Re: Euro 2004 ... he si thoni?!
Totti kerkoi falje publikisht per ato gjeste te turpshme perballe Danimarkes, por nuk mendoj se kjo do i sherbeje shume... Vetem nese Italia kualifikohet per ne gjysmefinale, ai do te mund te luaje serish. Keshtu deshton edhe nje veprimtari tjeter per ate qe pritej te ishte "Ylli i Europianit". Ne Boteror s'beri asgje, ketu vetem 1 ndeshje te dobet... Po i iken koha edhe ketij, cdo vit keshtu thuhet se do jete sezoni i tij dhe ja se c'ndodh...
Trapattoni s'duhej ta lavderonte aq shume ne fillim te Europianit, duke bazuar gjithcka mbi te, sepse ja ku i ka pasojat. Gjithsesi shpresojme te bejne ndonje gje perballe Suedise, do jete vertete e veshtire, por nuk i dihet. Sot ne stervitje, filluan te provohen skemat e reja te Italise pa Tottin, me Cassanon ne vend te tij.
Suedia vertete eshte nje skuader e mire, por s'besoj se duhet patur edhe aq frike, se nuk mundi ndonje skuader te madhe, Bullgaria s'ishte e veshtire per ta.
Ne grupin A, Greqia eshte e kualifikuar teorikisht per ne cerekfinale, pasi perballe do te kete Rusine e eliminuar, ndersa Spanje-Portugali do te jete nje ndeshje vertet e bukur.
Ne grupin B, Anglia mori 3 piket e para, ndersa Franca rrezikoi shume perballe Kroacise, arriti te barazoje fale dy gabimeve te turpshme te juventinit Igor Tudor, i cili vec autogolit ne pjesen e pare, nxorri me porten e boshatisur Trezege-ne qe shenoi golin e barazimit. Ndeshja perfundoi 2-2. Franca 4 pike, Anglia 3, Kroacia 2, Zvicra 1.
Neser ora 18.00 Bullgari-Danimarke dhe ne oren 20.45 Itali-Suedi.