Euro 2004 ... he si thoni?!

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

gavros

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Pse mos e marre Greqia kupen? Boll me emra dhe ekipe te medhaja qe rrojne me endrrat e se kaluares dhe mendojne se do fitojne vetem me emrin.
Eshte mire qe drejtuesit e futbollit shqiptar te mendojne seriozisht per kombetaren, le te marrin shembull nga greket,qe deri para disa vjetesh ishin me keq se ne. Kurse sot kane 3 ekipe ne Champions L. Une jam shqiptar dhe ballkanas dhe neser enderroj qe te shikoj Shqiperine ne turne te tilla, e pse jo ne finale a gjysemfinale. Nuk eshte e pamundur.
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Greqia ne krye te Europes!
Greket shpallen kampione Europe duke mundur Portugaline 1-0. Mrekullia greke arrin kulmin, sukses i jashtezakonshem, i pabesueshem, surpriza me e madhe ne boten e futbollit. Greket mundim 2 here Portugaline, mundin kampionen ne fuqi Francen, mundin skuadren me ne forme Cekine dhe e meritojne plotesisht titullin. Per Portugezet me vjen keq sepse dhimbja eshte e dyfishte kur luan ne shtepi dhe je ne finale perballe nje ekipi qe ska dhene gje kurre per futbollin. Urime Greqia.
 

RAUL

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

aman si nuk dolem ne njeher ne evropjan. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
dalin kto sorragjnjt e greqis e fitojn kampjonatin,kjo nuk durohet. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

u74

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Bravo u qofte grekeve ,luajten fort dhe me shpirte dhe fituan !

Kuptohet se Rainhagel ka merita merita te medhaja . :thumbsup: I disiplinoi greket dhe ndertoi nje strategji teper efikase.

Ne nuk duhet te na vije inate por futbollistet tane ti therrasin mendjes dhe te marrin shembull nga disiplina dhe shpirti i sakrifices qe treguan greket ,mendjemadhesia dhe arroganca nuk te cojne kurre as deri ne finale pa le me kampion.
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Do te vine si ''kampione Europe'' ne Tirane dhe do te ishte me e deshirueshme se kurre nje fitore kunder tyre!
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Greqia Kampione e Europes! Ata qe nuk mendohej se do te kalonin as grupin, tashme bejne te tyrin trofeun per here te pare ne histori. Vendasit zhgenjehen dhe dalin "duarbosh" nga nje finale ku e gjithe Portugalia shpresonte.
Ndeshja fillon e hapur me vendasit disi me kerkues. Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 0-0.
Me fillimin e pjeses se dyte, ballkanasit sulmojne porten e Ricardo-s. Ne minuten e 57-te, pas nje goditje kendi, Charisteas shenon me koke duke kaluar skuadren e tij ne avantazh, 0-1. Edhe pse mungonte nje nder lojtaret thelbesore, interisti Karagounis, mesfushoret greke arrine te ndalojne sulmet e Figo-s me shoke. Kolektiviteti i skuadres se udhehequr nga "Kaizeri" Rehhagel e bejne kete ekip te pathyeshem dhe te pakalueshem. Ne tre ndeshjet e fundit Greqia ka fituar me te njejtin rezultat 1-0, ne te tre rastet golat jane shenuar me koke.
Jepen edhe 5 minuta shtese por asgje nuk ndryshon... Ndeshja perfundon, Greqia eshte Kampione e Europes. Emri i tyre tashme ben pjese ne albumin e arte te fitueseve te ketij kompeticioni, si kampione te edicionit nr.12.
Golashenuesi me i mire per Greqine eshte pikerisht Charisteas me 3 gola, i cili nje muaj me pare u shpall Kampion i Gjermanise me Werder Bremen. Ndersa per portugezet u renditen Rui Costa, Maniche dhe C.Ronaldo me nga 2 gola secili.
Golashenuesi me i mire i Europianit u shpall ceku Baros me 5 gola.
Po te shihet renditja e pergjithshme, i vetmi ekip qe nuk pesoi asnje humbje gjate kompeticionit, per ironi te fatit mbetet Italia, qe u eliminua me 1 fitore dhe 2 barazime /pf/images/graemlins/tongue.gif
Urime Greqise dhe tashme le te pushojne pak te gjithe /pf/images/graemlins/wink.gif ... deri sa te rifilloje serish gjithcka.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Po ai Merk ca pati ? Si nuk la te mbaronin 5 min shtese ? Dentist pulash :smash: ...nuk e di ai qe greku ja futi cekut me silver gol 3 sekonda pas mbarimit te 15 minutshit te shteses.
 

korcari12

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Me habiti fitorja e Grekve,dhe nje kohe sisht mu be qefi qe fituan /pf/images/graemlins/wink.gif
 

fjorent

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Kush i duron portdhet e grekerve tani?
Megjithate suksese, skuader me te vertete me shpirt te madh sakrifice.
Kur do te mesojne edhe futbollistet shqiptare te behen te tille se jemi ngopur me ndeshje te shitura nga futbollistet shqiptare.
Ne nje vend si Shqiperia ku cdo gje shitet jam pesimist se mund te arrijme suksesin e Greqiese.
Megjithate shpresoj.
 

elfeta

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Urime te gjithe grekeve per fitoren.E meritonit.Une per vete isha me Greqine se eshte e para here qe nje skuader ballkanike fiton.
:thumbsup: URIME :thumbsup: :thumbsup:
 

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Inter_forever portugali nuk beri dot 90 minuta do bente ne minuten shtese?
Pastaj edhe sikur 20 min te kishte shtese nuk bente dot gol Portugali sikur perpjete te hidhej.
Grekut nuk i beri dot gol Franca,çekia(Sulmi me i mire i euros) dhe greku i kaloi çerekfinalen dhe Gjysfinalen me fitore jo me penallti dmth kaloi me lehte se portugali.
 

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Gjeja me e mire do te ishte qe ti mundim Greket ne 4 shtator do te ishte nje trepikesh qe do ti jepte kurajo dhe besim kombetares tone,dhe pse jo te bente nje surprize ne eliminatoret dhe te kualifikohet ne Boteror.
ME keto qe po shikojme ne Europian nuk eshte e pamundur qe shqiperia te luaje ne Boterorin 2006.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Greqia merrte pjese per here te dyte ne nje Europian, pas deshtimit te vitit 1980, kur nuk fitoi as nje ndeshje.
Vec 4.8 milione eurove qe perfitoi secili ekip pjesemarres ne kete kompeticion, Greqia morri edhe 6.38 milione te tjera, si Kampione e Europes. Nderkohe Portugalia qe u rendit e dyta, "u ngushellua" me 3.8 milione (vec perfitimeve qe solli per qeverine portugeze organizimi i kampionatit).
Sa me lart te shkonin helenet ne kete Europian, aq me keq do te ishte per ta ne ndeshjen e 4 shtatorit. Tashme qe jane Kampionet e Europes, kane per ta nenvleresuar ndeshjen ndaj Shqiperise. Kemi rastin t'i kthejme "me kembe ne toke" /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Erion Kotti

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Prap për ne fitorja mbi Greqinë do jetë një ëndërr ose një suprizë.Kombetrja jonë dhe futbolli shqiptar në përgjithsi janë akoma shumë larg standartit të duhur.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

sa poshte ka ren futbolli.kur dolen edhe greket kampion mo mos mbete skuader pa dale.me ta heq deshiren me e pa evropianin prape.nejse kur te vijne te ne do i fusim nje dru te mare qe ta mbajne mend...ishallah /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ekipi tipik i Euro 2004

Portier-Petr Cech (Rép.çeke)
Portier-Antonios Nikopolidis (Grè** )
Mbrojtje-Sol Campbell (Angli)
Mbrojtje-Ashley Cole (Angli)
Mbrojtje-Traianos Dellas (Grè** )
Mbrojtje-Olof Mellberg (Suèdi)
Mbrojtje-Ricardo Carvalho (Portugali)
Mbrojtje-Georgios Seitaridis (Grè** )
Mbrojtje-Gianluca Zambrotta (Itali)
Mesfushe-Michael Ballack (Gjermani)
Mesfushe-Luís Figo (Portugali)
Mesfushe-Frank Lampard (Angli)
Mesfushe-Maniche (Portugali)
Mesfushe-Pavel Nedved (Rép.çeke)
Mesfushe-Theodoros Zagorakis (Grè** )
Mesfushe-Zinedine Zidane (France)
Sulmues-Milan Baroš (Rép.çeke)
Sulmues-Angelos Charisteas (Grè** )
Sulmues-Henrik Larsson (Suèdi)
Sulmues-Cristiano Ronaldo (Portugali)
Sulmues-Wayne Rooney (Angli)
Sulmues-Jon Dahl Tomasson (Danimarke)
Sulmues-Ruud van Nistelrooij (Hollande)

Vetem Ballack dhe Zambrota jane lojtaret qe u eleminuan ne turin e pare.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Lojtari me i mire u shpall kapiteni grek Theodoris Zagorakis qe morri shumicen e votave te komisionit vleresues.
Titulli i golashenuesit me te mire me 5 gola nuk i sherbeu shume cekut Baros, duke mbetur keshtu dicka thjesht simbolike. Lojtaret me te mire ua tregoi Mistic_River /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top