Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

zog

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

ne fakt me i dhen dum temes, ne rradhe te pare duhet dit; cilet jane shqiptaret jashte vendit?

une mendoj se ata ndahen ne tre grupe:

1) studentet shqiptare.

2) emigrantet shqiptare me familje.

3) emigrantet shqiptare pa familje.

ka dhe nje grup te katert qe jane shqiptaret e punesuar jasht, (ne ambasada, institucione nderkombetare, ekipe futbolli, etj) por meqenese ky grup perben nje minoritet nuk merret ne llogari.

mendoj se me lehte te udhetojne drejt shqiperise e kane studentet dhe shqiptaret emigrante me familje. studentet ngaqe akoma si kane shkeput lidhjet me familjet e vendin, ndersa familjaret ngaqe gjejne nje fare krenarie morale me "kthimin" ne vend. te dyja keto grupe nuk kane çfare "humbin" as çfare rrezikojne prandaj udhetimi tyre s'paraqet problem, ndersa tek kontigjenti trete, udhetimi paraqet problem ngaqe shume prej ketyre shqiptareve, akoma s'kane letrat e rregullta, nje pjese e madhe kane obligime ndaj shqiperise, ushtri te pa bere, hasmerira, ndodh shpesh dosje ne prokurori, etj.
per me teper si per çudi KY GRUP i trete eshte dhe me i "persekutuari" nga doganat e policia shqiptare, pikerisht tek keta ata kerkojne te nxjerrin "shtimin e rroges" se paket me te cilen paguhen.

pranej e gjitha varet nga grupi ne te cilin ju beni pjese.

ndersa per çmimet e larte per te cilet ankohet Pirust, mendoj se "jemi ne pa jane ata", hehe pat thene enveri dikur. dmth keto çmime lidhen kryesisht me paren e "lehte" qe hyn nga emigracioni si dhe prodhimin e paket ne vend.

sidoqofte mendoj se eshte me mire nje jete e shtrenjte ne shqiperi nga nje jete e lire, kjo per shume aresye te cilat s'eshte vendi me i prek.
 

Goca

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

1) Me beri pershtypje ai komenti mbi shampon... /pf/images/graemlins/wink.gif . Pirust tha qe ishte si gelqere ... e shuar ose e pashuar...
Te pakten per kete te mos ja veme fajin Shqiperise , sepse dihet qe tregetaret me shume i importojne nga jashte keto mallra, pra s`jane mallra me marke shqiptare. /pf/images/graemlins/tongue.gif

2) Me " kanoce" /pf/images/graemlins/laugh.gif nuk eshte menyre e keqe larje dhe shpelarje nese s`do te rrezikosh qe te te mbaroje uji i ngrohte. Ndoshta duhet icik praktike , se kena harru me marre shenjster edhe e kthejme sapllaken keq /pf/images/graemlins/laugh.gif , na del huq e n`vend me shpla kurrizin , shpelajme pllakat e banjos...

3) Sa per qirinjte , u be qe ne 95( pak a shume) qe jane nje nga produktet me te perdorura ne Shqiperi, keshtu qe jane element i rendesishem ekonomik. Per te mos harruar qe i japin darkave ca nota romantike. E vetmja gje e keqe eshte kur duhet te besh vizatimin teknik me qiri /pf/images/graemlins/wink.gif , por edhe aty ja kemi marre doren, nje nga e majta , nje nga e djathta e s`krijohet hije... /pf/images/graemlins/laugh.gif . Per te mos permendur Naimin qe e ka pasur fiksim, ndaj edhe kur shoh nje qiri qe digjet, me kujtohet" si qiriri do te digjem..."...

Kaq se me vazhdu...
 

assassino26

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

keni dale jashte e tesh shitni P*****,

Ca osht kjo P**** qe shite?Po qe se eshte ashu si menoj une,du me ble nanji /pf/images/graemlins/laugh.gif Te gjitha gjojnat e mira filojne me P mer jahu

Penele,te morte dreqi ty si kom qesh me lot me ate komentin e sapllakes :lol:
 

Diddy19

Su@mi
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Postuar nga Peshkatari:

Ca osht kjo P**** qe shite?Po qe se eshte ashu si menoj une,du me ble nanji Te gjitha gjojnat e mira filojne me P mer jahu
Pse ben kot sikur nuk kupton???? Nuk jam aq e ndyre sac mendon ti , asaj gjese,per te cilen te ka shku nder mend ty edhe te mungoka kaq shume, une as shkronjen e pare nuk ia shkruaj,hiqe mendsh!

P.S Me falni per dalje nga tema po ky Peshkatari do te ta nxjerre me grep... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

assassino26

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Ca te shko menja ty mi goc???Une per pule e kisha llafin.Mos na devijo ka tema tashi.Ojj interesant kjo.Pse ca ka Pula qe s'ja permen ti as germen e pare
qe te mos dal ka tema.Emigrante shqiptare:
Ju bej thirrje ecni ne Shqiperi.Edhe po s'keni pula me shit ecni se ka te pazari i ri afer shpise teme.Kush te doje njof une katnare qe i shesin sa frengu pulen.
Ouuuu,shif ku dolem prape jashte shtetit.
E shef
Frengu pulen...............
 

Diddy19

Su@mi
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

:lol: :lol: :lol:

Te paska shku menja per pata Peshkatar! /pf/images/graemlins/laugh.gif Mbaroi sezoni i peshkut a??
 

assassino26

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Fillimisht postuar nga Su@mi:<br />[qb] :lol: :lol: :lol:

Te paska shku menja per pata Peshkatar! /pf/images/graemlins/laugh.gif Mbaroi sezoni i peshkut a?? [/qb]
Dimrit eshte me bukur,se pervec peshkut,gju ene per nai rose. /pf/images/graemlins/wink.gif
A e dini ju qe rosat kane grada.Po po.Kane ca viza te qafa edhe sa me te forta edhe te medha te jene aq me shume kane.Gjuetaret kur vrasin nanji te mire thojne kena vra i gjeneral /pf/images/graemlins/laugh.gif
bobo u ngatrru tema fare
ecni n'Shqipni ecni se s'ka asnji problem.Qeverria eshte duke u interesu me jua kriju kushtet sa me te favorshme :smash:
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Fillimisht postuar nga Su@mi:<br />[qb] :lol: :lol: :lol:

Te paska shku menja per pata Peshkatar! /pf/images/graemlins/laugh.gif Mbaroi sezoni i peshkut a?? [/qb]
Paska plas pata ne vend te peshkut ketej :eek: .
Edhe mu m'paska shku mendja per pata,po per pata vendi ama,apo s'jane patat e vendit, gjithe shije mo s'ke çi thu.

Per temen:Sa paska harxhu ai per dy jave,3000 €. :eek: .Pa na thuaj njehere se çfare ke bere me keto 3000 €.Jo per gje po qe ta besojme.
 

astronaut

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

I lutem moderatorit te kesaj teme te fshije te gjitha postimet qe nuk kane lidhje me temen dhe besoj se nuk jane pak por 70% e tyre duhen fshire.
Tematika e kesaj tema sado e hidhur, nxjerr ne pah realitetin shqiptar.


<ul type="square">
[*]POLICIA MBAN PENG SHTETASIT PER 200 LEKE
[/list]

Drejtuesi i nje mjeti minibus me targa TR vinte nga Kukesi per ne Tirane. I pajisur me nje autorizim te shoqerise se transortit udhetar (Esterida(, me numer protokolli 51 i leshuar me daten 21 te ketij muaji, perballet me policine rrugore ne Lac. Shoferi bashke me njerez te familjes se tij te nisur nga Tirana, kishin rast vdekjeje te njeriut te tyre ne nje zone te Kukesit. Autorizimi ishte i vlefshem deri me date 24, ku kthimi i mjetit nga Kukesi behej me date 23.

(Asgje nuk moren parasysh. As qe donin te dinin se autorizimi ishte i nje shoqerie te caktuar( thote nje prej familjareve te drejtuesit te mjetit. (Me nje fjalor te llahtarshem dhe te shara na liruan dhe nisem rrugen drejt Tiranes. Harruam se kishim postbllok edhe ne Fushe-Kruje dhe se patjeter do te njoftoheshin nga koleget e tyre(, thote kuksiani qe udhetonte me kusherinjte e tij.

Ndalimi ne Fushe-Kruje sipas denoncuesit ndodhi rreth ores 20.00. Drejtuesi i mjetit tregon te gjithe dokumentacionin qe posedonte. Pervec faktit te te mosditurit se cfare dokumentash kishte, polici me uniformen e rrugores kembengul ne mosnjohjen e shoqerise qe e kishte autorizuar. Te qenurit familjare dhe kthimi prej nje morti, ku kishin humbur njeriun e afert te tyre, zbret edhe dikush nga pasagjeret. Kerkon te shpjegohet me policet te cilet ishin me makinen e policise rrugore me targe 1064. (Nuk kerkova asgje tjeter( thote (pervec se cfare mangesie kishte shoferi ne dokumentacion. Jo se nuk moren parasysh te me shpjegonin, pasi nuk e dinin se cfare dokumentesh mund te duheshin per ta per te marre ate qe kerkonin, por filluan te shanin(.

Kalojne ore ne rruge dhe vone shoferi kujtohet se ne policine e Krujes ndodhej dikush qe e njihte. Pas shume perpjekjesh, emri i tij A.H. nepermjet telefonates urdheron leshimin e tyre.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Tek ky 70 % hyn edhe ky postimi yt i mesiperm se nuk shikoj asnji lidhje me temen : Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise .Ti ketu ke marre nji lajm nga gazetat,dhe qe tregon se çfare i ka ndodhur nji shoferi me targa TR.Si keto lajme gjen sa te duash ne te gjitha gazetat e botes.Ti po pate mundesi me bej pak lidhjen ndermjet ketij shoferi dhe emigranteve.
Vajtja ime ne Shqiperi nuk kushtezohet nga uji,dritat,papastertia, ....etj(perjashto 97 qe ndodhi ajo qe ndodhi).Ti temen e hape per te postuar ketu kronikat e zeza te gazetave(i lexojme vete ne ato) apo t'na japesh fakte te emigranteve qe nuk duan te udhetojne ne Shqiperi.

Edhe nji diçka tjeter ,shiko se çfare shkruan ti:Dy suflaqe 2000 a 2400 leke(te vjetra). Nje njeri qe ka harxhuar 3000 € nuk e mban mendjen tek dy sufllaqet qe kushtuan 3 €.Mund te kishe permendur ndonji gje tjeter(si p.sh.dhomat ne Dhermi 30-50 € nata) po jo sufllaqet.
 

bona

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

i dashur pirust

me vjen shume keq qe une jam nga ato. ke paj naj njonen ti si puna ime qe ne mars 04 boj fiks dhjete vet ne NY.

dhe s'kam kurre ner mend me shku atje ku thu ti, kurre.
pse do thuash ti. ta shpejgoj une:

e para te hik truni nga festimet ne manhatten.
e dyta ti bi nji here botes rreth e reth pa munda pastaj ta shofin shqiperine.

po dhe nje sekret tjeter. cdo nate, cdo nate ne endrrat e mia shof Tiranen si shpirt qe e kam. dhe them une kam marre fund ketu. pastaj dal perjashta futem ne jeten e perditshme dhe them kurre nuk e lej kete ven. pastaj prape shkoj me flejt, prape tirana.
so me shpesh se shkoj une ne tirane se besoj te shkoje njeri.
shpirti im atje me rri, zemra ime per ate qan.
me cojne kaseta prej anej dhe me te thene te drejten me vjen per te vjelle nga niveli atje. pastaj prape shkoj ne gjume prape Tirana, pse jo dhe plazhi i durresit, pse jo dhe i vlores( ku kam kujtimet me te embla te jetes time) .
fol ti si tia bej ( se mora superxhiro tani)

bona.

PS: jam e sigurte se te gjithe ne qe jemi jasshte cfardo qe te bejme e te shikojme prape thelle ne shpirt ato kujtimet e embla atje s'do ti provojme ketu jashte dhe pike, pike, pike.
 

darma

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Te them te drejten une jetoj ne NJ dhe nuk do te me pelqente te jetoja ne shqiperi ndoshta ngaqe ketu kam ardhur ne nje moshe te re dhe ne nje fare menyre ketu kam krijuar karieren shoqerine rrethin e jetes te cilin do te ishte e veshtire te shkeputesha por gjithmon me shkon nder mend per vendin tim dhe shoqerine e vjeter dhe cdo vit ngre valixhet dhe marr rrugen per ne shtepi me merr malli dhe them se nuk do te mund te rrija dot 2 vjet pa shkuar me pelqen ti kaloj pushimet atje me prinderit e mi me ato kafenete e merzitcme apo ne ato rruget e prishura nuk e di por me sjell nje kenaqesi te vecante.Kam udhetuar shume neper Bote dhe kam kaluar shume pushime lluksoze por nuk e di se c'eshte me ate Tiranen dicka me terheq dhe e them se shoqeria ka mbetur nuk mund te them pasi shume jan larguar e te tjere te martuar te tjere thjesht kan humbur kontaktet dhe argetime shume nuk mund te them se ka ja qenkan plazhet dhe pishinat ja ne mbremie nje restorant lluksoz apo nje kafene por azgje me shume thjesht qe je atje ajo me sjell kenaqesi
 

astronaut

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

<ul type="square">
[*]SKANDAL, RRITET CMIMI I BUKES
[/list]

Dilaver Xhelili

Skrapar - Situata e rritjes se cmimeve na sjell nje rast te cuditshem. Menjehere pas rritjes se cmimit te tarifave telefonike, vjen edhe rritja e cmimit te bukes. Vendi ku po "eksperimentohet" me kete ide, kesaj radhe eshte Skrapari. Sipas informacioneve qe vijne nga shqetesimet e njerezve qe konsumojne kete produkt te domosdoshem mesohet se sasia e brumit ne buke nuk eshte shtuar, por prova e pare e ndryshimit te cmimit, pra e rritjes ne rastin konkret, luan me 10 deri ne 20 leke per cope. Kjo varet nga madhesia e bukes, shpjegojne njerezit qe perballen ne prag festash me fenomenin e cuditshem.

Shqetesim ne emer te bukes...

Rasti qe na paraqesin banoret e Skraparit nuk eshte dhe nuk do te jete i vetem, ne kete periudhe kohe. Thua buka eshte produkti i vetem qe po rritet ne shitje ne ate zone? Apo, vetem Skrapari do jete viktima e ketij ndryshimi..?

Shqetesimi i banoreve te Skraparit dhe te zonave perreth ka te beje edhe me rritjen e cmimeve ne disa asortimente te tjera, te cilat dihen mire se jane te pashmangshme ne perdorimin e tyre, nga tregtaret. Duke u munduar te gjejne edhe fajin e rritjes se kostos se bukes, skraparllinjte spostojne pergjegjesine deri tek mungesa e energjise elektrike, e cila dyshohet si shkaku kryesor i rritjes se cmimit te bukes. Mirepo, shpjegohet se, pervec saj, mospajtimi me gjendjen e krijuar ka ne mes edhe te qenurit ne prag festash.

Banoret thone se kerkojne nderhyrjen e drejtuesve lokale per normalizimin e cmimit te bukes dhe cmimeve te asortimenteve te tjere qe ne prag te festes tradicionale te Vitit te Ri i cojne ne stratosfere. Ende nuk jane bere prezente rritja e bukes nga pronaret, ndaj kerkohet prej tyre nje nderhyrje e shpejte, te cilet ende jane ne dileme nese do te realizohet apo jo.
 

astronaut

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

<ul type="square">
[*]"LOJE-STRUCI" ME RRITJEN E CMIMEVE
[/list]

Nga Feti Zeneli

Eshte i dyti vit radhazi qe me iniciative te Bankes se Shqiperise, dhjetori nuk shpallet me "muaji i pyllezimeve" por periudha e fushates per mosrritjen spekulative te cmimeve. Fundvitin e kaluar nje iniciative e tille deshtoi turpshem, pasi cmimet e mallrave ne kete periudhe u dy-trefishuan krahasuar me periudhat e mepareshme. Me siguri e njejta gje ka per te ndodhur me rritjen e cmimeve edhe ne fundin e ketij viti, pasi iniciatoret, termat dhe menyra e organizimit te fushates antispekuluese ne treg jane te njejte me periudhen e nje viti me pare. Bile perkimi ne kohe, kete fundviti, i shfaqjes se nje dukurie te tille tipike allashqiptare me vendimin e Albtelekomit per rritjen e tarifave per kete lloj sherbimi apo dhe probleme te tjera te kesaj natyre ka per te renduar edhe me shume situaten. Nga ana tjeter Banka e Shqiperise problemin e spekulimit ne treg e shikon me shume ne siperfaqe se sa ne brendesi te tij, duke shigjetuar si shkaktare te kesaj situate "biznesin e vogel dhe nivelin e ulet te ndergjegjesimit te publikut".

* * *

Faktikisht, rritja tej cdo caku te arsyeshem ekonomik e cmimit te mallrave dhe sherbimeve per konsumatoret e varfer shqiptare eshte shfaqja me e dukshme e krizes se pergjitheshme qe ka perfshire keto vitet e fundit vendin tone, ku sipermarresit e vegjel private dhe qytetaret nuk jane shkaku por pasoja e nje situate te tille. Ne fillim te vitit 2003, sipermarresit e vegjel private dhe qytetaret u bene viktima te rritjes se cmimit te energjise elektrike dhe rritjes se re te ngarkeses fiskale. Rritja e tanishme e cmimit per tarifat e sherbimit telefonik dhe rritja e dyte e cmimit te energjise elektrike ne janar te vitit qe vjen do te bejne viktima te tjera nga radhet e ketyre konsumatoreve. Por si Albtelekomi ashtu dhe KESH-i jane, tani per tani, ndermarrje shtetrore, ndaj ne nje fare menyre rritja e cmimit per keto dy lloj sherbimesh perben nje politike te caktuar shtetrore, qe sikunder eshte pare deri me sot buxheti nuk e lejon "te shohi pertej undes se vete". Edhe ne rastin e rritjes spekulative te cmimeve ne cdo fundviti, pavareisht se ne pamje te pare duket sikur nje problem i tille krijohet ne segmentin tregtare-konsumatore, shkaku kryesor qendron ne pamundesine e veprimit te inistucioneve shtetrore per te arbitruar sic duhet lojen e tregut. Per nje shtet me institucione te dobeta dhe per nje qeverisje qe e ka zvendesuar treguesin e mireqenies se popullit me treguesite makroekonomike te FMN-se, sa me shume te fitojne subjektet e rregjistrit fiskal, aq me mire eshte per ta. Qeveritaret shqiptare ende nuk po e kuptojne se perfitimet e tyre buxhetore dhe standarti i qeverisjes per qytetaret do te jene me te larta ne rast se niveli i taksave per biznesin ulet apo pershkallezohet dhe cmimet e mallrave te konsumit harmonizohen me te ardhurat. Dy vjete me pare Rusia i uli ndjeshem tarifat e taksave, dhe si rezultat ekonomia po rritet dhe bankat po forcohen. Sipas raportit te FMN-se, vitin e kaluar ky shtet gjigand i Lindjes arriti te grumbulloje te ardhura fiskale sa 35% te PBB-se, disa miliona dollare me shume se vitet e meparshme, nderkohe qe per Shqiperine ky tregues nuk shkon me shume ase 19%. Nje eksperience tjeter, akoma me afer realitetit shqiptar eshte ajo e Irlandes se para 40 viteve, e cila nepermjet incentivave dhe lehtesive fiskale per investitoret e huaj krijoi nje lobing mjaft agresiv per te terhequr keto lloj investimesh ne vendin e vete, duke arritur keshtu qe brenda nje periudhe te shkurter kohe te shnderrohej ne nje nga vendet me te zhvilluara te Evropes, me nje standate te larte te jeteses per qytetaret e saj. Por qeveritaret tane pervec pengesave reale u krijojne dhe pengesa artificiale investitoreve te huaje duke i mbajtur ata gjithnje e me larg Shqiperise.

* * *

Ritmet e uleta te zhvillimit ekonomik, rritja galopante e cmimeve, thellimi i deficitit tregtar ne vend, papunesia e larte, investimet e uleta, etj., jane sot probleme te deshtimit apo ineficiences se qeevrisjes ne raport me sipermarjen e lire private, e cila me veprimtarine e tij krijon sot 70-80% te GDP-se. Ndaj ne kete kuptim, ecuria apo mosecuria e biznesit reflektohet drejtperdrejte ne ritmet e zhvillimit te pergjithshem ekonomik.

* * *

Nga ana tjeter, nderkohe qe 70% e taksave aplikohen mbi mallrat e konsumit dhe sherbimet e tjera jetesore te popullates, niveli i tyre i larte mbartet ne menyre te natyrshme ne nivelin e larte te cmimeve. Ne se do te perifrazonim nje shprehje politike te kohes se monizmit do te thoshim se cmimet e larta ta paharmonizuara me te ardhurat ne ekonomine e tregut jane "demokraci per pakcen dhe diktature per shumicen". Sipas njoftimit me te fundit te Bankes se Shqiperise, vetem gjate ketij viti, cmimi i produkteve bujqesore ne treg u rrit nga 20-30% per te gjitha llojet e ketyre prodhimeve. Rritje te cmimeve pati edhe ne sendet e tjera te konsumit, por ne shifra me te vogela se sa rritja e cmimit per produktet bujqesore. Ne teresi niveli i cmimit te mallrave te konsumit ne Shqiperi eshte, ne shumicem derrmuese te rasteve, edhe me i larte se sa i vendeve perendimore. Pa u futur ne larmine e gjere te artikujve te konsumit mund te themi se ne Shqiperi cmimet e produkteve bujqesore e blegtorale, ujit te ambalazhuar, pijeve freskuese, sheqerit, vajit vegjetal, orizit, makaronave, kafese, etj., aktualisht jane me te larte se sa ne Greqi dhe Itali. Vec te tjerash ky absurditet ndodh edhe per faktin se nje pjese e mire e artikujve te konsumit ne vendin tone importohen nga keto dy vende fqinje me Shqiperine.

* * *

Ndersa krahasuar me vendet e Lindjes, tregu shqiptar eshte akome dhe me i shtrenjte. Ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste te Lindjes, te cilat kane ruajtur nje nivel pak a shume te perballueshem cmimesh mbi bazen e te ardhurave, ne Shqiperi cmimet jane rritur jashte cdo mundesie te zakonshme blerese. Kjo eshte arsyeja qe ne vendin tone mbi 90% e popullise shpenzon afro 85% te te ardhurave per te blere artikujt me te domosdoshem te jeteses.

Per nje familje evropianoperendimore, shpenzimet per sende konsumi ushqimore dhe industriale nuk shkojne me shume se 30% te ardhurave vjetore, ndersa per nje familje evropianolindore ky tregues nuk eshte me shume se 45%. Pagat dhe te ardhurat e tjera te familjeve shqiptare kane kohe qe nuk i pergjigjen liberalizimit te cmimeve, pasi qeveritaret e ketij vendi shikojne vetem te rritin pagat e tyre dhe te bejne nje jete luksoze per vete, duke mos menduar qofte edhe nje ore te vetme ne dite per mireqenien e popullit.
 

astronaut

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Kjo eshte cmenduri dhe hajde e thuaj me pas se 3000 euro i mjaftojne nje individi apo turisti per nje jave pushime prane familjes se tij ne Shqiperi. :angel:
 

astronaut

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Ja si ta perlajne makinen ne Shqiperi.

<ul type="square">
[*]VJEDHJET, DY NE PRANGA, NJE NE KERKIM
[/list]

FIER - Vjedhjet e shumta corientojne policine dhe qytetaret e Fierit. Dy raste brenda nje dite, kane ne qender nje kercenim me arme dhe nje vjedhje makine, per te cilen akuzohen dy vellezer te cilet provohet te jene edhe pronar te nje servisi. E, ndersa vihet ne pranga personi qe me cifte hyri ne shpine e nje shtetasi, njeri prej autoreve te akuzuar per grabitjen e makines eshte ne kerkim

Grabitja e makines...

Arrestohet pronari i nje servisi dhe shpallet ne kerkim i vellai. Eshte denoncimi i nje vjedhjeje qe ve para pergjegjesise dy djemte e familjes Dani. Keshtu vellezerit Ervis Dani, 18 vjec, dhe Miklovan Dani, nga lagja "Bishanak" e qytetit te Fierit, pronare te nje lokali sherbimesh makinash ne Fier, akuzohen te kene vjedhur veturen "Benz 240", me targa MK 1498 A, ne Ballsh. Vetura i perkiste shtetasit Ahmet Boraj, i cili e kishte parkuar para shtepise se tij. Por, kur doli mengjesin e te shtunes, nuk e gjeti makinen. Ai kallezoi vjedhjen ne komisariatin e policise se Mallakastres. Kerkimi policor u shtri ne rrethin e Fierit. Dy dite pas, agjentet e policise kriminale arriten te zbulonin veturen e zhdukur ne servisin e shtetasit Kastriot Ferko, ne fshatin Portez te Fierit. Aty i kapen ne flagrance duke cmontuar veturen, me qellimin per ta shitur pjese-pjese me pas. Pronari i servisit ku u gjet makina, u shoqerua ne komisaratin e policise, dhe me pas u la i lire. Policia vuri ne pranga njerin nga vellezerit vjedhes, Ervis Danin, nderkohe qe shpalli person ne kerkim vellain e tij, Miklovanin.

Rasti tjeter...

Nderkaq, ne nje episod tjeter, ne qytetin e Patosit, Gezim Lushka, 43 vjec, u arrestua, dje, sepse tentoi te vjedhe me arme ne shtepine e bashkeqytetarit te tij, Luan Muskaj. Ai trokiti mengjesin e te dieles, ne banesen e Muskajt, dhe sapo kryefamiljari hapi deren, Lushka i drejtoi tyten e nje cifteje. Ne fakt, ai nuk mundi te vjedhe, duke hasur neqendresen e te zotit te shtepise. Denoncimi i ketij te fundit vuri ne levizje uniformat blu, te cilat prangosen autorin e krimit. G.Ruko
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise


Vazhdojme me temen. :eek: :eek:

CELULARET, GJOBITEN 70 SHKODRANE

Shkoder- Gjobat per shoferet qe flasin ne celular kane mberritur edhe ne Shkoder. Vetem ne nje dite Qarkullimi rrugor ne Shkoder ka vendosur 70 gjoba. Vetem pak dite pas paralajmerimeve te Ministrise te Rendit per ndeshkimin me gjoba te gjithe atyre qe flasin ne celular gjate kohesh qe drejtojne makinen ka nisur ndeshkimi me masa administrative te gjithe atyre qe shkelin kete rregullore. Sipas burimeve nga drejtoria e Policise se Shkodres kjo behet ne te mire te qytetareve, te drejtuesve te automjeteve. Madje burimet policore kane bere nje thirrje sensibilizuese per drejtuesit e makinave qe te jene me te kujdesshem pasi keto lloj masash merren ne ruajtje te jetes te tyre.


I NDJERE MES KERCENIMIT

Shkoder - Bie ne prangat e policise se Shkodres vrasesi i '97. Eshte arrestuar me ne fund personi qe kishte vrare ne mars te vitit 1997 drejtorin e Fabrikes se Cimentos. Ka qene nje operacion i mireorganizuar nga blute e Shkodres ai qe ka mundesuar kapjen e personit te shpallur ne kerkim per vrasje, Edmir Pergjetaj, 30 vjec, nga Zuesi. Ndaj tij Gjykata e Shkodres, me 17 mars te vitit 2000, kishte marre masen ndeshkimore 17 vjet burgim per vepren penale te vrasjes. Ne mars te vitit 1997 kishte vrare per motive te dobeta drejtorin e Fabrikes se Cimentos, Agron Sykja. Operacioni per kapjen e 30-vjecarit vrases eshte zhvilluar ne oret e para te se martes. Ndaj tij eshte marre masa e arrestit. 30-vjecari nga Zuesi eshte personi i dyte i shpallur ne kerkim i kapur brenda javes pas A. Lajthise


MODERNIZOHET PSIKIATRIKU I VLORES

Vlore - Qe nga e hena e 9 dhjetorit, spitali psikiatrik ne Vlore do te jete ndryshe. Perurimi i nje sherbimi te ri pranimi per te semuret mendore, i ka dhene atij pamjen e nje spitali bashkekohor. Ne ceremonine e rastit, qe u organizua pikerisht ne mjediset e reja, moren pjese perfaqesues te UNOPS, nenkryetari i bashkise Halim Dervishi, drejtues te institucioneve shendetesore ne Vlore etj.

Folesit e shumte u shprehen se ky projekt eshte pjese e reformes

kombetare te ndermarre nga Ministria e Shendetesise ne lidhje me politikat e reja te shendetit mendor. Reparti i ristrukturuar e i pajisur me 8 shtreter nga programi i financuar nga Qeveria Italiane PASART i zyres se Unopsit ne Shqiperi. Kostoja e projektit eshte rreth 31 mije dollare. Ky sherbim i ri pranimi 24 oresh, do te organizoje me mire pranimin e te semureve ne spitalin psikiatrik dhe do te seleksionoje ata qe mund te paraqiten si pasoje e problemeve te ndryshme sociale nga ata kronie.

Ai do te sherbeje ne nje fare menyre, si rregullator i ushtrimeve ne spital, apo ndryshe nje filter per parandalimin e shtrimeve te panevojshme. Ky sherbim do te jete hapi i pare per kalimin e sherbimeve psikiatrike ne komunitet. Kjo ben te mundur nje racionalizim me te mire te shtrimeve, secili pacient do te kete

nje kartele te veten dhe do te ndiqet nga i gjithe personeli i repartit.

Bashkepunimi...

Te gjitha kartelat klinike do te informatizohen nga zyra e

statistikave te spitalit, qe eshte e pajisur me kompjuter dhe me nje program te vecante dhe modern regjistrimi. I gjithe ky projekt eshte i realizuar edhe me ndihmen e Karitasit ambrozian. Sherbimi i pranimit do te menaxhohet nga nje bashkepunim shume i ngushte mes stafit te spitalit psikiatrik, mjekeve dhe perfaqesuesve te shoqerise civile. Diana Brahimuco, drejtore e spitalit psikiatrik, pyetjes se "KJ" se cfare te reje i sjell sherbimit te te semureve ky projekt, iu pergjigj: "Ndryshon komplet se funksionuari reparti i pranimit. I semuri pranohet, diagnostikohet dhe trajtohet per nje afat te shkurter dhe pastaj i drejtohet sherbimeve komunitare ndermjet vizitave ne familje qe do te beje ekipi i sherbimit duke e ndjekur ne vazhdimesi ne familje. Ky projekt qe do ta vazhdoje per gjate 8 muajve ne fazen eksperimentale, ne perspektive synon qe te ngrihet nje qender e shendetit mendor. Ky sherbim arrin synimet e tij duke i nxjerre nga izolimi kete kategori te semuresh per ta futur ne komunitet, sikurse ndodh edhe ne vendet e zhvilluara, duke zbatuar edhe te drejtat e njeriut.


TE NDERTOSH, TANI ME SHTRENJTE

Te ndertosh ne Shqiperi, tani kushton me shtrenjte se me pare. Dhe kjo si pasoje e rritjes se cmimeve te shpenzimeve ne ndertim. Nje fakt te tille e deklarojne specialistet e Institutit te Statistikave ne raportn e ri "Indeksi i Kushtimit te Ndertimit". Ne kete raport serioz dhe mjaft te detajuar, pohohet fakti se gjate tremujorit te trete te vitit 2003, ky indeks arriti ne 118 duke shenuar ne kete menyre nje rritje prej 1.6 perqind kundrejt muajve te meparshem. Brenda grupit "Shpenzime direkte", rritjen me te madhe e shenoi grupi "Shpenzime per materiale ndertimi" me nje vlere prej 3 perqind. Sipas te dhenave, nje rritje te re ka pesuar edhe zeri "Ngritje kantieri" me nje vlere prej 2 perqind kundrejt se njejtes periudhe te vitit te kaluar. Kjo tregon se tani per te marre nismen e ndertimit te nje godine te re, sipermarresit duhet te llogarisin me teper leke vetem ne hapin e pare, ate te ngritjes se kantierit. Sipas te dhenave, ky ze ka arritur ne vleren prej 114.6 nga 112.4 qe shenohej per te njejten periudhe gjate vitit te kaluar. Por megjithate, numri i ndertesave te reja nuk njohin ulje edhe nga rritja e kushtimit te ndertimit. Sipermarrja ne ndertim, eshte nga me te preferuarat per biznesmenet shqip.


Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise
:eek: :eek:
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Tema:
Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise

Vazhdojme me temen. :eek: :eek:


Hije mbi nje alibi
Ka shfaqur per here te pare fytyren. Si per te treguar se pohimi i te vetmit deshmitar nuk eshte i sakte. E duke renditur edhe nje sere argumentash qe qe tentojne te vertetojne se ajo nuk ka lidhje me vrasjen. Radiografia e nje krimi sipas Imelda Tashos

Imelda Tasho e nen masa sigurie del nga gjykata e Tiranes

Me nje buzeqeshje te lehte ne fytyre, Imelda Tasho nuk eshte perpjekur per asnje cast te vetem te fshehe fytyren, teksa dilte nga ndertesa e Gjykates se Apelit. Ashtu sic nuk i kishte fshehur edhe floket e verdhe, te cilet ndryshe nga shfaqja e pare ne gjykate kur i kishte lidhur pas kokes, i kishte lene te derdhura supeve. Per te treguar ndoshta ate qe e quan si nje nga pikat me te forta te alibise se saj: ajo, Imelda Tasho nuk i ngjet aspak asaj vajzes qe shoferi i taksise e kishte pershkruar si shoqeruesen e vrasesit te Genci Sines, shoferit te prokurorit te pergjithshem. Ky element se bashku me ca detaje te tjera qe kane te bejne me oraret e levizjeve neper taksi, sqarimit te rrethanave se si ishin gjetur aty gjurmet e gishterinjve te saj, apo edhe nje mori ligjesh te cituara qe ajo thote se ne rastin e saj jane shkelur, perbejne te gjithe ate qe Imelda Tasho e ka quajtur nje sajese. Nje tip skenari, qe si nje nje film policor eshte i mbushur me gjurmime telefonansh, ndjekje me makina dhe fotografime nga larg, vrasje e ndjekje qe rrefehen bashke me nje histori dhjete vjecare dashurie. Nje skenar ku nje e akuzuar per bashkepunim ne vrasje, e vleresuar nga dy gjykata si aq e rrezikshme sa i duhet te qendroje e izoluar ne qeli, tregon prej andej: une e kam nje alibi.

Ajo alibi qe Imelda pretendon se e ka, ne fakt nuk ka sherbyer pervecse si nje histori per konsum ne shtypin e perditshem. Sepse as prokuroreve te ceshtjes, e as gjykatesve nuk ua kane mbushur mendjen argumentet e Imeldes se i dashuri i saj nuk kishte arsye te vriste shoferin e kryeprokurorit. Ne fakt, e gjithe ajo cfare Imelda Tasho e quan alibi, permblidhet ne vete tregimet e saj, te pavertetuara nga te tjere njerez. Nderkaq qe prova e pare e hetuesve, ajo qe i ka cuar drejt identifikimit te Altin Arapit si vrases dhe e Imeldes si shoqeruesja e tij, ka qene pikerisht telefoni celular. Ai numer qe i perkiste Arapit por qe perdorej ne fakt nga e dashura e tij. Nje deklarate e Altin Arapit, dorezuar ne Prokurori perpara se ai te arrestohej ne Belgjike, nuk e mohon qe prej atij celulari cifti te kete therritur nje nga radiotaksite 244 444. Nje taksi e cila sipas kesaj deklarate ka ardhur me vonese dhe nuk eshte perdorur. Ne oren kur ka ndodhur krimi kam qene ne shtepi, ka thene Imelda ne nje interviste per gazeten Panorama . Nderkaq qe ne Prokurori ka pershkruar me me detaje te gjitha levizjet e asaj dite, detaje qe perputhen imtesisht me ato qe kishte pershkruar edhe Altin Arapi ne letren e tij. Ndoshta per faktin qe kishte qene Imelda ajo qe ia kishte diktuar permes telefonit Altinit, te larguar jashte Shqiperise nderkaq, te gjitha levizjet e asaj dite. Dy a tre dite pas vrasjes, sdi ta them saktesisht, por mbaj mend qe me mori Altini ne telefon dhe me tha qe dicka ka ndodhur, se policia ishte duke kerkuar ca numra telefoni dhe se behej fjale per telefonin e tij. Ne pozicionin ku gjendej, atij i duhej te bente nje deklarate sqaruese per Prokurorine, per gjitha levizjet e asaj dite, tregon Imelda ne interviste. I dashuri i kerkonte gjithe itinerarin e levizjeve, pasi sic ka treguar Imelda ai nuk mbante mend dhe aq sakte. Pasi i plotesoi, me mori prape ne telefon se mos kishte bere ndonje gabim dhe me tha qe do ia dergonte Prokurorise.

Imelda ka treguar se ne shtepi ka mberritur ne oren 21 te mbremjes. Vetem njezetepese minuta me pas eshte vrare Genci Sina, nderkaq qe ne Prokurori nuk dihet te jete pyetur ndonje deshmitar qe te vertetoje kete alibi. Asnje fqinj qe mund ta kete pare apo as edhe ndonje shofer tjeter taksie qe te deshmonte se vertet njezetepese minuta perpara vrasjes Imelda Tasho kishte ngjitur vertet shkallet e pallatit te saj.

Dy a tre dite pas asaj mbemjeje, telefonata e Altinit nga jashte nuk kishte qene nje nga ato telefonatat e zakonshme. Ndersa do ta ndihmonte per te kujtuar levizjet e tyre, Imelden do fillonte ta brente nderkaq shqetesimi. Shqetesimi do te shtohej me teper kur nje mengjes, ne castin e hipjes ne taksi do te shihte se nje nga dy njerezit qe ishin pas saj, do te kalonte rrugen. Ne ate cast ajo do te diktonte se behej fjale per nje njeri qe e kishte pare edhe diten e shkuar, pikerisht kur po priste taksine qe do ta conte si gjithmone ne pune. Kjo me beri me te vemendshme. Pas kesaj, dite me radhe shikoja qe ndiqesha deri afer punes. Shqetesimet i bisedoja ne telefon me Altinin. Prisnim qe ndjekesit te bindeshin se ishin gabim. Por ne fakt nuk ndodhi keshtu. Ndonese thote se arrestimin nuk e conte neper mend, gati nje muaj pas vrasjes se shoferit te Prokurorit nje grup njerezish te veshur me kostume e kollare do te mberrinin ne zyren e saj per ti kerkuar qe ti shoqeronte per nje sqarim ne Prokurori.

Ne godinen e Prokurorise Imeldes do ti merreshin gjurmet e gishterinjve. Gjurmet e para u krahasuan pastaj me ato te gjetura ne taksi dhe bingo. Gjurma e gishtit te unazes se dores se majte, perputhej krejtesisht me nje gjurme te lene ne taksi. Dhe nese mbi kete gjurme hetuesit kane ngritur pandehmen se Imelda eshte pikerisht vajza e kerkuar, po mbi te njejten gjurme ajo vete perpiqet te ndertoje pafajesine e saj: Nese akuzohem se kam qene ne ate taksi, logjikisht i bie qe une ta kem hapur deren, te jem ulur, te kem mbyllur deren, te jem cuar prape, te kem hapur deren dhe ta kem mbyllur serish. Pra, logjikisht i bie qe une te kem lene mjaft gjurme atje dhe jo vetem ate te gishtit te majte te unazes, dhe ne nje pozicion krejtesisht te papershtatshem, pasi ishte ne ndenjesen e pasme, tek trekendeshi i xhamit, 30 cm poshte tij, sic pretendohet. Imelda thote se nuk kishte se si te hynte e te dilte nga nje makine duke perdorur vetem gishtin e unazes, duke e perligjur nderkaq pranine e shenjes se saj ne taksine e krimit thjesht si nje koincidence. Nje perkim rastesor thjesht se cdo levizje neper Tirane e kryente me taksi.

Nga e njejta taksi do te dilte edhe nje tjeter prove e Prokurorise qe do ta rendonte me teper pozicionin e Imelda Tashos. Nga sedilja e perparme e makines, taksisti ka qene deshmitari me kryesor, ai qe sipas policise e ka njohur vajzen, e cila mbremjen e 29 shtatorit shoqeronte Altin Arapin. Njohje e cila per Imelda Tashon nuk ka asnje lloj vlere pasi eshte shkelur ligji, neni 172 i Kodit te Procedures Penale. Sipas rregullave te tij, duhet te sigurohen te pakten dy persona, te cilet duhet te jene sa me te ngjashem me personin qe duhet te njihet, ne kete rast me mua. Kjo do te thote se une duhet te isha midis te ngjashmeve kur te paraqitesha per njohje. Per njohjen mbahet nje procesverbal ne te cilin shenohet me hollesi gjithcka dhe firmoset nga te gjithe.

Por perpara se Imelda te arrestohej, perpara se te bente ate ballafaqim ku shoferi do te deklaronte eshte pikerisht ajo, vetem disa ore pas vrasjes taksisti kishte pershkruar nderkaq identikitin e ciftit vrases. Vajzen e ishte pershkruar me floke me onde, relativisht te shkurtra. Me floket kapelon e kishte pershkruar shoferi vajzen, duke huajtur nje fjale nga ato te modes se Tiranes se fillimit te viteve 80. Kurse djalin e kishte portretizuar si bardhosh ne fytyre. E kam lexuar deshmine e taksistit, ka rrefyer Imelda dhe ajo qe shpjegon ai per ciftin qe ka patur ne taksi mua dhe Altinin na perjashton... As floket e mia nuk mund te zgjateshin me magji dhe as fytyra esmere e Altinit smund te ishte e bardhe. Pa analizuar aspak nje detaj te tille si erresira qe mund te ngaterronte taksistin, aq sa nje flok te mbledhur ndoshta pas kokes ta quante kapelon apo fytyren ngjyre gruri te Altinit ne ate ore te mbremjes, nen ndricimin e meket te rrugeve ta merrte per ngjyre te bardhe, Imelda thote thjesht se kjo deshmi eshte nje montim i radhes. Nje nga ato montime qe u ka sherbyer hetuesve e prokuroreve per te ngritur ate skenat kunder saj dhe te dashurit te saj. Dhe ndoshta pikerisht per te deshmuar qe ajo nuk eshte vajza e pershkruar nga taksisti, teksa dilte nga dera e gjykates se Apelit, Imelda nuk ka tentuar ta fshehe fytyren. Sic ka lene te derdhura mbi supe floket e saj te verdhe.
 
Top