Re: Enologjia (Vererat)
Para ca vitesh kam qen ne nje seminar per verat ne hotel Rogner ku ishin ftuar gjithe prodhuesit me te medhenj te vendit, seminar i organizuar nga Ministria e bujqesise.
Qellimi ishte prezantimi i metodave bashkekohore per prodhimin, amballazhimin dhe tregtimin e veres.
Perveç nje specialisti qe drejtonte seminarin dhe eshte per mendimin tim specialisti me i mire ne enologji shqiptar, pjesa tjeter ishte me te vertete per te ardhur keq, dmth aty e kuptoje perse ne vendin tone nuk arrijme te prodhojme vere cilesore.
Drejtori i kantines se Durresit "mburrej" se bente ekonomi pasi perdorte akoma etikatat qe kishte trasheguar gjate privatizimit nga koha e komunizmit!! Veren qe prodhonte e quante Riesling, ne nje kohe qe rrushin e blinte ne Maqedoni dhe nuk e kishte idene e varietetit (normalisht te quash nje vere Riesling, duhet minimumi te kete 70% te rrushit Riesling) Pra vera e kantines se Durresit çdo gje mund ta kishte emrin po vetem Riesling jo.
Ne te njeten kohe, ky bandilli ankohej per konkurence te pandershme te verave italiane e greke ne Shqiperi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif