen shqiptare ose per nje levizje qe ka per qellim sensibilizimin e opinionit shqiptar,mu kjo nuk me duket se bie ndesh me rregullat e forumit,perkundrazi,ngaqe eshte nje forum shqiptar me kete gje u sherben me mire shqiptareve te te gjitha ngjyrave si nga ana idealiste ashtu edhe nga ajo morale.

Po e shohim propaganden e fqinjeve tane qe bejne neper forumet e tyre kunder nesh,dhe ne nuk u kemi asnjefare borgji.
 

Al-Punk

Still here
Re: FBKSH- AKSH

Orosh, jam dakort me MLK qe me mire te vihet nje link per ato shkrime dhe te shkohet atje. Prespari nuk denjon te futet ne nje diskutim, thjesht vjen dhe plas ca shkrime ketu, duke e kryer detyren e tij per publikimin sa me gjere.

Sa per propoganden, ajo ka menyre tjeter per tu bere, dhe eshte fillimisht kulturore ndergjegjesuese. Nuk behet me deklarata ku shahen shqiptare ketej e andej. Personalisht nuk kam rrespekt per asnje "Parti" qe e cileson veten si kombetare dhe fillon e shan cdo grupim tjete politik si tradhetare vetem se nuk i shkon per shtat "politikave" te saj.

Duan udheheqesit e AKSH te ndihmojne Kosoven? Te mos e ulin veten ne banalitete sharjesh te njerezve mes "deklaratash" politike. Ky eshte hapi i pare per bashkim.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Askush nuk eshte me patriot se tjetri vetem se mban nje mask ne koke, secili nga pozicioni i vete, edhe ata jane te respektuar pasi po bejne luften e tyre por kjo sdo te thote se ne te tjeret nuk jemi orsh(nxehemi choufazheve)
 

OROSHI

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Mandi,Aksh_Fbksh si cdo organizate tjeter guerrilase,flet me gjuhe nacionaliste dhe sulmon politikanet(a nuk jane politikanet gjithmone fajtore per te gjitha te keqijat?),sdomend qe ka nevoje per me shume pjekuri e maturi.

Celjan,puna e chufazhit ishte per MLK,megjithate mendoj qe duhet pak me shume respekt per njerezit qe jane maleve ne acar e te ftohte per dicka qe na perket te gjitheve.
Nuk besoj qe ata djem kane dale maleve nga qejfi apo per karriere.Duhet icike bithe qe ne keto kohe moderne ta kalosh rinine maleve,apo jo?
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Gafurr Adili flet për gazetën "Koha"

Serbia e interesuar për destabilizim

<u>Bisedoi Vedat MEMEDALIU</u>

Koha: Thoni se jeni përfaqësues politik dhe zëdhënës i FBKSH, dhe krahut të saj ushtarak AKSH. Kush janë këto organizata?

Adili: FBKSH është një formacion mbarëkombëtar politik që shtrihet në të gjitha hapësirat shqiptare, ku bukës i thonë bukë dhe ujit ujë. Ka formacionet e veta, ndërsa vepron edhe në mërgim. Diku është më e organizuar e diku më dobët. Ka një platformë të miratuar në vitin 2002 në Tiranë, ku edhe është realizuar Kuvendi Themelues, platformë kjo që thekson se FBKSH është një bashkim forcash politike, shoqatash joqeveritare,
shoqata të intelektualëve dhe masa e gjerë e popullit shqiptar, pa dallim feje, krahine dhe gjinie. Po ashtu, FBKSH në platformë definohet si formacion që vepron, punon dhe kujdeset për të gjitha trojet shqiptare në një shtet të vetëm kombëtarë në Ballkan me emrin Shqipëri. Ndërkohë, AKSH ka qenë e themeluar më herët, më 4 dhjetor të vitit 1999 në Podujevë, menjëherë pas demobilizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe atë si pakënaqësi e vendimit të udhëheqësisë së luftës në Kosovë. Si çdo ushtri që nuk ka platformë politike dhe program, as AKSH nuk i ka këto, ndërsa ka vetëm rregullore organizative. Ndryshe, FBKSH është trupi, AKSH është dora e djathtë, konkretisht krahu ushtarak, dora e majtë është shërbimi inteligjent që quhet Sigurimi Kombëtar Shqiptar, ndërsa këmbët janë mjetet, gjegjësisht Fondi i FBKSH-së. Platforma e FBKSH tregon qartë se një Këshill i këtij formacioni, në moment lufte obligohet të nxjerrë një skuadër ushtarësh.

Koha: Kush janë bashkë*veprimtarët e tu. A ka ndonjë emër të njohur?

Adili: Bashkëpunëtorë dhe veprimtarë kemi shumë. Këtu e theksoj kryetarin e FBKSH-së, Bashkim Mitrovica. Është me të vërtetë nga Mitrovica, emrin e ka Bashkim, por vetëm mbiemrin e ka marrë sipas vendlindjes. Është doktor i shkencave diplomatike, 35 vjeçar ndërsa është organizuar në vitin 2002. Është bashkëluftëtar i Islam Berishës. Përveç aktivistëve dhe bashkë*punëtorëve këtu, kemi edhe korin diplomatik në perëndim. Në secilin shtet kemi përfaqësuesin kryesor, si në Gjermani, Zvicër, Londër e Amerikë...

Koha: Me çka jetoni? A punoni ndonjë punë?

Adili: Me se jetoj? Unë jetoj me 1000 franga në muaj, të cilat mi dërgon djali nga Zvicra. Familjen e kam në Zvicër, ku më punon gruaja dhe djali i madh. Ato pare më dalin për të jetuar. Qira të banesës nuk paguaj, pasi vite më parë e kam blerë një banesë të vogël në Tiranë dhe kjo më ka shpëtuar. Në mërgim dua të them se kam punuar, madje kam mbajtur edhe dy ndërrime. Punën e kam pasur në fabrikë. Por u sëmura dhe u dobësova për nga shëndeti, atëherë qeveria zvicerane ma dha pensionin invalidor. Pensionin e kam marrë nga viti 1998 deri në fillim të vitit 2004, kur Parlamenti Zviceran mi tërhoqi dokumentet dhe bashkë me to, edhe pensionin. Tani jetoj me paratë që mi dërgon djali. Dua të them se "150 mijë euro" i kam dhënë për AKSH-në. E dini pse? Sepse unë, sikur rilindësit tanë që kanë vepruar, ashtu mundohem të veproj edhe unë.
Ata e kanë shkrirë pasurinë për Shqipërinë, ndërsa politikanët e sotëm, shkrijnë Shqipërinë për të pasuruar vetë.

ME AHMETIN U NDAMË NË VITIN 1985

Koha: Keni vepruar në ilegalitet gjatë qëndrimit tuaj në perëndim. A njiheni me Ali Ahmetin dhe udhëheqësit e ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?

Adili: Aliun e njoh që më herët, jo nga viti 2001. Që në vitin 1981 kemi qenë bashkëpjesëmarrës në demonstratat 26 marsit në Kosovë. Atëherë si studentë të Prishtinës nga Kërçova. Bashkërisht kemi qenë pjesëtarë të Lëvizjes ilegale. Pastaj deri në vitin 1985 në Zvicër kemi qenë bashkë në një rreth të Lucernit. Ndërkohë, ndarja jonë në rrafshin politik nuk është bërë në vitin 2001, por në vitin 1985. Atëherë unë kur shkova në Zvicër, atje ishin dy lëvizje - njëra me adresë e tjetra pa adresë. Alia, Fazliu dhe Musai ishin te Lëvizja pa adresë. Këtu ka qenë edhe Emrush Xhemajli, Avni Dehari dhe disa të tjerë. Kjo lëvizje tani vazhdon në Kosovë me emrin LPK. Ky grup në atë kohë nxirrte "Zërin e Kosovës", por nuk e mbaj mend mirë se cili ishte në krye. Mendoj se ishte Fazliu. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë Lëvizje pa adresë. Kam pasur miqësi dhe shoqëri të ngushtë me Lëvizjen me adresë, në krye të së cilës ishte Hasan Malaj, pastaj kam njohur mirë edhe gruan e Kadri Zekës - Saimen dhe shumë pjesëtarë tjerë të lëvizjes në fjalë.

Koha: Çka ndodhi mes jush dhe Ahmetit në vitin 1985?

Adili: Fillimisht kisha oferta nga të dyja Lëvizjet, por nuk e zgjodha asnjërën pasi mes tyre zhvillohej një luftë e tmerrshme. Them luftë pasi kur shkoja te Aliu, ky i shante ata të Hasan Malajt. Thoshte se janë UDBA-sh. Kështu ishte edhe me grupin tjetër. Ata njëjtë sikur Aliu, thoshin se grupi i Fazliut, ku ishte edhe Ali Ahmeti janë të Serbisë dhe bashkëpunëtorë të UDB-ës. Këto luftonin më shumë njëra tjetrën, se sa kundër armikut. Si pasojë, ranë dhe u arrestuan 360 aktivistë në vitin '85 si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këta u arrestuan pasi të dy grupet lavdëroheshin se ai është me ne dhe jo me ata e anasjelltas, ndërsa UDB u kishte hyrë në krye dhe i zbuloi.

Ishte një dëm i madh për Lëvizjen ilegale. Hasan Malaj më propozoi që të jem njeriu i dytë i Lëvizjes, atëherë unë e pyeta për platformën, se cili është aktiviteti kryesor i kësaj Lëvizje, Kosova Republikë apo vetëqeverisje administrative. Pastaj kam biseduar edhe me shokët e Lëvizjes pa adresë, ku bënte pjesë edhe Alia. Ata si primare e kishin Republikën e Kosovës me të gjitha trojet, pasi mendonin se Jugosllavia do të prishet vetëm në tri Republika. Pra, qëllimi i parë dhe i fundit ishte Republika, me çka unë nuk u pajtova dhe vazhdova pastaj me të tjerët. Për mua Republika mund të ishte taktikë luftarake, por Republika po të avancohej duheshte bashkimi kombëtar. Kjo ka qenë në njëfarë mënyre arsyeja pse u ndava me Aliun.

Por ajo më e forta ishte lufta mes dy grupeve, që unë nuk munda të përballoj ose të bëhem pjesë e saj. Unë s'munda t'i përkrah ata që thoshin se edhe gruaja e Kadri Zekës është UDBA-she. Si rezultat i kësaj, e themelova një organizatë bashkë me disa shokë që nuk donin të ishim pjesë e dy grupeve. Organizata emrin e kishte "Grupi Revolucionar Shqiptar", ndërsa në platformë e kishte bashkimin kombëtar.

Koha: Çka mendoni për luftën e vitit 2001 në Maqedoni?

Ka mendime të ndara në mesin e partive politike shqiptare në Maqedoni. Për BDI-në, ajo u bë për të drejtat e shqiptarëve, ndërsa për PDSH-në, se lufta u bë për marrjen e pushtetit?


Adili: Për luftën e vitit 2001 jam prononcuar disa herë, por edhe në vitin 2001, atëherë kur edhe filloi. Nëse flasim për këtë luftë, unë kam thënë se Ali Ahmeti duhet të futet në Librin e Ginisit. Nuk e di pse deri tash nuk ka ndodh kjo, ose nuk ka vend për të. Këtë e arsyetoj me fakte. Nuk kam inate me asnjë njëri, hiç më pak me ndonjë shqiptar. Unë e njoh historinë, dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të formohet një ushtri çlirimtare dhe të kap pushkët për çlirim të atij vendi, e më vonë të dalin e të deklarojnë se ne kemi luftuar për ta mbrojtur atë shtet. Kështu ndodhi në Maqedoni. Pra, në Maqedoni u formua një ushtri çlirimtare kombëtare, e më vonë doli se e njëjta paska luftu me mbrojt integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë.

Tash shtrohet pyetja: Nga kush u kërcënua Maqedonia dhe ushtria e saj? Kush e sulmoi Maqedonisë që UÇK u desh ta mbrojë? Nga kjo del se Maqedonia nuk paska pas ushtri e polici me mbrojt veten, por falë Ali Ahmetit ky shtet akoma po ekziston?! Për këtë arsye ai duhet të futet në Librin e Ginisit. Ndërkohë, historia e luftës në Maqedoni vjen nga Kosova, por jo kështu si ndodhi.

Pastaj, është mendimi im dhe këtë e mbështes, lufta në Maqedoni u bë pasi shumë pjesëmarrës në luftën e Kosovës dhe Preshevës mbetën jashtë institucioneve. Ahmeti me siguri ka menduar se pasi nuk zuri vend në Qeverinë e përkohshme, që unë e quaj Qeveri qejfi e Kosovës, dhe me ndikimin e Fazliut ndodhi ajo që ndodhi. Shkurt, lufta e vitit 2001 në Maqedoni u bë për pushtet.

KEMI PUSHUAR AKTIVITIN E AKSH-së NË MAQEDONI

Koha: E njihni personin me emrin Ergon Berisha, pasi ky kohë më parë u paraqit si themelues dhe komandant i AKSH-së?

Adili: Ergon apo Alban Berisha edhe sot e kësaj dite nuk e di se cili është i vërteti. Më kanë thënë që është nga Tropoja, dhe dikur paraqitej si zëdhënës i AKSH-së me do far shqiponja të Sharrit. Këtu u ngatërrua edhe Nevzat Halili me do organizata si AKSH-ARI (Armata Republikane e Iliridës) ndërsa shpërndanin disa emblema poshtë e lart. Është e vërtetë se na kanë goditur faqet zyrtare tona nëpërmjet disa hakerave dhe na kanë prishur shumë punë në atë kohë. Pat kërkuar takim me mua në Gjermani, por unë i pata thënë se nuk takohem me rrugaçë, ndërsa personalisht nuk e njoh. Aq shumë bënin dëm, sa që rrezikuan që AKSH-në ndërkombëtarët ta shpallnin si organizatë terroriste.

Koha: A ka AKSH në Maqedoni dhe nëse po, ku janë pjesëtarët e saj?

Adili: Në Maqedoni në fakt kemi dy Divizione, njëri me emrin "Tahir Sinani" ndërsa tjetri me emrin "Adem Jashari", ndërsa në çdo qytet kemi Këshillat e Frontit. Me gjithë këtë, në vitin 2004 kemi shpall detantin për pushimin (vendimin) e AKSH-së, sepse kemi gjykuar dhe vazhdojmë të gjykojmë se aktualisht nuk nevojitet riaktivizimi i tyre. Vetëm Divizioni "Adem Jashari" numëron 12 mijë trupa...

Koha: 12 mijë trupa? Edhe Fazli Veliu ka deklaruar se i ka në disponim 12 mijë ushtarë. A mos jeni duke i numëruar edhe ata të Fazliut?

Adili: 12 mijë i ka Divizioni i dytë, por nuk janë në veprim. Kemi edhe njësitet elite të AKSH-së të cilët dalin rreth kufirit dhe vëzhgojnë terrenin, por jo tani...

Koha: Këto 12 mijë trupat tuaj, ku kanë qenë gjatë vitit 2001, pasi zyrtarisht UÇK ka numëruar rreth 3000 pjesëtarë?

Adili: Nejse, 2001 ose 1998, 1999 ndryshon nga viti 2007. Tani kemi më shumë ushtarë.

Koha: Ku e bazoni këtë?

Adili: Këtë e them duke u bazuar në dy luftërat e mëdha që janë bërë dhe çfarë vlerash kanë sjellë ata. E para, te shqiptarët është vrarë frika, pavarësisht se ka pasur devijime politike. E dyta, është krijuar përvoja luftarake, sepse ne në luftën e Kosovës jemi fut pa përvojë. Shumë të rinj janë vrarë në Kosovë pasi nuk kanë ditur se si të shtrihen, ashtu siç nuk di edhe unë....

Koha: Pas vrasjes së Xhavit Morinës në Odër të Tetovës deklaruat se ai nuk është pjesëtar i Juaj. Ndërkohë, vetëm disa orë më pas, një person me emrin Bashkim Mitrovica deklaroi se ra një dëshmor i AKSH-së. Kontradiktore, apo?

Adili: Shiko, Xhavit Morina ka qenë një ndër pjesëtarët e parë të AKSH-së, menjëherë pas luftës së vitit 2001. Unë atëherë deklarova se nuk e pranojmë Marrëveshjen e Ohrit. Atëherë deklarohesha si Komisar Valdet Vardari, e Xhaviti këtu ka qenë një ndër pjesëtarët e parë të AKSH-së në Maqedoni. Megjithatë, në momentin që ndonjëri nga pjesëtarët e AKSH-së bie në burg, atëherë ai nuk mund të jetë aktivist ose bashkëpunëtor i yni. Mund të riorganizohet vetëm atëherë pasi të japë llogari para organeve të FBKSH-së. Me këtë nënkuptoj pafajësinë e tij dhe lëndën e procesit gjyqësor dhe ta arsyetojë veprën për të cilën është akuzuar.

KRIMINELËT NUK KANË VEND NË AKSH

Koha: Nëse akuzohesh për vepra të rënda kriminale, a mund të jesh pjesëtar i AKSH-së?

Adili: Jo jo, prandaj këto persona japin llogari dhe e vërtetojnë pafajësinë para organeve tona. Aty nuk jam vetëm unë, janë 25 burra.

Koha: Dmth Xhavit Morina nuk ka qenë pjesëtar i AKSH-së, pasi i njëjti u arratis nga burgu i Dubravës?!

Adili: Ka qenë, por unë nuk e kam ditë se ai ka dhënë llogari para Bashkim Mitrovicës dhe organeve tjera më të larta në FBKSH. Derisa Bashkimi deklaroi se ra dëshmor Xhavit Morina, atëherë ata e kanë marrë në pyetje. Me t'u arratisur nga burgu, Xhaviti i është rrëfyer organeve dhe mandej është strehuar në Maqedoni.

Koha: Çfarë ka kërkuar Xhaviti në Tetovë?

Adili: Unë tash nuk e di se çfarë ka kërkuar në Tetovë, vetëm e di se ai atje është strehuar. Si çdo njeri që ikën nga burgu dhe kërkon të strehohet diku, edhe Xhaviti ka menduar për Tetovën. Ai ka mundur të shkojë edhe në Bullgari, por kjo s'do të thotë se edhe në Bullgari ka AKSH. Jam i sigurt se në Maqedoni Xhaviti nuk ka ardhur të luftojë, sepse nuk ka pasur urdhër për këtë.

Koha: E njihni Lirim Jakupin?

Adili: Jo nuk e njoh personalisht, vetëm e di se ka qenë pjesëtar i AKSH-së në fillet e para. Tash nuk e di nëse është riorganizuar, pasi unë nuk merrem me atë punë. Shiko, mua më kanë ardhur njerëz nga Kërçova dhe më kanë thënë se duan të anëtarësohen, u kam thënë se unë nuk anëtarësoj, vetëm se mund të dorëzoj emrin tënd në Këshillin e Kërçovës dhe ata atje vendosin për ty.... (VIJON)

Kush është Gafurr Adili?
Ka lindur në 5 janar 1959 në fshatin Aranjell të Kërçovës. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Kastriot (Serbicë), ndërsa gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin Juridik gjithashtu në Prishtinë, ndërsa më 3 shkurt 1982 ka marrë titullin Jurist i diplomuar.
Arrestohet më 7 shkurt 1982, sapo kthehet në vendlindje, nën akuzën "nacionalist", "irredentist", dhe "agjent i Shqipërisë". Në burg qëndroi 2 muaj, ndërsa më pas vazhdon aktivitetin si pjesëtarë i lëvizjes (së fshehtë) Atdhetaro-Revolucionare të Kosovës. Është pjesëmarrës në Këshillin e organizimit të demonstrative të mars- prillit 1981. Me iniciativën dhe këmbënguljen e Fehmi Ladrovcit, në shtator të vitit 1982, në Universitetin e Zagrebit, i regjistron studimet pasuniversitare, ndërsa të njëjtat i përfundon në nëntor të vitit 1984. Në janar dhe shkurt 1984, pas ndjekjeve të UDB-së, largohet nga vendlindja së bashku me Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferrin, ndërsa strehohen në Luzern të Zvicrës.
Që nga 11 prilli i vitit 1985, kohë kjo kur i nënshtrohet procedurës së refugjatit politik, status të cilin e fitoi në shtator të vitit 1985, bashkë më bashkëshorten dhe 6 fëmijët ka jetuar, punuar dhe vepruar në Malters, një fshat ky jo larg Lucernit të Zvicrës. Kurse, nga shtatori 1985 dhe deri në fund të dhjetorit 1993, ka punuar në dy fabrika, ku si pasojë e punës së rëndë fizike, si dhe nga torturat e dikurshme të UDB-së, në fund të vitit 1993 sëmuret rëndë dhe nga kjo kohë përfiton pensionin invalidor deri në vitin 2004.

LIBRI I GINISIT
Unë kam thënë se Ali Ahmeti duhet të futet në Librin e Ginisit. Këtë e arsyetoj me fakte. Nuk kam inate me asnjë njëri, hiç më pak me ndonjë shqiptar. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të formohet një ushtri çlirimtare dhe të kap pushkët për çlirim të atij vendi, e më vonë të dalin e të deklarojnë se ne kemi luftuar për ta mbrojtur atë shtet. Kështu ndodhi në Maqedoni. Pra, në Maqedoni u formua një ushtri çlirimtare kombëtare, e më vonë doli se e njëjta paska luftuar për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Maqedonisë. Shkurt, lufta e vitit 2001 në Maqedoni u bë për pushtet


Të henën lexoni: Kush e dëshiron destabilizimin e Maqedonisë sipas Adilit. A ishin pjesëtarë të AKSH-së ata që u vranë në aksionin e policisë në Brodec?. Çfarë i tha Fazli Veliut në Zvicërr Adilit për Arbër Xhaferin? Kush qëndron pas akuzave lidhur me vrasjen e Telit, Tahir Sinanit dhe Komandant Shpendi?
 

prespari

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Pjesa e dyte

BEOGRADI DËSHIRON DESTABILIZIMIN E MAQEDONISË




Koha: Kush e dëshiron destabilizimin e Maqedonisë?


Adili: Vetëm Beogradi, pasi ai dëshiron që të tërheqë vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare nga zgjidhja e çështjes shqiptare të kufijve të ish-Jugosllavisë dhe të tërheq vëmendjen nga FBKSH-ja. Beogradi zyrtar është i bindur se në Ballkan do të rishikohen kufijtë dhe do të organizohet Konferenca e Londrës, konferencë të cilën edhe ne e kërkojmë. Ata aty do të mundohen që të marrin toka sa më shumë nga Shqipëria etnike, e këtë do ta realizojnë nëpërmjet shqiptarëve, e në këtë rast - nëpërmjet shqiptarëve të Maqedonisë.


Koha: Çfarë mendoni për aksionin policor në fshatin Brodec të Tetovës, sidomos kur kemi parasysh që përveç policisë së Maqedonisë, aksion të suksesshëm e quajtën edhe Departamenti i Shtetit Amerikan, OSBE dhe faktori ndërkombëtarë në përgjithësi?


Adili: Unë nuk e kam përcjellë aksionin, sepse realisht nuk kam qenë në terren. Jemi duke i grumbulluar informatat dhe do të prononcohemi më gjerësisht. Këta djem në Brodec janë nxitë dhe provokuar. Opozita ka qenë ajo që i ka provokuar dhe i ka nxitë për veprime të tilla. Ne jemi duke hetuar. Askush të mos më thotë se nuk e kanë ditur se ky grup në Brodec është gati një vit aty. Jo vetëm në Brodec, por edhe në Bozofc dhe fshatra tjerë. Opozita ndoshta edhe pa vetëdije i ka nxitë, por më vjen keq që një veprim i tillë i ka ndihmuar Beogradit. E përsëris se vetëm Beogradit i intereson destabilizimi në rajon. Prandaj Ali Ahmetit ju drejtova: Mos gabo!. Pse duhet të vritemi për Beogradin. Ne kemi problem me Serbinë more zotëri.


Koha: Kur jemi te Gjykata Kushtetuese, ajo abrogoi disa nene për përdorimin e flamurit shqiptar. Mandej doli BDI dhe tha se komunat që ato i udhëheqin nuk do të respektojnë vendimin, ndërsa PDSH akuzoi koalicionin LSDM-BDI se këta e hoqën flamurin shqiptar?


Adili: Gjykatën Kushtuese dihet se e ka opozita, konkretisht LSDM, e cila me kokë vazhdon të qëndrojë në Beograd. Kur u bë abrogimi i disa neneve për flamurin, dolën kryetarët e komunave të BDI-së dhe deklaruan se ne nuk i heqim flamujt shqiptar. Normal se nuk i heqin se janë në opozitë. Unë kam deklaruar edhe për një gazetë shqipe në Tiranë se në Maqedoni, Qeverinë mund ta udhëheqin koalicioni VMRO dhe PDSH, por shtetin në dorë e ka opozita LSDM-BDI, ashtu siç është edhe në Tiranë.


Në Maqedoni, ashti si në Shqipëri pushtetin e përbëjnë Prokuroria, Shërbimi Sekret dhe Gjykatat. Nisemi nga kjo. LSDM-BDI ka në dorë Agjencinë e Zbulimit, Gjykatën Kushtetuese dhe Prokurorinë...




Koha: Me veprimet e AKSH-së në Kosovë, a mendoni se po e dëmtoni procesin drejt pavarësisë?


Adili: Absolutisht jo. Përkundrazi, ne i kemi treguar Car Llazarit se ka kush i del zot trojeve shqiptare në Kosovë. AKSH paraqitet vetëm aty ku nuk patrullon as KFOR-i, as UNMIK-u, e as Shërbimi Policor i Kosovës. AKSH deri tani është paraqitur në Podujevë, në kufi me Serbinë dhe në veri të Mitrovicës, aty ku nuk ka forca ndërkombëtare. Ditë më parë edhe u bë betimi i disa pjesëtarëve të rinj të elitës ushtarake të AKSH-së. Do t'i bënim dëm Kosovës vitin e kaluar, pasi vjet ishin bisedimet. Ne kemi gjykuar dhe vitin e kaluar nuk kemi lëvizur, pasi politikanët e Kosovës kanë mundur të thonë se ja çfarë na bëri AKSH, na e prishi pavarësinë. Jam i bindur se Kosova më shpejtë bashkohet me Shqipërinë se sa të bëhet e pavarur. Këtë e dinë edhe kosovarët. Sipas Rezolutës 1244, kufijtë i siguron KFRO-i, por meqë këto forca ndërkombëtare nuk lëvizin brezit kufitar me Serbinë, kontrollin e kemi marrë ne në dorë. Jo vetëm Car Llazarët, por edhe vet xhandermeria serbe mund t'i provokojë shqiptarët që nga frika detyrohen të ikin në Podujevë. Veprime të tilla po ndodhin edhe në fshatrat e Kamenicës dhe Mitrovicës. Kjo do të ndodh edhe me Maqedoninë. Në momentin e parë që Car Llazarët kërcënojnë shqiptarët në Maqedoni, AKSH do të veprojë dhe do të riaktivizohet. Jo vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, kjo do të ndodh edhe në Mal të Zi nëse rrezikohen shqiptarët. Ne jemi ushtri mbrojtëse e popullit shqiptar. E jo të dalë dikush nga Shipkovica edhe thotë ku është Gafurr Adili tash! Unë nuk u bindem urdhrave të individëve. As AKSH nuk i bindet urdhrave të Gafurr Adilit se unë nuk vendos. Ashtu siç theksuam para aksionit në Brodec se nuk vepron aty AKSH, ashtu siç edhe ata djem që dolën në televizionin kroat me maska nuk janë tanët.

FAJTORËT E VRASJEVE ENIGMATIKE

Koha: Pse disa herë keni akuzuar Xhezair Shaqirin-Hoxhën për spiun të qarqeve të caktuara në Maqedoni. A keni argumente për të pohuar një gjë të tillë?


Adili: PO. Hoxha është spiun i Vllado Buçkovskit. E para, Xhezair Shaqiri katër vjet ishte në pushtetin e Maqedonisë si deputet. Ka pasur dy akuza dhe ato dihen. Njërën e ka në Kosovë e tjetrën në Maqedoni. Për shkak se e kishte imunitetin, nuk është marrë në përgjegjësi. Kur nuk fitoi në zgjedhjet e fundit, realisht iu aktivizuan dy akuzat dhe ai shkoi në fshatin e tij të lindjes në Tanushë. Ne e kemi ditur se ai është atje, ka blerë edhe bletë, bile dhe dhen. Por, mendimi im është se kur nuk je fajtor për diçka, atëherë drejtohu në gjykatë dhe dëshmo pafajësinë. Me këtë rast, Hoxha një kohë të gjatë qëndroi urtë, ose qeveria dhe gjyqësia nuk e kërkuan. Nuk donin të merreshin me të. Pastaj, kur e pa se humbi vëmendjen, doli me propozim për referendum në Tanushë. Unë nuk di ndonjë konventë ndërkombëtare ose organizatë tjetër që ka lejuar referendum fshatrash. Pas kësaj, doli dhe kërkoi mobilizim të ish-ushtarëve të UÇK-së. Duke u nisur nga ajo që Beogradi kërkon destabilizim të Maqedoni, unë iu drejtova dhe i thash se mobilizimi ka mbaruar më o zotëri. Mobilizimi i dështoi. Ai i doli në ndihmë Vllado Buçkovskit bash në kohën kur këtij iu mor imuniteti. Nuk mund të themi se Buçkovski është fajtor, por është gjykata ajo që vendos. Dhe Hoxha këtu bëri zhurmë. Si mund të kërkojë mobilizim vetëm atëherë kur nuk fitoi për deputet. Ai pas konfliktit e pranoi demobilizimin e UÇK-së dhe e pranoi Marrëveshjen e Ohrit.



Për sa kohë ishte në pushtet, Hoxhës fare nuk i ka interesuar për luftëtarët e tij, atij nuk i interesoi të zbardhet rasti i vrasjes së Komandant Telit në Shkup. Hoxha është akuzuar dhe vazhdon të akuzohet se vetëm ai ka ditur vendndodhjen e Telit. Këto akuza ai i ka edhe në Kosovë nga ish-bashkëluftëtarë, të cilët thonë se Hoxha din shumë për Telin. Ai ka pasur obligim moral së paku të kërkojë zbardhjen e këtij rasti. Pse më vret kjo mua. Unë nuk e njoh Telin, as Komandant Shpendin, e as Tahir Sinanin, tre djem nga Shqipëria që u vranë në mënyrë të mistershme në Maqedoni, edhe atë pas luftës. Më dhemb ajo që djemtë më të mirë të Shqipërisë erdhën në Maqedoni dhe u vranë. Enigmatike është edhe vrasja e Tahir Sinanit, si dhe vrasja e Komandant Shpendit. Rastet e tilla është dashur t'i zbardh edhe Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu, të cilët gjatë katër viteve pushtet i harruan këta djem. Xhezair Shaqiri të mos tregojë kopalla. Ai po organizon njerëz të vjedhin vetura nëpër Viti. Nëse vërtet dëshiron të vërtetojë se nuk është mik i Vllado Buçkovskit, nuk duhet të veprojë ashtu siç po bën. Pse ai nuk doli në skenë më herët, por doli pikërisht kur Buçkovskit iu mor imuniteti. Ai u frikua se do të dalin në skenë bizneset e pista midis tyre.

Koha: Pse nuk vini në Maqedoni, pasi jeni edhe shtetas i këtij shteti? Prej kujt frikoheni?


Adili: E para, Maqedoninë nuk e kam njohur si shtet. Në vitin 91, '92 nuk kam parashtruar kërkesë për shtetësi. Në vitin 1994 ma kanë dërguar shtetësinë e Maqedonisë, bile tash e ka babai im në shtëpi. Pastaj, nuk kam pasur asnjëherë pasaportë të Maqedonisë, e as të Jugosllavisë. Gjithmonë kam lëvizur me pasaportë të Bajram Currit. Kur jam arrestuar unë, ka pasur deklarata të lloj-llojshme për mua. Mbaj mend se Ali Ahmeti pat deklaruar se ekziston një fletë-arrest për Gafurr Adilin. Mandej atë kohë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë tha se nuk ka fletë-arrest. Dhe Arbën Xhaferi në një shkrim thotë se cila është e vërteta, ka apo nuk ka fletë-arrest për mua. Dhe në fund thotë: Epo kjo është hilja e maqedonasve, të cilët e sollën punën që Tirana të burgose një shqiptar. Unë kam fletë-arrest ndërkombëtar.


Koha: Fazli Veliu së fundmi ka kërkuar federalizimin e Maqedonisë. Sa ju duket kjo serioze?


Adili: Nuk habitem nga kjo kërkesë, pasi aktualisht është në opozitë dhe gjithçka mund të kërkojë. Kur je opozitë, secili e ngrit bajrakun e patriotizmit. Dua të tregoj diçka interesante. Në vitin 2001 shkova në Prizren për ta takuar Ali Ahmetin. Atëkohë, pasi Alia ishte Komandant, nuk pranoi të takohet me mua pasi unë isha përfaqësues politik i AKSH dhe për bisedime do të duhej të takohesha me Fazli Veliun. Shkova në Zvicër dhe atje e takova Fazliun. Në takim, pasi disa bisedimeve të shumta, u lodh dhe në fund Fazlia tha futu te ne në Fond. I thash jo bre se qenkemi shumica të Kërçovës. A s'ka burra Struga, Kumanova, Tetova e Gostivari, por vetëm Kërçova. I thash se s'jam marrë kurrë me fonde dhe me pare. Kam harruar pastaj se cili e pyeti Fazliun se çfarë do të bëjnë me këto para, pasi bëhej fjalë për një shumë të madhe të markave. Fazliu u përgjigj shpejt e shpejt: Me këto pare, ose do ta rrëzojmë nga pushteti Arbër Xhaferin, ose do t'i ndajmë bashkë me të. Fazli Veliu ka shkruar shumë libra, por asnjëherë ato muhabete që i ka folur dikur nuk i shkruan. Shkruan nëpër libra "i thash ashtu, më tha kështu". Dhe pastaj? - e pyeta unë. Fazliu më tha se në Kosovë do të bëhen forca e tretë, ndërsa atëkohë në Kosovë forca e tretë ishte partia e Ramushit. Atëherë unë i thash se kjo është krim, pasi vriten shqiptarët për të marrë pushtetin... Fazlia dhe të tjerët kanë shku me atë logjikë që shokët tanë në Kosovë hynë në pushtet, e ne mbetëm jashtë. Hajt tash bëjmë luftë dhe e marrim pushtetin. Mirëpo, ata nuk e kanë mendu se pushteti nuk është i përhershëm. Kungulli nuk rrinë gjithmonë mbi ujë. Mandej, Fazli Veliu sa ishte në pushtet fare si ka interesuar vëllai i vet. Tashi ka dalur një parollë në Kollare ku thuhet kërkojmë gjetjen e filanit. Nuk shkojnë këto gjëra kështu. Po të isha në pushtet, do të dija si të veproja.




FITRA PËR ISH-LUFTËTARËT E UÇK-SË!!!


Koha: Keni deklarua se FBKSH nuk e mbështet Marrëveshjen e Ohrit, derisa BDI tani thotë se ajo nuk po realizohet, ndërsa PDSH pohon të kundërtën?
Adili: Deklaratat e dikurshme të zyrtarëve të BDI-së, e më shumë të Ali Ahmetit se Marrëveshja e Ohrit është përmbyllur me sukses, tani kanë ndryshuar. Njëjtë ishte edhe me PDSH-në në kohën kur ishte në opozitë, e tash në pushtet. BDI për sa kohë ishte në pushtet thoshte se Marrëveshja ka mbaruar, ndërsa tani ajo është rrënuar. Cila është e vërteta e kësaj? Nëse është realizuar ajo më herët, pse tash duhet të themi se nuk është realizu. Këtu kemi dyftyrësi nga të dyja palët. Ne edhe më herët kemi thënë se Marrëveshja e Ohrit është e destinuar të dështojë. Kemi argumente këtu. Të gjitha luftërat kanë qenë rajonale, ndërsa asnjëherë bisedimet nuk janë zhvilluar në poligonin ose rajonin e luftimeve. Është rast unikat kjo me Maqedoninë. Pastaj dolën deklaruan se shqiptarët tash përdorin flamurin. Kjo nuk është e vërtetë. Pastaj, edhe puna e pasaportave. Jo dygjuhësi, jo fituam e kështu me radhë. Derisa për maqedonasit nuk vlen dhe nuk është e obligueshme gjuha shqipe, atëherë kjo është katastrofale.

Koha: Në Maqedoni, dy partitë politike shqiptare akuzojnë njëra tjetrën për mosaprovimin e Ligjit të dëshmorëve. Kush mendoni se është fajtori që gjashtë vjet pas luftës nuk është miratuar akoma ky ligj?


Adili: Përgjegjësia kryesore për Ligjin e dëshmorëve u takon atyre që thirren në emër të asaj ushtrie, në këtë rast Ali Ahmetit. Në bisedimet e para të Ali Ahmetit me Cërvenkovskin dhe LSDM-në, ai nuk është dashur të diskutojë për ministra e zëvendësministra, por çka do t'u ofronte ushtarëve të vet, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. Duhet të fliste për statusin e UÇK-së. Derisa UÇK u hoq nga organizatat terroriste, atëherë duhet të pranoheshin edhe invalidët dhe familjet e dëshmorëve. Por kjo nuk u bë. Derisa për palën maqedonase që kanë marrë pjesë në luftë u miratua një ligj i posaçëm, Ali Ahmeti gjatë tërë kohës interesohej se a do të arrijë ta bëjë zëvendëskryeministër Musa Xhaferin, i cili ishte vetëm figurë në kabinetin e Cërvenkovskit. Figurë e kemi pasur edhe Sinan Hasanin, Fadil Hoxhën, Xhavit Limanin... Askush si ka pyetur kurrë për asgjë. Problemi qëndron në atë se Ali Ahmeti ka pasur përgjegjësi morale, sepse me shumë të drejtë mund të parashtrojmë një pyetje: Si udhëheqësi i kësaj ushtrie ka mundur të ulet në Parlament dhe ushtarët e tij të arrestohen dhe vuajnë jetë mizore? Millosheviqi nuk ka shku me vra në Kosovë, por në Hagë u dënua vetëm pasi kishte dhënë urdhër për vrasje e masakra. Nëse djemtë e UÇK-së kanë luftuar në këtë vend, ata urdhrat i kanë marrë nga dikush. Nesër nëse ndodh diçka me AKSH-në, përgjegjësi do të jap unë, ashtu siç dhashë para gjykatësve në Tiranë kur edhe u arrestova. E kam ndier veten shumë të fyer kur kam dëgjuar se grumbullohen fitra për ish-ushtarët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.


Koha: Në opinion është paraqitur edhe një organizatë e ashtuquajtur Këshilli Politiko-Ushtarak i UÇK-së, ndërsa AKSH-në e ka quajtur ushtri interneti?


Adili: Ne i dimë edhe njerëzit që përfaqësojnë këtë organizatë. Janë tre katër veta dhe emrat e tyre do t'i publikoj së shpejti. Janë nga Maqedonia, ndërsa bëhet fjalë për një grup të vogël joserioz. Ndërsa sa i përket AKSH-së se është organizatë interneti, këtë e shohin më mirë shqiptarët, sidomos tani në Kosovë. Nuk do të merremi shumë me ta, pasi i dimë se kush qëndron pas tyre. Janë të vegjël dhe për atë i injorojmë.
Koha: Kush janë aleatët tuaj në Kosovë dhe Maqedoni. A keni bashkëpunim me ndonjë nga strukturat aktuale politike?
Adili: Bashkëpunojmë si jo. Marrëdhënie në rrugë institucionale jo. Shokët tanë takohen dhe kanë bashkëpunim. Edhe në Kosovë edhe në Maqedoni, por edhe në Shqipëri. Madje, kemi edhe deputetë në Kosovë dhe Shqipëri.




NUK KAM MARRË PJESË NË ANJË LUFTË


Koha: Ju akuzojnë se nuk keni marrë pjesë në asnjë luftë. As në Kosovë, as në Preshevë, por as në Maqedoni?


Adili: Po, kam dëgjuar shumë zëra që thonë se Gafurri nuk ka marrë pjesë në asnjërën nga luftërat. Është e vërtetë kjo, por unë kam ndihmuar dhe kontribuar në drejtim të luftës. Fundja, unë jam politikan. Politikanët udhëheqin politikën, ata nuk luftojnë.
Koha: Deklaroni disa herë se jeni politikan? Keni marrë legjitimitetin e popullit?
Adili: Nuk do të thotë se vetëm nëse të zgjedh populli je politikan. Po ashtu nuk do të thotë se politikani duhet të ketë edhe parti politike. Jam më i mirë se shumë politikanë në Maqedoni. Kam magjistruar në Zagreb në vitin 1984, e jo si dikush në vitin 2001 merrnin provime dhe diploma në Prishtinë, atëherë kur edhe krisnin pushkët e UÇK-së.
Koha: Sigurimi shqiptar në Tiranë deklaroi se pistë e hetimeve rreth kërcënimeve ndaj Pendeli Majkos është Garda e Car Llazarit dhe FBKSH-AKSH?
Adili: Shiko, unë e kam thënë edhe më herët se AKSH nuk ka plumba për shqiptarët. Unë nuk e mohoj që dikush, jo nga AKSH, individë të caktuar apo budallenj, ose simpatizantë të rëndomtë të AKSH-së ta kenë kërcënuar, por struktura e AKSH-së asnjëherë jo. Majko gaboi me shfryrjen që bëri edhe ndaj diskutimit tim edhe ndaj pjesëtarëve të AKSH-së. Ajo nuk është normale. Ai nuk merrej me Car Llazarit, por na quante "njerëz me thasë në kokë".
 

jimmy84

Primus registratum
Re: FBKSH- AKSH

Po pra, se sa here qe na del Jeremici ne televizor na permend "terrorizmin shqiptar" dhe fuup na permend emrin e AKSH-se. Tani ndonjeri sigurisht qe na ben krahasimin UCK-AKSH po ja qe UCK-ja perkrahej nga SHBA dhe nga NATO. Po AKSH-ja? Vetem serbet e kane cilesuar "terroriste" apo edhe SHBA, edhe BE edhe UNMIK-u?
Dmth "patriot" sot na qenka ai qe na vika kapuc ne koke dhe na flet per "Shqiperi te Madhe" me gjysmen e territorit te Malit te Zi dhe Maqedonise dhe Camerine (qe ta gjeje edhe nje pretekst greku per te na lene edhe nje 10 vjet jashte BE-se si shtet me elemente "terroriste") dhe hoop Kosova edhe nga 70 vjet te ngelet "Bosnja nr 2".
Jo gjithshka qe shkelqen edhe ar, dhe jo cdokush qe na cjerr fytin per "Bashkime Kombetare" eshte patriot. Degjoni ndonje interviste te Nanos/Berishes/Rames dhe degjoni pak se cfare deklaratash patriotizmi te flakta do ju degjojne veshet.

Une jam shprehur plot here kunder politikave amerikane ketu ne forum por te veprosh sot kunder "cadres" se SHBA persa i perket Kosoves ka vetem dy emra: ANTI-SHQIPTAR ose I VERBER.
Sa per "kreret" e te famshmes AKSH s`kam ndonje dyshim se kush i "ushqen". Sa per ata "nacionalistat e flakte" me kapuc nuk e di por me vjen keq qe te shtohet turma e "adhuruesve" te ketyre "nacionalistave" qe te miren e kombit na e shihkan tek lufta me 7 vende njekohesisht dhe pikerisht ne momentin me delikat per statusin e Kosoves por edhe per Shqiperine.
 
Top