F A B U L A!

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Kërcacka

Sepse bëhej mbrëmja e poezisë,
U mblodh njerzia si mizat në lis,
Të shikonin poetët-fizhekzjarre,
Me shkreptima shumëngjyrshe letrare.

Por ka ndonjë lloj që gabimisht këtu hyn,
Të shurdhojnë me zhurmë të nxijnë me tym,
Nga anët tona i quajnë kërcacka,
Vetëm krac-kruc sa trembet dhe macka.

Por gjithsesi ruajuni redaktorë,
Të bëjnë xhixh po të plasën në dorë!
Që dritë të bëjnë i kotë mundimi,
Por janë pa faj, është çështje tundimi.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Pula me emrin Sula II

Eh - tha pula - mendja më gënjeu,
Nuk shkohet jeta majë plehu,
Dhe kaq dhe shumë e zgjata,
Po shkoj të rroj ndër pata.

Dhe të mos ju vijë thartë,
Kur unë të bëj vezën e artë,
Do brohorasë gjithë gjoli:
Sa vezë të madhe polli.

Në ujë nisi të çapitej,
Por nga frika po lebetitej,
Se nuk dinte të notonte,
Pa le më të fluturonte.

Nga sikleti nisi të bërtasë,
E ashtu nxorri vezë e glasë,
Hej, shihni tha menjëherë,
Vezën time me ngjyra ylber.
 

Darien

Primus registratum
Re: F A B U L A!

Pica priste radhën në stomak që të tretej, kur papritur e pakujtuar vjen një uiski. -Po e lë këtë të kalojë, - tha pica, - s'ka pse nxitohem. - Pa kaluar dy minuta kalon një dopjo raki dhe pica e lë dhe atë të kalojë, po nuk bëhen prapë as dy minuta kur vjen një fërnetë dhe pica vendos ta ndalojë. - Ç'bëhet andej sipër? - pyet pica. - Po bëhet festë e madhe!! - vjen përgjigjia. - Po kënaqen të gjithë. - O sa mirë, - mendon pica, - po shkoj dhe unë ta shoh. - dhe merr rugën përpjetë...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Lepur i ngrati

Nga që nuk shquhej për trimëri,
Tha lepuri po trilloj një histori.
E kafshëve në pyll nis ju rrëfen,
Si luftoi me një peshkaqen.

Qeshën kafshët me të madhe,
E foli e para një sorkadhe,
Po ti e bën, të shkojnë shtatë,
Ha, ha, kishim kohë pa gallatë.

E nis të mbrohet lepur i ngrati,
Ju të gjithë e keni nga inati,
Se kjo që thashë është e vërtetë,
Por nga ta dini, unë isha në det.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Tregojnë se një maçok
ish i fortë sa s'kish shok,
kur dilte të gjatonte,
asnjë mi nuk' i shpëtonte,
minjt' e gjorë desh u shuan,
ca të pakët që shpëtuan,
në vrimë rrinë të tërë
nga frika se mos i zërë,
maçi përgjon nat' e ditë,
po s'dalin nga vrima mintë,
rrinë ndënë prak.
Po për këtë shkak,
maçi, një mëngjes,
shtiret sikur vdes
dhe në një litar
nga këmbët u var,
as tundet, as flet,
mitë, me të parë,
pandejnë vërtet
se, maçokn' e kanë vrarë,
Në dhomë, guxojnë
qasen mengadale,
nga gazi këndojnë
dhe kërcejnë valle,
i vdekuri qeshi,
(u ngjall si Lazari)
dhe ra nga litari,
zuri minj sa deshi,
ata që shpëtuan
me vrap u larguan.
"Tekdo që të vini,
thosh maçi me vete,
shpëtim nukë kini
se di marifete,
di të them të rreme,
di të bëj llagëme."-
Maçi një të diel.
U lye me miell.
Minjtë këtë dhunë,
Nuk' e kupëtuan
dhe ju afruan,
një nga një u zunë.
Një mi plak me mënd,
i ditur, i vuar,
s'u qas n'atë vënd:
"Të kam kupëtuar,
dhe miell në ke
s'të bie në duar
se të di kush je
sot s'më gënjen dot, s'më qesh
dhe thes me miell të jesh,
nuk qasem, mos ki shpresë."
Tha miku dhe iku.
Armikut, kush s'i vë besë,
shpëton nga rreziku
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

MILLONAI, I BIRI DHE NJË GOMAR



Një millona me të birë
u nisnë për në pazar,
për të shitur një gomar.
Që ta shesën ca më mirë,
që të mos lodhet gomari,
e shpëtuan nga samari.
Kur e lidhë mbi një tra,
e muar të dy në kra
njëri pas, tjetri përpara.
Gjenë ndëpër ara,
një tjetër udhëtar:
Ky u tha
kur i pa:
- Nga këta të tre nuk' është gomar
ay që pandeni,
ndaj mos u gënjeni.
Millonai, q'e ndigjoi,
e mori vesh këtë fjalë
dhe me vrap, bashkë me djalë,
në shesh gomar' e lëshoi,
e zgjidhi nga druri,
përpara e vuri.
Kur hipi të birë,
vetë, me gas
dhe me dëshirë
u vete pas.
Do, s'do veshgjati shkon duke qarë.
se i pëlqente mënyr' e parë.
Tre njerëz q'i panë,
djalit i thanë
- Ti s'paske turp fare, nukë paske gjak'
Zbrit nga gomari, t'ja hypi yt' at.
q'është shumë plak.
Djali me inat
zbret nga veshgjati, -
ja hipën i jati.
Më tutje gjen tri gra,
nga të tria njëra tha:
- Mbyty, mbytu, millona,
që shkon hipur si dhespot!
Shiko, djali s'ecën dot.
ndë këtë rrëpirë.
Millonai plak
grave u dha hak,
mori në vithe të birë.
S'kishnë bërë njëzet çape,
poqnë të tjerë njerz prapë;
një nga të tërë këta,
kur i pa hipur u tha:
- S'kini turp të turpëroni?
Mos ini të dy të marrë?
S'u vjen rëndë që mundoni
kaqë shumë sot gomarë,
- Vanë mënd e mia, vanë,
(thotë millonai), sot
kurkush nukë kënaq dot
gjithë botën dhe babanë!
Çdo njeri me mënd të vet...
tani gjë tjetër s'më pret,
nga gomari të zbres,
që të mos thyhet në mes,
Pas këto fjalë,
hidhet në shesh
bashkë me djalë.
Gomari qesh,.
se u lërua nga barra.
Vunë gomarë përpara,
vetë pas i venë,
Pa vatur në trek,
njerëz të tjerë gjenë,
sipër te një brek.
Kur u vanë pranë,
të tërë tok thanë.
- Shihni mëndjehollët,
shihni dy të marrë,
që grisin shollët,
kursejnë gomarë,
se i kanë gjarë,
U hodh e tha millonai:
- Vërtet jam gomar, për zonë,
tek un' është gjithë faji
se kërkoj të bëj ç'më thonë.
Shani, qeshni sot me mua;
sot e tutje kurdoherë
do të bëj vetëm ç'të dua,
jo si të duan të tjerë.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Keci dhe Driteroi
(Nga dekalogu i fatkeqsive-I)

Pa Keci Driteroin dhe foli:
Vi, Dhitevoi, po ckemi andej nga Dhevoli?
O ja kthen Driteroi - Keci,
Po qenke shofer mercedesi.

Jo, am tregedhar vazhdon Keci,
Po am per gjiro maje merdhedeci,
Na eci tregedhia, na eci,
Shezim per mise pulla qymeci.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

KORBI DHE DHELPRA

Tek një lis sipër në majë
korbi qëndroi të hajë
një copë djathë që mbante
në qeft. Kur nisi të hante,
shkon një dhelper' e mallëkuar,
se i ra erë djathë i vjeshtuar.
Dëshiron ta haje vetë;
"Mirëdita mik i vjetrë,
bukurinë tënde nuk e ka zog tjetrë
me pendë të bardhë; në di të këndosh
përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërosh"
Të tregoje zënë zoti korb gërrhiti
dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti
dhe korbit i tha:
"Ndëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gjë të botës duan të rrojnë.
Zot, kjo këshillë që të rrëfeva,
sot vlen më tepër
se kjo copë e djathit që të rrëmbeva"
Tha zonja dhelpër
dhe iku me bisht përpjetë.
Korb' i shkretë,
korb' i mjerë,
u turpërua
dhe u betua
të mos gënjenet dhe tjetër herë.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

UJKU DHE QENGJI

M'i forti në këtë jetë,
punon dhe bën si do vetë.
Një qengj i majmë shumë
pi ujë në lumë.
Një ujk u lëshua
dhe iu afërua:
Uria e kish shtrënguar
dhe kish dalë për të gjuar.
- Pse trumbullon ujë?, - thotë gjakëtori,
se kur e pa gengji nga frika përmori.
- Zot' i math, - tha qengj' i ngratë, -
Ndëgjomë, jeta t'u ngjatë,
mos u zemëro,
të lutem shiko.
Zot, lumi shkon poshtë, ti pi përmi mua
ujë të kulluar,
- Jo! U trumbullua.
Pastaj kam ndëgjuar
që më ke sharë
një vit më parë.
- Zot, s'kesha lerë.
- Yt vëlla. - Po s'kam. - Të tjerë,
yt at, qentë dhe baritë
rrin' e më shajnë përditë,
nukë kam dyshim,
ndaj sot s'ke shpëtim,
se për këtë shkak
dua të marr gjak. -
Dhe u hodh e zuri,
ndë një pyll e shpuri,
e mbyti, e çqeu,
se kshtu i pëlqeu.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Driteroi dhe Komisari Memo
(Dekalogu i fatkeqsive II)

Cme bere me bust Dritero,
Me cane e me thyen, ja shiko,
Le qe nuk di si do veje halli,
Dhe si komisar me doli nami.

Po komisar eshte fjale me nder,
Pyet Driteroi - pse ky qeder?
Po bene qytetar nderi nje komisar,
Motivacioni, vuri regull ne tregun fshatar.

A sme thua o Dritero,
Dhe ti me kerbacin me krahason?
Ste dua te me besh me lapidar,
Vec ne roman te me quash kumandar.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

BRETKOSA QË DESHI TË TRASHEJ SA NJË KÀ

Bretkosa sa një ve,
pa një ka sa një deve
dhe nakari nuk' e la,
desh të trashet sa një ka.
Kur vu këtë gjë ndër mënd,
vate u shtri ndë një vënd
duke ngrën e duke pirë,
që të fryhet sa më mirë.
- Shihni, shihni, sa u rrita, -
thërrit e thoshte përdita.
- Mos u mburr' e mos u mbaj, -
i thoshnë shoqet e saj.
- Shihni, nukë jam sa demi?
- Jo! - Shikoni. - Jo, të themi.
- Pa shikoni këtë bark
si të kaut. - Jo, je lark! -
Bretkosa, nga marasi,
u fry, u fry gjersa plasi.
Shumë njerëz ndë këtë botë
thone se janë të zotë;
si bretkosa mendohen
mburren e lëvdohen.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Zyloja dhe Driteroi
(Nga Dekalogu i fatkeqsive III)

O mireserdhe Driteroi yne,
Po ku je na thave syne.
Ulu sa te mbaroj fjaline,
Nje raport, per Ministrine.

Pse Demka ku te shkoi?
Pyet pa te keq Driteroi,
Mos mi hidh ato mua,
Ti per vete kurre nuk shkruan.

Vihet Zuloja ne siklet,
Kjo qe the eshte e vertet,
Kete se shkruaj per vete,
Po per Demken, pune urgjente.

Driteroi:ty nuk ta kam shkruar,
Punet e Demkes per ti mbaruar,
Dhe mos me thuaj s'dua
Shko merru me punet e tua.

Po ti - thote Zuloja - nuk e di,
Se Demka eshte ne hetusi,
Per nje tender te jape sqarime,
E ne sajen tende - nuk eshte firma ime.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Njeriu me raketë
(Nga Dekalogu i Fatkeqsive IV)

Janë nipërit e të treve,
Mere Fritzi i gjyshit Mere,
Mateo Gruda i nipi Matos,
Tosuni ka nip Tosunis Baciopullos.
I marrin prindërit në telefon:
Sille Pepinon, më dëgjon,
Mateo, kam gjetur raketë,
T'ja u hedhim vilën përpjetë.
O Fritz i babai ç'na ka gjet,
Grudat kanë gjetur raketë,
Eja në fshat sa më parë,
Hë për hë kam vetëm radar.
Tosunis derman me këta të marrë,
Gjithë fshatit do ti venë zjarrë,
Njëri po ujdis një SSSR-50,
Në dorën tënde jemi vërtet.
Erdhën tre nipërit në fshat,
Pepino vinte raketën në shtrat,
Kur erdhi Tosunis majë kamioni,
Shpejt - thirri Fritzi - i shkarkoni.
Mateo nuk e heq nga sytë dylbinë,
Ti kenë fuçitë me naftë a benzinë?
Ndalo shënjestrën Pepino se na grive,
E mbushën oborrin me lëndë radioaktive!?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

QENI DHE HIJA E TIJ


Ne goje ca mish
Nje qen e rembeu;
Me vrap qe kish,
Tatepjete theu;
Dhe me gas shume
Per plackat qe shpij,
U hodh ne lume,
E me not po vij.
Kur n'ujet sheh
hijen e tija,
Tjeter e pandeh
Ngaha e padija.
Ne misht syri i mbetet,
Porsa e qelloi
Edhe mishn'e vet
Ne lume e leshoi,
se qenit tjeter
Desh t'ja rembeje!
Iu duk me i tepert,
Po tani c'e gjen?
Kur hap syte,
Mishte shkoi ne fund
Dhe mishne e dyte ,
Me s'e sheh gjekund;
Zu e po therriste
E s'e gjente dot.
po angullinte
E vuante kot.
Syri i pangopur,
Lakmimi i shkrete,
Na ka brengosur
Ne kete jete.


La Fonten
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Fabula e dhelpres

Dhelpra doli neper bote
Mesoi dhe "çik kulture"
Me qarje genjeshtra dhe me lot
kerkon nje shok
Pse jo ? dhe burre.


Eh !Po ti moj zonja dhelper
S'mund te dish c'eshte dashuria
Ne shpirtin tend te thare te vjeter
Gjithmon ka fjetur dinakria


Dhe nga perrallat qe une di
Nga kafshet je perdorur
Kete destin ke vec ti
E vetme per te ngordhur

:confused:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

GOMARI..



U ngrit gomari mbi te zotne!
-"Ti qe sot e tutje nuk me urdheron!"
u lodha duke te degjuar
Me kuaj kam per te shkuar..
Ferkoi syte i zoti i shkrete
Mos valle me bene gje veshet?
Po kur e pa qe gomari
Iku turavrap
I foli nga pas:
-Ti mund te mos marresh
Me urdhera nga mua
Mund te shoqerohesh edhe me kuaj
Po une s'shohe asnje ndryshim
Ti gomar do mbetesh
O i gjori im..

P.s.Jo gomari i Mimoza Ahmetit jooooooo /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Pse gjithe gomeret qe mbeten gomere per tere jeten e jetes lene gomaricat dhe shkojne e kullosin me kuajt.

Turp! i thote nje zog gomarit,
Fare e keqe e tradhetarit,
Si ike e le tetzot
Me kuajt shkon e kullot.

Ta shpjegoj une more kric
Se ketej dhe ti nje dite do te vish,
Mbaro se piri nga gomarica sise
Te nisim oren e psikologjise.

Nga zoti lart eshte dhene verdikti
Te na prije ndergjegjia dhe instikti,
Qe ta mesosh persembari
Ti je instikti ndergjegjia eshte samari.

Dhe hop samarin kerit i ngarkon
A s'me thua andej c'po shikon?
Gruan e kalit anes mullarit,
E ku eshte roli i samarit?

Prit me pare te te heq samarin
Po tani kush po ha mullarin?
Fiu fiu fershellen krici
C'alamet pele qe ka dobici.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

DD /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif tre here ta kam shkel (syrin)!

E bukur fabula /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Dy peshkatarët

Takohen dy peshkatarë anë një moli
E nis e flet njëri me pamje nga gjoli
Unë kam liçensë fillestari, po ti?
Tjetri zgjat një "po" me përtesë "eksperti".

Nisi fillestari grepat të mëkojë
Me krimba e miza e misra në tojë,
Ndërkohë eksperti qejfin nuk e prishte
Sa mbaronte të parën të dytën drithte.

E kur fillestari nxirrte ndonjë peshk
Praf pruf eksperti me masat e eshkë,
I vogël, i vogël pastaj ke dhe fat
Do më shohësh mua ç'dërro do të kap.

Dhe ja më në fund i zuri grepi
Tërhiq e lësho, tër hir qe eksperti,
Po kur e pa ç'nxorri u vu në siklet
Në tojë i varej një alamet skelet.
 
Top