F A B U L A!

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Relika dhe liria

Ne muze kur ikte njerezia,
Nisnin armet e vjetra:

Kush ishte me trime,
Kush me e cmuar,
Kush ne boten tjeter,
Me shume kishte cuar.

C'beni keshtu si qoftelargu,
A s'keni gjume - ju tha oxhaku,
Te jeni trime sa rrefeni,
Lirine tuaj pse se gjeni?

Nje celes i vogel kaq,
Ju ka mbyllur ne vitrina paq,
Shkoi e djeshmja, shkoi lavdia,
Si relike nuk vlen Liria.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Magnetizimi

Qe Toka eshtë si punë magneti,
E di dhe bujkrobi dhe mbreti;
Me pol kundërt është njerëzimi,
Ndaj e thith Toka në ditë varrimi.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: F A B U L A!

U ANKUA KREHERI

U ankua kreheri
Jam i lodhur, dua pune te lehte
Mire,i thane, zgjidhe vete
Ku do te shkosh?

Tha kreher pertaci:
Me coni ne shtepine e nje tullaci


PATA

Pata kot e ndezi sherrin,
Here me dosen her me derrin
Ik nga lumi, o derr ik,
Nga ty peshqit kane frike.

Pata grindet, ben shamate
Nga mengjesi deri ne darke
Derri lahet e ben not
Llafazanes sec i thote

Si per ty eshte dhe per mua
Ka vend boll per te notuar
A mos do nje komshi tjeter,
Ndonje ujk, a ndonje dhelper??

DHIA DHE MACOKU

Macoku ne gosti thirri dhine
I vuri mish e peshk e zogj ne sofer,
Ia hapi zemren derdhi dashurine
E priti me respekt te madh si moter.

Por, dhia s'hengri,s'vuri gje ne goje,
Per te kjo darke ishte shum e varfer,
Dhe duke ikur tha:"macoku te na rroje,
por ky kurrnac kurseu te nxirrte laker"

Poeti nga kjo prrallez do te rrefeje
Ne dymbedhjete rreshta me pak fjale
Te gjitha gjerat rreth e rotull teje
Nuk maten me shijen personale....


SYRI DHE VESHI

Syrit na i thane prere
Kemi pra nje vend per mik
Mund te fillosh menjehere,
le te merresh me muzike!

Mirepo syri, me te drejte,
I cfaq tjetrit refuzimin
Dua pune qe te kete
Ndopak lidhje me shikimin

S'te ndihmoj dot kurrsesi
I tha tjetri edhe qeshi,
Ate vend qe kerkon ti
S'ka dy dite e zuri... veshi!


Ps:Diabolis Dassaretis ,e bukur ajo fabula me kaprollen e kordelen /pf/images/graemlins/smile.gif
Pershendetje
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Celesi kopil

Celesi turret ne gjykate,
Dhembet mpreh porsi nje shpate,
Zgjat turirin si urith:
-Pse "kopil" me shajne te gjithe?
Une kopil, - shton urte e bute,-
Pse jo brava....prostitute!

/pf/images/graemlins/smile.gif

Ferrit LAMAJ
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Nocka

Elefantin pa nje pele,
Vari llafin si cengel:
-Pa shih c'kafshe, lum kumbara:
Bisht nga prapa, bisht perpara!

Elefanti mjaft serbes:
-Kam nje bisht edhe ne mes....

Ferit LAMAJ
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

FABULA nga Ezopi (620 B.C.)

EzopiFabulisti grek.Ne fillim skllav, pastaj i lire.Nje nga personazhet gjysmelegjendar, qe paraqitet i shemtuar, memec dhe gungac.Konsiderohet nga greket dhe latinet si krijuesi i fabules, me protagoniste njerezit, kafshet bimet dhe perendite, frymezuar nga morali kunder te keqijave, veseve dhe cdo gjeje te lige qe mbartin njerezit.Midis fabulave te krijuara prej tij eshte dhe e mirenjohura: Dhelpra dhe rrushte.Permbledhjet e sotme te shkruara ne prozen greke, i atribuohen shkrimtarit bizantin Planude (shek.XIV)
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Ujku dhe qengji

Ujku na del papritur pakujtuar nga gemusha duke i prere rrugen qengjit dhe vendos te mos e haje menjehere por t'i mbushe mendjen mepare me ndonje shkak qe argumentonte perse duhej keshtu...Per kete arsye i drejtohet qengjit:"Or mik ti vjet me ke pas ofendu rende njehere mua". 'Ashtu" belbezon qengji, "Ahere une skisha lere ende".Ahere thote ujku "ke kullotur ne kullotat e mia"."Jo zoteri i nderuar" thote qengji "..une ende s'kam shijuar bar." Serish ujku "...ke pire uje ne burimin tim." "Jo" gjegjet qengji " Une akom s'kam pire uje, qumeshti i memezes sime eshte bar e uje per mua."Uku tak fak e kap qengjin dhe e ha duke thene "Epo, une s'do rri pa dreke pse ti refuzon cdo akuze timen."
Tirani do e gjeje cdo here nje shkak per tiranine e vet.

Ezop
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Plaku dhe dy te dashurat e tij.

Nje mesoburre, qe floket kish filluar t'i zbardheshin nga pak, i vinte rrotull dy zogezave ne te njejten kohe.Njera prej tyre qe e re, tjetra pak si e shkuar ne vite.Kjo e dyta e turperuar se i vinte rrotull nje me i ri se vetja vendosi qe sa here ta shihte te ngratin t'i shkulte ca qime te zeza nga floket e tij.E reja, edhe kjo e turperuar qe te dilte me nje te shkuar paksa ne moshe, vendosi qe sa here ta shihte t'i shkulte ca nga qimet e zbardhura.Mjerani pas ca kohesh u katandis te mbetej qeros.Ata qe perpiqen te kenaqin te tere, perfundojne te hidherojne te tere (edhe veten).

EZOP

P.s.Kjo fabula eshte per nje (ish) mikun tim.... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Rregullat e miresjelljes

Ja arriti dites njeriu,
Flene tok macoku dhe miu,
Nisi tju mesonte edukate,
Si mirserdhe apo tungjatte.

Apshiu - teshtiu miu nje dite,
Shendet - tha macoku - alergjite,
Shendet plac - ja ktheu miu,
Cti bej ketij - tha macoku e pa nga njeriu.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

vetite e lendes

Kur ja bejne ne rruge
Robi thote: Mos, na dhjeu,
Kur ja bejne ne are,
Gojen vesh me vesh: Plehu.

Kjo ndodh dhe gjetiu,
S'ndryshojne vetite e lendes,
Ndryshojne vetite te njeriu,
Robi i zotit eshte zot i fjales.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: F A B U L A!

Tenxherja dhe soba

Dhe tenxherja si perhere
Nisi qe te beje potere

Eh,c'sekrete mbaj une brenda
Askujt nuk ja pret mendja!

I tha soba se c'mban ti,
Kjo garuzhde mire e di.

Pastaj luga ia thote pjates;
Pjata mishit e sallates...

Brenda ores moj mikeshe,
Tere kuzhina e merr vesh...


Hakmarrja

Majmuni shkoi ne krua,
Nis e shihet ne pasqyre,
Pernjeheresh u tmerrua
Pa shemtimin ne fytyre...

Cfare fitove cmirezeze
I tha asaj me terbim
Ti me nxjerr me boje te zeze
Ti me shemton me qellim..

Poshte e hodhi gjithe inat,
Cope cope nga terbimi
Porse prape s'pati fat;
Shihej dhjetefish shemtimi..


Elefanti tek dentisti

Theu dhembin elefanti
dhe vrapoi qe ta ngjite
tek dentisti ne klinike.

Ky nuk ben me ,or vella,
S'e ngjit dot se je i vjeter
Te mos dukesh i shemtuar
Po te shkul dhe dhembin tjeter.

Elefanti egersohet
Dhe per pak kliniken prish
Ze therret ndersa largohet;
S'erdha te te sjell fildish!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Buzali

Frymemarrja artificiale dhe Buzali u martuan;
Puthja, e dashura e Buzalit mendsh luan:
I thote " i dashur a nuk me thua,
A s'jam me e mire se ajo qe ke grua?"

Me e mire je - i thote Buzali pa shaka,
Ndaj te kam te dashur moj sevda,
Por ti te mbyt me puthje e gjithcka
Ajo vec te shpeton nga vdekja.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Lufta dhe puthja

Lufta i thote puthjes:
Miremengjes kusherire,
Trashegimin e gjyshe paqes
Ta ndajme me te mire.

Ne jemi nje nga i njejti soj,
Ja si kete e vertetoj:
Une njerzit vras me bresheri,
Po edhe ti i vret nji nga nji.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Thonjte

Thane thonjte nje dite:
Nuk do jemi me bandite,
Dhe u lane qethen rruan,
Grisen maskat u llakuan.

Koka tek i pa te zbukuruar,
Ja nisi kritikes pa pertuar:
Te jeni ndryshe kjo nuk mund,
Se ai treguesi futet ne hunde.

Se dhe i vogli i padjalleuar,
Bej c'bej e veshin ma kruan,
Se dhe ai qe mban unaze,
Mi shkuli floket, beri capraz.

Atij te madhit i pelqen kurrizi,
E beri flake si kokerr murizi,
Per te mos folur per maskarane,
Qe hyn kudo qe ja gjen anen.

Por mbrohen thonjte ne korr:
Atyre ju ha, ne s'shkojme me zor.
Vazhdon koka, qenki te ndyre,
A s'me thoni cdoni ne

Deri me kaq thonjte duruan,
Harruan llustren harruan llakun,
U sulen koken kush te mbyte,
Me britmen "Ah kur s'ti kryem syte".
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Pula me emrin Sula

Ne nje kotec me shume pula.
Na ishte njera me emrin Sula,
Qe e merzitur me jeten e qymezit,
Maje plehut shkoi mbas kendezit.

Per keto s'ja vlen barra qirane,
Cuditem si njerzia te tilla veze hane,
Ca jane te vogla ca gjithe glase,
Vazhdonte Sula te kllokocase.

Veze do shihni do bej vete,
Do jete e madhe nje alamet,
Thoni ne daci qe jam me huqe,
Une do ta bej Vezen e Kuqe.

Vazhdon Sula te rrije maje plehut,
Po Veze e Kuqe s'ka dale furikut,
Ndersa si zakonisht pulat e tjera,
Ko - kokoko, e nga nje veze ngahera.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Zbulimi

Si Iriqi nje dite ka zbuluar
pse dhelpra armikja e terbuar
eshte kuqse e terbuar;
ishte ne te perenduar...

Priti per eren qe te fryje
edhe dardhen qe te bjere
pastaj doli nga driza
Iriq mustaqespica.

Por dardha ishte gunge,
a si i thone gollogunge,
pa dhembe ishte mustaqespica
e beri tutje nder driza.

Atje gjeti tete gorica
ishin te vogla po ishin fica
dhe brofi perpjete mustaqespica
eee, ajo dinakja ngrenka murriza!
 

atman

Forumium maestatis
Re: F A B U L A!

Kordele, a ke vrare mendjen se mund te egzistoje nje tjeter mundesi per prejardhjen e fabulave? Nga ato qe lexova, kam pershtypjen se jo.
Mendohet dhe egzistojne fakte qe fabulat nuk jane shkruajtur nga Ezopi siç jemi mesuar ti njohim me imagjinaten tone, ose te pakten siç na ka thene Herodoti, por jane shkruajtur ne Indi.
Duke studiuar formen, gjuhen, ambientin, tekniken ku zhvillohen, zbulohen gjurme te vjetra te burimeve indiane.
Ne literaturen indiane jane dy burime te shkruajtura, ose me sakte vepra me fabula.
PANCATANTRA -(panca- pese, pra pese pjese)VEPER SHUME E VJETER KU PERMBLIDHEN 87 FABULA dhe
HITOPADESA nje veper tjeter ku permblidhen 43 fabula.
Te shkruajtura ne gjuhen e vjeter SANSKRITE.
Theodor Benfey- studioz gjerman i sanskrites e perktheu vepren e pare PAN.. me 1859 dhe studio fabulat duke perdorur metoden e shkences
filologjike krahasuese qe e pati fillimin me 1789 nga anglezi Ser William Jones, pionier i studimeve sanskrite. Bazat siqdoqofte i hodhi Franz Bopp duke krahasuar fjalet GREKE-LATINE-SANSKRITE-CELTIKE dhe TEUTONIKE.
Nje nga librat e pare te botuar ne europe me fabula eshte ne gjermanisht dhe i perket viti 1481. Mendohet se rruga e emigrimit te fabulave eshte kjo: Fabulat e Pancatantra u perkthyen ne gjuhen pahlevi ne shek VI ej, ose pas krisht. me vone rreth viti 750 u perkthyen ne persisht dhe sirisht me titullin KALILAG dhe DIMNAG (emra çakallesh)dhe ne shekullin e tete u perkthyen ne arabisht me titullin PERRALLAT E PILPAIT.
Ky perkthim u perhap ne gjithe boten arabe, myslimane dhe arriten ne Spanje, Siçili, Provence, France dhe nepermjet Kostandinopojes ne gjithe europen lindore, ku u perkthyen ne gjuhet greke, latine, gjermane, franceze, engleze etj.
LA FONTEN kur u publikuan fabulat e tij me 1678 tekstualisht shkruan: Nuk eshte e nevojeshme qe une te them se ku i mora argumentat e ketyre fabulave. Them vetem se u jam mirenjohes dhe borxhli per pjesen me te madhe te tyre PILPEIT dhe urtesise indiane.
Sidoqofte dhe ky ishte fakt domethenes, qe PANCATANTRA ishte libri me i njohur dhe i perkthyer ne Europen mesjetare.
Natyrisht ka studiues qe jane te mendimit se autor eshte skllavi ezop, por shumica jo. Dhe faktet jane te qarta. Ne shumicen e tyre gjenden edhe pjese nga VEDA, pra disa studiues flasin per nje origjine ariane. Jane te nje mendjeje te gjithe kur flitet per emigrimin, pranohet levizja linde drejt perendimit.
Si argumenta mund te renditen personazhet qe levizin ne fabula. Jane kafshet, natyrisht, po cilat? Luani, çakalli, elefanti, palloi si shpend, etj. Marrdheniet midis luanit dhe çakallit jane normale, natyrale, por jo ato midis dhelpres dhe luanit siç gjenden ne fabulat e Ezopit, sepse luani e dhelpra nuk rrojne ne te njejtin mjedis. Tigrat, majmunet, krokodilet jane banore te xhunglave indiane e jo te greqise.
Ne indi krijimi i fabulave ishte diçka e zakoneshme, e shtrire, ndersa ne greqi Ezopi mbeti vetem .(?) Eshte njesoj sikur te kishim vetem nje dranmaturg indian e te thoshim se dramaturgjia lindi atje, kur ne greqi ishte nje plejade.
Per ta ditur; edhe tregimet e njemije e nje neteve linden ne Indi.
Urrej veten kur zgjatem shume, por nganjehere, sikurse edhe tani, me duhet te le jashte shume gjera te tjera per te qene me konçiz.
Pershendetje te gjitheve kudo qe jane nga
A T M A N -FJALE ARIANE QE DO TE THOTE: THELBI I PERJETSHEM I NJERIUT!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

ATMAN-->Te gjitha keto qe ke shkruar i kam lexuar para se te hapja temen.Nuk desha t'i postoj anglisht.Mendoja se nuk ishte nje argument i ri.

Te falenderoj shume per shkrimin tend.

Pershendetje
Kordelja

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: F A B U L A!

Per kordelen me lehtesine e nje flladi qe te mos i prishen floket:
Nuk behet fjale per nje argument te ri, por per nje sktesim shkencor mbi prejardhjen e vertete te fabulave.
Nga atmani
 
Top