Re: Emigrantet shqiptare nuk duan te udhetojne drejt Shqiperise
Kam qene cdo vit ne Shqiperi dhe duke folur per veten time, gjeja pare qe me ka bere te zgurdulloj syte, jane cmimet stratosfere te artikujve ushqimore.
Te gjithe tregtaret shqiptare ngrejne cmimet e artikujve te konsumit dhe te rrjepin lekuren.
Vitin qe kaloi kam paguar 1000 euro vetem per nje jave, nga data 24 deri me 31 dhjetor.
Blej, blej, blej dhe cantat plote me ushqime dhe asgje nuk shihej ne frigorifer.
Vetem ne Shqiperi ndodhin cudira te tilla dhe te pakten deri tani nuk kam degjuar qe cmimet ne Evrope ngrihen ne rast festash, perkundrazi ato vetem njohin ulje.
Me duket se ne Shqiperi duhet te jesh i pasur qe te kalosh mire e pa u vrare nga xhepi.
Fola me disa shoke te mij jashte shtetit ne telefon kur isha vjet ne Shqiperi dhe nuk e besoni, por fatura e telefonit per 30 minuta te folura kishte ardhur sa nje rroge mujore per nje punonjes te thjeshte ne Shqiperi.
Ca behet keshtu?
U bene 13 vjet tranzicion dhe tregtaret tregohen me gomere se gomeret.
Pastaj te shkosh te pish nje kafe me nje shok diku, te iken 500(te reja)lekeshi per nje ore a thua ishte pesedhjetelekesh apo nje kafe e konjak.
Boooooo kur shkova ne Durres andej nga Vollga, me hoqen leshte ata kamarieret.
E ku pale, ne nje kafe qe ne rrezik ti shembej tavani.
E dini perse zgjodha ate kafene?
Sepse aty mendova se do ishte me lire.
Jo more vlla, ai paska qene nje bir kur-ve si puna e atyre berbereve qe ne vend se te rruajne mjekrren te shkullin leshin.
Pu pu pu puuuu kur shkova nje dite te nje restorant pas stadiumit "Qemal Stafa" qe me nder te themi dukej si kioske e arrnuar me perde te bukura.
Dy suflaqe 2000 a 2400 leke(te vjetra) dhe qa kishin brenda ato suflaqet.
I dini ju ato krecet e peshkut, ja si ato ishin copat e mishit ne piten e rrumbullakosur.
Se mishin i zoti i restorantit e kishte te thate ose nuk kishte drita dhe mishi i prere per sulfaqe behej me keq se krecja e peshkut.
Turp, turp per 15 dite qe ndenja ne Shqiperi kam harxhuar mbi 3000 euro dhe ju betohem, plakes i pata dhene ca pare keshtu per qejf dhe isha i detyruar ti a kerkoj prape.
Pastaj ato shampot ne Shqiperi.
Bleva gjoja shampo nga ato me te mirat dhe me besoni sa here lahesha, dora e mbledhur me mbushej me floke.
Ishte gelqere e pashuar apo e shuar se nuk marr vesh nga keto pune, brenda ne shampo.
Sapun nuk guxoja te vija mbi trup.
Po me dritat!
Meqe ra ky rasti i shampos, ujin e terheqim me pompa dhe perdreq ne pallatin ku jetoj i kane vene te gjithe pompat.
U futa ne dush pasi plaka me sinjalizoi se cezma po ben kerr kerr kerr(po vinte uje) dhe prisja me gezim te lahesha.
Kisha dy dite pa u lare dhe ja me ne fund erdhi uji.
Po si erdhi?
I kuq flake bre dhe thashe me vete" kjo pompa ime e ujit po i thith gjakun ndonjerit"
Pas disa sekondash uji ndryshon ngjyre dhe mbasi fillova te lahesha me uje te ngrohte, fffappp nderpritet uji i ftohte dhe mbi koke dhe mbi kurriz ndiej sikur me hodhen vaj qe valon.
Nje te hedhur perpjete nga ulerima dhe dhimbja dhe lavamani beri nje krrau e u thye.
Kur mbas dhimbjeve dhe plageve ne kurriz, ikin dritat.
Isha me shkume ne koke e trup.
Merreni me mend veten se cfare mendon njeriu ne ato caste.
Ngela pa u lare dhe ashtu me peshqir u thava.
Ftohte bente perjashta dhe brenda ishim te detyruar te qendronim nen driten e qiririt dhe te benim uh uh uh per te ngrohur dhomen ku rrinim.
Jorgani mbi krahe ishte kaloriferi me i mire per te shpetuar nga ndonje rrufe apo ftohje me bronkopneumoni.
Kur pata shkuar ne fillim me pushime prane familjes, pata pire uje te cesmes(atehere kur vinte).
Kur u largova nga Shqiperia per ketu ku jetoj, kisha oreks te madh dhe haja shume e gje skuptoja.
Me nder te themi me kruhej edhe by-tha.
Dal ne banjo dhe shoh se kisha larva te bardha.
Ishte interesante se sa here me kruhej, me dukej sikur dicka nxirrte koken jashte vrimes se jashteqitjes.
Shkoj te doktori dhe i qaj hallin.
Doktori me jep recete dhe farmacistja kur e merr vesh se cfare barnash kerkoja, nderron fytyre dhe sa per pak mund te qeshte aty perballe meje.
Eehhh.
Po doni me me thoni se ka dhe te tjera qe me ngjallin krupen me shume se ca para qe nuk i ha as qeni.
(Vijon ne te ardhmen