Re: ENDRRAT!!!!!!!!!!!!!!
ËNDËRRAT
Shume eshte shkruar dhe eshte folur per endrrat si dukuri ne vetvete, por shume pak dihet sakte per to.
Megjithe arritjet bashkekohore ne lemi te ndrysheme jetesore, endrrat, ne nje forme apo tjeter, ende mbesin si enigme e pazgjidhur!
Njeriu kur fle, kalon neper faza te caktuara...
ËNDËRRAT me se miri do te mund te kuptoheshin (megjitheate edhe ne kete rast vetem pjeserisht!) nese analizohen nga nje kendveshtrim pakez me i gjere....
Kjo varet edhe nga ajo nese NE besojme ne
SHPIRT ....
Trupi yne pushon me se miri kur flejme ( megjitheate edhe ne ate proces, energjia shpenzohet...)
Ne te njejten kohe, edhe SHPIRTI pushon !
Shtrohet pyetja si pushon SHPIRTI ?
Kemi degjuar te thuhet " gjumi eshte gjysme vdekje ".
SHPIRTI gjate gjumit eshte gjysem ne trup, e gjysem larte ...tek Krijuesi.
Ne keto procese qe ndodhin gjate gjumit lajmerohen edhe
ËNDËRRAT .
ËNDËRRAT mund te jene si nje shenje, paralajmerim…
Nese ju vete konstatoni se keni enderruar dicka te mire, mund t'ua tregoni ate enderr te tjereve, si psh te afermeve, shoqerise etj.
Por nese keni enderruar dicka qe ju vete konstatoni se mund te jete me permbajtje jo te mire per ju, mos i tregoni askujt per ate enderr, as te afermeve te juaj !….
Do te thote vetem endrra e mire mund te jete paralajmerim i dickaje, dickaje
te mire, qe mund te kete bazen tek Krijuesi…
Sa i perket shpjegimit te endërrave, askush nuk ka nevoje per sqarues te tyre.
Thjeshte ne nuk kemi nevoje per ndermjetesues me Krijuesin.
Te gjithe ne mund te bejme nje gje te tille.
Do te thote kur ne nuk jemi ne gjendje qe t'i kuptojme disa gjera ne jete, si
psh endërrat, me se miri eshte qe vete ne te mundohemi te gjejme pergjegjen tek
Krijuesi.
P r i n c i p i e l
