Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsionin!

MLK

Primus registratum
Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsionin!

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
E qelbe fare tani, thashe se ishe çun me men, ne te jepja te drejte kur flet per nje fenomen qe dhe Edi Rama (dhe pse fkate deri tani ska sjell me e vertetu) ben pjese kok e kembe.
Tani me kete Salen qe ti na thua se do zgjoj dynjone ka fenomenet me duket se po bike ne iluzion akoma me thelle e me te shemtut.
Mos rihapim temat qe jane sterhollu ketu, po Berisha e mori qeverine me 90% te votave ne 92, pra me deshiren e gjithe shqiptareve qe enderonin demokraci te vertete dhe ju a dorezoi ne lufte civile.
Jane akoma nona qe qajne femijet e tyre te pafajshem qe u vrane prej idiotesise se atij njeriu.
Ne Shqiperi nuk flitet me ne termat e djathe e majte apo pozite opozite, por nje klase e caktuar qe ka bere prone politiken me oportunizem e vazhdon te plaçkise nje popull te lene ne injorance te plote gjate 50 vitesh.
Ne ate nivel qe eshte populli yne, eshte mese normale qe ka ata politikane, pasi te gjithe kane dal nga ai popull.
Eshte shume e hidhur per tu pranuar kjo e vertete, po nje moment apo nje tjeter duhet pranuar, perndryshe skemi kuptu asigjo ça bohet ne kete dynjo.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsionin!

tntn.... ajo shtepi esht lyer dhe esht sovatuar e tja dish per nder, se fundja fare as edhe nje lek skeni paguar (njerez te pa ngop)... e din ti historin e lyrjes se pallateve...? interesohu se kujt ka qen ajo dizenj e pallatit tat ne Bashki... sepse ne ate periudh ka qen nje SEMINAR me piktoret me te mir te Europes ne Tiran... dhe E. Rama i shkoj i takoj dhe i dha nga nje leter... e i tha qe kto jan pallatet e Tiranes çmendim keni... ? e te gjith dhan kontributin e vet duke bo nga nje dizenjo... po te fliske me ty qeka nje humbje kohe... qeke shum çun antik ti
 

Gysi

Primus registratum
Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsionin!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Mos rihapim temat qe jane sterhollu ketu, po Berisha e mori qeverine me 90% te votave ne 92, pra me deshiren e gjithe shqiptareve qe enderonin demokraci te vertete dhe ju a dorezoi ne lufte civile.
Jane akoma nona qe qajne femijet e tyre te pafajshem qe u vrane prej idiotesise se atij njeriu.


[/ QUOTE ]

Akoma besojne shqiptaret se ishte Sala qe e coi popllin ne lufte civile?!

Or lal, ne lufte civile ne 97-ten kete vend e cuan organizatoret e te ashtuquajturit "revolucion demokratik te vonuar".
Ishin ata qe organizuan revoltat, qe organizuan bandat, qe me ndihmen e greqise liruan nga burgu kriminelet per ti veshur si gjenerale, ata qe ngrinin tre gishtat lart ne maje tankesh.
Nqs se ke kuptuar hala, eshte per te ardhur keq.

Me falni per daljen nga tema.
 

963

Primus registratum
Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsionin!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
tntnne ate periudh ka qen nje SEMINAR me piktoret me te mir te Europes ne Tiran... dhe E. Rama i shkoj i takoj dhe i dha nga nje leter... e i tha qe kto jan pallatet e Tiranes çmendim keni... ? e te gjith dhan kontributin e vet duke bo nga nje dizenjo

[/ QUOTE ]

He he he !
Piktoret me te mir te evropes!
Ka rrezik te kete qene edhe nipi i Pikasos!
 

MLK

Primus registratum
Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsionin!

Lyerja e pallate me shume bojra e pa sistem eshte nje teknike e njohur ne shume vende. Duke pare se pjesa me e madhe e fasadave te pallateve ishin te transformuara nga nderhyrjet e ndryshme ne to, si mbyllje ballkonesh, dritare e grila me ngjyra te ndryshme, antene televizoresh e satelitesh, kondicionere, tela rrobash e rroba te varura per tu tha, shtime katesh.....nuk kishte me vend per suvatim e luerje simetrike pasi simetria e arkitektures se fasadave te ketyre ndertesave (sjam i sigurte se ka pas nje simetri te tille!) nuk egzistonte me.
Pra per te "genjyer" syrin, perdoret kjo teknike dekorimi me anen e ngjyrave te ndryshme e modele asimetrike.
Gjithashtu duhet mare parasysh buxheti qe eshte perdorur per lyerjen e tyre, pasi nuk duhet fol vetem ne terma estetike. Nje gje e rendesishme eshte per tu mar parasysh qe banoret e Tiranes, deri para nje viti nuk kane paguar kokerr leku per tasken e banimit, dhe vetem nje shume teper simbolike per ate te plehrave.
Eshte kollaj te kerkosh llogari pse nuk behen gjerat, ose pse behen shemtuar, kur vjen puna me hudh paret, te gjithe shtremberojne turijte e duhet me i çu polic ne shpi me i mor 70 euro ne vit.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsio

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Mos rihapim temat qe jane sterhollu ketu, po Berisha e mori qeverine me 90% te votave ne 92, pra me deshiren e gjithe shqiptareve qe enderonin demokraci te vertete dhe ju a dorezoi ne lufte civile.
Jane akoma nona qe qajne femijet e tyre te pafajshem qe u vrane prej idiotesise se atij njeriu.


[/ QUOTE ]

Akoma besojne shqiptaret se ishte Sala qe e coi popllin ne lufte civile?!

Or lal, ne lufte civile ne 97-ten kete vend e cuan organizatoret e te ashtuquajturit "revolucion demokratik te vonuar".
Ishin ata qe organizuan revoltat, qe organizuan bandat, qe me ndihmen e greqise liruan nga burgu kriminelet per ti veshur si gjenerale, ata qe ngrinin tre gishtat lart ne maje tankesh.
Nqs se ke kuptuar hala, eshte per te ardhur keq.

Me falni per daljen nga tema.

[/ QUOTE ]

Ende beson ne keto gjera? /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsio

...une besoj ne luften kunder korrupsionit.

vetem po te cofe korrupsioni do te mund te prehem i qete.

Une e di se Dr.Berisha ka pergatitur formulen e vaksines per korrupsionin. E mban ne nje shiringe te vogel, dhe tani, me rastin e gripit te shpendeve, do te injektohen edhe grifshat.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsio

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...une besoj ne luften kunder korrupsionit.

vetem po te cofe korrupsioni do te mund te prehem i qete.

Une e di se Dr.Berisha ka pergatitur formulen e vaksines per korrupsionin. E mban ne nje shiringe te vogel, dhe tani, me rastin e gripit te shpendeve, do te injektohen edhe grifshat.

[/ QUOTE ]

Me fal tntn qe te paskam cituar shokun. Eeee do me falesh????? /pf/images/graemlins/laugh.gif
Si qe puna e vaksines? Mos me thuaj qe ta tha doktori personalisht, kur shkove te injektoheshe vete, jo per gje po ta besoj, se si i dale nga kopeshti zoologjik dukesh dhe ti. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Po une nje gje nuk kuptoj ne kete diskutim pa baza qe po beni nje pjese ketu. Perse niseni me supozime per kete teme qe ne fund te fundt duhet te jete vetem ne lidhje me fakte te padiskutueshme???? Apo shikoni ne kete diskutim nje "kafene" tjeter? /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Numri i postimeve nuk ka te beje fare. Ajo qe mendoj une eshte me e rendesishme. Nuk kam shume kohe per forume, sic mund te keni ju. Ndaj ju ftoj te diskutoni sa me shkurt dhe sa me qarte.
Sa per diskutimin ne fjale, eshte absurde si mund te pretendosh te dish gjera qe as prokuroret me te zote do ti kishin zili si burime informacioni. Ky qe ka hapur kete forum eshte thjesht nje bezdises i zakonshem i cili do perfundoje duke e lodhur me flluskat e sapunit qe ben. Nese do ishte nje qytetar qe iu dhimbskan taksat e qytetareve te thjeshte, le te shkoje tek avokati i popullit...,do bente shume me mire sinqerisht.

[/ QUOTE ]

Koha qe kemi ne? Ne jemi ndryshe nga ti ndoshta, qe jemi ne gjendje te bejme shume gjera njekohesisht, si psh. te diskutojme ne kete forum, nderkohe qe jemi ne ato minutat e pushimit ne pune, apo nderkohe qe lexojme ndonje email. /pf/images/graemlins/wink.gif

Puna e nje denimi qe kishe permenduar ti eshte subjektive. Perndryshe (nese do ishin fakte me baza) atehere ketu do kishim nje gjykate me avokate, prokuroret perkates, duke shqyrtuar ceshtjen e mesiperme. Nuk eshte me kot forum. Shkembimi i mendimeve dhe pikepamjeve eshte nje mjet komunikimi apo dhe diskutimi. Pse ti nese flet me dike i cili nuk ka baza por flet sipas pervojes se vet, i thua te pushoje, pikerisht se nuk ka FAKTE? E cfare jane faktet? Ne thelb te dhena objektive qe cdokush nga ne i interpreton shume subjektivisht. /pf/images/graemlins/wink.gif

Mendoji njehere gjerat me me BAZA, sepse do shohesh qe sadopak kohe te vesh ne sherbim te ketij forumi, apo diskutimi, prape po "flijon" kohen tende shume te vyer duke lexuar keto gjera. /pf/images/graemlins/wink.gif

Hajt se shkruhena. /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
tntn, ma lexo pak kete dhe na e shpjego masnej se si do ta luftoj Sala Edi Ramen, amon me qafsh /pf/images/graemlins/laugh.gif

E Merkure, 25 Janar 2006


BERISHA-RAMA, "DASHURI" E FSHEHTE PER FONDET E PARTIVE

Sa here kane interes per votat e njera-tjetres, dy partite e medha shtypin te tjeret dhe votojne sebashku ne bllok. Ndonese zihen dhe shamatohen me njera-tjetren, kur ua do puna per te mbrojtur interesat e tyre, kur vjen problemi per te respektuar demokracine dhe rregullat e lojes per te tretet, qe ne kete rast 10 partite e tjera parlamentare, ata, PD-ja dhe PS-ja, puqen dhe behen nje. Edhe per komisionin e posacem parlamentar per reformen zgjedhore, secila thirri aleatet e saj dhe ra dakord per nje reforme zgjedhore korrekte, por sapo pikasen se nuk iu shkonte per shtat menyra e komisionit apo votimi qe mund te behen brenda radheve te partive te vogla, ata, PS-ja dhe PD-ja, menjehere derguan "emisare" tek njeri- tjetri dhe vendosen qe te mos i respekojne rekomandimet e OSBE-se, ODIHR-it e kerkesat e drejta te partive te tyre aleate. E rrezuan aleancen me partite e tyre aleate dhe u puthen PD-ja e PS-ja, duke vendosur veton e tyre perballe te treteve qe mund te kishin mendime te pavarura nga ato. Plasi "revolta" e partive te vogla, duke rrezikuar qeverine dhe menjehere kryeministri thirri ne zyren e tij partite aleate, duke iu premtuar bashkepunim, por prape telefoni binte per PS-ne e cila, edhe ajo, donte "dashuri" me PD-ne. Po keshtu ndodhi edhe dje me dekretin e Presidentit Moisiu, i cili ktheu per rishqyrtim ne Kuvend ligjin per financimin e partive politike ne Shqiperi, ligj qe u mor ne menyre flagrante ne kundershtim me ligjin ne fuqi e koalicionet e para 3 korrikut, si per te majten, ashtu dhe per te djathten. Ligji ne fjale kaloi ne Parlament vetem me votat e PD-se dhe PS-se, duke neglizhuar kerkesat e 10 partive te tjera parlamnetare, si te majta dhe te djathta. Kur eshte puna per te mbushur arken e partise se tyre, PD-ja dhe PS-ja i tradhtojne aleatet e tyre, duke iu kthyer shpinen. Por ankesa tek Presidenti Moisiu i partive te vogla beri qe ligji te rikthehet prape ne Kuvend nga ana e zotit Moisiu. Sipas Kushtetutes, Presidenti i Republikes ka vetem nje here te drejte ta ktheje nje ligj. Me pas ai hyn ne fuqi automatikisht. Dje Komisioni i Ligjeve, i mbizoteruar nga deputetet e PD-se e PS-se vendosi ta rrezoje dekretin e Presidentit te Republikes per rishqyrtimin e ligjit per financimin e partive, pasi iu intereson qe fondet me kete ligj PD-ja e PS-ja i marrin krejtesisht per vete. Duhet sqaruar se cfare perben ky ligj qe eshte miratuar nga PD-ja dhe PS-ja kunder interesave te te gjitha partive te tjera. Para 3 korrikut ishte ne fuqi nje ligj, i miratuar po prej tyre, qe cdo parti merrte fonde nga buxheti i shtetit ne raport me numrin e votave ne rang kombetar. Ato parti qe kalojne pragun 2.5 per qind sipas Kushtetutes merrnin me teper se partite qe jane poshte ketij pragu. Duhet thene se fondet dhe ne kete rast jane shume te vogla per te mbajtur nje parti. Megjithate, ishte demokratik si ligj pasi zbatonte parimin se kush merr vota ka edhe me teper leke nga buxheti. Para 3 korrikut, PD-ja ne vecanti, duke ndier lojen e partive te vogla aleate se mund t'i hqnin vota ne mazhoritar perballe se majtes, kerkoi marreveshje me shkrim ndaj tyre qe ato, partite, te mos kandidonin me emra ne kandidate per deputete ne mazhoritar, por vetem ne proporcional. Te gjitha partite e koalicionit me Berishen zbatuan marreveshjen ne fjale, duke mos kandiduar asnje kandidat perballe kandidatit te PD-se dhe rane dakord qe kandidati i PD-se te jete i krejt koalicionit te djathte. Pasi mbaruan zgjedhjet dhe fitoi PD-ja e partite e djathta, e kur Berisha hyri ne zyren e kryeministrit, atehere u thirr deputeti Blerim Cela i PD-se. Ai beri nje amendim ne ligjin ne fuqi per financimin e partive politike, gjoja, pa lejen e Berishes. Ndryshimet qe ai propozonte kishin te benin me faktin qe fondet e buxhetit te shtetit te mos ndahen me sipas numrit te votave kombetare qe ka marre cdo parti, por sipas numrit te deputeteve ne mazhoritar, pra sipas deputeteve qe kane fituar direkt ne zona. Kjo nxjerr jashte skemes se ndarjes se parave te gjitha partite aleate te Berishes, te cilat, per hir te carjes se votave ne mazhoritar, nuk kandiduan me emra per deputete, por vecse ne proporcional. Nga kjo skeme e luajtur shume mjeshterisht dhe pabesisht, digjen realisht te gjitha partite e majta e te djathta. Dihet qe Ilir Meta ka fituar direkt nga partite e vogla, ndersa te 99 deputetet e tjere jane ndare mes PD-se e PS-se. Me shume, ne kete rast, del PD-ja e pabese, pasi i perdori para fushates PR-ne, PDR-ne, PDK-ne, PBL-ne, PBK-ne dhe tani, qe i duhen parate per vete, iu ndryshon ligjin. Por ne nje demokraci normale partite duhet te shpenzojne jo vetem per administraten e tyre partiake, por edhe per fushaten dhe leket vijne nga buxheti i shtetit. Buxheti i shtetit nuk kalon leke, pasi ligji i ri nuk e lejon dhe konkluzioni del se Berisha dhe Rama bejne "dashuri" kur ua do interesi. Ne kete rast zihen publikisht, por nga nje kembe e kane nder shalet e njeri-tjetrit.

Ligji dhe demokracia duhen zbatuar vetem kur kane interes PD-ja e PS-ja. Ndersa kur kane te drejte partite e tjera, nuk ka ligj e as President qe u del perpara. E gjitha kjo qe po ndodh, si me komsionin e posacem parlamentar per reformen zgjedhore, ashtu dhe per ligjin e financimit te partive politike tregon se Berisha dhe Rama bertasin "per ligjin" kur iu djeg prapanica e tyre, ndersa ne raste te tjera bashkepunojne ose heshtin, duke ndare torten e madhe te pushtetit apo te opozites kryesore. Ne nje fare menyre, me i pabese me partite aleate ka dale Berisha, pasi jo vetem ua kerkoi para 3 korrikut kete formule, porse tani ka edhe pushtetin, nese donte te ishte i drejte dhe fjalembajtes. Megjithate, reagimi i partive te tjera te djathta apo te qendres do te vije ne nje moment qe Berisha do te kete nevoje per votat e tyre ne Kuvend, si fjala per te bere numrin 84 qe duhet per shume gjera. "Numrin 84, zoti Berisha ta shohe me dylbi",- tha njeri prej kryetareve te partive te djathta.
 

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

i dashur MLK,

ne veshtrim te pare artikulli mu duk teper i gjate per tu marre me te.
 
H

harap

Guest
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

hahahahahahahahahahahahahhaahahahahhaahha

Sa i sinqert.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
i dashur MLK,

ne veshtrim te pare artikulli mu duk teper i gjate per tu marre me te.

[/ QUOTE ]

hahahaahahah o tntn po ne shikim te dyte? apo as ate nuk ia denjove artikullit?! /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/smash.gif Me juve do ndertohet shqiperia. Po cudi se "Keshillat" e doktorit i ke mesuar gati permendesh. /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/eek.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Doktori nuk jep keshilla, por receta te qarta.

Si fillim duhet te shkaterrohet establishmenti i korrupsionit. Vetem athere do te mund te ndertohet Shqiperia. Ty grifshe ne veshtrim te pare, rruget, parqet, mbikalimet dhe nenkalimet e Edvin Rames mund te te duken gjera te mira...por mjafton tu hedhesh nje veshtrim te dyte, dhe atehere e kupton se ato jane vepra te korrupsionit. Jane simbole te korrupsionit. Ne do ti shembim ato. Mbi germadhat e infrastruktures se korruptuar te Edvinit do te linde Shqiperia e re, Shqiperia e demokracise, e lirive dhe te drejtave te individit, Shqiperia e levizjes se lire, Shqiperia e legalizimeve, Shqiperia e bollekut.

Ne Shqiperine e bollekut nuk do te kete vend per sorrat, grifshat dhe zogjte e zinj te Edvinit.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Korrigjim: Jo "Edvin Ramës" por "Edvin Rams" pa ë te mbiemri...
 

MLK

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Në një raport të OSBE-së për institucionet shqiptare, vërehet se çështja e “Zogut të Zi” ka marrë përmasa politike

“Zogu i Zi rrezikon bisedimet me BE”


Denion Ndrenika

TIRANË- OSBE-ja ka vërejtur se çështja e “Zogut të Zi”, ka pasoja politike dhe se këto mund të shkonin deri në gatishmërinë e Tiranës për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Në një nga raportet e përdyjavshme që bën Zyra e OSBE-së në Tiranë, saktësisht për periudhën 12 dhjetor 2005 deri më 8 janar 2006, përmendet problemi i decentralizimit ndërthurtas me marrëdhëniet mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore. Një burim në PS tha se këtë raport e kishin marrë në dorë që më parë dhe se ishte e vërtetë që ai i referohej zhvillimeve në vend. Raporti i OSBE-së, i siguruar nga burimet në PS dhe që i shpërndahet delegacioneve të të gjitha vendeve anëtare prej vetë organizatës, thotë: “Përkundër njërit prej shqetësimeve më serioze që ka shprehur opozita ndaj qeverisjes aktuale, përkatësisht çështjes së decentralizimit, OSBE-ja raporton për betejën “2-mujore ligjore,... dhe konfliktin politik të zhvilluar... ndërmjet ekzekutivit dhe Bashkisë së Tiranës”… “OSBE-ja vëren se “pavarësisht nga çështjet teknike dhe të sigurisë (të çështjes së “Zogut të Zi”), pasojat politike të këtyre veprimeve kanë arritur proporcione të konsiderueshme. Kjo ka mundësi të vërë në dyshim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësimin në BE”. Raporti i referohet edhe qëndrimeve të shprehura nga ata që i ka përkufizuar si “komentues”, tek ofron vlerësimin që (këta) i kanë bërë gjendjes dhe posaçërisht rastit të decentralizimit, me theks “Zogun e Zi”. “Disa komentues e kanë përkufizuar këtë veprim si një ndërhyrje brutale të qeverisë qendrore në punët e qeverisjes vendore, ose si një betejë madhore e Partisë Demokratike për të provuar korrupsionin e supozuar të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i PS-së, Edi Rama”, -thuhet në raport. Mirëpo vërejtjet serioze të OSBE-së shprehin qartë pasaktësinë e medias për ta paraqitur drejt konfliktin për “Zogun e Zi”, sidomos referuar termave teknikë dhe ligjorë: “OSBE-ja gjykon se ai u shoqërua me një masë të pabesueshme, përgjithësisht të pasaktë të raportimit të medias mbi aspektet ligjore dhe teknike të çështjes”, -thotë materiali i marrë nga burimet në PS, por që vlerëson se “protesta te “Zogu i Zi”, “e organizuar në sheshin e ndërtimit nga Partia Socialiste, pati pjesëmarrje të arsyeshme” dhe se “atmosfera e protestës ishte jashtëzakonisht e qetë dhe e rregullt”. Më tej, në raport vërehet se qëndrimet mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore mund të ketë prapavijë politike, ose të paktën të kuptuar të tillë, nëse nisesh nga fraza “në lidhje me këtë konflikt OSBE-ja gjykon se “Dr. Berisha mund të ketë shfrytëzuar mundësinë e këtij konflikti për të dobësuar potencialisht pozicionin e Edi Ramës, duke shpërqendruar vëmendjen e tij nga reformat e planifikuara dhe forcimi i PS-së”. Mandej, në të njëjtin tekst thuhet se “gjithsesi, OSBE-ja shënon se, pavarësisht nga zgjidhja e konfliktit, “do të ketë një kosto prej rreth 2 milionë USD, të cilat do të humbin nëse do të prishet ndërtimi”.
Institucionet e pavarura dhe buxheti
Nën emërtimin “Raport 2-javor i Prezencës së OSBE-së, 12 dhjetor 2005-8 janar 2006; Zyra e OSBE-së në Tiranë ka paraqitur raportin dyjavor të radhës, i cili u shpërndahet të gjitha delegacioneve të vendeve anëtare. Materiali komenton situatën politike në vend”, raporti paraqet edhe opinionet për çështjet e mëposhtme. “8 vitet e eksperiencës në qeverisjen e vendit dhe kontributi i drejtpërdrejtë i ish-kryeministrave, ministrave të Financës dhe Ekonomisë dhe të parlamentarëve të lartë, ngriti dhe i dha më shumë cilësi diskutimit të përgjithshëm. Në kontrast me periudhat e mëparshme, këtë vit parlamentarët e grupeve opozitare kontribuojnë në debat duke dëshmuar interes, dije dhe pjesëmarrje aktive”. Ky paragraf është në raportin e të njëjtës periudhë, referuar burimeve socialiste, për trajtimin e buxhetit të shtetit. OSBE-ja gjithashtu ka informuar për “një riorganizim radikal strukturor të ministrive dhe organeve të tjera ekzekutive”, dhe që më tej raporton edhe për institucionet e pavarura, duke u mbështetur në ankesat për fondet buxhetore. I komentuar ndoshta nga zyrat partiake, ngase ka një fjali komentuese dhe mandej frazë në thonjëza, raporti përkujton “shqetësimet e shprehura nga krerët e institucioneve të pavarura, të financuara nga buxheti i shtetit..., të cilët pretendojnë se reduktimet drastike të buxheteve të tyre do të kufizojnë aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur”. Në të shprehet edhe qëndrimi i opozitës, sipas të cilit, “kjo është një provë që qeveria qendrore po provon forcën dhe po përpiqet të fitojë kontrollin e këtyre organeve të pavarura”.
 

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

...accidenti a 'sto uccello nero della malora!
 

MLK

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Nuk ve ne dyshim faktin se projekti i zogut te zi ska pas probleme, e ndofta dhe shkelje. Ajo pjese qe nuk jam dakort eshte se eshte proçeduar per ti zgjidh keto probleme apo ndeshkuar ata qe i kane krijuar problemet.
Qeveria me kryetarin e saj, duhet te japi shembullin e saj per respektimin e ligjeve, kushtetutes, institucioneve dhe akordeve te nenshkruara me nderkombetaret prej saj.
Nuk ndeshkohet dot shkelesi i ligjit duke shkelur ligjin!
Pra nuk mund te perdoren metoda qe i perkasin shekullit te kaluar per te bere perpara.
Nuk mund te jesh i besueshem perpara partenereve nderkombetare, kur merr vendimin te ngresh nje komision me specialiste, te cilet i zgjedh vet, pra nuk jane te pavarur, e brenda 10 ditesh te japin nje mendim te qarte per nje projekt per te cilin jan desh 6 muaj studim per ta bere!
Nese duam te tregohemi serioze e kredibel ne sy te partenereve, duhej nje kohe me e gjate per te marre vendimin, pasi te ishte kryer ndoshta nje ekspertize e pavarur, te respektoheshin proçedurat e te mos ndryshoheshin, te mos i kerkohej gjykates te merrte nje vendim per prishjen brenda 24 oresh se kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes.
Ky afar dhe per me budallain ben MUU qe eshte politik e jo i karakterit teknik, e kete sot eshte teper e veshtire ta besh te gelltitshem per syte e partenereve nga te cilet kerkojme mbeshtetje per te integruar KE-ne.
Politika do mend e nuk mund te behet me metoden bardh e zi, pasi "O me ne, o armiku yne" duhet te vdesi nje here e pergjithmon me fundin e sistemit komunist.
Mandatet politikanet i kane fituar per ti sherbyer popullit, vendit, e jo per ti hapur probleme absurde e per te perçare popullin me manipulimet e tyre.
 

tntn

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

MLK,

Problemi yt eshte se ti, duke u perpjekur te tregohesh me cdo kusht realist, shkel disa nga kriteret me elementare te objektivitetit...
Ti thua: "Nuk ve ne dyshim faktin se projekti i Zogut te Zi ska pas probleme, e ndofta dhe shkelje"
Edhe pohon "Nuk e ve ne dyshim"...edhe deklaron "ndofta...edhe shkelje".

Natyrisht kjo eshte perpjekja jote per te qene i paanshem, por them se mund te arrish me shume se kaq.
 

MLK

Primus registratum
Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna

Qe te arrij me shume se kaq dhe ne te njeten kohe te arrij te jem objektiv, me duhen elemente apo argumenta kredibel dhe te qarte tntn. Deri tani, argumentat e perdorur ne kete dosje ndrohen thuajse çdo dite e kjo e ben te pabesueshem qellimin apo kredibilitetin e te dyja paleve.
Ajo qe me intereson mua si qytetar eshte fakti qe ajo qe thuhet te mbahet, te jete e vertete e jo manipuluese.
Nuk para kam qef qe dikush te luaje apo te talle malaleken me intelektin tim (qofte ky dhe i kufizuar).
Fjalen e kam per ata qe dalin e bejne deklarata neper media e jo me piestaret e forumit pasi ketu thjesht diskutojme mes nesh.
 
Top