F A B U L A!

Kordelja

Valoris scriptorum
F A B U L A!

Kjo eshte nje prej gjinive te mia me te preferuara letrare se arrin te jape mesazhin e duhur dhe ben te mundur shprehjen e realitetit e jetes me figura perrallore duke e shnderruar ne art.Lexim te kendshem... /pf/images/graemlins/smile.gif

VRAP

Struci, hipur ne makine,
Iu turr shofer cjapit:
-Ndale, bu, c'karakatine!-
E ia krisi vrapit....

Ferit LAMAJ
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Treg

Cirret struci mu ne treg:
-Nje kepuce pese mije leke...

Majmunesha syte dollap,
Fet i mbyll e fet i hap:
-Je ne vete, ore struc,
Pese mije leke nje kepuce!

Struci koken ia tund ballas:
-Nje, se tjetren e ke falas....

Ferit LAMAJ
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Ashensori

Dy gomare plot nje ore
kembekryq ne ashensor.

Nje derrkuc vete e u thote:
-Pse nuk hipni, c'rrini kot?

Njeri vesho ze pellet:
-Hapi syte mbi etikete,
Ky. or gic, mban kater vete!
S'rrime kot, bre byrazer,
Ne po presim dy te tjere.....

Ferit LAMAJ
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

VIZA


Ky qenushi ne traget
Na tall peshkun mu ne det:
-Po bej xhiro gjer ne Bari!

Ia pret peshku:-Pikesepari
Dije mire, une leviz
Pa zinxhir edhe pa vize....

Ferit LAMAJ
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Gjeneratori

Erdhi nata, iku dita..
Iku, por na la pa drita.
Ja, u ndez gjeneratori.
Po c'ka, dreqi e mori!
S'e le hunda, s'e le sqima,
"Bu-bu-bu" me bubullima.
Drita porsi flake kandili...

Iu hodh njeri, bir kopili:
-Ore mik, c'na derdellit!
Leri pordhet, na jep drite...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Nxirje

Polli bucja kete here
Dy kelyshe, sterre.

Qen kuqali tym e flake:
-Upupu, qenushe zezake!

Bushtra lapen na-aaaa, nje pash:
-Vjet, harrove, qeme ne plazh....

Ferit LAMAJ

P.s.Kaq per sot... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

kaprollja

Primus registratum
Re: F A B U L A!

Ja dhe 5 mikrofabula nga Odhise Grillo

1.

Nje mize i mburrej luanit:
-S'me del askush per trimeri,
Sepse njeriut qe ty te zbut
Une ne hunde shkoj i rri...

2.

Nje krap u thoshte shokeve nje dite
S'jetohet ne shtepine-liqen, more aman!
Edhe mbi uje doli per te ikur,
Shtepine e re e gjeti ne ... tigan!

3.

Nje papagall na kish mesuar
"Miremengjes" te thoshte pa pushuar,
Dhe kjo iu kthye shpejt ne ves,
Sa ne mesnate thosh..."mirmengjes"!

4.

I thoshte dhelpra kendezit pendearte
Pse vazhdimisht rri permbi tra?
E di pse rri une gjithmone lart?
Se ti, ndrikull, nuk ke krahe!

5.

Tryeza po na tallte nje karrike
Sa me vjen keq per ty, o mike..
Karrikja tha-romuze pse me hedh
Po te mos jem une, asnje ste rri perreth!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Peshkanjeri

Peshkaqeni bëri kërkesë
Këshillit Bashkiak, Kryetari:
Më ndroni emrin pavonesë
Më quani Peshkanjeri!

Që unë nuk jam racëqen
Ju këtë e dini mirë,
Se askush s'më ledhaton,
S'kam qafore as zinxhirë.

Të kisha qënë peshkaqen
Sa do kisha kafshuar,
Kur qyteti u bë liqen?
Ju siguroj kam ndërruar.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Tapa

Ne kapercyell te viteve,
Njerzia sipas riteve,
Hapin shampanje,
E nisin bejne hatane.

Puuuffff, ne tavan tapa.
"U hapa, gezuar, u hapa,
Qiellin me dore e kapa."
Dhe nis e bie mbrapa...

Por kenga si ka te pushuar:
"Oh sa shume jam e gazuar,
Oh sa shume jam e gezuar,
Oh jam duke fluturuar."

Ja kthen koshi i pezmatuar:
"E cka ketu per tu gezuar,
A nuk e sheh moj e shkretuar,
Se tok me gazin ke mbaruar."
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Pazar Ballkani

Nje dite te bukur te djele,
Shkoi mushkonja anofele,
Nga pazari i bagetive,
Tja vinte syrin dhenve, dhive.

Gomarja theshte - une jam krici,
Ka po jam vete- ja priste vici.
Kete hesap per ta qeruar
Pyesin mushkonjen e kulturuar.

Po ju te dyve ju mungon patkoi,
Tha ajo, kur mbi nje vithkuq qendroi.
E hamshori nuk ja pertoi,
Nje bisht i dha, dhe e mbaroi.

Jeta keshtu na ka treguar
Nje fjale te urte per te ndryshuar:
Kush shkon per lesh del i rruar
Kush shkon per gjak ngel i harruar.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Del-te-a Forca

Nje nate pa drita ne qilare,
Nje miush pa merak fare,
Hipur mbi nje kade me gjize,
Kur doli miu qe rron ne gjiriz.

I thote miushi: He si thua,
Shpernda miell, puno per mua,
Se kuptoj si ta mban kurrizi,
Gjithe jeten mi gjirizi.

Miush i dashur a nuk e di,
Ne Del-te-a Force jam une tani,
Mos harroj, per ta kujtuar,
Edhe nje takse te eshte shtuar.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Kaprollja dhe Kordelja

Tutje andej nga Devolli,
Ne nje rezervat kaprolli,
E vetme mbeti kaprollja,
Dhe nene dhe babe i la.

Per ta qetsuar sylarushen,
E lane te loste me vogelushen,
Qe theshte vetem mele- mele
Po i lidhi ne qafe nje kordele.

Kordelja i thote: boll ke lotuar,
Ja dhe une jam e vetmuar.
Ja kthen kaprollja lotgrumbulluar:
Une kam lindur, ti je prodhuar.
 

fallen angel

Primus registratum
Re: F A B U L A!

he se me shaka e kishte /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Kali

Na kish kale nje fshatar,
S'behet kale nje xanxar.
Fluturonte si i krisur,
Nja dhjete here e ka vithisur.

-Ku po shkon?-e pyet djali.

-S'e di une, e di kali........

Ferit LAMAJ
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

Prirje

U rrit zoga, ja, sivjet
Do te veje ne Fakultet.

Thirri gjeli:-Ki, ki, ki!
prirje ka per mjekesi,
E ka shkrimin kembe pule...

Tundi pula ato tule:
-Gjelkokosh, ke shume te drejte,
C'shkruan, jo, s'e gjen as vete!

Ferit LAMAJ

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: F A B U L A!

C'na paskesh thyer briret djalli,
qe gerricur pas nje mali.

I hanin briret, e ata qene te gjate,
s'i krruante dot me dore, ky i ngrate.

Kish pare malin e kish menduar,
C'vend i mire per t'i krruar.

Keshtu ish avitur pa u menduar,
E kish nisur duke i krruar.

Mali, i forte, e c'prisnit tjeter,
s'duron dot, ca maluketer,
qe s'dine c'bejne e pa menduar,
mendojne se mali eshte per te krruar.

/pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Të shartuar

Pyet gjyshi i vjetër,
Nipin, se kë tjetër:
Ç'janë këto që dëgjojmë,
Njeriun si e kllonojnë?

Jep e merr nipi me shkollë,
Por qesh gjyshi, qesh me kollë,
Ç'ka këtu për tu shqetsuar,
S'janë mbjellë, janë shartuar.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Djalli në shishe

U menduan zonjëzat u menduan,
Ky Djalli si shumë po e kruan,
Ti bëjmë një reng a një lojë,
Ta mbyllim në shishe, ta provojë.

E zgjidhën dhe punë të rënda,
Se si ta mbyllnin Djallin brenda,
Si tapën ta vinin me nxitim,
Ca shty e ca tërhiq në vrimë.

E ndodhi ajo që s'ta pret mendja,
U mbyll Djalli me ç'ja kishte ënda.
Se vërtet u mbyll Djalli në shishe,
Por tok me të disa zonjëza lakuriqe.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: F A B U L A!

Fshatari dhe antikuari

Nga fshati zbritur nje fshatar,
U punesua tek nje antikuar.
Atje mesoi se dy qypa tre amfora,
Benin sa treqind dele e po aq kembora.

"Kujdes kur shkel shkallen e pare,
Kujdes se do na besh zarar",
Nga meraku keshtu fliste antikuari,
Kur ne raftet lart gjymat vinte fshatari.

Fshatari nuk ishte si kujtoni,
Po ciraku vjedh zanatin, eshte zakoni,
Dhe pyeti deri sa pergjigjen mori:
Se shkalla e pare vlen sa gjithe antikuari.

Nje nata pa yje dhe hene,
(Kjo rastisi, ashtu ishte e thene),
Ne antikuar u gjet nje vitrine e thyer,
Vetem shkalla e pare ishte rrembyer.
 
Top