Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

kisha pershtypjen qe ti kontrapedali i njihje mire shfrat e bashkise kur akuzon per shperdorime e korrupsion
shrug.gif


apo bazon analizen ne ate qe te ka thene (po besoj se edhe ti nuk je i sigurte) nje biznesmen mbeshtetes i njeles mbi financimet qe i ka dhene rames per te bere lobing?!

perseris mendimin tim

aftesia per te mbledhur fonde nga ana e bashkise eshte pozitive
aftesia e bashkise per te perdorur fondet ne realizimin e nje vizioni te vlefshem (gjykimi ketu eshte relativ dhe e kemi dhene me vote) eshte dicka pozitive

efekti kompleksiv i punes se edit ne tirane eshte dicka pozitive dhe kjo duket

askush nuk ka sjelle ndonje argument te bindshem ne kundershitm me vizionin apo veprimtarine e rames (dallaveret qe sjell kontrapedali i shkojne realitivisht kunder ndersa dallaveret qe kam sjelle une i shkojne relativisht pro)

PS. Kontrapedali, akoma nuk kuptoj lidhjen e bashkise se tiranes me numrin e vdekjeve - mos po ngaterron gje Ramen kryetar bashkie me Ramen ministrin???? edhe dikca tjeter. Harrove te komentosh statistikat qe solle <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

-gene-, citimi është marrë nga dokumentat e Bashkisë. Bashkia "thotë" që numri i vdekjeve (apo koefiçienti" i vdekjeve) ka qenë stabël me përjashtim të 1997 ku vdekjet e të rinjve kanë qenë më të shumta! Mirëpo tek tabela e mëposhtme shohim që në 97-ën kishte 4,89 vdekje për 1000 banorë ndërkohë që në 2002 ka 4,9/1000! Ky është mashtrimi i Bashkisë që i sjell të dhënat sipas qejfit duke pëllitur me të madhe që po vendos rendin (ç'punë ka Bashkia <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ) e po ul varfërinë e "tërci e vërci"! Vdekshmëria është një nga faktorët tregues të punës së Bashkisë në "uljen" e varfërisë!
Më vonë do të sjell "argumenta" të tjerë të nxjerrë po nga siti i Bashkisë!

-gene-, shifrat e Bashkisë unë nuk i kuptoj se janë vetëm numra por se ç'tregojnë ato nukl jam as Zoti dhe as Zoti Rama që ti kuptoj. Për dokumenta apo prova materiale fatkeqësisht nuk kam shtirë në dorë pasi siç ta thashë nuk ka njeri aq IDIOT sa të nënshkruajë vjedhjet e tij! Duhet hetuar dhe llogaritur çdo investim i Ramës për të vërtetuar ç'po të them (fatkeqësisht)!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

aman me jep ate linkun nga i ke marre qe shohim kontekstin
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Po hapi të shkretat o -gene- se aty ta kam vënë! Poshtë citimit!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

pa me dhene akoma linkun dhe duke u nisur nga ajo qe ke shkruar,

shprehja - E TE RINJVE - nuk te thote asgje ne kete rast????????
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

ate e pashe

desha link te faqes se bashkise nga ke marre komentin e te ciles i referoresh ne kritike
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

-gene- tek ai linku faqja 12, paragrafi 3!
Fjala të rinjtë po nuk u shoqërua me ARGUMENTA nuk do të thotë asgjë para asaj që numri i vdekjeve në 2002 është më i lartë se në 97 ndërkohë që nga bashkia deklarohet e kundërta! Pra thjesht mashtrim!
Nëse fjala TË RINJTË do kishte kuptim atëherë duhet shpjeguar përse ka patur rritje të vdekshmërisë në 2002!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

mbase nuk u sqarova mire

te kerkova linkune bashkise nga ke marre komentet se ate qe ke sjelle me pare e pashe

LINKUN E BASHKISE
qe te shoh konteksitn e deklarates se rames te ciles i referohesh
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

qe te shoh konteksitn e deklarates se rames te ciles i referohesh
shrug.gif

Nuk po marr vesh se ç'kërkon! Linkun e asaj tabelës e ke nxejerrë vetë ti ndërsa për ndonjë deklaratë të Ramës nuk di të kem shkruar. Ndofta kam aluduar që publikimet e Bashkisë janë të njëjta me deklarimet e Ramës. M.gj.th nëse nuk je i qartë më dërgo një P.M!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

meqenese e konsideroj bashkine e tiranes ne keto momente larg (apo te pakten jo te lidhur drejtperdrejt) problemeve te kriminalitetit (qe i takojne qeverise - ministrise se rendit), derisa te sjelle kontrapedali linkun me kete deklaraten qe verteton shkeljet e rames ne kete drejtim ( <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ) kthehemi ne abuzimet (akuzat per abuzime)


Une mendoj qe cdo politikan, nga momenti qe zgjidhet duhet te jete nen kontroll te vazhdueshem persa i perket shkeljeve te mundshme

Nuk ka asgje te keqe qe edhe edi te hetoet dhe, me sa di une kjo eshte bere (ai komisioni parlamentar punoi me duket, pavaresisht se rama i tha ik pirdhu)
por jo cdo dallaver i opozites apo inat personal i cdo kujt (dhe edin e kane inat shume vete per prishjen e ndertimeve pa leje)

Disa here berisha ka bertitur se ka dosje me prova dhe asnjehere keto prova nuk i kemi pare (nese gjyqesori nuk punon atehere pse nuk i publikon?)

Egziston nje makine politike shume e organizuar qe punon kunder edit ( ben shume mire qe punon se ai eshte roli i opozites) dhe akoma asnje prove
shrug.gif


si perfundim

-tema hapej me idene se edi ka shkaterruar dhe kjo nuk eshte aspak e vertete
-tema kalonte ne idene se edi ka abuzuar dhe kjo nuk eshte e vertetuar as per se largu (nese do te vertetohej do te isha une i pari qe do te kerkoja te denohej)
-tema kalon akoma ne idene se edi nuk duhet te ngjyroste fasadat e pallateve - ceshjtje vizioni e kendveshtrimi qe u gjykua nga tiranasit kur i dhane voten
-tema kalon ne idene se edi ka genjyer kur deklaronte qe kriminaliteti nga '97 eshte ulur - po mire, ja paska genjyer (eshte akoma ne diskutim kjo teze po edhe vertetimi i saj nuk me duket se ka ndonje lidhje te madhe me punen e Rames ne tirane)


Thuhet qe mbi pallatet me leje ndertohen edhe disa kate po me leje nga bashkia por te jashteligjshme pasi shkojne me shume se 9 te lejuarat nga ligji

Une pres te citohet ai ligji qe lejon vetem 9 kate dhe te identifikohen disa raste ku jane dhene leje per disa kate me teper (nuk hyjne ne kete diskutim katet e ngritura pa leje - pasi jane thjesht shkelje ligji nga ndertuesi) pastaj te shohim se kush i ka dhene, si, pse, a jane marre masa, kush duhet ti merrte masat ...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] -gene-, citimi është marrë nga dokumentat e Bashkisë. Bashkia "thotë" që numri i vdekjeve (apo koefiçienti" i vdekjeve) ka qenë stabël me përjashtim të 1997 ku vdekjet e të rinjve kanë qenë më të shumta! Mirëpo tek tabela e mëposhtme shohim që në 97-ën kishte 4,89 vdekje për 1000 banorë ndërkohë që në 2002 ka 4,9/1000! Ky është mashtrimi i Bashkisë që i sjell të dhënat sipas qejfit duke pëllitur me të madhe që po vendos rendin (ç'punë ka Bashkia <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ) e po ul varfërinë e "tërci e vërci"! Vdekshmëria është një nga faktorët tregues të punës së Bashkisë në "uljen" e varfërisë!
Më vonë do të sjell "argumenta" të tjerë të nxjerrë po nga siti i Bashkisë!

...[/qb]
kete dua une

ku e more?
link
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

http://www.tirana.gov.al/sherbime/statistika.htm
Ky është linku që ke vënë ti apo jo? Besoja se e kishe lexuar ç'kishte brenda!

meqenese e konsideroj bashkine e tiranes ne keto momente larg (apo te pakten jo te lidhur drejtperdrejt) problemeve te kriminalitetit (qe i takojne qeverise - ministrise se rendit), derisa te sjelle kontrapedali linkun me kete deklaraten qe verteton shkeljet e rames ne kete drejtim
Kjo është për të diskredituar ato argumentat e Bashkisë ose më mirë për të treguar që puna e Ramës është hi syve dhe interpretohet si t'i dojë b... atij!

Për atë ligjin nuk e di se ku mund ta gjesh në internet ndërsa për pallatet apo lejet e atyre pallateve që vazhdojnë të ngrihen mbi 9 kate po ta përsëris dhe nuk besoj se je aq gomar sa të mos e kuptosh NUK JEP NJERI DOKUMENTA ME TË CILAT MUND TË INKRIMINOHEN! Besoj se llogjika këtu është më e fortë se argumenti! Po kërkove dokumenta për shkeljet, të firmosura nga Edi apo nga punonjës të Bashkisë, më vjen keq të them që duhet të rritesh akoma <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> dhe të kuptosh më mirë si funksionon kjo dynja!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

link qe te kam sjelle une kishte brenda keto statistika

INVESTIME NË UJËSJELLËSA
INVESTIME NË RRUGE DHE TORTUARE
INVESTIME NË NDRIÇIM
INVESTIME NË KANALIZIME
INVESTIME NË TOTAL

por jo nje rraport mbi vdekjet


per pallatet
nuk po te marr vesh une

katet e teperta jane ngritur me leje apo pa leje?????????????????????????????
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Pasi të hysh tek faqja e Bashkisë, kliko tek Tirana që është në të majtën tënde lart, kliko sërish tek Studime tek lista që del dhe së fundi kliko tek studimi i fundi mbi institucionet sociale etj.

Përsa i përket ndërtesave me apo pa leje, kjo është edhe gjithë dilema, lejet jepen si para ligjit, pra fallsifikohet data! Por do rritesh dhe do mendosh pak më thellë dhe do bëhesh edhe ti më mosbesues ndaj individëve si Edi Rama! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Gysi

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

pyetje sa vete ishin dakort me edin ne menyren e investimit?
Pergjigje e thjeshte -aq sa e votuan (apo, me mire, aq sa nuk votuan per ngjelen)

Pergjigje tamam e denje per fansat e Rames, plotesisht propagandistike, gje qe sigurisht rrjedh nga artikulimi megafonesk i Kryetarit, qe ndryshe mund te perkthehet “bertit sa me teper se dicka do te mbetet”.
Sipas arsyetimit tend, fakti qe Edi ka fituar votat do te thote qe te talle trapin si te doje, pasi votat e njerezve tregojne qe njerezi te kete duan? Domethene qe ne qoftese kryeministri shqiptar ngre moshen e pensionit deri ne 65 vjec (ne mos gaboj, gjithmone jam harraq per shifrat), kjo do te thote qe kjo eshte edhe deshira dhe vullneti i popullit, pasi i ka dhene voten. Fakti qe populli i ka dhene voten edit nuk do te thote se eshte dakort me zhgaravinat qe ai u ben pallateve (te tipit “pop” thua ti
eek.gif
), por ka arsye te tjera per te cilat ata qe e kane votuar e kane bere kete. Populli, i dashur as qe e vret mendjen as per pop artin e as per abstraksionizmin, impresionizmin, kubizmin apo ku t’a di une. Populli (ku futem edhe une, si dhe cdo qytetar normal qe nuk e shikon qytetin si nje telajo ku mund te hedh cfare dolloj penelate qe i vjen per mbare) deshiron qe pallati i tij te jete i lyer mire, sipas nje rregullsie estetike te pershtatshme. Mire qe nuk e kemi kryetarin surealist apo abstraksionist se kushedi cfare forme do t’u jepte pallateve te reja, do te ta nxirrte guzhinen ne ndonje forme qe hec e gjeje si t’a mobilosh pastaj. Mbi te gjitha edhe nese ka ndertesa sot ne bote te lyera me ngjyra te peraferta, ato jane bere sipas nje harmoni te caktuar, si dhe ne menyre te pershtatshme me arkitekturen e nderteses, dhe qe kryesisht keto ndertesa jane muzeume, biblioteka, galeri apo ku e di une, e jo shtepi banimi, e aq me teper te stilit rus p.sh. sic jane shallvaret, apo pallatet e aviacionit, apo te tipit “parafabrikat” sic jane “kutite e shkrepseve” qe ndertoi me shumice Xhaxhi Enver. Gjithsesi edhe kjo eshte ceshtje shijesh, dhe per kete e kuptoj perse nuk ka bere dot hajer ne pikture kryetari, por ama jo ceshtje te drejte. Tirana ka urbaniste apostavat, dhe nuk i takon kryetarit te shtrije penelin si ti teket, eshte apo jo i votuar nga populli.

Persa i perket votimit, e kuptoj qe ky do te jete fakti nga mund te kapesh. Por ajo qe mund te them une eshte qe te mashtrosh kete popull te verber eshte gjeja me e lehte. Kur arriti t’a beje kete Sudja dhe Rapush Xhaferi, jam i bindur qe edi i ka dy pare aftesi me shume. <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />

Optimizmi!!!!!!!!
Une nuk e di se ku e sheh ti kete optimizem ne Tirane. Tek te rinjte qe po harxhojne ditet ne dyert e ambasadave? Tek te papunet qe vrasin kohen klubeve? Tek pensionistet qe kursejne edhe ato pak ilace te rimbursuara, pasi nuk kane para per te blere te tjera? Tek kryefamiljaret qe shtojne listat e gjata te borxheve neper ushqimore? Une mund te them se Tirana, si dhe cdo qytet tjeter ne Shqiperi ka vertete popullsi mbistresuar, aq sa po t’i shkelesh pa dashje kemben dikuljt ne autobuz do te degjosh nje lume me shfrime qe nuk dihet se kujt i drejtohen. Me ato leke mund t’ua kishte kthyer shume me mire optimizmin nje pjese jo te vogel njerezish.
Interesante! Befas del nje burre e ua rngjalli shpresen duke i lyer pallatet me ngjyre te verdhe, te kuqe dhe jeshile. Ah, harrova ciklaminin! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


Ti shtron pyetjen: “po ankohesh se ndertimi i kullave ka shtuar popoullsine e tiranes?????????????'
sa m2 kishin ne dispozicion familjet tiranase (ata qe ndodheshin ne tirane kur erdhi edi)dhe sa m2 jane te nevojshme per nje jete te mire?”

Kete e ke vazhuar edhe e poshte: “je i sigurt qe rritja vertikale e siperfaqes se banimit ne tirane sjell rritje te popullsise?
a je i sigurt te rraportin shkak-efekt mbi te cilin bazon analizen
Je i sigurt qe 2 here me shume siperfaqe banimi e rritur vertikalisht do te thote 2 here me shume banore?
E di se sa m2 banese ka ne dispozicion cdo qytetar i tiranes dhe sa m2 nevojiten per te bere nje jete normale????? (eshte pyetje retorike ne fakt)
E di qe ngritja vertikale rentabilizon shfrytezimin e tokes? (sic desh kontrapedali faktikisht)
E di qe shqiperia eshte akoma nej vend me bujqesine ne vendin e pare ne PBB?????? e di qe rritja horizontale do te thote ulje e produktivitetit te vendit (e di besoj, qe kemi pak toke bujqesore ne dispozicion)”


Nuk e di a e ke ndopak konseptin e dendesise apo jo? Shtimi i kateve te larta do te thote rritje e numrit te popullsise per mete katror te qytetit (e jo per meter katror ndertim sic e shpreh ti ne vijim). Numrin e banoreve te Tiranes nuk e ka shtuar edi, por edi i ka perqendruar te gjithe ne pak vend duke e bere keshtu te pabanueshem qytetin.
Sigurisht qe raporti shkak-efekt eshte i pashmangshem dhe arsyet i kam sqaruar ne postimin e meparshem e kote te shtoj te tjera.
Se me sa metra katror mund te beje nje jete normale nje qytetar eshte ceshtje qe nuk ka te beje aspak me ceshtjen qe po diskutojme. Me lart un efola per problemet ne infrastrukture qe sjell nje rritje e tille e jashtezakonshme qe ka pesuar Tirana, si dhe uzurpimi i cdo cope trual nga ndertuesit. Nuk besoj se ke ndonje kundershtim ndaj pasojave qe rrjedhin nga ky fenomen.
Ngritaj vertikale rentabiliton shfrytezimin e tokes, por shkaterron infrastrukturen, dhe pikerisht kete duhet te beje nje bashki e mire, te mos lejoje qe deshira per fitim te mos i lere vend hapesirave te tjera per te cilat ka nevoje qytetari.
Kjo e fundit ishte mjaft e lezetshme. Domethene duhet t’a ngreme sa me lart qytetin qe te mund te zeme sa me teper vend ku te mbjellim patate, grure, domate, presh etj? e ke idene e ndryshimit te cmimit te tokes per ndertim me ate bujqesore lal? Dhe per me teper bujqesia tek ne eshte per faqe te zeze. Edhe ato toka qe jane neper fshatra ne mjaft raste po mbeten djerre e nuk po i punon kush, aq me teper kur shume fshatare kane emigruara jashte shtetit. E ti thua qe nuk duhet t’a shtrijme shume qytetin se i zeme toke fshatit!!! <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

Gysi

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

-----------------------------------
je i sigurt qe ndertimet pa leje ne tirane (te ashtuquajtuarat kjoska) ishin te levizshme??????
Mua me rezulton disi ndryshe
-----------------------------------

Fakti qe u levizen flet vete, nedersa hajde levizi pallatet ti!

-----------------------------------
eshte pikerish ajo rremuja qe ke pershkruar (dhe ca me keq) gjendja ne te cilen ishte tirana kur edi filloi pune.
Pikerisht vendosja e "rendit" eshte merita me e madhe e edit
Tiranen "nuk dije nga ta kapje" ca kohe me pare.
SOT ne tirane mund te diskutojme e pretendojme arktitekture dhe mire bejme.

Mund te diskutojme rast pas rasti fajin ne ndertimet jashte rregullave (distancat thoje ti?)- jane te edit, te ndertuesit te ...
Mbase ka ardhur koha qe te prishen edhe ndertimet e medha jashte ligjit. Jam krejtesisht dakort.
Por SOT mund te pretendojme kete sepse dje...

Megjithate nuk mund te pretendosh qe tirana te jete nje qyteze e qete me shtepi nje kateshe e kopshte me lule
Tirana do te jete nje metropol me shume banore dhe e vetmja menyre e rritjes do te jete ajo vertikale... nese duam te leme ndonje lulishte pa ndertesa (perndryshe parku rinia kthehet si ne '97)
---------------------------------

Ne qoftese ndertimet kane filluar aty nga 96-ta, deri ne kohen e Brojkes ato kane qene relativisht pak. Fluksi i vertete i ndertimeve ka vazhduar me teper ne kohe te Rames. Dhe ketu une nuk e kam shume hallin tek ndertimet pa leje, por pikerisht tek ato me leje. Pasi une po flas per ndertime me leje te pastudiuara, ose me mire te themi te studiuara vetem nga aspekti i perfitimit te parave ne arken e bashkise (pse jo edhe ne xhepat e kryetarit). Problemi eshte qe ndertime te tilla nuk duheshin lejuar per nje lume arsyesh, disa prej te cilave t’i sollem me siperpra Edi ketu jo vetem qe nuk ka vendosur rend (rend mund te kete vendosur vetem tek parku rinia ai), por ka qene faktori kryesor ne shthurjen e rendit urbanistik te Tiranes. Dhe kete e ka bere jo vetem duke heshtur ndaj mjaft ndertimeve pa leje, por mbi te gjitha duke dhene leje vend e pa vend. E perseris per te disaten here: Tirana nuk fillon e mbaron tek parku Rini dhe Lana.
Sot as nuk mund te behet fjale te diskutojme per arkitekture pasi ajo eshte bere nje katraure e pazgjidhshme.

Sa per fajin e shkeljes se rregullave te ndertimit eshte absurde te fajsohen thjesht ndertuesit. Fajin perse ndertuesi ma sjell pallatin perballe mua ngjitur me dritaren tme mbi te gjitha e ka ai qe i ka dhene lejen e ndertimit, dhe ky njeri qe e ka dhene kete leje quhet Edvin Rama. Pra ndertuesi gjen shesh dhe ben pershesh (ne kete rast ben pallat), por lejen ia jep kryetari per kete pershesh.
Qe te prishen ndertimet e medha jashte normave ligjore lal duhen ndoshta po aq para sa c’eshte dashur per t’i ndertuar dhe prandaj them qe jane te palevizshme (ndryshe nga kioskat). Le qe njehere po te prishesh pallatin perballe dritares sime, do te prishesh edhe timen gjithashtu se jane mjaft ngjitur.

Nuk eshte e domosdoshme qe Tirana te kete ndertesa te larta per te qene nje metropol per se mbari. Perkundrazi, Tirana nuk duhet te ngrihet lart si qytet dhe kjo per nje mori arsyesh te deklaruara si nga urabaniste te huaj ashtu edhe shqiptare, si dhe per arsyet qe une parashtrova me siper. Pikerisht prandaj ekziston dhe ai ligji per numrin e kateve, vec kesaj edhe nga ana sizmike Tirana eshte nje zone jostabile ndaj nuk eshte e keshllueshme te ndertohet lart.

---------------------------------
nuk kuptoj pse duhet te pergjigjet rama per punen e Brojkes????????????!!!!!!!!!!!!!
Aftesia per te terhequr fonde apo per te mbledhur taxa eshte nje mba meritat e Rames ne drejtimin e bashkise se tiranes
---------------------------------

Rama nuk ka perse te pergjigjet per punen e Brojkes, por kur nxjerr nga arsenali i vet i ofezave nje lume banalitetesh ndaj Brojkes, do te ishte me mire te paraqiste shifra per buxhetet e veta ne krahasim me ato te paraardhesit ne menyre qe njerezit te sqaroheshin me mire se ku qendron aftesia e tij.
Ndersa per sa i perket taksave, une nuk e quaj aspak merite shtimin e taksave ne menyre drastike sic ka bere Rama, per te perfituar sa me teper fonde, dhe nuk eshte ndonje merite te besh nje projekt me parate qe ua ke faturuar dyqaneve, ndertuesve etj.
Por kur flas per buxhet une flas me teper per ate qe i akordohet nga buzheti i shtetit dhe ate ia akordon qeveria. Ishte e njejta qeveri qe e la pa nje grosh Brojken, (madje edhe rruget qe shtroi, ndonese per faqe te zeze, i bente vete qe te mos i mbetej merita Brojkes) ajo qe filloi te kalonte shuma te jashtezakonshme parash per kryetarin e ri, dhe kete nuk e beri pa qellim. E kam shprehur disi edhe me pare qe ne Tirane dhe ne Durres eshte ivestuar jashtezakonisht shume, madje ne kurriz te qyteteve te tjera. Dhe kjo per arsye elektorale, pasi ne Tirane jo vetem qe eshte perqendruar shumica e popullsise (dhe normalisht nje rruge e shtruar shihet nga me shume njerez), por jane perqendruar shumica e mediave qe percjellin nje imazh ne te gjithe v endin. Dhe meqe per arsye elektorale P.S.- kishte nevoje per krijimin e nje imazhi zgjodhi rrugen e bashkise me qellim qe te mund te linte shijen e hapjeje ndaj shoqerise civile, shijen e nje ndryshimi imagjinar. Tani qe kjo gje e ka realizuar qellimin e vet dhe nuk ka me ndikimin e pare, buxheti per bashkine eshte pakesuar jopak dhe ne po e shohim kryetarin se si cirret perdite per buxhetin. Normalisht ishte mesuar keq, dhe nuk i dalin edhe taksat e sterkripura qe ka vendosur.

-------------------------------
Mund te kerkosh ndjekje penale per kryetarin nese nuk ka ndjekur proceduren e tenderit apo nese ka abuzuar
Por ti po flet me hamendje ketu
Mund edhe te te ta falin ate ambazhurin
Nje te peraftert per me teper mund edhe te te lusin qe ta marresh me vete
Na trego ku mund te gjejme nje te njejte me cmim me te mire (cmim perfundimtar ne tirane - nuk e di a e ke llogaritur te montuar)
Akuza per korrupsion eshte dicka e rende dhe duhet njefare prove.
-----------------------------------

Kjo ndjekja penale qe e forte fare. Nuk ka ngelur hajdut, brenda dhe jashte parlamentit, qe te mos mbrohet ndaj akuzave duke thene: “Shko drejtohu ne gjykate”. Per cfare gjykatash flet ti mor lal? Gjykata nuk ta jep hakun kur ke nje proble te vogel me fqinjin, nese ai ka pak me teper lek se ty, e jo me kur e ke davane me KRYETARIN! Taksirate te paguaj edhe parate e gjyqit une!
Per ambazhurin vertete, edhe mund t’ia falnin Edit, psai ka aq takat sa me ia mbledh ndonje biznesmeni, por c’fitim do te kishte ai ne kete mes?
Po mor lal, ta tregoj edhe dyqanin. E ka tregu n’televizor Artur Cani. Por te imagjinosh qe ai i ka marre me shumice dhe me goxha shumice nga jashte, keshtu qe cmimi i bie te kete qene goxha me pak. Sa per montimin e ka llogaritur vete “ustai” pasi nuk ka projekt qe te mos futet vec si shpenzim montimi. Nuk mund tefusesh montimin ne cmimin me te cilin blen nje mall. Por edhe sikur te ishte perfshire montimi, ta ha mendja se ai kushton me teper se trefishi i kostos se ambazhurit (po marr cmimin me te larte te mundshem kur them trefishi)?
Tani hec e gjeje se cfare quan ti “njefare prove”. Ti mendon se korrupsioni ka brire ne balle? Me ashiqare se kaq as qe mund te behet. Perndryshe perse themi pastaj qe ky vend ka korupsion mjaft te madh? Per ke mund te vertetohet ndonje gje, sipas asaj qe mund te quash ti “prove”?

----------------------------
shpresojme qe te jete ne ore me pesimizem pra
-----------------------------------

Inshallah! Optimizmi i te marrit eshte gjeja me e frikshme, asaj nuk ke cfare ti besh!
 

segra

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Pse merreni me gjurmen kur keni ujkun??????

Si ishte Tirana para se te vinet Edi Rama?? Nje kosh i madh plehrash, nje kaos kioskash (dallendyshe te kapitalizmit, cfare ironie)ca gropa te vazhdueshme me pak rruge neper te etj etj.

Mbase Bashkia sot nuk ehte perfekte por ku ishit Ju deri dje pse nuk kritikonit???
Mbase Edi vjedh dhe bashke me ate edhe punonjesit e tjere por pse nuk shkoni ne gjykate, nga ajo me e ulta deri te me e larta e mbase edhe jashte vendit?? Ka plot organizma qe te ndihmojen te denincosh korrupsionin. Nqs keni dicka konkrete DENONCONI dhe mbase fitoni strehim politik jashte vendit.

Te besh kritika eshte e lehte te punosh eshte e veshtire.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

kur mori votat e dyta edi kish lyer tashme pallatet dhe ato vota treguan se elektorati ishte dakort.
Ai premtoi se do te vazhdonte, i dhane votat, ai po vazhdon
Mua me duket llogjike e thjeshte
shrug.gif



te jap nje shembull per ate rritjen vertikale

Nje shtepi normale e nje familje tiranase me 4 vete eshte 60m2
Nje shtepi normale per nje familje me 4 vete duhet te jete te pakten 120m2 (4 vete mbeten ne tirane)

shto ketu edhe ndertimet pa leje qe u prishen e do te prishen dhe mendo sa m2 banesa duhen ne tirane (keshtu duket sikur shothet popullsia po thjesh legalizohen ata qe ishin te fshehur).
a do duhen edhe supermarkete e zyra etj etj etj ne kryeqyetet?

e pra, e njejta dendesi popullsie ne tirane kish nevoje per me shume hapesire banimi.

pse kjo hapesire eshte vertikale?
shume thjesht - qe te lihen toka bosh per parqe, rruge, parkime, kanalizime ...hotele, ambasada, qendra tregtare, shkolla e institute studimi ...

e perseris - tirana nuk mund te mbetet nje qytet i thjeshte me ndertesa te uleta.
tirana eshte sot qender graviteti e jetes se shqipetareve.

te theksoj edhe njehere punen e votes

Edi po ben pikeisht ato qe premtoi dhe per te cilat i dhane mandatin
Kaq e veshtire eshte per ta kuptuar????!!!!!!


kaq veshtire eshte te kuptosh se mbledhja e fondeve dhe perdorimi i tyre eshte merite - mbase brojka kish frike te vinte taxa e gjoba
shrug.gif
, mbase brojka nuk ishte i afte te bindte berishen se permiresimi i tiranes ishte gje e mire
shrug.gif

Fakti qendron qe brojka nuk beri asgje per te rregulluar apo per te ndaluar shketerrimin(gjithsesi ishte me mire se kelmendi)


KUr i pyesin kush ia dha te drejten edit per te bere ato qe beri, mbeshtetesit e tij thone se ia dha vota e lire e popullit te tiranes.
Nese demokracia nuk te pelqen shko jeto ne kube apo ne kine
Kur i thone te hapin syte mbeshtetesit e edit do te te tregojne fotografite qe faktojne punen e bere dhe do te te kthejne keshillen

PERNDRYSHE MUND TE BEHET SI ATA QE KUNDERSHTOJNE QE NUK PRANOJNE VLEREN E VOTES DHE SJELLIN LLOJ LLOJ DALLAVERESH TE DEGJUARA ATY KETU DHE HARROJNE SE NGA FILLOI KJO PUNE
(do te te thone edhe -- "nuk e di ti si jane keto pune" <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> -" te garantoj une qe ai vjedh se keshtu me kane thene po nuk e vertetoj dot" <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> )
 

Mr.Wolf

Primus registratum
Re: Edi Rama...ky burrë që shkatërroi aq sa nuk shkatërroi LUFTA e DYTE BOTERORE!

Nje gje do i shtoja 2 parafolesve te mesiperm,fjalet e te cileve i japin forme edhe mendimit tim.Pra,do shtoja qe "Qent le te lehin,karvani shkon perpara!" <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 
Top