Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna
/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
tntn, ma lexo pak kete dhe na e shpjego masnej se si do ta luftoj Sala Edi Ramen, amon me qafsh /pf/images/graemlins/laugh.gif
E Merkure, 25 Janar 2006
BERISHA-RAMA, "DASHURI" E FSHEHTE PER FONDET E PARTIVE
Sa here kane interes per votat e njera-tjetres, dy partite e medha shtypin te tjeret dhe votojne sebashku ne bllok. Ndonese zihen dhe shamatohen me njera-tjetren, kur ua do puna per te mbrojtur interesat e tyre, kur vjen problemi per te respektuar demokracine dhe rregullat e lojes per te tretet, qe ne kete rast 10 partite e tjera parlamentare, ata, PD-ja dhe PS-ja, puqen dhe behen nje. Edhe per komisionin e posacem parlamentar per reformen zgjedhore, secila thirri aleatet e saj dhe ra dakord per nje reforme zgjedhore korrekte, por sapo pikasen se nuk iu shkonte per shtat menyra e komisionit apo votimi qe mund te behen brenda radheve te partive te vogla, ata, PS-ja dhe PD-ja, menjehere derguan "emisare" tek njeri- tjetri dhe vendosen qe te mos i respekojne rekomandimet e OSBE-se, ODIHR-it e kerkesat e drejta te partive te tyre aleate. E rrezuan aleancen me partite e tyre aleate dhe u puthen PD-ja e PS-ja, duke vendosur veton e tyre perballe te treteve qe mund te kishin mendime te pavarura nga ato. Plasi "revolta" e partive te vogla, duke rrezikuar qeverine dhe menjehere kryeministri thirri ne zyren e tij partite aleate, duke iu premtuar bashkepunim, por prape telefoni binte per PS-ne e cila, edhe ajo, donte "dashuri" me PD-ne. Po keshtu ndodhi edhe dje me dekretin e Presidentit Moisiu, i cili ktheu per rishqyrtim ne Kuvend ligjin per financimin e partive politike ne Shqiperi, ligj qe u mor ne menyre flagrante ne kundershtim me ligjin ne fuqi e koalicionet e para 3 korrikut, si per te majten, ashtu dhe per te djathten. Ligji ne fjale kaloi ne Parlament vetem me votat e PD-se dhe PS-se, duke neglizhuar kerkesat e 10 partive te tjera parlamnetare, si te majta dhe te djathta. Kur eshte puna per te mbushur arken e partise se tyre, PD-ja dhe PS-ja i tradhtojne aleatet e tyre, duke iu kthyer shpinen. Por ankesa tek Presidenti Moisiu i partive te vogla beri qe ligji te rikthehet prape ne Kuvend nga ana e zotit Moisiu. Sipas Kushtetutes, Presidenti i Republikes ka vetem nje here te drejte ta ktheje nje ligj. Me pas ai hyn ne fuqi automatikisht. Dje Komisioni i Ligjeve, i mbizoteruar nga deputetet e PD-se e PS-se vendosi ta rrezoje dekretin e Presidentit te Republikes per rishqyrtimin e ligjit per financimin e partive, pasi iu intereson qe fondet me kete ligj PD-ja e PS-ja i marrin krejtesisht per vete. Duhet sqaruar se cfare perben ky ligj qe eshte miratuar nga PD-ja dhe PS-ja kunder interesave te te gjitha partive te tjera. Para 3 korrikut ishte ne fuqi nje ligj, i miratuar po prej tyre, qe cdo parti merrte fonde nga buxheti i shtetit ne raport me numrin e votave ne rang kombetar. Ato parti qe kalojne pragun 2.5 per qind sipas Kushtetutes merrnin me teper se partite qe jane poshte ketij pragu. Duhet thene se fondet dhe ne kete rast jane shume te vogla per te mbajtur nje parti. Megjithate, ishte demokratik si ligj pasi zbatonte parimin se kush merr vota ka edhe me teper leke nga buxheti. Para 3 korrikut, PD-ja ne vecanti, duke ndier lojen e partive te vogla aleate se mund t'i hqnin vota ne mazhoritar perballe se majtes, kerkoi marreveshje me shkrim ndaj tyre qe ato, partite, te mos kandidonin me emra ne kandidate per deputete ne mazhoritar, por vetem ne proporcional. Te gjitha partite e koalicionit me Berishen zbatuan marreveshjen ne fjale, duke mos kandiduar asnje kandidat perballe kandidatit te PD-se dhe rane dakord qe kandidati i PD-se te jete i krejt koalicionit te djathte. Pasi mbaruan zgjedhjet dhe fitoi PD-ja e partite e djathta, e kur Berisha hyri ne zyren e kryeministrit, atehere u thirr deputeti Blerim Cela i PD-se. Ai beri nje amendim ne ligjin ne fuqi per financimin e partive politike, gjoja, pa lejen e Berishes. Ndryshimet qe ai propozonte kishin te benin me faktin qe fondet e buxhetit te shtetit te mos ndahen me sipas numrit te votave kombetare qe ka marre cdo parti, por sipas numrit te deputeteve ne mazhoritar, pra sipas deputeteve qe kane fituar direkt ne zona. Kjo nxjerr jashte skemes se ndarjes se parave te gjitha partite aleate te Berishes, te cilat, per hir te carjes se votave ne mazhoritar, nuk kandiduan me emra per deputete, por vecse ne proporcional. Nga kjo skeme e luajtur shume mjeshterisht dhe pabesisht, digjen realisht te gjitha partite e majta e te djathta. Dihet qe Ilir Meta ka fituar direkt nga partite e vogla, ndersa te 99 deputetet e tjere jane ndare mes PD-se e PS-se. Me shume, ne kete rast, del PD-ja e pabese, pasi i perdori para fushates PR-ne, PDR-ne, PDK-ne, PBL-ne, PBK-ne dhe tani, qe i duhen parate per vete, iu ndryshon ligjin. Por ne nje demokraci normale partite duhet te shpenzojne jo vetem per administraten e tyre partiake, por edhe per fushaten dhe leket vijne nga buxheti i shtetit. Buxheti i shtetit nuk kalon leke, pasi ligji i ri nuk e lejon dhe konkluzioni del se Berisha dhe Rama bejne "dashuri" kur ua do interesi. Ne kete rast zihen publikisht, por nga nje kembe e kane nder shalet e njeri-tjetrit.
Ligji dhe demokracia duhen zbatuar vetem kur kane interes PD-ja e PS-ja. Ndersa kur kane te drejte partite e tjera, nuk ka ligj e as President qe u del perpara. E gjitha kjo qe po ndodh, si me komsionin e posacem parlamentar per reformen zgjedhore, ashtu dhe per ligjin e financimit te partive politike tregon se Berisha dhe Rama bertasin "per ligjin" kur iu djeg prapanica e tyre, ndersa ne raste te tjera bashkepunojne ose heshtin, duke ndare torten e madhe te pushtetit apo te opozites kryesore. Ne nje fare menyre, me i pabese me partite aleate ka dale Berisha, pasi jo vetem ua kerkoi para 3 korrikut kete formule, porse tani ka edhe pushtetin, nese donte te ishte i drejte dhe fjalembajtes. Megjithate, reagimi i partive te tjera te djathta apo te qendres do te vije ne nje moment qe Berisha do te kete nevoje per votat e tyre ne Kuvend, si fjala per te bere numrin 84 qe duhet per shume gjera. "Numrin 84, zoti Berisha ta shohe me dylbi",- tha njeri prej kryetareve te partive te djathta.