Re: ENDRRAT!!!!!!!!!!!!!!
mjesi i her!
ondrra e mromshme kjo:
shof dy shoke te mi, sikur ishim afer nji pallati ne ndertim e siper, me skela anash. kta te dy seç kacavirreshin si majmuner neper hekura e neper litare qe m'habisnin e me tremnin njikohesisht. ashu siç ndodh pastaj ne çdo enderr, papritur skelat fillojne e shemben, sepse ai pushti qe i kish ngritur, i kishte vene keq bazamentet. por çuditerisht nuk gjendesha me perballe pallatit ne ndertim, por ne brendesi te nje alamet ndertese, tip kishe gjigande, shume e larte dhe e zymte ne pamje. shume njerez brenda qe mundoheshin ti shpetonin hekurave dhe derrsava qe binin pa pushim. ren'ja e ktyre te fundit ishte shume interesante, sepse kishin nje si tip sekuence te percaktuar, qe mjafton ta vije re sesi ishte dhe i shpetoje rrezikut. pas katrahures se madhe, dhe pasi kisha shpetuar nga xhonglimi i rastit, dal nga kjo si ndertese, dhe gjendem ne çati, dhe poshte dukeshin njerezit e mbledhur per'rreth. pamja nga çatia me ngjasonte me pamjen nga trageti kur sapo "parkohet" ne port te Durresit, e ne vend qe nga ndertesa te dilte pluhur, dilte nje sasi e madhe uji. kur arrij te zbres poshte, shoh time me larg, ne nje trotuar tjeter, por nuk arrij ta takoj dot, gje qe me merziti pa mase. skena ndryshon dhe gjendem ne nji stacion treni (me duket Milano), dhe bej ti hipi trenit.......
dhe ktu mbaron rrjedha e kujteses.