Re: Ekzistenca e LUMTURISE !
Pershendejte,
Mua me ben vertet pershtypje se nga te gjithe ata qe kane shkruar deri tani mbi kete teme, askush nuk ka thene se eshte vertete i lumtur gjithmone (ose shumicen e kohes).
Padyshim qe te gjithe njerezit e kerkojne lumturine, por me sa lexova nga lart te gjithe e lidhin lutmturine me rrethanat.
Per mendimin tim (dhe s'do te thote aspak se eshte i drejte) asnje njeri nuk mund te gjeje lumturine e vertete pervec se ne plotesimin e asaj per te cilen jemi krijuar.
E di, e di c'mendoni por lexoni mendimin tim deri ne fund!
Nese nje njeri beson ne evolucionin dhe ne teorine se cdo gje erdhi nga rastesia, atehere ai/ajo do besoje se edhe ai/ajo vete eshte rastesi, e kaluara eshte rastesi, e tashmja eshte rastesi dhe e ardhmja eshte rastesi. Per nje njeri te tille jeta ka vetem nje kuptim: "Te hame e te pime se neser do vdesim", qe perfshin idene se "Peshku i madh e ha te voglin". Per nje njeri qe nuk e di nga ka ardhur dhe ku po shkon si mundet te dije se ku eshte? Si mundet jeta e nje njeriu te tille te kete lumturi atehere? Ku mundet ai/ajo ta kerkoje lumturine pervec ne gjerat e castit!
Per mendimin tim, njeriu u krijua nga Zoti per lavdine e Zotit dhe nese nje njeri nuk i perket atij dhe nuk eshte duke jetuar me qellimin per te cilin u krijua, nuk mund ta gjeje asnjehere lumturine. Mund te gjeje gezim te perkohshem, por jo lumturi qe zgjat. Madje, do kaloje te tere jeten duke e kerkuar lumturine ne cdo gje, dhe nuk do ta gjeje ate ne asnje gje tokesore.
Une mund te them me sinqeritet se jam i lumtur por jo per shkak te rrethanave, por e di se cfare qellimi ka jeta ime, kam nje vizion per te ardhmen, dhe e di pse jetoj. Nuk jam ketu kot!
Ky eshte mendimi im. Me korrigjoni nese jam gabim.