Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

mengjesi

Primus registratum
Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Mund edhe te futej tek letersia, po ka me teper nuanca sociale. Tani nuk kam kohe te shkruaj po gjithsesi doja ta ndaja me ju.

Miss-i i Burrave

Ervin Hatibi

Bota është kthyer në një harem të madh virtual. Ngado të hedhësh sytë, të fton buzëqeshëse ndonjë vajzë e pashme, e vërtetë ose prej letre a drite, e cila të kujton se produkti që i kanë ngarkuar të të shesë vazhdon të mbetet thjesht një justifikim për përballjen me ty. I rrethuar me këto të fejuara anonime, mijëra të fejuara platonike efemere, ti ndihesh më mire, ti ndihesh më keq, pa e kuptuar sepse; vazhdon të ecësh nëpër qytet nën vështrimin përshkues të tyre kudo. Në dyqane e butiqe e dugaja rrobash, ushqimesh, kozmetikash a elektroshtëpiakësh, në postera elektoralë apo komercialë, në faqet e mesme e fundore të gazetës a në ballë të revistës së ilustruar, kur ndjek lajmet apo të dhënat mbi shiun dhe diellin e parashikimit të motit… Kur fut kokën në sportele dhe "hop" po ajo vajza me buzagazin dietik të reklamave. Ti ngre celularin-është zëri i saj pa shumë jetë që të sfidon mashkullsinë duke të kujtuar çdo çast se sa pak impulse ke… Futesh në WC; edhe aty të pret ajo me buzëqeshjen me tre nënkuptime, e fiksuar në ambalazhin e sapunit, stoike, pa u shqetësuar nga aromat e zhurmat rrethanore e të pafaj; është ajo- goca e të gjitha racave, ngjyrave e përmasave; herë e vockël sa një çakmak në dorën tënde, herë tre metra e gjysëm e gjatë e flakëritëse mbi ndonjë pallat të lartë duke mbajtur në duar ndonjë qelq me parfum të rrallë nën muzgjet ceremoniale të qytetit. Kudo që të shoqëron imazhi i saj, qoftë në reklama pepsikole apo xhipash katër-herë-katër, ajo është e rëndësishmja, ajo më e bukura dhe më e ëmbla se çdo teknologji dhe produkt në shitje; më kot të kujtojnë se është thjesht folje gjysëm-ndihmëse që shoqëron mallin-kryefjalë. Në fakt malli vazhdon të reklamojë atë, ta lançojë. Çdo lavatriçe apo pako kafeje është vetëm piedestali ku ajo lartohet edhe ca më shumë… në miliarda sekonda-dritë telepublicitet, në kilometra të tërë katrorë letër të lustruar revistash… ajo, gjithnjë ajo e shumëzuar në gjithë retinat, vajza e reklamës, shitësja-falas e imazhit të vet…(Por ama duhet pranuar se përditë i bie diçka nga vlera, si çdo pareje që shtypet me tepri. Duhet pranuar se ka gjithnjë e më shumë gra të stampuara në letër e ekran sesa gra të vërteta-gjë që çon në mospërputhje katastrofale të kërkesës me ofertën… Nuk dihet sa lidhje ka ky fenomen me shtimin artificial të numrit të femrave nëpërmjet "klonimit" të kukullave të specializuara prej gome "vetëm për adultë", si edhe përmes vullnetarizmit të cave që vishen si gra.)


Në Shqipëri, një shoqëri ende disi orientale e sapodalë nga kazermat e centralizimit socialist të erotikës, është gjendur gafil përballë mundësive pafund që ofron liria. Marinarët më në fund kanë zbritur në tokë, në tokat evropiane të kohës së humbur dhe po mësyjnë gjithçka u ishte privuar në ditët e tallazitura të izolimit. Nëpër restorante psh vazhon të jetë torturuese menuja e rënduar me mishin e munguar të tallonit, dhe nëpër sheshe e media shpërthen bruto në çdo qoshe trupi i femrës, në pjesët e veta më të persekutuara e më të burgosura politikisht nga Partia për dekada me rradhë. Ende veleritja, vegjetarianizmi, feminizmi apo identiteti gjithnjë e më uniseks i shoqërisë perëndimore, nuk ka arritur të na shesë produkte a propagandë përmes trupit të mashkullit. (Shyqyr…Teksa udhëtonim natën duke i dalë jashtë Tiranës nga porta e saj jugore, më erdhën në kokë vizionet madhore të Stambollit nga vizita më e fundit atje dhe nuk u mbajta po i deklarova një mikut tim në timon se sa e shëmtuar do të dukej bota nëse gratë do të kishin qenë raca e arkitektëve. Përfytyro një botë pa kupolat e kubetë e ballkonet e harkadat e epshmëritë rrumbullakuese të kolonave; përfytyroji befas qytetet e mëdha pa këto manifestime urbane të femërores, më të thekshme, e prapë më fisnike se ekspliciti i reklamave e posterave të sotëm seksistë… Bile nuk ke pse lodhesh me kundërpërfytyrime; thjesht vështro pak qytetet moderne gjithë thepa/cepa e pasqyra gjigande për të kuptuar se duam apo s'duam arkitektura e qytetbërja ka rënë sot në duar të grave të të gjitha gjinive…)


(Claude Levi-Strauss më kujtohet të ketë shkruar diku se në vendet e kulturës muslimane, fshehja e imazhit të femrës ka kontribuar në sajimin e gjithfarësoj kopshtijeve sekrete, shatërvanëve me ujë të trëndafiltë, në punimin sqimatar të metaleve nëpër kangjella e në sa e sa të tjera mënyra të sofistikuara të botimit balancues të femërores, të jonizimit (yoni) me të të mjedisit publik, mbizotëruar nga mashkulli.)


Në diskutimin për femrën si ajsberg, ( thjeshtuar në një imazh impersonal, objekt përballë subjektit mashkullor konsumator), pika e distilimit arrin në fenomenin e konkurseve të bukurisë femërore, të njohura me emrin Miss. Me këtë fjalë deri dje, njiheshin dadot angleze të famshme, zonjusha të përjetshme me rrudha e eksperiencë që edukonin aristokracinë tek kalamajtë e të kamurve nëpër Evropë. Kurse sot termi shterueshëm simbolizon edukatoret e supremacisë maskiliste të kalamanit adult mashkull i cili hedh para të madhe për të grumbulluar gladiatoret e bukurisë nëpër konkurse, në të cilat ai zgjedh imazhet më interesante për qejfin e vet apo të transaksioneve të veta. Për feministen kontroversiale Luce Irigaray, kënaqësia tek femra qëndron më tepër në të prekurit se në të vështruarit, (Seksi që nuk është i tillë,1981) e ne rrjedhimisht mund të themi se tek mashkulli është e kundërta. Pra në të vështruarit është kënaqësia e tij. Nga kjo besojmë se shpërthen edhe ajo urgjenca mashkullore në obsesionin optik/erotik me imazhin e seksit tjetër, që shpaloset ekonomikisht dhe politikisht në profilizimin e pushtetit të burrave si një darvinizëm gjinor i cili imponon seleksionin jonatyral tek femrat. Nuk janë vetëm konkurset e miss-it, organizuar nga pothuaj gjithë grupmoshat, në nivele shteti, qyteti, lagjie, shkolle; janë edhe konkurset e punësimit femëror. Është edhe parada e sforcuar e përditshme me gra dhe vajza që kanë harxhuar disa dekada jetë para pasqyrës, në floktore, në farmaci, në palestra e butikë për t'u dukur konkuruese, gjithë duke u hequr të lirshme e të shkujdesura, thua se as ato e as burrat nuk e dijnë se çfarë industrie e tërë është vënë në lëvizje. Për t'i fabrikuar ashtu. Gjithçka nën shenjën e seleksionit, (apo shqip përzgjedhjes) në bazë të parametrave të ashpër, vendosur nga poetët, piktorët, arkitektët, estetët, stilistët e mëdhenj, të cilët përcaktojnë prej shekujsh bukurinë femërore, në bazë kriteresh gjithnjë e më të ashpra, gjithnjë më atletike e olimpike-gati naziste. (Vëreni ju lutem top-modelet e sotme hollake sa pranë u vijnë në pamje "kampistëve" të Hitlerit në Mathauzen a Treblinka. Vëreni ju lutem, a mund të gjeni dot dallim midis një të sëmure anoreksike, viktimë e modës së përzgjedhjes, dhe një viktime të kampeve të shfarosjes…)


Kur rreshtuam llojet e konkurseve-miss, veç miss-shkollës, miss-studentit, (tek ne ka edhe miss-pallati, miss-shkalla) harruam të përmendim edhe miss-burgun, një iniciativë tepër interesante që na vjen nga Lituania. Në këtë konkurs morën pjesë bukuroshet e përtej hekurave, dhe organizatorët treguan se ideja e tyre kishte zgjuar interes edhe në burgje të tjerë anë e mbanë Evropës. Pjesëmarrëset në konkurs, gjarpëruan gjithë finesë përmes gardianëve të veshur si reporterë para një publiku që kinse shijonte të ndaluarën. Jo sipas zakoneve të mira në kësi rastesh, konkurentet nuk dhanë asnjë të dhënë tjetër personale veç moshës dhe emrit. (Nuk u pyetën fjala vjen për pasionet, hobin etj. " Hobi im janë armët e zjarrit".) Afërmendsh, të burgosurat nuk deklaruan as krimin apo gabimin për të cilin i kishin mbyllur brenda. Metafora e reduktimit të femrës në imazh të përplaset shqeto pas fytyrës. Kurse burgu si vendngjarje e miss-it të rradhës, mund të futet pa mundim në skenografinë e feministes të njohur anti-islamiste Fatima Mernissi e cila në librin e saj "Haremi dhe Perëndimi" sheh se shoqëritë lindore përpiqen të largojnë gruan nga mjedisi publik, duke përdorur kështu hapësirën kundër saj; ndërkaq që shoqëritë perëndimore përdorin kohën dhe dritën kundër gruas, duke përkufizuar si të denjë për publik vetëm femrën e bukur në një periudhë të limituar kohe, adoleshencë-rini, duke syrgjynosur në errësirë kështu të moshuarat dhe "jo të bukurat"…


MISS PËR BURRA
Muhabeti komplikohet shumë në momentin kur dimë se veç miss-eve për gra ka edhe miss-e burrash: konkurset e bukurisë femërore tashmë po bashkërendohen me ato të hijeshisë mashkullore. (A mundemi të veshim me të njëjtën fjalë bukurie edhe mashkullin edhe femrën njëherësh? Lasgushi i ka thënë dikujt se si për hir të purizmës, me dhimbje shkuli nga një vjershë e njohur e veta fjalën e huaj {jabanxhije/ arabe* nur për ta zëvendësuar me atë "të ftohtën" shqipe hir; gjithsesi në rastin e parë haptas kemi të bëjmë me bukurinë-amë {femër*, kurse në të dytin hir, me një bukuri-mashkull-mbi kalë, apo maksimumi me një homazh për territoret e ndonjë femre të vdekur.)


Për këtë pjesë të dytë të konkursit, autori e ndjen veten të detyruar të strehohet krejtësisht në paragjykimet e veta kulturore. Ai në fakt nuk sheh ndonjë dallim thelbësor midis konkurseve të grave dhe atyre të burrave. Përveç bukurisë të jetuar si ves dhe zeje, e përbashkëta që ndajnë përmidis burrat me gratë e konkurseve të bukurisë fare pa mundim të zbulohet tek silueta e njëjtë, truku, xhestikulacioni, aroma, fjalorthi, kostumografia. Revista e mirënjohur e blegtorisë erotike "Playboy", ekuivalenti burrëror I "Si të gatuajmë", duke shfrytëzuar kompetencën dhe arkivin e vet më se gjysëmshekullore, vinte re në një studim të ribotuar edhe në shtypin tonë ditor, sesi modeli fizik femëror gjatë këtyre dekadave është duke u njëtrajtësuar ca nga ca me atë mashkullor, duke tentuar po njëlloj drejt të njëjtave kuota në shpatulla, gjoks dhe kudo në muskuj. Hiq atë tendosjen po aq militare të ekspozimit burrëror "gatitu"/"arm'mbërthe" të gjoksit tek veshja e femrave misse dhe të gjenitaleve tek veshja e meshkujve miss, kusuri është e tëra ecejake e njëjtë vashërore, me po atë sheqer-pudër mbi faqkat e buta pa qime, me gjithë po atë buzëqeshje, po ato nojma e po atë bel, me gjithë po atë muskulaturë të njëjtë posteriore (siç thotë edhe "Playboy"), pas të cilës zhgënjehet me një pahitje të kuqe faji e turbullimi vëzhguesi i përhershëm primitiv mashkullor. Çapitja me nge tutje tëhu e vajzërisë-miss në monopatin imagjinar të skenës, në fakt është tëpkë ajo sfilata sfilitëse e fshatit shqiptar, ku qafëngrirë, po jo aq nga emocioni e pesha e vështrimeve, sesa nga pesha e bucelës, vajzëria sypërdhe, me sebepin e mbushjes së ujit në krua, u ofrohej përditë si trup dhe si informatë, në pritje për t'u bërë grua, trimave që valëvisnin nga pas shkrepave e shkurreve shamitë me djersën toksike të beqarnisë ballkanike etj. etj. ndërkaq që kjo renditja bashkëkohore e pafjalë e trimave një për një në të njëjtin itinerar marketingu me ujësjellësin vajzëror, na duket se çon ujë në mulli të hasmit… (Për hollësi të mëtejshme konsulto fletoren e fundit zyrtare, lidhur me një vështrim kreativ mbi martesat e ligjshme në vendin tonë.)


Vërtetë natyra dhe historia na ofrojnë të shkrira në konsensus harmoninë e luanit-diell me luaneshën-hënë pa krifën e tij zjarr-e-tym; të gjelit-baba-diell me të shoqen-nënë-hënë pa lafshën e tij një pëllëmbë gjak të gjallë mbi kokë; atë harmoni të një dynjaje të tërë me kafshë e kafshëza e shpendë meshkuj ku e ku më ekzibicionistë se gratë e veta; atë të shefit indian të kuq me një ekspozitë të tërë pupëlnaje mbi krye, dhe të shefes së tij mrekullisht pa to; harmoninë e gjithë kulturave të hershme që kanë jetuar brenda tre monoteizmave të fundit semitë ku burri ka shpalosur mbi krye imitacione tempujsh në forma kapash e turbanësh, ndërsa gruaja këto tempuj nuk i shfaq, por i ka mbuluar me vello. Krejt thjeshtë, ajo që na ka mësuar shqisa e posaçme njerëzore, tregon se në fakt veçori ceremoniale e publike ka mashkulli shumë më përpara femrës; se edhe sipas një krahasimi që më vjen në mend periodikisht, jo më kot shenja seksuale e mashkullit është shfaqje, teksa shenja femërore është fshehje. Duket si kundërshti me miss-in. Por në fakt, ndonëse zhvendosur jashtë harmonive të traditës, ndonëse me një artific ekspozimi, konkursi i bukurisë femërore përdor gjuhën e fshehjes pas perdeve; ai është thjesht një formë e shoqërizuar dhe publike e shijimit të asaj çka qëmoti ngjërohej në intimitet, tek e tek. Vini re sesi pika më e nxehtë dhe shkencore e konkurimit është kundërvënia kontradiktore kur gratë parakalojnë në publik me të brendshmet, që janë në fakt uniforma e kthinës më të fshehur të botës, dhomës së gjumit, atelierit tipik ku për kohë e kohëra me rradhë bukuria në fjalë shpalosej, duke konkuruar vetëm me atë përballë-me të burrit, për të fituar kështu përherë; se ajo është në fakt bukuria femërore, harkore, bukuri natyrore, pra e dhuruar, bërë nga lart, bukuri që për të qenë e tillë nuk mban dot përsipër kontribute njerëzore- pelerina, dekorata, helmeta. Është hiri këndor i burrit ai që, duke qenë në thelb jo natyror, por kulturor, ka nevojë të mbahet në këmbë me mjete të jashtme, me pupla e pendë bie fjala, apo me pushkë e pendë me që ra fjala.(etj,etj)


Historia e natyra shpesh janë bërë bashkë për të na dëftyer se nuk është e vërtetë që gratë nuk barabiten me burrat për të bërë çudira të shkencës, arteve e teknikës e sporteve. Ata që mendonin të kundërtën kanë mbetur me gisht në gojë kur kanë parë sesi gruaja ka shpikur ndonjë ilaç shpëtimtar, apo ka shkruar ndonjë roman të pavdekshëm apo ka dhënë ndonjë grusht që të lëshojnë sytë xixa. Problemi është se ajo paralelisht me këto, nxjerr nga barku edhe kalamaj, dhe këtë çudi burri nuk e bën dot. Pasi që ia ka provuar njerëzimit se mundet të bëjë mrekulli edhe jashtë edhe brenda vetes, femra është dhe e bukur. Trishtimi ka kapluar rracën e burrave; shumë syresh kanë vendosur të përpiqen seriozisht për të fituar kohën e humbur të kultivimit të bukurisë natyrore, atë kohë që në anën tjetër të peshores e fitoi gruaja duke triumfuar përmbi patriarkalizmin, dhe duke ndarë pastaj në bazë të frymëve monopolin e vjetër të kulturës. (Për më gjerësisht, hidhi një sy prirjeve të përgjithshme të diasporës mashkullore dyqind vitet e fundit, duke filluar që me autosugjestionin e përditshëm të fshehjes së leshrave burimorë të faqeve, për të kaluar përmes një universi galopant të paparë më parë locionesh, aksesorësh vanitozë dhe cohërash e revistash të specializuara e konkursesh, për të arritur deri në padurimin për t'u unifikuar sa më parë me femrën edhe proporcionalisht, me anë të përcaktimit të modeleve të bukurisë femërore sa më të arritshme prej mashkullit, në pikat e nxehta të shpatullave, gjoksit dhe kudo në muskuj.)
 

109UV

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

po perpelitet ervini brenda ne .... dollap /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Mua me pelqeu per vete, ishte lexim i kendshem.
Por eshte e vertete ama qe nocioni i se bukures nuk ndryshon vetem ne prizem kohor por edhe ne hapsire.
Gjithkund ne bote kane per femren nje ide te ndryshme te se perkryeres apo thjesht te se bukures.

Une nuk di, as nuk kam vrare mendjen fort ne menyre qe te dal ne nje konkluzion timin personal per sa i perket ceshtjes se "Miss Burrit", por dicka se brendshmi mbetet ne gjemba kur mendoj mbi kete. Thjesht, duket e panatyrshme, edhe pse po vrapojme drejt ketij "clirimi" kulturor me galop. Quameni te mbetur pas, apo ne mbrojtje, por ushqej nje nivel minimal antipatie per te gjithe 'cunat e mamit' dhe metroseksualet ne pergjithesi.
 

reservoir dog

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

shkrimi i ervin hatibit ngjan si rrefimet e plakut qe s'ka jetuar kurre,qe s'ka qene i afte te shohe e t'i gezohet te bukures se kesaj bote.ngjan ndoshta edhe si rrefimet e casanoves se ndrydhur pa femra.

ketij tipit duket qe i pelqejne shume femrat(si te gjitheve,natyrisht /pf/images/graemlins/laugh.gif ),por nuk di se si te sillet me to,si te shprehet ne menyre te natyrshme me to.dhe prandaj shfrehet te feja.

gjithe keto ylla fantastike qe sheh majtas,djathtas,lart,poshte /pf/images/graemlins/laugh.gif ne tirane,sidomos tashi ne vere,gati nudo,te "dehin".they really put the zap on ervin's head dhe ai i sublimon instiket me fene.

e gjitha qe ai mund te beje eshte te vrasi mendjen sepse kjo i jep njefare ndjenje "superioriteti" shpaguese,sepse eshte i paafte te jete spontan,i natyrshem.mundohet te joshe lexuesit,veshet ne vend te syve.

per ervin hatibin kam pasur dikur nje konsiderate teper te larte,e quaja me lart se cdo intelektual tjeter ne shqiperi.qekur lejoi qe "pikepamjet" traplliqe te shtrembera,jo te drejta,jo shkencore,jo objektive,jo materialiste fetare te interferonin me procesin e tij te te menduarit i hoqa vizen,i vura nje kryq te madh.gjynah qe ra perseri ne injorancen primordiale.

megjithate shoh qe eksperienca e lirise,ndoshta po rikthehet tek ai.
 
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Po si i vjeter shume o mengjez, ka nje vit e ca qe e kemi pertypur. E vure thjesht per te na zgjeru horizontin apo do bejme ndonje beteje?
 

109UV

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

perse mendon se cdo gje ka lidhje me ty? po sikur temeshapesi te mos te te kete cuar ne mendje fare?
 

Dolores

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Per ca behet fjale me lart?? se sot pertokam shume shume po shume te lexoj .........qe te jap nji pergjigje meqe duket me interes sepse ca lexues qe kam qejf kane shkruajt ketu /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

109UV

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Claude Levi-Strauss më kujtohet të ketë shkruar diku se në vendet e kulturës muslimane, fshehja e imazhit të femrës ka kontribuar në sajimin e gjithfarësoj kopshtijeve sekrete, shatërvanëve me ujë të trëndafiltë, [qb]në punimin sqimatar të metaleve nëpër kangjella [/qb] e në sa e sa të tjera mënyra të sofistikuara të botimit balancues të femërores, të jonizimit (yoni) me të të mjedisit publik, mbizotëruar nga mashkulli.)
mua me duket njecik si kundra pohimit te ketij trimit skena ku nje mashkull qe s'ka pare femer nudo me sy..kalon gjithe diten (ose, day in-day out) duke ferkuar (me leter zmerile - po kjo s'ka rendesi) nje hekur kangjelle...
 

oneo

Forumium praecox
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

dhe une pertoja ta lexoja te gjithen ketu (sic bej zakonisht), po meqe ishte shkrimi i Ervin Hatibit, e printova dhe fillova ta lexoj andej nga ora 3 e nates e me pelqeu.

Ka aq bagazh ky rob sa nuk ma ha mendja se ka ndonje tjeter ketej rreth e rrotull, po pati le te na ndricoje me ndonje lloj shkrimi te tille.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Ne qoftese do t’a kishe njohur ndopak Ervinin dog, nuk do te flisje keshtu. Nuk e di nga se te vjen githe ky deshperim patologjik I dashur, vec di se te ben te dukesh mjaft I shemtuar me ate qe shpreh. Per mua eshte e qarte qe Ervini jo vetem qe di si te sillet me femrat (ashtu si edhe me kedo tjeter), por ka mjaft mundesi me te medha per te kaluar neper duar sa te doje, por besoj se kjo nuk eshte pjese e karakterit te tij. Jo kushdo qe vendos te vere frena ne jeten e tij, e ben kete nga pamundesia per t’u shprehur lirshem. Aq me teper jo te gjithe ata qe lepijne buzet gjithe diten perpara ekraneve qe transmetojne porno, jane domosdoshmerisht te afte te sillen “ne menyre te natyrshme” me femrat. Nese do te ishte tek mundesia problemi, besoj se Ervini do te ishte me I mundshmi ne Tirane, pasi nuk I mungojne as zgjuarsia, as “gojtaria”, as pamja, e as fama. Keshtu, besoj se ne keto kushte, do t’a kishte zili edhe I forti me Benzin me te bukur ne Tirane, I cili sot ia ben gojen leng gjysmes se “cunave te bllokut”.

Faktikisht ate qe e merrja me mend per ulceren tende mendore qe te shkaterron stomakun e trurit dhe te ben t’a vjellesh gjithcka, e ke shprehur vete ne rrjeshtat e fundit, kur thua se: per ervin hatibin kam pasur dikur nje konsiderate teper te larte,e quaja me lart se cdo intelektual tjeter ne shqiperi.qekur lejoi qe "pikepamjet" traplliqe te shtrembera,jo te drejta,jo shkencore,jo objektive,jo materialiste fetare te interferonin me procesin e tij te te menduarit i hoqa vizen,i vura nje kryq te madh.
Ti vuan nga islamofobia dog (te pakten ky eshte konstatim I drejtperdrejte pasi rrenjet e semundjes duhet te jene thelle ne nje mentalitet mjaft shterp), ndaj cfaredo lloj perle te te ofrojne perpara nuk do ta durosh dot po t’u servir nga ndonje dore muslimani. Megjithate, mos u merzit do se nuk je I vetmi qe vuan nga kjo semundje. Ka mjaft njerez me manira te tilla tek te cilet mund te ngushellohesh. Per momentin nuk eshte vendi dhe momenti per t’u marre me shendetin tend mendor, ndaj po e le me kaq me shpresen se here tjeter do te shkruash per temen dhe jo te merresh me perzgjedhjen e llojit te baltes qe duhet te hedhesh mbi autorin e shkrimit.
 

reservoir dog

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

koment shume "interesant" ky i mesipermi.une nuk po diskutoja ervinin,por produktet e trurit te ervinit,te cilat kane shkuar duke u degraduar qe kur ra pre e influences irracionale te perrallave te fese.megjithate une nuk po hidhja poshte aspak shkrimin e tij.e vleresova thjesht nga ana intelektuale e paster,sipas botekuptimit tim personal.une i kam fiksim analizat psikologjike.prandaj shkruajta:me duket se me kete shkrim eksperienca e lirise po rikthehet,ndoshta,tek ai poeti i dikurshem qe tani nuk eshte me vetvetja.

po ti gys(dhe te ngjashmit e tu) je ne te njejtin "batak" si hoxhallaret dhe prifterinjte dhe arabet primitive.prandaj nuk pres qe te kuptosh me te vertete sensin e "komentit" tim.eshte e vertete,une i percmoj fetaret si njerez te vegjel fallco te ndrydhur,qe i ka zene traplliku.they don't have the guts to be what they really wanna be!
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Po ua fshij te dyve postimet e fundit, pasi nuk eshte mire te kalojme me fyerje personale.
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Po c'lidhje ka ARTIKULLI me islamofobine apo islamofiline?

U harrue artikulli, te kepena tash me ervinin, ideologjite qe fshihen ne skutat e shpirtit te tij, dhe qe na ia dijme(?!) inxhe per inxhe, dhe po, te kapena me njeni tjetrin...

O rob, artikulli si ju duket???
 

Danae

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

kush eshte ky qe po i behet analiza,se analizen e artikullit e harruam...
 

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Ke te drejte Nak duhet te vazhdojme me temen, por problemi qe lidhet me islamofobine eshte se disa njerez nuk mund te rrine dot pa paragjykuar me vetedije, si pasoje e nje patologjie te papermbajtshme.

Nejse dog, nuk dua te diskutoj se sa ishte analize psikologjike ajo qe ti ke shkruar me lart per autorin e shkrimit, por ne kete kuader ajo qe postova une me lart eshte po aq "analize psikologjike" duke u nisur nga shkrimi yt. Sigurisht nuk i shkova deri ne fund analizes ne lidhje me diagnozen tende, (pasi nuk eshte pjese e temes), por te siguroj qe mund te mbush disa faqe.

Sa per batakun per te cilin ti ben fjale, ky "batak" ka nxjerre njerez qe kane qene vertete koka dhe pa kontributin e te cileve bota do te ishte mjaft prapa sot. Nese ti qenke kaq lart sa nuk e veren dot atehere uroj te mos te merren mendte.
 

reservoir dog

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

ceshtja eshte shume me e gjere se ce ben ti gys.ne fakt nuk mendoj se ti(dhe te ngjashmit e tu) do te ishe ne gjendje te beje kurrfare analize psikologjike apo te nje lloji tjeter qe te ishte plotesisht objektive dhe shkencore,d.m.th korrekte,e drejte,e sakte.fetaret jane tipa te pakonsiderueshem(me ndonje perjashtim te rralle).ne fakt ata si ti dhe ervin hatibi kane nevoje per riedukim ideologjik qe tju ngulisi ne tru pikepamjet e drejta dhe tju shkuli idete irracionale te shtrembera fetare primitive.po meqe shqiperia nuk eshte me shtet ateist,s'mund ta beje njeri kete.liria e mendimit con ne kaos ne vende me backgroundin kulturor te shqiperise.asnjeri nuk i kontrollon me mendjet e qytetareve.kjo shihet edhe nga tipa njerezore si puna jote.asnjeri nuk ju ngulit me mendje njerezve qe arsyeja dhe vetem arsyeja,kreativiteti,spontaneiteti,etj. duhet kultivuar si atribute qe lartesojne the human condition.

dicka e funit:sikur ervin hatibi ta vazhdonte mendimin e tij do arrinte ne perfundimin qe shqiptaret duan ose to fight or fu*ck,love or kill,ose e sublimojne seksualitetin e ndrydhur me gjendje psiko-emotive rewarding si feja etj.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

Cfare, po na mban leksione mbi arsyen tani?

Eshte e disata here qe e ndesh ne mendjen e shume anetareve te ketij forumi kete apologji absurde te arsyes. Ju dukeni se keni marre rolin e avokatit te arsyes dhe c'eshte e verteta me ngjani si Don Kishote qe keni marre persiper te shpetoni boten nga irracionaliteti.

Hapi syte lal dhe mos mendo se vetem ti dhe tarafi yt arsyeton ne kete bote. Ku e gjete te drejten te nxjerresh si postulat se vetem ateistet kane arsye te shendoshe ndersa joatesitet paskan arsye te dobet, apo edhe me keq, mungese arsyeje?!
E ndesh shpesh kete verberi, kudo. Gjithe bota deshmon per ndarjen ne "ne", te drejtet, qe kemi te verteten, dhe "ata" te verberit, qe nuk e kane te verteten. Kjo lloj llogjike i ka pjelle historikisht diktaturat, dhe dicka te tille nxirret lehte edhe nga shkrimi yt i mesiperm.

Ne rradhe te pare arsyeja eshte arma me e forte e nje njeriu qe beson tek Zoti. Ky besim, tek mua vjen si pasoje e nje reflektimi te gjate, mjaft logjik dhe per mua e kunderta eshte teresisht e paarsyeshme. Vec kesaj, i arsyeshem eshte mbi te gjitha ai qe njeh kufinjte e arsyes, por kjo eshte teme me vete dhe s'eshte vendi per te vazhduar.

Puna eshte se detyrohem te dal, nga tema per te cmontuar tere lumin e paragjykimeve qe shpalos Dog-u me qesendine e atij qe beson se eshte i vetmi qe ka gjetur te verteten. Me falni per daljen nga tema por e shoh te rendesishme te sqarohen keto paragjykime ne menyre qe debati te zhvillohet me normalisht.
 

reservoir dog

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi mbi femrat dhe meshkujt

besimi tek "zoti"(nje figure psikike simbolike) ju vjen si pasoje e mungeses se besimit ne vetvete dhe te aftesite autentike njerezore qe te bejne te jesh rob normal si gjithe te tjeret.besimi tek "zoti" eshte nje menyre,nje tentative per te shprehur veten,ne mungese te mjeteve gjuhesore te evoluara(te shek.21) me te cilat mund te japesh ekuivalentin ekzakt te gjendjes shpirterore,mund t'i japesh forme konkrete mendimit,si aftesi unike e njeriut.e ashtuquajtura "fe" eshte thjesht nje gjendje e vecante psiko-emotive.

po te te ngulisin ne koke ide absurde joreale,nuk te bejne nje favor,po vetem se te bejne te jetosh ne erresiren mesjetare ku akoma s'ka hyre drita e arsyes universale.

po eshte e kote qe vazhdoj te komunikoj me shurdha+memece+te verber,d.m.th njerez te emarxhinuar,te izoluar nga bota,qe nuk dine te pershtaten,te paafte per te qene vetvetja pa qene nevoja te kene fiksime fetare.

mund te vazhdoni te fantazoni mbi ervin hatibin,nje nga shqiptaret e bardhe te arabizuar.
 
Top