EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Edi Rama kryebashkiaku i tiranes pas kaq vitesh pune ndoshta do ishte alternativa me e mire per kryeminister....ja nje artikull i tij botuar sot ne Koha Jone.....motoja e tij: me njerezit...per njerezitE Premte, 29 Tetor 2004


PALLATI I BRIGADAVE PER PUBLIKUN, JO VETEM PER MOISIUN

Leter drejtuar Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino

NGA EDI RAMA

Fort i nderuar Minister,

Pa fare dyshimi ne predisponaten Tuaj e te Qeverise ku beni pjese per te mbeshtetur ne vazhdimesi transformimin shumeplanesh te Tiranes, por edhe i bindur per rendesine qe ka per kryeqytetin e per qytetaret kerkesa qe vijon, me lejoni t'iu drejtohem publikisht juve, e permes jush edhe zoterinjve te nderuar me lart, ne prag te kremtimit te 60 vjetorit te clirimit te Atdheut.

Jam ne dijeni te masave qe ka marre Qeveria Shqiptare per ta kremtuar kete pervjetor me nje parade ushtarake, nje pavion te Luftes Antifashiste ne Muzeun Kombetar, nje koncert ne Pallatin e Kongreseve, disa nderhyrje restauruese ne varrezat e deshmoreve ne qytete te ndryshme te vendit dhe ndonje adet tjeter qe eshte gjykuar i nevojshem ne permbushjen e protokolli zyrtr. Por duke besuar se nje pervjetor i tille, i cili rifokuson ne syte e te gjitheve vleren e trashegimine me te vyer qe krijuan popujt e shekullit XX, antifashizmin, eshte e duhet trajtuar si nje feste e madhe qytetare ku cdo banor i kryeqytetit te ndihet pjese e jo vetem spektator i kremtimit ne dy anet e Bulevardit "Deshmoret e Kombit", ne Bashkine e Tiranes jemi angazhuar me organizimin e asaj qe do te quhet "Nata e Bardhe e 29 Nentorit".

Kjo "Nate e Bardhe", e cila synojme te kthehet ne rit te pervitshem qytetar per kremtimin e 29 Nentorit, nenkupton vazhdimin normal te jetes se qytetit nga mbremja deri ne mengjes me nje trafik shume te reduktuar, me dyqane, restorante e kafene ne aktivitet te plote, me muzeume, galeri, teatro, kinema e bile edhe zyra funksionaresh te larte te hapura per publikun deri ne agim. Ne bashkepunim me sipermarrjen kryeqytetase po konsiderojme mundesine e cmimeve te ulura enkas per ate nate, nderkohe qe mjediset muzeale e kulturore nen administrim publik duhet te garantojne hyrje pa bilete.

Mirepo, duke qene se behet fjale per nje vit jubilar, mendoj se eshte rasti qe kesaj rradhe te shtojme nje qershi ne kete torte feste. Dhe ketu vjen kerkesa ime specifike per ju e per zoterinjte te cileve kjo kerkese u shkon per dijeni.

Eshte koha zoti Minister qe Parku i Madh i Pallatit te Brigadave t'i dhurohet publikut kryeqytetas dhe dite me te pershtatshme sesa 29 Nentori i ardhshem nuk mund te gjenim. Ashtu sikunder s'mund te gjenim nje nate me te pershtatshme sesa "Nata e Bardhe e 29 Nentorit" te ketij viti, per te hapur njehere e mire per publikun, bash si cdo godine te ketij lloji kudo ne boten e qyteteruar, Pallatin e Brigadave. i cili, me lejoni t'ua kujtoj, qysh prej nates kur forcat clirimtare hyne lirisht "pa autorizim e as protokoll", ka mbetur nje bunker ceremonish te rralla e te ngushta zyrtare, qe kane per dreq nje parfum mortor per shkak te braktisjes halucinante e rrenimit te perditshem qe ajo perle arkitektonike dhe dizajni grafik, perjeton si fantazem prej 60 vjetesh. Nenvizoj ketu se te ardhurat nga vizitat disa here ne jave te publikut, qe me siguri do te jete shume i interesuar per ta shkelur ate ngrehine misterioze e gjermesot te ndaluar, do te ndihmonin ne mbledhjen e jo pak qindarkave me te cilat mund te fillonte puna per te ndalur rrenimin e metejshem te saj nga egersia e pameshirshme.

Por sigurisht qe, pertej ketij detaji jo te parendesishem qe ka te beje me mirembajtjen dhe restaurimin e munguar e te domosdoshem te Pallatit te Brigadave, ne themelin e kesaj kerkese qendron interesi i publikut per akses ne nje monument historik e kulturor me vlera te rralla, por edhe ne parkun monumental te Pallatit qe jo vetem do te shtoje hatashem hapesiren e gjelber ne dispozicion te kryeqytetasve ne kerkim te shlodhjes ne ajer e mjedis cilesor, por edhe do te rrise ndjeshem potencialin turistik te Tiranes.

Jam i bindur Zoti Minister, se as ju dhe as zoterinjte e nderuar te cileve u drejtohet per dijeni kjo kerkese, nuk u lypset kurrefare "pune bindese" lidhur me nje nevoje kaq legjitime, plotesimi i se ciles do t'i jape nje ndricim te vecante jo thjesht "Nates se Bardhe te 29 Nentorit" , por krejt jetes kulturore e turistike dhe kohes se lire te kryeqytetit te viteve ne vijim. Qe kesisoj do te kete ne guiden e vet nje godine stilistikisht unikale te epokes se ish-prandorise italiane. Ashtu sic jam i bindur se thjesht duke e marre lehtesisht me mend sesa bekime do te merrni nga qytetaret qe do te mund te shetisin familjarisht e qetesisht ne nje park te mrekullueshem si ai i Pallatit te Brigadave, Ju dhe zoterinjte e tjere qe mund t'i bejne Tiranes e tiranasve nje dhurate kaq te pacmuar me rastin e 60 vjetorit te clirimit, nuk do te ngurroni t'i pergjigjeni pozitivisht kesaj kerkese.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
Fillimisht postuar nga Creed:
[qb] Voten 10 i jap ati Edit vetem se e sistemoj me ne fund ate rruge te mallkuar te Ali demit.Se sa here kthehesha ne Tirane me beheshin kepucet e bukura mut me llac /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
dmth, ti kujton se rruget i shtroi rama, apo qe shtrimi rrugeve kerkon inteligjence te llojit te larte. apo qe kepucet e tuja jane gjeja me e rendesishme per ty.

edhe enveri beri plot, uzina, fabrika e kombinate, shkolla, pallate , korrent e uje, por nuk e beri shqiptarin ME TE PASUR se me pare.
atehere çfare ? [/qb]
Atëherë vijmë përsëri tek: Kujtoni se ç'kanë bërë shumë njerëz për Shqipërinë (Enveri, Ramizi, Sala, Tosi, Meksi) dhe mendoni sa bukur që është ajo sot!
Të gjithë këta njerëz kanë bërë diçka por asnjëri nga këta nuk ka bërë kryesoren, ta çojë shqiptarin në nivelet e shumëkërkuara nga shqiptarët.
Zog, shqiptarët janë tepër inteligjentë dhe këtë e tregojnë sapo bien në një vend me më pak konkurrencë inteligjence! Ne ashtu si çdo gjë tjetër në këtë botë i bindemi ligjeve të natyrës. Sa më e egër konkurrenca aq më e avashtë është rritja. Kur dalim jashtë ne marrim për kot dhe dallojmë menjëherë (shumica e rasteve) në ambjentin ku jetojmë çka flet për një konkurrencë më të dobët.
Normalisht thuhet që një sistem të funksionojë duhet të jetë sa më heterogjen (të zgjuar e budallenj, të fortë e të dobët, të pasur e të varfër e gjithë kombinimet e mundshme të tyre). Shqiptarët janë të gjithë të varfër (tani ka filluar njëfarë ndarje por mbetet një % shumë e vogël që është pasuruar), janë të gjithë të fortë (deri vonë çdo familje ishte shtet më vete) dhe kanë një inteligjencë më të madhe se mesatarja botërore! :wave:
 

Kenti

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
Fillimisht postuar nga Creed:
[qb] Voten 10 i jap ati Edit vetem se e sistemoj me ne fund ate rruge te mallkuar te Ali demit.Se sa here kthehesha ne Tirane me beheshin kepucet e bukura mut me llac /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
dmth, ti kujton se rruget i shtroi rama, apo qe shtrimi rrugeve kerkon inteligjence te llojit te larte. apo qe kepucet e tuja jane gjeja me e rendesishme per ty.

edhe enveri beri plot, uzina, fabrika e kombinate, shkolla, pallate , korrent e uje, por nuk e beri shqiptarin ME TE PASUR se me pare.
atehere çfare ? [/qb]
-------------------------------------------------
Obobo cfare replike te shpejt qe me beri ky zogu.
HMMMMMM..1 sekonde sa ta mendoje nje pergjigje /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

/pf/images/graemlins/laugh.gif

creed: po te ishte rama burr i qut behej piktor, pra perfundonte rrugen e nisur femije. por teper e veshtire te behesh piktor I MIRE. ndersa kryebashkiak i mire, me shtru rruget e ngjyros pallatet edhe behesh, fakti rama u be i tille.

problemi eshte qe ne shqiptaret i ngaterrojme gjerat, nuk i japim njerezve asnjehere ATE QE MERITOJNE, por ose do i fusim ne dhe ose do i ngrejme ne qiell.

ka mundesi qe rames qe s'arriti te behej dot piktor, t'ja bejne lapidarin me te larte se te xhaxhit. te dy s'arriten te qullnin gje ne jete PROFESIONALISHT as INTELEKTUALISHT, por u kthyen ne atdhe dhe u morren me politike duke i konsideruar shqiptaret nje tufe idiotesh te pagdhendur.
dhe se kane keq, shqiptaret ashtu jane.

ne mbreterine e qorrave ai me nje sy behet mbret.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Kete me poshte e kam postuar ne nje forum nje vit me pare. Aktuale...

Kerkonte nje politikan i larte nje keshilltar qe tju jepte zgjidhje gjithe gjerave te botes e jo si ata qe kishte ku njeri i pergjigjej "s'di nga ekonomia", tjetri "s'kam mbaruar juridikun" e me radhe. U vu ne levizje partia dhe e gjeti nje te tille. Ja cojne politikanit, i cili pa e zgjatur e vuri ne prove.
Me gjej - i tha - c'thote neni kaq e aq i ligjit aq e kaq.
Si urdheron shef - i thote kandidati - e nje tu ulur ne kompjuter, klilk, klik, klik, nje ta gjetur nje ta shtypur e shefit perpara.
Po te te them te gjesh nje artikull qe kam bere une per fjala vjen luften ne Irak, e gjen dot.
Te perkthyer shef ... por fjala i mbeti ne gryke se shefi kallpazan e pa venger. Klik, klik, klik, e gjeti ne gjashte gjuhe dhe (shshsh, e perktheu ne shqip vete), i vuri emrin e shefit sa per firme.
Ku ishe me pare more djale, gati sa nuk ju hodh ne qafe shefi, por e mbajti veten e e pyeti me ton serioz, po a s'me thua nga i di gjithe keto ti.
Intreneti shef - pergjigjet keshilltari taze.
E shkuan shume kohe shefi "ga" keshilltari "na", shefi me humbi celulari i gruas, keshilltari klik, klik, klik, nje te ri (me paret e shtetit se me te kujt); shefi nje artikull per ne OKB, keshilltari nje per OKB, nje per UNESCO, e nje per ne NATO, mbaji shef se ku i dihet; shefi na humbi reputacioni, keshilltari fap nje faqe interneti, vu emaila neper gazeta.
Nje dite te vrenjtur me shi, hyn shefi ne zyren e keshilltarit te perkulur mbi kompjuter, e i thote "me humbi mandati". Keshilltari klik, klik, klik, pa thene asnje fjale. Oj, - shfryn shefi te thashe ne menyre eksplicite "me humbi mandati".
Po ja shef - thote keshilltari me pak ze - po e kerkoja nga interneti.
Po me ne fund shefi kishte kuptuar dicka dhe i thote keshilltarit:
Interneti more djale s'eshte realiteti.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] ndoshta disa nga ju do te ndryshonin mendje po te dinin se cfare ka bere se fundmi Edi.
Po jua them me pak fjale duke e treguar ashtu sic i shikoj une pasojat e veprimit te tij.

Duke qene se do te jete tip "origjinal" dhe "cool", Edi pati idene brilante te sajonte nje faqe interneti per te punesuar te rinjte qe kerkojne pune. Natyrisht, te gjithe bejme wow!!! deri ketu. Ajo qe nuk dime eshte se Edi mendoi se nje menyre alternative te beri do te ishte po te reklamonte ne te gjithe Tiranen dhe neper boten virtuale hapjen e faqen www.albaniansex.com per here te pare ne histori.
Ajo qe ndodh (per te qa, jo per te qesh) eshte se kur shkruani kete url shkoni tek faqja e www.punesimi.info dhe u kerkohet te rinjve dhe te rejave te hedhin te dhenat personale per mundesi punesimi.
Tani imagjinoni per nje cast sikur jeni nje i huaj qe shkoni per sex tourism (ndodh shume keto vitet e fundit) dhe ke degjuar se shqiptarkat ose shqiptarket jane shume "hot", ben nje search ne google.com per albanian sex dhe te del faqja e Edit. Aty gjen te dhenat dhe kontaktet e te deshperuarve per pune, merr shenim nja dy numra dhe jua le ta imagjinoni vete se cdo t'u ndodhi atyre vajzave qe do te kontaktohen ne gjuhe te huaj, pas konsultimit me "dosjen" e tyre online.

Vaj medet per ne!!! :cry: [/qb]
po e nis me kete

ishte ide dhe realizim i keshillit rinor shqipetar dhe bashkia e mbeshteti (nuk ishte ide e rames po e dime qe atij i pelqejne provokimet qe zgjojne nga gjumi)

personalisht mbeshtesh edin si kryetar i bashkise se tiranes por mendoj se nuk mund te shkohet me teper se aq
edi ka sukses ne bashkine e tiranes per te njejtat arsye qe do ta falimentonin ne drejtimin e qeverise (kjo nuk do te thote se ai nuk mund te ndryshoje strategji sjellje).
 

soni2

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] E keqja është që shqiptarët e kanë filluar të shohin Shqipërinë me sytë e Botës. Mos harroni o të mjerë që jemi ne që i bëjmë ato gjullurdi që përshkruan bota si arritje në disa raste apo si trragjedi në të tjera. Ne e dimë se ç'është Shqipëria dhe se si funksionon ajo. Mos lejoni të huajt t'ju mbushin mendjen se të jesh shqiptar është fatkeqësi. Nuk jemi më të këqinj apo më të mirë se të tjerët, fatkeqësisht jemi më inteligjentë! [/qb]
o kondrapedal ta kuptosh persene e nje dukurie duhet ta shofesh ne kendveshtrimin e tij dhe shkurt nuk e shohim shqiperine me syte e botes por bota me kendveshtrimet e saj na ndihmon ta dime çkemi per te ndryshuar 'ne te mire'.
nuk jemi ne me inteligjenta se te tjeter as me burra te mire eksperienca na e tregoi nuk ka popull ne bote te punoje sa italianet pastaj themi ne jemi punetor ne jemi popull dembel egoista etj etj.
pse bota po na shef me sy te tille se po na studion si dukuri si nje fenomen (Shqiptar)
sepse kemi aq shume divergjenca ne mendime dhe veprime sa ata sduan te degjojne me per neve .
kur kishte ne Belgjike 35000 refugjat shqipetar erdhi zoti Meta dhe neshkroi marreveshje qe shqiptaret te kthehen sepse skane nevoje per azil .
do te doja te shkruanja me teper por skam kohe me sonte se do te ik ne pune tashti por nje gje po ju them o vellezer dhe motra lujini kembet dhe duart se nga politika shqiptare skemi gje une nuk pres asnje gje as nga Edi Rama as sala as fatosi te ulim koken dhe ti futemi punes pa pare çfare po ben tjetri sepse buken te shpija nuk po na e bjen tjetri po e shpiem vete .

edi rama ka punu aq shume sa asnje kryetar bashkie nuk do arrije ta beje sepse kishte kurajo te sillte eren e ndryshimit .
e vetmja kritike qe mund ti bejme atij eshte per pallatet e shumta por dua vetem tju rikujtoj se boomit te imobiliares nuk kane çti bejne as Bertrand Delanoe ne Paris jo me edi rama ne tirane thjesht vetem se eshte nje nevoje shume fitim prurese ktu ska te beje ekzekutivi as legjislativi eshte pushteti ekonomik .
para se te vejme gjeneralitete duhet ti ndajme ne kategori ose si thote populli "shapin nga sheqeri"
 
Top