Re: Re: Esse ....
... Perjashta rrezohet bore!!!
Qielli po shkarkon jashteqitjet e tij, teksa une eci drejt shtepise sime, dhe ... te pagjumtat ndjenja parakalojne perbrenda meje, me nje marsh te crregullt mendimesh.
Hyj ne shtepi, teksa te thinjurit floke te bores varrin ekzistencen e tyre skajeve te flokeve te mi, eh te pabindurit floket e mi, ... sahere bisedojne me njeri-tjetrin kur une mbyll syte, dhe ... thjesht, fle!
...Vendos te ze cjerret celesa dhe ... portofolin mbi komodine dhe ... ja - Portofoli hedh qenien e tij sendore prej kreut te komodines, ku e kisha vendosur, drejt sheshtesise gropa-gropa te dyshemese.
...Dhe "kokat e blerta te presidenteve" tek shperndahen gjithandej! ...Perulem me pertese drejt tokes, porsi dikur gjunjezohesha para nje te vjetri trendafil, thjesht per ti nuhatur frymemarrjen e tij bimore, ... me pas "ta vrisja" per te t'ia dhuruar dikujt. Kujt?!
... Nuk me kujtohet,... (Kam dhuruar teper trendafila, vetem neper rrugicat e esseve te mija, ne jeten reale vetem jam ushqyer me gjakun e petaleve te tyre - shumekujt edhe mund ti kujtohet!!!); ... pak rendesi kane lulet, ne pergjithesi, tani!!!
***
...Portofoli kishte peshtyre jashte te rrjepurit gurmaz te tij edhe ... nje fotografi. ...E ngre ngadale, e vendos perbri ekranit te kompjuterit dhe ... nis e shkruaj kete capkene esse, sesi dikur, perbrenda kornizave zigzake te nje portreti - TI...!!!
***
Tani, qielli shkun bore edhe 8 mije milje largprej meje, ne te veshtirin per tu kuptuar qytetin tim. Po! Pabesueshem perbrenda asaj fotografie binte bore, bore e ngrohte rrezohej mbi te portokalltat te tuat buze. A te kujtohet?!
...Dikur me thoje, tek luanim te dy me te bezdishmet kacurrelat e bores: "...Sikurse te voglat shtellunga te bores shkrihen mbi buzet e mia, ashtu kam per te avulluar puthjet e tua?"
...Dhe beje te me hidje nje top bore nga ata te tute - nje grusht bore mbi fytyren time, ... me pas do te afroheshe vrapueshem, porsi ..., sikurse ..., nuk e di,... ndoshta si nje enderr e padeshiruar, drejt meje, dhe ... une do te rrezohesha me dashje mbi te miellten bore, duke te terhequr edhe ty me vete, ... midis harqeve gjysem eliptike te kraheve te mi, ... ngjitur pas njeri-tjetrit, perbrenda nje puthjeje.
...Dhe, atehere nata s'kish fund, sepse sa here afrohej agimi, ne hidhnim mbi krye nga nje batanije, dhe ... atje poshte ishte sa here erresire, dhe ... ekstaze -
***
...Perjashta zoti ende hedh mbeturinate tij, tashme mbi catine e hyrjes sime, po mua aq me ben.
Deshiroj te fle sot ketu, perbri portretit tend, te vockles, te vetmit kujtim me ka mbetur prej ekzistencializmit tend ne kete planet.
...Ku?!
Sdeshiroj te di ku!!!
Shhhtttt!!!