Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsionin!

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

MLK une kam shum respekt per intelektin tend (sinqerisht), thjesht doja te te terhiqja vemendjen te keto parimet e paanshmerise dhe objektivitetit. Ndodh qe i ngaterrojme keta te dy, kaq.

Eshte shume e veshtire qe sot te jesh i paanshem...
 

MLK

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë qenë në një avion

Shkelet sërish protokolli, personalitetet në të njëjtin avion drejt Prishtinës


Nevila Perndoj

TIRANË-Si asnjëherë tjetër, dje të gjithë personalitetet e larta të shtetit ka qenë në një avion për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet sot në Prishtine për nder të presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë qenë në një avion, duke shkelur me të dyja këmbët protokollin, edhe pse për ta kjo ka qenë mundësia e vetme, pasi dje ka pasur vetëm një linje udhëtimi për në Prishtinë. Shefi i kabinetit të kryeministrit, Arben Imami, nuk ka pranuar të komentojë gjatë rreth kësaj çështjeje për mediat, duke sqaruar se kjo ishte mundësia e vetme. Në fakt, e papritur duket se ka qenë udhëtimi i Topallit në të njëjtin avion me dy personalitet e larta, pasi dy ditë më parë ajo kishte lajmëruar se nuk do të udhëtonte me të njëjtën linjë. Me linjën drejt Prishtinës, krahas tre personaliteteve të larta, janë nisur edhe kryetari i opozitës, Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Pandeli Majko. Me pas drejt aeroportit është drejtuar edhe kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Bamir Topi si dhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar, si ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi ai i Financave, Ridvan Bode, i Bujqësisë, Jemin Gjana dhe ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulëzim Basha. Një ditë më parë, në Prishtinë për të kryer homazhe kanë qenë edhe ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi dhe ai i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të dy ministrat janë kthyer dje nga Prishtina, ndërkohë që gjatë 24 oreve mungesë të tre shtetarëve vendin do ta drejtojë zv-kryeministri Ilir Rusmali. Delegacioni shtetëror shqiptar që merr pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të presidentit Rugova mbërriti dje në mesditë në Prishtinë. Anëtarët e këtij delegacioni janë akomoduar në hotel “Grand” në Kosovë dhe më pas kanë shkuar në sallën e Kuvendit, ku është vendosur arkivoli me trupin e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Secili prej tyre, duke filluar nga presidenti Alfred Moisiu, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Rugovës. Mesditën e ditës së sotme, kur trupi i presidentit Ibrahim Rugova do të prehet në varreza, Këshilli i Ministrave ka urdhëruar përmes një vendimi të veçantë që të ndërpritet çdo veprimtari, të mbahet një minutë heshtje dhe të bien boritë dhe sirenat e të gjitha mjeteve të lëvizshme në mbarë vendin, në nderim të kujtimit të të ndjerit. Prej tri ditësh në të gjitha institucionet shqiptare janë ulur edhe flamujt në shenjë zie dhe respekti. Ditën e hënë, Kuvendi shqiptar organizoi një seancë të veçantë homazhi për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova. Ndërsa dy ditë më parë Akademia e Shkencave zhvilloi homazhe, ku morën pjesë edhe personalitet e larta shtetërore, si Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha etj.

Mund te presesh nga keta njerez qe te ven ligjin ne vend kur nuk dine as te respektojne protokollin e shtetit!
Keto ngjarje na çojne ne nivelin e republikave te bananeve e bota kurre nuk na mer seriozisht!
Kur dikush shkel hapur protokollin e shtetit dhe ky dikush eshte kryetar shteti, ç'fare me siguron se do te respektoje ligjet dhe mandatin qe i ka besuar populli!
 
H

harap

Guest
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

po mlk po vazhdo ti s edo rrezikohen bisedimet per zogun e bardhe.
Lere mer ato gazetare injorante qwew perveç lekeve qe marrin nga Edi sdine cte shkruajne.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Përdorimi i të njëjtit avion nga krerët e Shtetit Shqiptar bëhet në kuadrin e pakësimit të shpenzimeve të Shtetit dhe është plotësisht në përputhje me objektivat e qeverisë.
Për më tepër, nuk bie rrufeja në hale /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Me fal KONDRA te te njoftoj se s'ka lidhje reduktimi i shpenzimeve me ndarjen e delegacionit ne shume avione. Biletat njelloj jane si ti blesh per te njejtin fluturim edhe kur i blen ne fluturime te ndryshme. Vetem po qe se biletat i blen te camet qe te japin skonto kur blen me shumice
 
H

harap

Guest
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

e verteta ishte se moisiu i kishte thene Berishes te lutem mos me ler vetem se kam frike.
 

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

...sala s'ben keq te ngreje nje komision te pavarur ekspertesh per ndertimin e nje katapulte, e cila qe tani e tutje mund te perdoret per katapultuar delegacionet tona me kosto te ulet dhe ne menyre teresisht protokollare drejt Europes.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Ore po edhe po u nisën më këmbë nuk bëhet qameti. Nuk e shef ti, punët e mdhoja n'Shqipni.

O Postero, qesh tu u tall ka içik un ër ti. S'guxo robi me thon i gjo se t'hudhen n'fyt /pf/images/graemlins/laugh.gif!
 

regele

Forumium maestatis
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Dakord me tntn! Shqiperise i duhet dhe nje komision /pf/images/graemlins/smile.gif i pavarur /pf/images/graemlins/smile.gif ekspertesh /pf/images/graemlins/smile.gif.

Dhe Sala ka eksperience ne keto pune!
 

MLK

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Per punen e avionit te delegacionit, mu me thane kishin kap Bamirin me i pako tritol ne çonte tu shku per Rinas /pf/images/graemlins/laugh.gif bo vaki ne mos me kon rrejt /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
sala s'ben keq te ngreje nje komision te pavarur ekspertesh per ndertimin e nje katapulte, e cila qe tani e tutje mund te perdoret per katapultuar delegacionet tona me kosto te ulet dhe ne menyre teresisht protokollare drejt Europes.



[/ QUOTE ]

Me e forta jane pritjet zyrtare. Ne kuadrin e reduktimit te shpenzimeve qeveritare, drekat dhe darkat zyrtare Doktori do ti mbaje ne shpi, dhe do gatuj vete. E kam te pikturume ne mendje karikaturen me ket rast.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Nje ke e qelbët temën fare. Po nuk është temë për karagjoza kjo more. Këtu diskotohet e ardhmja e atdheut si dhe ana e korruptuar e Ram's.

Lejeni Berishën të porosisi pica se po u mor me gatim nuk i ngelet më kohë për të luftu korrupsionin.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Mire e ka kondra, me ul shpenzimet, me mire me Pizza se sa te gatuje Sala, se Sala vetem çorbe di me bo. No pun intended*. Muncisht delegacionet te vine dite te marte, te merkure se domino ka skonto!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
Pizza_Delivery.jpg
 
H

harap

Guest
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

po jepte klani duke u kthyer ne avion qe te gjithe pervec berishes talleshin me Edin qe fliste ne telefon.
 

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Tani e kuptova pse Sala do ta shembe Zogun e Zi: duke qene se eshte kalim i ngritur ne nivel, ai e pengon aeroplanin presidencial te beje ulje ne Tirane nepermjet rruges se Durresit. Bunkerin e Zogut te Zi Edvini e ka ngritur nga frika se ndonje dite Sala do ti bjere me aeroplan nga rruga e Durresit dhe do perplaset me Kullen e Sahatit...te jemi te qarte; Edvinit nuk i dhimbet fort Sahati, po ka frike se kur te rrezohet do ti shembe Bashkine...
 

MLK

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Shyqyr qe e more i her me humor kete teme, se po ti maresh seriozisht politikanet tane i bite t'ishte vetvra gjysma Shqipnis /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Nuk ka nevoje per vetevrasje...
Mos harro se aktualisht 3/4 e Shqiperise vegjeton dhe nuk jeton. Nje njeriu qe s'ka buke te haje nuk i shkon mendja per vetevrasje. Vetevrasja eshte nje luks i liberaleve te djathte, i vajzes se Kokedhimes, i djemve te bukur te KOP-it, i keshilltareve te Sales, i bukurosheve te majte te MJAFT-it, i femijeve te dhjamur te Kokave, Dukave, Angjeleve...
 

ujku81

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

K'tu ke fol tamam. 3/4 nuk u shkon mendja per vetvrasje, maksimumi mund tu shkoje mendja ti hane ata qe permende ti qe kane luksin e vetvrasjes. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Problemi eshte se ktyre 3/4 nuk u shkon mendja aspak per te ngrene ata qe po i hane te gjalle...dihet qe varfanjaket i hane koken njeri-tjetrit. Vetem shih sa vrasje ke ne vit ne Shqiperi per nje vije uji, ose per gjys metri toke.
Sa per gocen e Kokdhimes, djemt e bukur te KOP-it, bukuroshet e MJAFT-it, etj etj, mos ki merak, asgje s'i gjen ata.
Mos harro se femijet e Angjelit, Dukes, Kokave, dhe Koke-Dhimave kane boll para per t'i lene ku tu doje palla. Per vetvrasje as qe u shkon mendja. Gjithe puna eshte qe ata t'ia kalojne mire, ndersa neve hame te gjalle njeri-tjetrin.
 

receli

Primus registratum
Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsio

e vrau ate Xhajen Veteran edvini tek Zogu Zi.
shkoni i tha se ka miting e vet nuk vajti. I pabes, prandaj te pa beset e vun kryetar.
 
Top