Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise
Tema:
Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise
Vazhdojme me temen.
Hije mbi nje alibi
Ka shfaqur per here te pare fytyren. Si per te treguar se pohimi i te vetmit deshmitar nuk eshte i sakte. E duke renditur edhe nje sere argumentash qe qe tentojne te vertetojne se ajo nuk ka lidhje me vrasjen. Radiografia e nje krimi sipas Imelda Tashos
Imelda Tasho e nen masa sigurie del nga gjykata e Tiranes
Me nje buzeqeshje te lehte ne fytyre, Imelda Tasho nuk eshte perpjekur per asnje cast te vetem te fshehe fytyren, teksa dilte nga ndertesa e Gjykates se Apelit. Ashtu sic nuk i kishte fshehur edhe floket e verdhe, te cilet ndryshe nga shfaqja e pare ne gjykate kur i kishte lidhur pas kokes, i kishte lene te derdhura supeve. Per te treguar ndoshta ate qe e quan si nje nga pikat me te forta te alibise se saj: ajo, Imelda Tasho nuk i ngjet aspak asaj vajzes qe shoferi i taksise e kishte pershkruar si shoqeruesen e vrasesit te Genci Sines, shoferit te prokurorit te pergjithshem. Ky element se bashku me ca detaje te tjera qe kane te bejne me oraret e levizjeve neper taksi, sqarimit te rrethanave se si ishin gjetur aty gjurmet e gishterinjve te saj, apo edhe nje mori ligjesh te cituara qe ajo thote se ne rastin e saj jane shkelur, perbejne te gjithe ate qe Imelda Tasho e ka quajtur nje sajese. Nje tip skenari, qe si nje nje film policor eshte i mbushur me gjurmime telefonansh, ndjekje me makina dhe fotografime nga larg, vrasje e ndjekje qe rrefehen bashke me nje histori dhjete vjecare dashurie. Nje skenar ku nje e akuzuar per bashkepunim ne vrasje, e vleresuar nga dy gjykata si aq e rrezikshme sa i duhet te qendroje e izoluar ne qeli, tregon prej andej: une e kam nje alibi.
Ajo alibi qe Imelda pretendon se e ka, ne fakt nuk ka sherbyer pervecse si nje histori per konsum ne shtypin e perditshem. Sepse as prokuroreve te ceshtjes, e as gjykatesve nuk ua kane mbushur mendjen argumentet e Imeldes se i dashuri i saj nuk kishte arsye te vriste shoferin e kryeprokurorit. Ne fakt, e gjithe ajo cfare Imelda Tasho e quan alibi, permblidhet ne vete tregimet e saj, te pavertetuara nga te tjere njerez. Nderkaq qe prova e pare e hetuesve, ajo qe i ka cuar drejt identifikimit te Altin Arapit si vrases dhe e Imeldes si shoqeruesja e tij, ka qene pikerisht telefoni celular. Ai numer qe i perkiste Arapit por qe perdorej ne fakt nga e dashura e tij. Nje deklarate e Altin Arapit, dorezuar ne Prokurori perpara se ai te arrestohej ne Belgjike, nuk e mohon qe prej atij celulari cifti te kete therritur nje nga radiotaksite 244 444. Nje taksi e cila sipas kesaj deklarate ka ardhur me vonese dhe nuk eshte perdorur. Ne oren kur ka ndodhur krimi kam qene ne shtepi, ka thene Imelda ne nje interviste per gazeten Panorama . Nderkaq qe ne Prokurori ka pershkruar me me detaje te gjitha levizjet e asaj dite, detaje qe perputhen imtesisht me ato qe kishte pershkruar edhe Altin Arapi ne letren e tij. Ndoshta per faktin qe kishte qene Imelda ajo qe ia kishte diktuar permes telefonit Altinit, te larguar jashte Shqiperise nderkaq, te gjitha levizjet e asaj dite. Dy a tre dite pas vrasjes, sdi ta them saktesisht, por mbaj mend qe me mori Altini ne telefon dhe me tha qe dicka ka ndodhur, se policia ishte duke kerkuar ca numra telefoni dhe se behej fjale per telefonin e tij. Ne pozicionin ku gjendej, atij i duhej te bente nje deklarate sqaruese per Prokurorine, per gjitha levizjet e asaj dite, tregon Imelda ne interviste. I dashuri i kerkonte gjithe itinerarin e levizjeve, pasi sic ka treguar Imelda ai nuk mbante mend dhe aq sakte. Pasi i plotesoi, me mori prape ne telefon se mos kishte bere ndonje gabim dhe me tha qe do ia dergonte Prokurorise.
Imelda ka treguar se ne shtepi ka mberritur ne oren 21 te mbremjes. Vetem njezetepese minuta me pas eshte vrare Genci Sina, nderkaq qe ne Prokurori nuk dihet te jete pyetur ndonje deshmitar qe te vertetoje kete alibi. Asnje fqinj qe mund ta kete pare apo as edhe ndonje shofer tjeter taksie qe te deshmonte se vertet njezetepese minuta perpara vrasjes Imelda Tasho kishte ngjitur vertet shkallet e pallatit te saj.
Dy a tre dite pas asaj mbemjeje, telefonata e Altinit nga jashte nuk kishte qene nje nga ato telefonatat e zakonshme. Ndersa do ta ndihmonte per te kujtuar levizjet e tyre, Imelden do fillonte ta brente nderkaq shqetesimi. Shqetesimi do te shtohej me teper kur nje mengjes, ne castin e hipjes ne taksi do te shihte se nje nga dy njerezit qe ishin pas saj, do te kalonte rrugen. Ne ate cast ajo do te diktonte se behej fjale per nje njeri qe e kishte pare edhe diten e shkuar, pikerisht kur po priste taksine qe do ta conte si gjithmone ne pune. Kjo me beri me te vemendshme. Pas kesaj, dite me radhe shikoja qe ndiqesha deri afer punes. Shqetesimet i bisedoja ne telefon me Altinin. Prisnim qe ndjekesit te bindeshin se ishin gabim. Por ne fakt nuk ndodhi keshtu. Ndonese thote se arrestimin nuk e conte neper mend, gati nje muaj pas vrasjes se shoferit te Prokurorit nje grup njerezish te veshur me kostume e kollare do te mberrinin ne zyren e saj per ti kerkuar qe ti shoqeronte per nje sqarim ne Prokurori.
Ne godinen e Prokurorise Imeldes do ti merreshin gjurmet e gishterinjve. Gjurmet e para u krahasuan pastaj me ato te gjetura ne taksi dhe bingo. Gjurma e gishtit te unazes se dores se majte, perputhej krejtesisht me nje gjurme te lene ne taksi. Dhe nese mbi kete gjurme hetuesit kane ngritur pandehmen se Imelda eshte pikerisht vajza e kerkuar, po mbi te njejten gjurme ajo vete perpiqet te ndertoje pafajesine e saj: Nese akuzohem se kam qene ne ate taksi, logjikisht i bie qe une ta kem hapur deren, te jem ulur, te kem mbyllur deren, te jem cuar prape, te kem hapur deren dhe ta kem mbyllur serish. Pra, logjikisht i bie qe une te kem lene mjaft gjurme atje dhe jo vetem ate te gishtit te majte te unazes, dhe ne nje pozicion krejtesisht te papershtatshem, pasi ishte ne ndenjesen e pasme, tek trekendeshi i xhamit, 30 cm poshte tij, sic pretendohet. Imelda thote se nuk kishte se si te hynte e te dilte nga nje makine duke perdorur vetem gishtin e unazes, duke e perligjur nderkaq pranine e shenjes se saj ne taksine e krimit thjesht si nje koincidence. Nje perkim rastesor thjesht se cdo levizje neper Tirane e kryente me taksi.
Nga e njejta taksi do te dilte edhe nje tjeter prove e Prokurorise qe do ta rendonte me teper pozicionin e Imelda Tashos. Nga sedilja e perparme e makines, taksisti ka qene deshmitari me kryesor, ai qe sipas policise e ka njohur vajzen, e cila mbremjen e 29 shtatorit shoqeronte Altin Arapin. Njohje e cila per Imelda Tashon nuk ka asnje lloj vlere pasi eshte shkelur ligji, neni 172 i Kodit te Procedures Penale. Sipas rregullave te tij, duhet te sigurohen te pakten dy persona, te cilet duhet te jene sa me te ngjashem me personin qe duhet te njihet, ne kete rast me mua. Kjo do te thote se une duhet te isha midis te ngjashmeve kur te paraqitesha per njohje. Per njohjen mbahet nje procesverbal ne te cilin shenohet me hollesi gjithcka dhe firmoset nga te gjithe.
Por perpara se Imelda te arrestohej, perpara se te bente ate ballafaqim ku shoferi do te deklaronte eshte pikerisht ajo, vetem disa ore pas vrasjes taksisti kishte pershkruar nderkaq identikitin e ciftit vrases. Vajzen e ishte pershkruar me floke me onde, relativisht te shkurtra. Me floket kapelon e kishte pershkruar shoferi vajzen, duke huajtur nje fjale nga ato te modes se Tiranes se fillimit te viteve 80. Kurse djalin e kishte portretizuar si bardhosh ne fytyre. E kam lexuar deshmine e taksistit, ka rrefyer Imelda dhe ajo qe shpjegon ai per ciftin qe ka patur ne taksi mua dhe Altinin na perjashton... As floket e mia nuk mund te zgjateshin me magji dhe as fytyra esmere e Altinit smund te ishte e bardhe. Pa analizuar aspak nje detaj te tille si erresira qe mund te ngaterronte taksistin, aq sa nje flok te mbledhur ndoshta pas kokes ta quante kapelon apo fytyren ngjyre gruri te Altinit ne ate ore te mbremjes, nen ndricimin e meket te rrugeve ta merrte per ngjyre te bardhe, Imelda thote thjesht se kjo deshmi eshte nje montim i radhes. Nje nga ato montime qe u ka sherbyer hetuesve e prokuroreve per te ngritur ate skenat kunder saj dhe te dashurit te saj. Dhe ndoshta pikerisht per te deshmuar qe ajo nuk eshte vajza e pershkruar nga taksisti, teksa dilte nga dera e gjykates se Apelit, Imelda nuk ka tentuar ta fshehe fytyren. Sic ka lene te derdhura mbi supe floket e saj te verdhe.