Euro 2004 ... he si thoni?!

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

Boby

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Edhe une ashtu thoja :cry: .Edhe nje gol na e bene portugezet per ne.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Portugalia eshte finalistja e pare e Europianit. Vendasit kane fituar ndaj Hollandes me rezultatin 2-1, duke kaluar per here te pare ne historine e futbollit portugez ne finalen e nje Europiani. E gjithe Lisbona eshte ne feste, te gjithe portugezet festojne kete dite te shkelqyer te historise se tyre, qe as me te madhin Eusebio nuk e kishin arritur.
Golin e pare e shenon Cristiano Ronaldo ne minuten e 26-te pas nje goditje kendi, duke e percjellur topin ne rrjete fale nje gjuajtjeje te bukur me koke, 1-0. Pjesa e pare u mbyll me kete rezlutat, me vendasit disi me te sakte. Me fillimin e pjeses se dyte, "tulipanet" mundohen te barazojne, madje u anullohet nje gol ne pamje te pare i rregullt i Van Nistelrooy, per nje pozicion te dyshimte jashte loje. Me pas eshte Maniche, i cili realizon nje gol te mrekullueshem, me nje goditje te shkelqyer ne hyrje te zones, 2-0. Duket se takimi perfundon ketu, por "portokallinjte" nuk dorezohen, sulmojne dhe arrijne te rihapin takimin fale nje autogoli te portugezit Andrade, 2-1. Shume raste te tjera, por gjithcka mbetet pa ndryshuar. Portugalia ne finale, Hollanda jashte. Paraqitje shume e mire e Figo-s(nje shtylle e goditur pjesen e pare) dhe e Deco-s, te cilet ishin "regjisoret" e lojes se luzitaneve.
Ne oren 20.45, ne stadiumin "Dragão" te Oporto-s luhet gjysmefinalja e dyte, Greqi-Çeki, e cila do te percaktoje kundershtaren e Portugalise ne finalen e madhe.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

PORTUGAL-3
NEDERLAND-0

Djema me vjen keq per Hollanden dhe tifozat e saj,por Portugalia e meritoi fitoren! :rockband:

Sot luhet ndeshja Ceki-Greqi,
un kam deshire te fitojne ceket, per tu ndeshur ne finale me Portugaline :thumbsup:
 

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Kristiano Ronaldo mer karton te verdhe per "strip-tease" pas shenimit te golit Ronaldo hoqi fanellen per te festuar golin,por Frisk e denoi me karton te verdhe sepse duke filluar nga data 1 korrik ligji 12 i futbollit modifikohet dhe percakton qe heqja e fanelles eshte veprim anti-sportiv.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Tashme finalistet jane te percaktuara: veç vendasve, ne finale do te jete edhe surpriza e madhe, Greqia. Perseritje e ndeshjes "hapese" te ketij Europiani, ku helenet filluan te mahnisin kur munden vendasit 1-2.
90 minutat e rregullta u mbyllen ne barazim 0-0, ku loja u kontrollua nga çeket, te cilet shperdorojne shume raste te pastra: qe ne minuten e dyte Rosicky godet shtyllen, Koller e Baros gabojne rende dhe i pafati Nedved detyrohet te lere fushen i perlotur ne minuten e 40-te te pjeses se pare pas nje demtimi. Per te ardhur keq edhe per Karagounis, i cili mori nje karton tjeter te verdhe dhe do te mungoje ne finalen e madhe. Interisti ishte nje nga protagonistet e fitores greke, dhe vetem skualifikimi e detyron te mos luaje perballe vendasve(te cileve u shenoi edhe nje gol ne ndeshjen hapese).
Gjate shteses se pare prej 15 minutash, helenet jane me te fresket, u hapin probleme mbrojtjes deri atehere te shkelqyer çeke. Pikerisht ne minuten e fundit, atehere kur Collina do te vershellente per perfundimin e minutes se 16-te te shteses, nje top i ardhur nga goditja e kendit shfrytezohet me se miri nga Dellas, i cili me koke percjell topin ne rrjete, 0-1! Nuk ka me kohe, gjithcka perfundon dhe per greket shperthen festa, dite historike per ta, ndersa per Çekine nje eliminim disi i pamerituar, duke qene se ishte skuadra me e mire deri ne keto momente me nje ecuri te persosur. "Kaizeri" Rehhagel hyn ne fushe dhe se bashku me lojtaret e tifozet e shumte greke festojne kualifikimin historik dhe te mrekullueshem.
Vetem 3 dite kohe per te pergatitur finalen per helenet. Portugezet do te kerkojne te fitojne trofeun per here te pare, te festojne ne te gjithe vendin titullin e shume enderruar, dhe te hakmerren ndaj Greqise qe i tronditi me 12 qershor. Per "perendite" greke gjithashtu do te jete finalja e pare e nje Europiani, te dyja ekipet do te kerkojne te marrin trofeun dhe do te japin gjithcka ne fushe.
Me 4 korrik, ne stadiumin "Da Luz" te Lizbones, ku arbiter do te jete gjermani Markus Merk, do te luhet finalja e shumepritur, ndoshta e paparashikuar ne emrat e ekipive, mes Portugalise te udhehequr nga Figo & Deco dhe Greqise, skuadres se kolektivitetit. Gjithashtu nje sfide mes trainereve te medhenj, udheheqesve te skuadrave te tyre, Scolari dhe Rehhagel.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ik ore se s'mund t'i duroj!!!!!!
Kur me jane bere edhe RACISTAT te luajne futboll,qe tere jeten shqiptaret u kane mesuar si luhet!!!!!!
Po edhe Cekia ma ia futi kot!!!A per me e rrah Greqia erdhi deri ketu????
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

U duk qarte qe Çekia e dominoi ndeshjen, por shperdoroi raste te shkelqyera per shenim dhe kur erdhi shtesa prej 15 minutash ishin krejtesisht te lodhur, ndersa greket te fresket, pasi gjate gjithe lojes ishin mbrojtur shume mire duke mos rrezikuar shpesh. Erdhi casti golit qe pritej, gjate atyre 15 minutave gjithcka ishte ne duart e Greqise. Mos e ngaterro futbollin me ceshtje te tjera, qe s'kane te bejne me te. Flasim thjesht per ndeshjet qe kemi pare, t'i leme menjane te tjerat... Tani pritet vetem finalja.
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Bravo Greqia!
Cekia e dominoi ndeshjen sepse Greket s'kishin shume ''pretendime'', ata luajten lojen e ''thjeshte'' te tyre por ne momente te vecanta shfaqeshin te rrezikshem perballe portes Ceke.
Ne fund te fundit e merituan fitoren dhe ju lumte qe hyne ne histori dhe ne s'kemi pse ta ''politizojme'' futbollin!
Askush nuk e mendonte Greqine ne finale po doli dhe te dalesh ne finale duke mundur Portugezet, Francezet, Ceket dhe duke barazuar me Spanjen nuk do te thote ''thjesht rastesi'' apo ''kishin fat''!
Ata kane nje tranier te madh, kane mirekuptim ne skuader, luajne per njeri tjetrin dhe mbi te gjitha ''kane zemer''!
Sot ''futbolli amator'' po i jep leksion atij prefesionist, gje qe u pa dhe ne Champions League dhe uroj qe te vazhdoje keshtu sepse ndoshta nje dite edhe ne, (Shqiperia) do jemi pjesemarres ne finalet e ndonje Europiani/Boterori, pse jo edhe ne Finale, gjithsesi thjesht per ne eshte enderr por dhe per Greket dje enderr ishte.
''Portugali - Greqi'', 2 skuadra te pa para ne finale me pare do luajne me shume kujdes dhe gjithcka do te vendos 90 minuteshi dhe asgje nuk parashikohet.
Uroj te fitoje me i miri.

Come on SHQIPERIA!
 

fjorent

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Nuk i ngaterrojme futbollin me ceshtje te tjera, por eshte njesoj sikur nje milanist te shikonte Interin te ishte ne finale te Champions League. Edhe per ne shqiptaret Greqia ne finale duket si nje dhimbje e madhe. Mbase edhe per faktin se ne nuk arrijme te cojme nje here kombetaren ne nje eveniment te tille. Ne fund te fundit bravo i qofte futbollisteve dhe trajnerit grek, por une do bej tifo per Portugaline.
Them megjithate se futbollistet shqiptare duhet te marrin shembull nga ata greke e tu luftojne me shpirtin e sakrifices sepse futbolli eshte i bukur edhe sepse jo gjithmone skuadrat e medha fitojne.
 

Enion

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Bravo grekeve edhe pse me terbon shume fakti qe ato jane ne finale /pf/images/graemlins/mad.gif . Une do bej tifo per Portugalin se nuk dua ta fitoje greqia. Shpresojme ti mundim ketu ne 4 shtator.
 

Enion

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Mistic_River shkroi:
'Kristiano Ronaldo mer karton te verdhe per "strip-tease" pas shenimit te golit Ronaldo hoqi fanellen per te festuar golin,por Frisk e denoi me karton te verdhe sepse duke filluar nga data 1 korrik ligji 12 i futbollit modifikohet dhe percakton qe heqja e fanelles eshte veprim anti-sportiv.'

Me gjithe respektin qe kam per gjykatesat e futbollit, meqenese jam edhe vete albiter, ky ligj me duket ligji me vari lesht.
 

Erion Kotti

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

bravo Greqia!!!!
Ku jane ata kishin bërë parashikime në fillm të kampionatit Ang-Fra,Gjer-Itali,Ang-Holl etj,etj
Greqia u dha një mësim të mire atyre ekipeve që e nenvlefsuan dhe fërkuan duart kuri hasën para.
Utregoi atyre se në futboll nuk mjafton të kesh fanellen e madhe apo te kesh tituj(Fra)por duhet të kesh zemër dhe shpirt luftarak.Nuk mjaftojnë as flokët e bukura të italianve që më kishin shku si në konkurs bukurie e jo ne Kamp.Europ. Ku me pas mend me lujt futboll ata!!! Le te jete një mesim ky edhe per ne shqiptarët qe kerkojmë të gjejme kenaqsine tek ekipet e tjera.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Pikerisht. Duket se qenkemi te gjithe te nje mendimi per paraqitjen e Greqise. Pastaj ne finale sigurisht secili do te parapelqeje njeren prej dy ekipive. Nuk ia vlen me te diskutojme per kete teme, duket e konsumuar, te presim finalen dhe me pas te japin serish gjykimet tona...
 

roberto

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ne fillim
Thuhet "arbiter" dhe jo "albiter" Erion.

Pika 2 mos ta politizojme futbollin

Pika 3 greqia luan nje loje te merzitshme...kam nostalgji per kompeticionet e dikurshme me fanellat e ngushta dhe me Ita,Ang,Gjer e Holl duke dominuar.

Nuk shkon fare..greqia finaliste leshit.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ashtu eshte thene gjithmone perpara ndeshjeve te Greqise, e kishin te sigurt humbjen, sido qe te shkonin punet ata do te priteshin si heronj ne vendin e tyre. Madje perpara ndeshjes me Francen drejtuesit greke kishin prenotuar avionin e kthimit dhe kishin mbyllur llogarite me hotelin ku kishin qendruar. Por ndeshjet kane treguar krejt te kunderten dhe ata kane vazhduar per me tej. Keshtu qe nuk eshte edhe aq e sigurt qe fitojne vendasit. Nuk i dihet...
 

Erion Kotti

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Mos harrojme që Greqia është një ekip i vogël.Kjo për faktin se ajo herë e parë që merr pjesë në Kamp. Europ.dhe jo me titullarë si:Raul Figo, Zidan,Ronaldo etj etj.Këtu edhe më optimistit grek nuk ja merrte mendja se Greqia do kalonte grupin dhe arriti deri në finale,prandaj ata u quajtën HEROJ.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Greket me lojen e tyre te mekur eleminuan cekine... dhe arriten ne finale ,dhe po pretendojne per titullin kampion te europes!!

Po portugezet organizatoret e kampionatit duan qe kupa te ngelet ne shtepi... dhe nuk e kane harruar shprehjen qe mikut duhet dhene raki dhe dajak /pf/images/graemlins/laugh.gif

Forca Portugal :rockband:
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Per mua le te fitoje Greqia. Me vjen keq qe do mungoje Karagounis per skualifikim, shpresoj te mos ndikoje shume te loja e grekeve, pasi ai eshte nje nder lojtaret thelbesor te tyre.
 
Top