Euro 2004 ... he si thoni?!

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

Thus_I_spoke...

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

GRRRRRRRRRRRRRREEEEEEEEEEEEEEEEQQQQQQQQQQQIIIIIIIIIIIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!!! Iku edhe franca per lesh bashke me marsejezen!!! AHAHAHAHAHA!!!! KJo ishte e ngjeshur speciale!!!
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

:eek: u kualifikua greku /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Vazhdon surpriza greke ne Europianin e ketij viti. Ndeshja fillon pa ritem, nje pjese e pare e merzitshme ne krahasim me spektaklin e çerekfinales se pare, te fituar vetem ne gjuajtjet e 11 metershave nga vendasit portugeze perballe Anglise(120 minutat perfunduan 2-2).
Nje rast i diskutueshem ne mesin e pjeses se pare, kur pas nje gjuajtjeje te grekeve, portieri Barthez e ndali topin pikerisht ne vijen e portes.
Me fillimin e pjeses se dyte, rastet shtohen, sidomos nga francezet qe kerkojne fitoren me cdo kusht. Por helenet tregohen te kujdesshem, me lojen e tyre ne grup detyrojne francezet te gabojne. Deri kur kapiteni Zagorakis i merr nje top Lizarazu, kroson bukur ne zone dhe i saposhpalluri kampion i Gjermanise me Werder Bremen, Charisteas godet me koke duke kaluar skuadren e tij ne avantazh... Shume raste te pastra ne fundin e ndeshjes per kampionet e Europes ne fuqi per te barazuar rezultatin, por ai mbetet i pandryshuar. U duk qarte se "truri" i skuadres Zidane nuk funksionoi si zakonisht dhe francezet nuk treguan asgje. Edhe se kishin arritur objektivin e tyre, dhe gjithsesi do te priteshin si heronj ne vendin e tyre, greket luajten thjeshte, te liruar nga cdo emocion dhe u dhane nje mesim te mire yjeve franceze. Nje grup lojtaresh fantastik, nje trainer i madh si gjermani Rehhagel, e bene ekipin e vogel e pa pretendime te enderroje e te arrije gjysmefinalet, e pse jo edhe me tej...
Ashtu sic u shpreh edhe gjermani ne fund te ndeshjes, kjo fitore do te beje "buje" ne te gjithe boten, do te habise kedo, dhe do te gezoje gjithe tifozet greke e ballkanas, per kete arritje te shkelqyer. Lojtaret treguan se krahasimi i tyre me Perendite greke nuk ishte i pabazuar, madje ata e shperblyen me se miri kete gje ne fushe, ku arriten suksese te jashtezakonshme. Ne gjysmefinale perballe do te kene fituesen e ciftit mes Çekise dhe Danimarkes.
Neser çerekfinalja e trete, Suedi-Hollande, kush fiton perballet me Portugaline ne gjysmefinale.
 

RAUL

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ishalla fiton hollanda...
hollanda eshte ekipi me i madhe qe ka mbet...forzza hollanda. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

rrok deda

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Duhet admiruar stoicizmi i tifozeve italiane,megjithese s'fitojne kurre nuk heqin dore nga humbesit e perjetshem.Ej ndrroni mendje sa s'jeni kthyer edhe ju ne humbesa si idhujt tuaj,per te miren tuaj e kam.Dolcezza,ne nje vend me therrisje llokum,merci beaucoup ma cher,por nuk jam llokum se nuk hahem,here tjeter me thirr akullore........eshte me e mire ne kete periudhe te nxehte........
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Nuk asht kampionat koti. Kot jane lojtaret "e medhenj" qe kujtojne se fitohet ndeshja me emna ne fanele.

Francezet, si spanjollet(me portugezet) deshten me fitue pa djersite ne fushe, sepse e perbuzen dhe nenvleresuen Greqine. Mire nuk me erdh, por ki inat e foli hakun thone.

Per Italine me erdh keq sepse rezultati 2-2 i Danimarkes me Suedine s'mu duk shume bindes, dmth kishte nji hile per mendimin tem.

Tane te mirat.

Mezi cpres te shoh Hollanden dhe Cekine. Ndeshja e grupit qe zhvilluen keto dy ekipe s'ka me me dale nga mendja per shume kohe. NDESHJE MADHESHTORE!
 

zog

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

fitorja e greqise TREGOI edhe nje here qarte, se futbolli (ose me drejt e thene, fitorja e nje ndeshjeje ne futboll) si loje kolektive ka me shume nevoje per TRAJNER te madh, se sa lojtare te medhenj.

greqia, portugalia, çekia, jane shembujt e ketij mesimi.

patjeter qe fituesi i ketij kampionati ndodhet ne mes tyre.


ps, hollanda sot nuk i kalon suedezet (dmth shpresoj ngaqe besoj). ajo po ashtu si franca deri ketu erdhi per inerci e jo nga merita.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Hollanda eshte gjysmefinalistja e trete dhe do te perballet me vendasit e Portugalise me 30 qershor.
Pas nje loje te merzitshme, te mbyllur ne barazim 0-0, emocionet u rriten ne shtesen prej 30 minutash, ku u goditen 3 shtylla(2 nga suedezet e nje nga hollandezet) dhe pati raste te pastra per te shenuar per te dyja skuadrat. Rezultati nuk ndryshoi dhe gjithcka u vendos serish ne gjuajtjet e 11 metershave. Portieri Van der Sar pret penalltine e suedezit Mellberg, dhe lojtari i cilesuar si me i miri ne fushe, 18 vjecari Robben realizon penalltine deçizive per "tulipanet", te cilet dolen te fituar me rezultatin 4-5. Suedia eliminohet, me kete ndeshje qe zhvilloi ndoshta nuk e meritonte te largohej, por me ate qe beri ne grup se bashku me danezet, ndoshta e meriton... Hollanda vazhdon me tej dhe tashme e pret nje ndeshje vertete e madhe perballe luzitaneve ne gjysmefinale.
Ne oren 20.45, luhet çerekfinalja e fundit, qe do te percaktoje kundershtaren e Greqise, mes Çekise deri tani te shkelqyer dhe Danimarkes.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Kompletohet kuarteti i gjysmefinalisteve me Çekine e persosur deri me tani, me 4 fitore ne 4 ndeshje. Çeket munden 3-0 Danimarken dhe do te perballen më 1 korrik me Greqine ne gjysmefinale.
Pjesa e pare me pake emocione, nder te cilat nje traverse e goditur nga Poborsky. Me fillimin e pjeses se dyte, çeket marrin kontrollin e lojes dhe kalojne ne avantazh ne minuten e 49-te me ane te Koller. Me pas, talenti i ri Baros
(tashme eshte ne krye te listes se golashenuesve me 5 gola te shenuar) shenon nje dygolesh ne minutat 63 dhe 65, duke i dhene keshtu fund çeshtjes se kualifikimit. Danezet mundohen te shenojne golin "e nderit" por nuk ia arrijne. Loja e tyre eshte e paqarte dhe me gabime te shumta. Ashtu si Suedia, edhe Danimarka kthehen ne shtepi pas kalimit te grupit ne menyre te dyshimte, ne dem te Italise...
Keshtu, te merkuren, me date 30 qershor, ne stadiumin "Josè Alvalade" te Lizbones luhet gjysmefinalja e pare, ajo ndermjet Portugalise dhe Hollandes. Kurse te enjten, me date 1 korrik, ne stadiumin "Dragão" te Oportos, gjysmefinalja tjeter Greqi-Çeki.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

c'mendim keni per ndeshjen PORTUGALI-HOLLANDE,kush thoni do fitoje.

un them se fiton Portugalia:thumbsup:

Ku jane bastexhinjte e forumit...se dhe tre ndeshje kane ngelur :rockband:
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

E veshtire eshte per ta parashikuar... Ndoshta shkon te penalltite serish. Une mendoj se ne finale do te kaloje Hollanda.
Sot u percaktuan edhe gjyqtaret per keto 3 ndeshje te mbetura. Arbiter i kesaj ndeshje do te jete Anders Frisk, kurse per gjysmefinalen tjeter mes Çekise dhe Greqise u caktua italiani Pierluigi Collina. Ne finale do te jete gjermani Markus Merk.
 
Top