Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

epremte

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Fillimisht postuar nga jimmy84:
[qb] Eshte e tepert te bej komente per kete pjese madheshtore nga i pavdekshmi HARKU I TRIUMFIT


Vazhdonte të rrinte nën shiun që vërshonte mbi të porsi një breshëri qiellore mitralozësh.Rrinte atje dhe ishte shi e shtrëngatë e ujë e tokë njëherësh ;rrufetë e horizonteve kryqëzoheshin brenda tij;ai ishte edhe krijesë edhe element i natyrës;asgjë s`kishte më emër—dhe kështu te gjitha i dukeshin si të vetmuara e si të braktisura; të gjitha ishin njëlloj—si dashuria, edhe uji që derdhej tatëpjetë,edhe ato ndriçimet e zbehta mbi çatitë,edhe toka që dukej sikur po gufohej; s`ekzistonin më kufij, edhe ai vetë ishte pjesë përbërëse e të gjitha këtyre, e lumturia e fatkeqësia mbeteshin vetëm gëzhoja boshe, të flakura tutje nga ndjenja e gjithpushtetshme se po jetonte dhe që po e ndjente se po jetonte.”O ti atje lart!”foli ai,duke iu drejtuar dritares së ndriçuar,dhe qeshi,dhe nuk e kuptoi që po qeshte.”Ti dritëz e vogël, ti vegim i një zane, ti fytyrë që ushtron një pushtet të çuditshëm mbi mua, ketu mbi këtë planet, ku ka me qindra mijëra fytyra të tjera, më të mira, më të bukura, më të mençura, më të çiltra, më besnike, më të afrueshme—o ti rastësi që m`u ngatërrove një natë nëpër këmbë atje në rrugë e që hyre në jetën time, ti ndjenjë e përplasur brigjeve, pa mendim, por robëruese, dhe që rrëshqite nën lëkuren time një natë gjumi, ti, që s`di për mua pothuajse asgjë tjetër përveç asaj që të rezistova, dhe që prandaj m`u hodhe në krahë, derisa nuk të rezistova më, ti, që deshe të vazhdoje pastaj rrugen tënde e të mërgoheshe prej meje—te pershendes,te pershendes,! Ja tek po qëndroj këtu dhe s`ma merr mendja se do qëndroj edhe ndonjëherë tjetër kështu. Shiu më depërton nën këmishë dhe është më i ngrohtë dhe më i ftohtë e më i butë se duart e tua dhe lëkura jote; po qëndroj këtu, i mjerë dhe me kthetrat e xhelozisë në bark, duke të të kërkuar, përbuzur, admiruar e adhuruar, sepse ke hedhur rrufenë që ndezi, rrufenë që dremit në cdo gji, shkëndijën e jetës, zjarrin e zi. Po qëndroj këtu , jo më si një i vdekur me leje, me pak cinizëm, sarkazëm, e me nje çikez guxim, jo më i ftohtë; jam përsëri i gjallë, qoftë edhe duke vuajtur —por sërish i prekshem nga stuhitë e jetës, i rilindur e i rikthyer në pushtetin e saj të thjeshtë! Qofsh bekuar, ti madonë me atë zemrën tënde shtegtare, ti Nikë me atë aksentin tënd latin! Endërr dhe mashtrim, pasqyrë e thyer e një perëndie te ngrysur, o ti që s`di asgjë—të falenderoj! Kurrë s`kam për të ta thënë se ti do të nxirrje pastaj përfitimet e tua nga kjo—por ti ma ke rikthyer atë që s`do të ma jepte dot kurrë as Platoni dhe as krizantemat, as e gjithë poezia dhe as e gjithë mëshira, as dëshperimi dhe as më e forta dhe më e durueshmja shpresë: jetën e thjeshtë, të fuqishme, të mirëfilltë, që më dukej si një krim në këto kohëra midis njërës katastrofë dhe tjetrës! Të përshëndes! Të falenderoj! Duhej të të humbisja, që ta merrja vesh këtë! Mbetsh me shendet!”
Shiu ishte bërë si nje napë e sermtë, vezulluese.Lulet, bari, i gjithë gjelbërimi, filluan të lëshonin kundërmim. Toka dihaste me një aromë të forte, të këndshme, mirënjohëse. Dikush u sul me vrap në rrugë nga godina përkarshi dhe ngriti mbulesën e Rëudstërit te verdhë. S`kishte pikë rëndësie. Asgjë s`kishte pikë rëndësie.. Nata ishte këtu; ajo po derdhte shiun nga yjet, dhe shiu vërshonte përmbi qytetin e ngurtë me parqet dhe kopshtet e tij, duke pllenuar me miliona lule që drejtonin kurorat e larme nga ai dhe e prisnin; dhe ai hidhej në miliona krahë të hapur pemësh të bulëzuara dhe kapërthehej në gjirin e tokës, duke u bashkuar i etshëm me miliona rrënjë që gjithashtu e prisnin etheetur. Shiu, nata, natyra, lulëzimi. rritja —ja tek ishin këtu, pa u merakosur për shkatërrimin, vdekjen, për kriminelet, shenjtorët e rremë, për fitoren apo disfatën; ja tek ishin këtu, ashtu si për mot —dhe këtë natë ai ishte një pjesëz e tyre…një lëvozhgë veze e hapur, jetë, jetë, jetë që lëvrinte, që gëlonte …jetë për t`u përshëndetur e për t`u bekuar!
Ai eci me nxit përmes lulishteve dhe rrugëve. Nuk e ktheu kokën pas; ecte dhe ecte, dhe kurorat e pemëve të Pyllit te Bulonjës i gumëzhinin në vesh se një koshere e stërmadhe bletësh; mbi to vërshonte shiu, ato luhateshin e tundeshin e i përgjigjeshin—dhe Ravikut iu duk sikur ishte përsëri djalosh i ri e po shkonte për të parën herë me një femër…
…………………………………………………………………………………………………. [/qb]
kjo eshte nje nga pjeset kyce te librit permbledh te gjithe filozofine e tij, my favorite
thx qe e solle ne AF
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Mua personalisht Remarku me ka spieguar me mire se kushdo shkrimtar tjeter se cfare do te thote te jetosh nje situate lufte, gjate e sidomos te mbijetosh pas saj. Ai nuk akuzon ne menyre te hapur e as nuk rrefen ne menyre qaramane. Librat e tij jane ne dukje kronika te ftohta te asaj qe perfaqson nje lufte per njerezit “edhe nese i shpeton granatave, lufta te shkaterron njesoj”.

Libri i tij i fundit qe kam lexuar eshte “Hije ne Parajse”. Tashme tregon jeten e “te shpetuarve” nga lufta e te emigruar ne Amerike duke u ndeshur aty me njemije peripeci te reja prej emigrantesh. Ja pse ky titull, ata (Hije), ne (Parajsen) Amerike. Shume i bukur edhe ky, liber i tij i shkruar ne vitin 1971.

Romarku diku shkruan: “Babai im qe ishte nje burre i zoti me ka thene: Mos e humb injorancen tende, nuk mund ta zevendesosh me kurre.”
 

renata

Forumium praecox
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Qielli s'ka preferenca
roman


-Meshira eshte nje bashkudhetare e keqe.
-Jo gjithmone bejme ate qe duhet,madje edhe kur e dime kete.Shpesh ketu qendron bukuria e jetes.
 

renata

Forumium praecox
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Une e kam te veshtire te krahasoj dy gjeni Hemingway e Remark,por akoma me te veshtire te quaj Hemingay-n nje shkrimtar monoton.
Per mua eshte nje nga shkrimtaret,qe pa nevojen e metaforave te medha e pershkrimeve te mahnitshme,ka arritur te lexuesi duke tejcuar mesazhe te medha.Dua te permend ketu librin "Plaku dhe deti".Nuk dua ta mohoj faktin,qe Remarku eshte me i thjeshte per tu pertypur,por nje veper mund te vleje sa dhjete bashke.Flas ketu per librin e siperpermendur.
 

soldier_of_fortune

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Fillimisht postuar nga xhozefin:
[qb] "Qielli s'ka preferenca"
roman
Kete romanin Qielli s`ka preferenca po e lexoj aktualisht.I bukur eshte s`diskutohet perderisa ka dale nga duart e Remarkut por nuk me duket dhe aq terheqes sa librat e tjere te tij.Nqs peripecite e Lokampit,Greberit ,Bojmerit,Ravikut dhe shume personazheve te tjere me kane bere te derdh lot me Klerfaitin nuk po me ndodh dicka e tille.Ndoshta ngaqe jam familjarizuar me Remarkun,ku i dihet.Qepare ne forum pashe disa postime krahasuese mes Heminguej dhe Reamark.Per mendimin tim jane te barabarte nga ideja qe shprehin por Remark e percepton jeten dhe te bukuren shume me thellesisht se Heminguej.Ndrydhimi mes tyre qendron ne faktin se Heminguej eshte shume praktik ndersa Remark romantik enderrrimtar.Mua personalisht me pelqen Remark.


-Meshira eshte nje bashkudhetare e keqe.
-Jo gjithmone bejme ate qe duhet,madje edhe kur e dime kete.Shpesh ketu qendron bukuria e jetes. [/qb]
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Sapo rilexova "Obelisku i zi". Nuk u pendova aspak qe ju riktheva. Biles m`u kujtuan edhe nja dy shprehje qe i kisha harruar si psh:
Njeriut i duhet shpirti qe te mbaje trupin,apo trupi qe te mbaje shpirtin? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Tek "Hije ne Parajse" Remarku thote: Kam bere shume dallavere me Zotin. Sa here qe isha ne rrezik i lutesha me zjarr por pastaj nuk ua vija me veshin atyre qe kisha thene /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Thua t`ja kene falur? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

sirio

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

[te keshilloj ta provosh dhe njehere tjeter se eshte shume i bukur pastaj ka dhe dicka umoristike midis atyre faqeve(te merzitshme);)ciao
 

Ramses

Forumium praecox
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

shyqyr me qe paskeni hap nje teme te tille.Tani e pashe.Shume paskeni shkruajtur per Remarkun.Vetem nje gje mund te thuhet per te.Gjeniu i shekullit tone.romancieri i zemrave adoleshente:p
 

Smoky_Angel

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Megjithëse kam lexuar vetëm "Tre shokë" nga Remark, kam mbetur mëse e kënaqur. E kam lexuar ka disa vite, por e kam të kthjellët në mendje sikur ta kisha lexuar dje. Emocione të shumta gjatë leximit të atij libri; qeshje, rënqethje, dhembshuri; dhe fundi i tij: trishitm... Ai libër jo shumë voluminoz, por me një botë të madhe....
 

Mirsa

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Librin "Tre Shoket" e kam lexuar e sterlexuar- nje histori dedikuar miqesise se vertete, pa asnje lloj interesi midis shokesh e nje nga historite me te bukura te dashurise.
Remarque me ka pelqyer jashte mase, sidomos athere ne gjimnaz. Ka qene i vetmi autor qe me ka bere te qesh e te qaj ne te njejten kohe. Ne vit te pare, mbaj mend te qarat e mia kur vdes Pati, a thua se te ishte fundi i botes!!Vetem Remarque mund te percjelli emocione te tilla...
 
Top