Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

shine*

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Librat e remark-ut gjithnje te bejne te mendosh per disa dite, derisa te rremben rutina dhe te ben te heqesh pak mendjen nga çka lexove. Librat e tij qe shumicat i keni permendur jane tipike te relitetit t atershem. Ne çdo veper te tij Remark ka vene firmn e tij magjike ne çdo fjali. Me ka qelluar te lexoja nje pjesez te nje libri pa e ditur autorin dhe menjehere dallon doren e Remarkut me te tilla vargje. Librin e fundit qe kam lexuar nga Remark, veren e kaluar, ishte "Qielli nuk ka preferenca" sigurisht qendron shume lart si liber por personalisht do te veçoja "Harkun e Triumfit" dhe "Asgje e re nga fronti i perendimit", jane te vetmet qe me kane ngelur ne kujtes kaq shume sikur ti kem lexuar sot.
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

nga "qielli nuk ka te preferuar":

"Perse erdha ketu?...per meshire? meshira ehste bashkeudhetare e keqe. Perse nuk shkoj gjekundi tjeter? Jam i lodhur , them.I lodhur se qendruari gjithmone ne te njejtin vend i lodhur nga largesat. Apo jam i lodhur vecsa nga te marrit e vendimeve? Per cfare duhet te vendos?"
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Askush nuk shpeton,-foli me ne fund - me ngut- dhe askush nuk e di se kur dhe se si do te goditet. Kush eshte ai qe ben kompromis me kohen?Pasta e c'eshte nje jete e gjate? nje e shkuar e gjate? E ARDHMJA ZGJAT DERI NE FRYMEMARRJEN TJETER.
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Psikoza e burgut:
Raportet permbysen:cikerrimat behen te rendesishme, ndersa te rendesishmet behen te dores se dyte

e ka qare!
 

Ema

Goddes
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

-Si e kam ...krahun tim?
-S'mund ta levizesh.Po do vije ne vend.
-Po kemba ime...kemba ime e djathte?
U perpoq ta terhiqte.Nuk levizte.
-Po njelloj Joan.Mos leviz.Do kthehet vete ne vend.
Tundi koken.
-Doja te filloja vertet...nje jete tjeter...-peshperiti.
Ravik nuk u pergjigj.Nuk kishte asnje pergjigje.Mbase ishte e vertete.Kush nuk do ta donte?
Filloi te levizte serish koken,papushim,nga njera ane e nga tjetra.
-Per fat te mire... erdhe ti.C'do kish ndodhur po te mos ishe?
-Po...
Do kish qene njelloj,mendoi,me hidherim.Njelloj.Ndonje mjekuc do kish mjaftuar.E vetmja here ne te cilen do kisha patur nevoje,gjithe dija ime e gjitheato qe kam mesuar s'me sherbejne per asgje.Nje doktorush i cfaredoshem do kish mundur te bente ate qe bera edhe une.Asgje.

U ndergjegjesua plotesisht perpara mesdites.
Nuk i kishte thene asgje por papritur ajo kuptoi:
-Nuk dua te behem calamane,Ravik...C'po i ndodh kembeve te mia?Nuk mundem me...
-Asgje.Kur te cohesh do mund te ecesh si me pare.
-Kur te ...cohem?Perse genjen?Nuk ka nevoje...
-Nuk genjej.
-Patjeter qe genjen...eshte detyra jote...Mos me ler pergjithmone ne kete shtart...Nuk jam me asgje...vec dhimbje.Ma premto!
-Te premtoj.
-Nese shtohet dhimbja,duhette me japesh dicka.Gjyshja ime ... mbeti ne shtart per pese dite...duke ulerire.Nuk dua,une,Ravik!
-Nuk do ulerish,do vuash me pak.
-Nese shtohet,duhet te me japesh aq sa mjafton...per gjithnje.Duhet ta besh,edhe pse nuk dua ose nuk kuptoj me asgje....Eshte ajo qe po te them qe duhet te degjosh.Me pas...Premtome!
-Ta premtoj.Nuk do jete e nevojshme.
Shprehja torturuese e fytyres u vanit.Dergjej jashtezakonisht e qete.
-Ti mund ta besh Ravik-peshperiti.Pa ty s'do isha me ne jete.
-Budallelleqe.Patjeter qe do jetoje...
-Jo.Kur,heren e pare,ti me...doja...nuk dija me ku te shkoja...Ti,me dhe kete vit.Ishte ...kohe e dhuruar.
Ktheu ngadale koken drejt tij.-Pse nuk qendrova me ty?
-Faji im Joan.
-Jo.Ishte...nuk e di...

Mesdita ishte e arte.Prej aneve te perdeve filtronte drita.Joan dergjej gjysem e ndergjeshme prej ilaceve.pak nga ajo ishte ende aty.Ato pak ore e kishin copetuar si ujqer.Nen mbulese,trupi dukej sikur petezohej.Rezistenca e saj shkrihej.Endej mes gjumit dhe zgjimit;here-here krejt e pandergjegjshme,e here-here e kthjellet me shume se kurre.Por dhimja rritej.Filloi te renkonte.Ravik i injektoi nje qetesues.-Koka-tha ajo-E kam keq.
Pas ca kohe filloi te flase.-Drita...shume drite...djeg...
 

Ema

Goddes
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Ravik shkoi tek dritarja,uli persianet dhe fiksoi tenden.Tani dhoma ishte pothuajse e erret.U kthye pas dhe u ul prane shtratit.

Joan levizi buzet.
-Zgjat shume...nuk sherben me,Ravik...
-Pas ndonje minuti...
Ishte e palevizshme.Duart shtriheshin te vdekura mbi mbulese.
-Duhet te te them...shume gjera..
-Me vone Joan
-Jo...Tani...Nuk ka me kohe...Duhet...te te shpjegoj...shume...gjera...
-Mendoj se i di te gjitha,Joan...
-I di?
-Besoj se po.
-Valet.Ravik ndjeu vale ti pershkonin trupin.Te dyja kembet ishin te paralizuara tashme.Edhe krahet.Gjoksi ulej e ngrihej ende.
-Ti e di qe... gjithmone,vetem me ty...
-Po Joan...
-Kusuri ishin vetem...joqetesi...
-E di Joan...
Heshti.Merrte fryme me zor.-Cudi...-tha me pas,nen ze.-Cudi ...qe mund te vdesesh,kur...dashuron-
Ravik u perkul mbi te.Nuk kish asgje vec erresires dhe fytyres se saj.-Nuk isha bere per te-peshperiti.
-Ishe jeta ime...
-Mundem...do doja...duart e mia...Nuk mundem me ...te te perqafoj...
Pa se po perpiqej te ngrinte krahet.
-Ti je ne krahet e mi-i tha-dhe une ne te tuat.

Per nje cast ndaloi se renkuari.Syte e saj ishin krejtesisht ne hije.I hapi.Iriset ishin te stermadhuara.Ravik nuk kuptonte nese e shihte.
-Te dua-tha.
Fliste gjuhen e femijerise se saj.Ishte shume e lodhur per te folur nje tjeter.Ravik mori duart e saj pa jete:dicka brenda tij u keput.
-Me bere te jetoj Joan-tha ne ate fytyre me sy te palevizshem-me bere te jetoja.Nuk isha vecse nje gur.Dhe ti munde te me jepje jeten.
-Me do?
Pyetja e nje femije qedo te shkoje ne shtrat.Lodhja e fundit pas te gjitha te tjerave.
-Joan-tha Ravik,-dashuri nuk eshte fjala e duhur.Nuk mjafton.Nuk eshte vecse nje pjese e vogel,nje pike uje ne nje lume,nje gjethe ne nje peme.Eshte shume me shume...
-Kam qene...gjithnje me ty...
Ravik i mbante duart qe s'i ndjenin te tijat.
-Ke qene gjithmone me mua-tha-duke kuptuar per here te pareqe fliste gjermanisht.
-Ke qene gjithmone me mua;qofte kur te doja apo te urreja apo kur dukesha indiferent...nuk kane rendesi,ke qene gjithmone me mua,brenda meje...
Deri atehere kishin folur gjithnje me nje gjuhe te marre hua.Tani per here te pare,pa e ditur,secili fliste gjuhen e tij.Kufinjte e fjaleve rane dhe ata u kuptuan si asnjehere tjeter.
-Me puth.
Ai puthi buzet e thata e te ngrohta.
-Ke qene gjithmone me mua Joan,gjithmone.
-Isha... e humbur... pa ty.
-Isha i humbur pa ty.Ti ishe drita dhe embelsia e hidherimi...dhe me ndryshove,me dhe ty dhe mua.Me bere te jetoj Joan.
...

Shkeptur nga "Harku i triumfit"
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

nga qielli ska te preferuar:

"Jo gjithmone bejme ate qe duhet. Madje dhe kur e dime kete. Shpesh ketu qendron bukuria e jetes."
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

nga i njejti liber:

jam e luajtur ...
Nuk duhej te kisha ardhur ketu. perse e bera? nga sentimentalizmi?nga turbullimi? Apo nga kureshtja etmerrshem per te pare edhe njehere fytyren e nje te vdekuri, si nje sketerre nga ku mund te nxirret ende ndonje pergjigje.


Ja nguli syte serish arkivolit, qe tashme ishte ndricuar i teri. Jo , ajo arke e zeze e shndritshme me doreza bronxi nuk mbante me brenda asnje gjurme jete. perkundrazi atje ishte vulosur kercenimi me i keq qe njihte njerezimi. Atje nuk dergjej me Anjeze S. , shoqja e saj, me zemer te ndalur ne vend dhe me mushkerite e shkaterruara, nuk ishte me as pamja e nje qenieje te zbehte njerezore te cilen mbyllja ne vetvete kishte filluar ta shkaterronte, jo, ne ate arke kishte rene ne gracke zeroja absolute, hija e pahije, asgjeja e pakuptueshme me urine e perjetshme te nje asgjeje tjeter, qe ehste mbetje e cdo jete dhe lind e rritet se bashku me njerezit, duke u ndodhur dhe te ajo, Lilian D. dhe duke u rritur ne heshtje duke e gerryer dite pas dite jeten e saj gjersa te arrinte te mbetej vetem dhe kufoma e saj te paketohej si kjo mne nje arke te zeze per tu tretur en germadhen e fundit...
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

O zot -mendoi,- kam qene shume kohe e arsyeshme ! dhe per cfare? per te qene brenda nje arke te zeze qe te kall tmerrin?
 

Neptune's Daughter

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

I madh
E kam lexuar Remarkun dhe kam mbetur e mahnitur nga stili i tij i te shkruarit i cili me terheq shume, Harku i triumfit ka qene verete i paharruar per mua e lexova me kenaqsi dhe per te dyten here. Disa pjese do i lexoja me deshire dhe per shume here te tjera..
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

kur zbulova remarkun per here te pare,rreth moshes 16 vjec u terhoqa aq shume pas tij sa me vinte keq qe dikush tjeter te ushqente te njejtin pasion per nje shkrimtar qe mendoja se ishte vetem imi se vetem une gjeja veten tek ai.Silly me:pPP Prandaj e duam remarkun sepse tek ai gjejme nje pjese tonen,mendime qe na gelojne brenda kokes por qe nuk kemi aftesine ti shprehim aq thjesht dhe aq bukur sa ai..Mua me dhuroi neverine ndaj cdo gjeje mediokre ne jete por me beri qe te pelqeja cgaren,alkkolin dhe te kthehesha ne nje ateiste te vertete per ca kohe /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Leter DASHURIE
Erich Maria Remarque ne Porto Ronco, per Marlene Dietrich ne Beverly Hills

18 janar 1939


Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.

Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.

Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle: A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon? / A nuk po na lidh ai per jete? / Ah, dhe ne kohet qe shkojne, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, / Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, / ti lexon cdo gje ne shikimin tim, / me syrin tend hyn ne brendesine time / Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron .

Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu? Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.

Ti je bere per mua e une jam bere per ty; nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...

Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

*Puma - keshtu e quan ai me perkedheli te dashuren e tij, Marlene Ditrih.
 

bellissima

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Fytyra e Patit, e pershendritur nga dritat e skenes, kishte nje shprehje te mistershme. Ajo ishte e bjerrur krejt pas pjeses, dhe une e dashuroja, sepse nuk mbeshtetej pas meje dhe nuk ma shtrengonte doren; madje as nuk me shikonte fare, porse dukej se i kasha dale nga mendja dhe me kish harruar qekur. Mua me hipte nje inat i madh, kur njerezit i ngaterronin gjerat; e urreja ate afrim dhe shtyrje si prej lopesh, kur bukuria e misheruar ne nje veper madheshtore arti te pushtonte shpirt e trup; i urreja veshtrimet qaramane dhe sentimentale te cifteve dashnore, ate ferkim trupash, ate lumturi te padenje prej kopeje, e cila nuk i kapercente dot kurre kufijte e saj; i urreja te gjitha ato dokrra dashurie qe flisnin per shkrirjen e te dy shpirtrave ne nje te vetem, sepse mua me dukej qe njerezit nuk ngopeshin dot se qeni dy dhe se larguari nga njeri-tjetri, per t’u takuar serishmi. Vetem ai, i cili mbetej vazhdimisht i vetmuar, e njihte lumturine qe te falte te qenet bashke. Cdo gje tjeter e prishte sekretin e kesaj ndjenje perhere te tendosur. Dhe cfare te terhiqte me fortdrejt brigjeve magjike te vetmise, sesa trazimi I ndjenjave, perhumbja ne shqetesime tronditese, dhuna e forcave te natyres, shtrengata, nata, muzika?Dhe dashuria…

P.S: Ky fragment eshte nga romani "3 shoke",dhe eshte super. Remarku eshte idhulli im dhe vertet eshte no.1. Urime qe e ke zgjedhur edhe ti! :kiss:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Nje nate ne Lisbone

E si mund te dime pernjemend a jemi te lumtur e ne ç’shkalle, perderisa nuk dime se çfare mbetet dhe si mbetet?
Mrekullia kur njeriu e jeton nuk eshte kurre e perkryer, vetem kujtesa e ben te tille dhe kur lumturia vdes, ajo nuk mund te ndryshoje me e te shnderrohet ne zhgenjim.Ajo mbetet e perkryer.Po sikur te pergjerohem tani per te edhe nje here, atehere a s’do duhej qe ajo te mbetej ashu siç e shoh une?A nuk do te duhej te ishte e pranishme per sa kohe sa egzistoj dhe une?
 

nira

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

ej kisha kohe qe mungoja ketu
eshte kenaqesi te gjesh fansa te remarkut kudo
uroj te jeni mire te gjithe
do te kthehem shpejt /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Dorarta

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Kordelja,

te lutem per nje informacion mbi letren e Remark per Dietrich.
Prej nga e ke marre, nga ndonje burim ne shqip apo e ke perkthyer vete?
Eshte leter qe ka qene e njohur qe me pare, apo eshte "zbuluar" rishtazi?
Shume muaj me pare kam pare nje film mbi jeten e Dietrich dhe ne te permendej nje i dashur sekret i aktores/kengetares qe ajo nuk e ka dokumentuar me te shkruar asgjekundi.
Mos eshte Remarku ai i dashuri pa emer (ne film atij nuk ia permenden emrin si i dashur i saj dhe me ngjan tani me cudi, sepse ai eshte nje emer i rendesishem ne kulturen boterore)???
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Dorarta, une nuk e kam perkthyer, ma kane sjell me e-mail.

Letra nuk eshte apsak e panjohur, sikunder edhe historia a tyre.

Nese di angllisht Kliko ketu.

Lexim te kendshem! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Dorarta

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Thx a lot Kordelja /pf/images/graemlins/smile.gif

S'qenka Remarku atehere ai i fshehti i filmit.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Aktualisht sapo lexova "Asgje te re nga fronti i perendimit", qe me ka shokuar tej mase, eshte depresionues ne maximum dhe te ben te ndiesh ne palce terrorin e luftes te pershkruar kaq paster nga nje ushtar qe i ka falur rinine dhe jeten nje ceshtje te cilen edhe vete ai e ka larg botekuptimit qofte dhe me te thjeshte. Der tani per mua libri me i mire i Remarkut. I pari qe lexova prej tij ishte Obelisku i zi, dhe me pas Harku Triumfit i cili deri diku nuk me la ndonje mbrese te vecante. Por ama kur lexova Tre Shoket dhe sidomos me vepren e fundit te lartpermendur jam vertet e magjepsur. Eshte kaq REALIST, totalisht i pakopjueshem dhe vertet nje nga te preferuarit e mi.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Erih Maria Remark- magjia e nje te thjeshti

Dorarta, ai eshte dikush tjeter, lexova dicka shkarazi dje ne Internet per nje studim qe eshte bere per M.Ditrich e ku permendje edhe rivaliteti i saj me Gardner.

Stained, Obleisku i zi eshte libri qe une s'do e mbaroj dot kurre, nuk e di por s'me ka pelqyer fare.Eshte depresionues.
 
Top