Re: Euro 2004 ... he si thoni?!
Tashme finalistet jane te percaktuara: veç vendasve, ne finale do te jete edhe surpriza e madhe, Greqia. Perseritje e ndeshjes "hapese" te ketij Europiani, ku helenet filluan te mahnisin kur munden vendasit 1-2.
90 minutat e rregullta u mbyllen ne barazim 0-0, ku loja u kontrollua nga çeket, te cilet shperdorojne shume raste te pastra: qe ne minuten e dyte Rosicky godet shtyllen, Koller e Baros gabojne rende dhe i pafati Nedved detyrohet te lere fushen i perlotur ne minuten e 40-te te pjeses se pare pas nje demtimi. Per te ardhur keq edhe per Karagounis, i cili mori nje karton tjeter te verdhe dhe do te mungoje ne finalen e madhe. Interisti ishte nje nga protagonistet e fitores greke, dhe vetem skualifikimi e detyron te mos luaje perballe vendasve(te cileve u shenoi edhe nje gol ne ndeshjen hapese).
Gjate shteses se pare prej 15 minutash, helenet jane me te fresket, u hapin probleme mbrojtjes deri atehere te shkelqyer çeke. Pikerisht ne minuten e fundit, atehere kur Collina do te vershellente per perfundimin e minutes se 16-te te shteses, nje top i ardhur nga goditja e kendit shfrytezohet me se miri nga Dellas, i cili me koke percjell topin ne rrjete, 0-1! Nuk ka me kohe, gjithcka perfundon dhe per greket shperthen festa, dite historike per ta, ndersa per Çekine nje eliminim disi i pamerituar, duke qene se ishte skuadra me e mire deri ne keto momente me nje ecuri te persosur. "Kaizeri" Rehhagel hyn ne fushe dhe se bashku me lojtaret e tifozet e shumte greke festojne kualifikimin historik dhe te mrekullueshem.
Vetem 3 dite kohe per te pergatitur finalen per helenet. Portugezet do te kerkojne te fitojne trofeun per here te pare, te festojne ne te gjithe vendin titullin e shume enderruar, dhe te hakmerren ndaj Greqise qe i tronditi me 12 qershor. Per "perendite" greke gjithashtu do te jete finalja e pare e nje Europiani, te dyja ekipet do te kerkojne te marrin trofeun dhe do te japin gjithcka ne fushe.
Me 4 korrik, ne stadiumin "Da Luz" te Lizbones, ku arbiter do te jete gjermani Markus Merk, do te luhet finalja e shumepritur, ndoshta e paparashikuar ne emrat e ekipive, mes Portugalise te udhehequr nga Figo & Deco dhe Greqise, skuadres se kolektivitetit. Gjithashtu nje sfide mes trainereve te medhenj, udheheqesve te skuadrave te tyre, Scolari dhe Rehhagel.