Euro 2004 ... he si thoni?!

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Itali-Suedi 1-2 edhe Italia mer Valixhet.
Vieri pertonte te zgjaste kemben si do beje gol ai.Ndersa Del Piero rruante galat.
Totti s kishte faj se e vrisnin kepucet /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Boby

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Jam i cik me vones,po tani e mblodha veten nga loja e Hollandes.Per pak me ka pushu zemra.
Gjermania luajti shume shume mire dhe meritonte fitoren neqoftese do bente nje gol,se ai qe bene vetem gol qe s'qe.Te pakten jo gol per nje ekip te madh.Hollanda s'meritonte asgje perderisa me luan me ate Zenden qe une te isha trajner s'e kisha marr fare ne ekip.Tani te shpresojm per fitore me Cekin dhe nje humbje te Gjermanis.

****ORANGE****
 

Dolores

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Go Raul ....ssssss hot /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Totti rezikon te perjashtohet per dy ndeshjet e ardhshme te Italise pasi peshyu ne fytyre mesfushorin Danez Paulsen i cili bente ligjin ne mesfushe edhe Toti ishte i pafuqishem perballe tij.
çfare lojtar qesharak nuk luan dot edhe peshtyn lojtaret me keto sjellje Italia nuk kalon dot as Grupin.

Stari i ekipit te italise denohet nga UEFA ndersa Stari i ekipit GJerman (Ballack) vleresohet nga UEFA si lojtari me i mire i ndeshjes Hollande-Gjermani.Shikojeni çfare ndryshim i madh prandaj ata italianet te mos flasin me Rush e kumblla po te shikojne realitetin.
 

qartesia

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Italia e merr kete kampjonat.Gjithmone ne ndeshjet e para ata luajne keq por pastaj.....t'shofim.
Dhe mos i shani kot italjant se jane te tane si kinga. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

vllaznia 2001

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Asht e vertet qe jan si kinga po kur lozin top jan si lapera.Totti e hangri per 3 ndeshje se kshtu jan italiant(PIPINO)te bien pas shpine apo kur se pret
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

asnje nga skuadrat e medha s'ka treguar gje deri tani. te shofim si do jene me vone.

Per mendimin tim Danimarka dhe Cekia kane treguar formen me te mire ne ndeshjet e para. Edhe Greqia jo keq.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

1.Totti ka fytyre e apeleon ndaj vendimit te UEFA-s per perjashtimin e tij nga ekipi per 3 ndeshje!
(une s'e di pse u lodhen me te 3-ten se e dime se 2 mjaftojne /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif )
2.Gjermania po te luaje ashtu sic ka luajtur me Hollanden per mendimin tim fiton kampionatin.
3.Ballack per mendimin tim perseri eshte nje nga yjet e Europes i cili po shkelqen ne token portugeze.
4.Suedia ka premtuar per Italine fundin e Bullgarise!!! /pf/images/graemlins/tongue.gif
5. GJERMANI!!!!!BE A CHAMPIONS CAUSE U ARE MADE OF CHAMPIONS!!!!!FOREVER!!!
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

i mori 3 pik Anglia, po sikur kishte ber loj plot Zvicra me duket. Megjithate dihet kush del nga ky grup.
 

Alanis

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ca eshte ky europian "mos u merzit"!? Nuk pame nje gol qe te behet me aksion. Vetem gabime mbrojtesish ose goditje standarte /pf/images/graemlins/mad.gif
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Totti kerkoi falje publikisht per ato gjeste te turpshme perballe Danimarkes, por nuk mendoj se kjo do i sherbeje shume... Vetem nese Italia kualifikohet per ne gjysmefinale, ai do te mund te luaje serish. Keshtu deshton edhe nje veprimtari tjeter per ate qe pritej te ishte "Ylli i Europianit". Ne Boteror s'beri asgje, ketu vetem 1 ndeshje te dobet... Po i iken koha edhe ketij, cdo vit keshtu thuhet se do jete sezoni i tij dhe ja se c'ndodh...
Trapattoni s'duhej ta lavderonte aq shume ne fillim te Europianit, duke bazuar gjithcka mbi te, sepse ja ku i ka pasojat. Gjithsesi shpresojme te bejne ndonje gje perballe Suedise, do jete vertete e veshtire, por nuk i dihet. Sot ne stervitje, filluan te provohen skemat e reja te Italise pa Tottin, me Cassanon ne vend te tij.
Suedia vertete eshte nje skuader e mire, por s'besoj se duhet patur edhe aq frike, se nuk mundi ndonje skuader te madhe, Bullgaria s'ishte e veshtire per ta.
Ne grupin A, Greqia eshte e kualifikuar teorikisht per ne cerekfinale, pasi perballe do te kete Rusine e eliminuar, ndersa Spanje-Portugali do te jete nje ndeshje vertet e bukur.
Ne grupin B, Anglia mori 3 piket e para, ndersa Franca rrezikoi shume perballe Kroacise, arriti te barazoje fale dy gabimeve te turpshme te juventinit Igor Tudor, i cili vec autogolit ne pjesen e pare, nxorri me porten e boshatisur Trezege-ne qe shenoi golin e barazimit. Ndeshja perfundoi 2-2. Franca 4 pike, Anglia 3, Kroacia 2, Zvicra 1.
Neser ora 18.00 Bullgari-Danimarke dhe ne oren 20.45 Itali-Suedi.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Franca deshtoi edhe nje here te deshmoje qe jane ekipi kampion ne fuqi. Jo vetem qe per 88 minuta nuk paten asnje rast per te shenuar, autogolit te Kroacise, por edhe goli i dyte qe shenuan ishte prekje e qarte e topit me dore qe ndaloi topin ne kembet e Trezegese duke i dhene shansin per te shenuar. Me ka pezmatuar gjykimi i arbitrit. Franca deshtoi serish ne cdo aspekt. Arbitri ja fali barazimin. Shpresoj te mos shkoje gjate dhe te skualifikohen sepse si me Angline dhe tani me Kroacine kane perfituar nga fati, jo nga aftesite e tyre. Nuk e meritojne...
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Sa per Totin, mendoj se duhet ta kishin skualifikuar perfundimisht nga ky kampionat sikurse i dhane Mihajlovicit 8 ndeshje pezullim per peshtyrje te kundershtarit ne ndeshjen Celsi-Lacio. Veprimi i tij ishte i turpshem per nje futbollist si ai. Nuk e kuptoj, perse e ndeshkuan kaq pak? Filmimet treguan se pershtyrjet kishin ndodhur disa here gjate ndeshjes.

Prej futbollisteve te tille cdo tifoz i ndershem duhet te kete neveri.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Rasti i Mihajlovic ishte me i rende...
3 ndeshje mjaftojne per rastin e Totti-t, pasi edhe vete lojtari nuk kishte deklaruar asgje ne perfundim te ndeshjes dhe kamerat nuk e kishin fiksuar kete rast. Ishin thjesht disa foto te marra nga danezet, qe gjithsesi e tregonin qarte.
Franca sigurisht qe meritonte te humbte.
 

rrok deda

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Me ne fund Italia merr ate qe meriton.E vetmja gje qe italianet bejne mire ne fushe jane simulimet dhe ankimet tek arbitri.Gli uomini italiani sanno far' bene solo una cosa;lamentarsi!!!!!!Ne fushe mendojne se kundershtari duhet te jete balerin ndersa ata kane te drejte te bejne çdo lloj nderhyrje.Gjithmone kur italianet kane bere deklarata pompoze,jane eliminuar shpejt.Para 2 vjetesh pas Korese se Veriut (1966) i eliminoi edhe Koreja e jugut.Kete europian i takon Suedise t'i jape pushimet skuadres italiane.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Italianet jane komb fatalistesh . Ne mengjes te ngrene ne qiell , kurse ne darke te hedhin ne kosh te plerave .
Po e bejne Tottin sikur eshte killer ..vete e kane fajin dhe mire tiu behet . Se e shpallen Tottin ''Yllin e Europianit'' akoma pa filluar ndeshjet .
E kam thene qe ne fillim , qe ne kombetaren italiane nuk ka stabilitet .
Sot Trapatoni nuk deklaroi formacionin ...e la enigme...Po te lexosh gazetat shef 111 formacione !!!! Te gjithe ne Itali jane trajnere e bejne si specialiste!!!
Neser po nuk lozen me zemer italianet veshtire do ta kene..Uroj qe te fitojne se eshte mekat te ikin kaq shpejt nga europiani.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

E vertete eshte /pf/images/graemlins/frown.gif Keshtu ndodh gjithmone.
E tha edhe Vieri ne nje interviste kur e pyeten per ekipin. E theksoi kete problem te mediave italiane, te cilat shpesh here kane qene shkaktare te gjendjes se keqe psikologjike te lojtareve. Shpresoj te fitojne sot, duhen patjeter 3 piket... Skuadra duhet te jete e bashkuar dhe te lere menjane thashethemet e shtypit, te luaje me zemer dhe te fitoje.
Forza Italia!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Mbase problemi nuk qendron tek presioni i mediave. Cdokush vendos vete te ndikohet nga to. Pastaj, cdo ekip kombetar si Gjermania, Anglia, Hollanda kane te njejtet presione biles edhe me te ashpra. Problemi qendron tjeterkund.

Si lojtaret e Italise, ashtu edhe trajneret dhe media kane mbetur duke akuzuar cdo gje e jo paaftesine e tyre per tu organizuar, per te luajtur mire e per te t'ja dale mbane. Pergjegjesia per paraqitjen e dobet te ekipit bie vetem mbi lojtaret e trajnerin, mbi askend tjeter.
 
Top