EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Edi Rama kryebashkiaku i tiranes pas kaq vitesh pune ndoshta do ishte alternativa me e mire per kryeminister....ja nje artikull i tij botuar sot ne Koha Jone.....motoja e tij: me njerezit...per njerezitE Premte, 29 Tetor 2004


PALLATI I BRIGADAVE PER PUBLIKUN, JO VETEM PER MOISIUN

Leter drejtuar Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino

NGA EDI RAMA

Fort i nderuar Minister,

Pa fare dyshimi ne predisponaten Tuaj e te Qeverise ku beni pjese per te mbeshtetur ne vazhdimesi transformimin shumeplanesh te Tiranes, por edhe i bindur per rendesine qe ka per kryeqytetin e per qytetaret kerkesa qe vijon, me lejoni t'iu drejtohem publikisht juve, e permes jush edhe zoterinjve te nderuar me lart, ne prag te kremtimit te 60 vjetorit te clirimit te Atdheut.

Jam ne dijeni te masave qe ka marre Qeveria Shqiptare per ta kremtuar kete pervjetor me nje parade ushtarake, nje pavion te Luftes Antifashiste ne Muzeun Kombetar, nje koncert ne Pallatin e Kongreseve, disa nderhyrje restauruese ne varrezat e deshmoreve ne qytete te ndryshme te vendit dhe ndonje adet tjeter qe eshte gjykuar i nevojshem ne permbushjen e protokolli zyrtr. Por duke besuar se nje pervjetor i tille, i cili rifokuson ne syte e te gjitheve vleren e trashegimine me te vyer qe krijuan popujt e shekullit XX, antifashizmin, eshte e duhet trajtuar si nje feste e madhe qytetare ku cdo banor i kryeqytetit te ndihet pjese e jo vetem spektator i kremtimit ne dy anet e Bulevardit "Deshmoret e Kombit", ne Bashkine e Tiranes jemi angazhuar me organizimin e asaj qe do te quhet "Nata e Bardhe e 29 Nentorit".

Kjo "Nate e Bardhe", e cila synojme te kthehet ne rit te pervitshem qytetar per kremtimin e 29 Nentorit, nenkupton vazhdimin normal te jetes se qytetit nga mbremja deri ne mengjes me nje trafik shume te reduktuar, me dyqane, restorante e kafene ne aktivitet te plote, me muzeume, galeri, teatro, kinema e bile edhe zyra funksionaresh te larte te hapura per publikun deri ne agim. Ne bashkepunim me sipermarrjen kryeqytetase po konsiderojme mundesine e cmimeve te ulura enkas per ate nate, nderkohe qe mjediset muzeale e kulturore nen administrim publik duhet te garantojne hyrje pa bilete.

Mirepo, duke qene se behet fjale per nje vit jubilar, mendoj se eshte rasti qe kesaj rradhe te shtojme nje qershi ne kete torte feste. Dhe ketu vjen kerkesa ime specifike per ju e per zoterinjte te cileve kjo kerkese u shkon per dijeni.

Eshte koha zoti Minister qe Parku i Madh i Pallatit te Brigadave t'i dhurohet publikut kryeqytetas dhe dite me te pershtatshme sesa 29 Nentori i ardhshem nuk mund te gjenim. Ashtu sikunder s'mund te gjenim nje nate me te pershtatshme sesa "Nata e Bardhe e 29 Nentorit" te ketij viti, per te hapur njehere e mire per publikun, bash si cdo godine te ketij lloji kudo ne boten e qyteteruar, Pallatin e Brigadave. i cili, me lejoni t'ua kujtoj, qysh prej nates kur forcat clirimtare hyne lirisht "pa autorizim e as protokoll", ka mbetur nje bunker ceremonish te rralla e te ngushta zyrtare, qe kane per dreq nje parfum mortor per shkak te braktisjes halucinante e rrenimit te perditshem qe ajo perle arkitektonike dhe dizajni grafik, perjeton si fantazem prej 60 vjetesh. Nenvizoj ketu se te ardhurat nga vizitat disa here ne jave te publikut, qe me siguri do te jete shume i interesuar per ta shkelur ate ngrehine misterioze e gjermesot te ndaluar, do te ndihmonin ne mbledhjen e jo pak qindarkave me te cilat mund te fillonte puna per te ndalur rrenimin e metejshem te saj nga egersia e pameshirshme.

Por sigurisht qe, pertej ketij detaji jo te parendesishem qe ka te beje me mirembajtjen dhe restaurimin e munguar e te domosdoshem te Pallatit te Brigadave, ne themelin e kesaj kerkese qendron interesi i publikut per akses ne nje monument historik e kulturor me vlera te rralla, por edhe ne parkun monumental te Pallatit qe jo vetem do te shtoje hatashem hapesiren e gjelber ne dispozicion te kryeqytetasve ne kerkim te shlodhjes ne ajer e mjedis cilesor, por edhe do te rrise ndjeshem potencialin turistik te Tiranes.

Jam i bindur Zoti Minister, se as ju dhe as zoterinjte e nderuar te cileve u drejtohet per dijeni kjo kerkese, nuk u lypset kurrefare "pune bindese" lidhur me nje nevoje kaq legjitime, plotesimi i se ciles do t'i jape nje ndricim te vecante jo thjesht "Nates se Bardhe te 29 Nentorit" , por krejt jetes kulturore e turistike dhe kohes se lire te kryeqytetit te viteve ne vijim. Qe kesisoj do te kete ne guiden e vet nje godine stilistikisht unikale te epokes se ish-prandorise italiane. Ashtu sic jam i bindur se thjesht duke e marre lehtesisht me mend sesa bekime do te merrni nga qytetaret qe do te mund te shetisin familjarisht e qetesisht ne nje park te mrekullueshem si ai i Pallatit te Brigadave, Ju dhe zoterinjte e tjere qe mund t'i bejne Tiranes e tiranasve nje dhurate kaq te pacmuar me rastin e 60 vjetorit te clirimit, nuk do te ngurroni t'i pergjigjeni pozitivisht kesaj kerkese.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

ndoshta disa nga ju do te ndryshonin mendje po te dinin se cfare ka bere se fundmi Edi.
Po jua them me pak fjale duke e treguar ashtu sic i shikoj une pasojat e veprimit te tij.

Duke qene se do te jete tip "origjinal" dhe "cool", Edi pati idene brilante te sajonte nje faqe interneti per te punesuar te rinjte qe kerkojne pune. Natyrisht, te gjithe bejme wow!!! deri ketu. Ajo qe nuk dime eshte se Edi mendoi se nje menyre alternative te beri do te ishte po te reklamonte ne te gjithe Tiranen dhe neper boten virtuale hapjen e faqen www.albaniansex.com per here te pare ne histori.
Ajo qe ndodh (per te qa, jo per te qesh) eshte se kur shkruani kete url shkoni tek faqja e www.punesimi.info dhe u kerkohet te rinjve dhe te rejave te hedhin te dhenat personale per mundesi punesimi.
Tani imagjinoni per nje cast sikur jeni nje i huaj qe shkoni per sex tourism (ndodh shume keto vitet e fundit) dhe ke degjuar se shqiptarkat ose shqiptarket jane shume "hot", ben nje search ne google.com per albanian sex dhe te del faqja e Edit. Aty gjen te dhenat dhe kontaktet e te deshperuarve per pune, merr shenim nja dy numra dhe jua le ta imagjinoni vete se cdo t'u ndodhi atyre vajzave qe do te kontaktohen ne gjuhe te huaj, pas konsultimit me "dosjen" e tyre online.

Vaj medet per ne!!! :cry:
 

Mr.Wolf

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb]
...Shqiperia nuk eshte plotesisht ne dore te plehrave shkerdhata si Nano,Berisha....
Në fakt kanë dalë edhe plehrat e shkërdhatat e rinj si puna e Ramës /pf/images/graemlins/wink.gif .
Renea, ma kadalë he burr se nuk t'shau kush fisin :tipsy: .
Ty Edvin Rama të duket i hajrit kurse mu m'duket zog gomari me i tufë kalamoj që mahniten nga fishekzjarret /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Shkollat, kopshtet e klinikat janë në varësi të ministrisë së arsimit por kërkesa bëhet nga bashkia kur ka mungesa.

Megjithatë, ta gëzoni Tiranën e re revolucionare. I pafshit hajrin don Zoti! [/qb]
Shqiperia eshte tashme nje vend i lire,mund te mendosh e te thuash c’te duash mbi ke te duash,mer daje! /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.S.Zilia i gerryeka njerezit e vegjel me shume se c’mendoja /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Sa te argumentuara i keni mendimet, more... /pf/images/graemlins/smile.gif Po nga keni ngjare, tamam si shqiptare beni /pf/images/graemlins/smile.gif

Alinos, nuk po te pergjigjem per ato arsyetimet e tua, pasi nuk e ndjej vetem, vaj ne te mjeret, sic thua ti /pf/images/graemlins/smile.gif

Per kuriozitet dhe per te kuptuar argumentimin tend hapa faqen www.albaniansex.com dhe nuk me doli asgje qe ka te beje me Shqiperine, me Edi Ramen apo me ofertat me punesime! E cuditshme, apo jo?
Hapa pastaj faqen www.punesimi.info dhe sinqerisht me pelqeu faqja! Nuk flas vetem per dizajnin, per lehtasirat qe ofron, por per me shume per idene, per te nxitur rinine per pune!

Normalisht, Alinos, te mbetet ose te sqarosh dhe nje here argumentimin tend, ose te pranosh qe u perpoqe te na mashtrosh... /pf/images/graemlins/smile.gif

S'e ke mire keshtu!

/pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

regele cili je ti mi shpirt, mashkull apo femer.

ate faqen e hapa dhe une dhe te çonte tek faqja e punes. vetem sot, bile tashti ka vetem pak çaste e kane ndryshuar lidhjen diku tjeter, tek nje faqe seksi.

dikush e kuptoi RREZIKUN qe paraqet per ndoshta edin kjo histori.

ta bente nje gje te tille nje kryebashkiak (kushdoqofte ai) i nje vendi tjeter demokratik, do ta SHKARKONIN fishek prej b-ythe per vetem pak çaste.

ps; kam pershtypjen se satana ka gisht ne kete pune. bile besoj se ai eshte krijuesi, ose i idese, ose i faqes.

po te ishte ndryshe si mendon ti kukull, pse duhej ta hapte kete teme sensasionale ky robi : http://www.albforumi.com/af/ultimatebb.php/ubb/get_topic/f/12/t/000259/p/1#000007

heeeee ?
 

regele

Forumium maestatis
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Une flas per ate cfare pashe dhe cfare eshte per momentin! Cfare keni pare ju puna juaj...

Zogu, sa i embel qe je...flori je! Per ty nuk kam dyshim ne je mashkull apo femer, pasi me sa mbaj mend kur isha i vogel, ketij timit te gjithe i thoshin zogu...keshtu e di qe je fiks...mashkull /pf/images/graemlins/smile.gif

Zogu, zogu /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

problemi eshte se ti i kerkove alinos te kerkonte falje per mashtrim. pra neqofte se ti flet vetem per aq sa sheh, nuk duhet te perziesh te tjeret ne valle (ose sferen e veshtrimit tend), as te kerkosh shpjegime ose falje publike, pa bere me pare HETIME te hollesishme rreth subjektit te dhene.

me te thene te drejten edhe une ne fillim se mendova aq holle sa sonila punen. flas per pasojat qe mund te vinin nga nje IDIOTLLIK i tille. por a sheh qe llogjika s'ka fund.
 

Verizion

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Edi Rama a nuk eshte ai qe e beri Tiranen qe te duket me e bukur se cdo qytet tjeter ne Shqiperi ? Dhe a nuk eshte e vertete qe Tirana vetem eshte rregulluar se tere qytetet e tjera kan mbetur sic kane qene ? Mbase gabohem po mua keshtu me kane then pasi ka kohe qe nuk jetoj atje
Duhet vleresuar nje pune e tille ne nje shoqeri te civilizuar sic jemi ne shqiptaret /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Gerti Shella

Adriano Çelentano në një refren të famshëm tij e ka vendosur Punën dhe Dashurinë në një marrëdhënie përjashtimi plotësisht formale por dhe organikisht plotësuese si një simbiozë perfekte. “Chi non lavora non fa l’amore”. Frojdi në fakt ishte i pari që arriti në konkluzionin se ndërgjegja morale lindi nga seksualiteti. Para tij Marksi kishte argumentuar se ndërgjegja kishte lindur nga puna. Si njëri dhe tjetri klasifikohen në historinë e mendimit filozofik si materialistë. Edhe Madona e rreshtoi veten mes këtyre burrave duke u vetëquajtur vajzë materialiste në një këngë të saj kur ishte e re shekullin e kaluar. Shumë prej nesh sot besojnë se në themel të mirëqenies materiale por edhe shpirtërore qëndron puna. Edhe pse në këta vjet tranzicioni plot trauma na ka qëlluar të hasim rrugës njerëz të cilët e kanë shfytyruar kuptimin mbi punën, sot shohim përditë se si shumë të tjerë përpiqen të rivlerësojnë punën si një vlerë të padiskutueshme. Puna nuk humbet sepse puna nuk është piramidë. Pluhuri i ngritur pas shembjes së këtyre të fundit në ‘97 nuk është davaritur akoma sot po të gjykosh nga paqartësia dhe rrëmuja e tregut të punës në ditët e tanishme. Në mes të kësaj zallamahije që burokratët e ministrive e emërtojnë si tregu shqiptar i punës qëndron si një ishull i izoluar rregulli dhe korrektese bashkia e kryeqytetit apo edhe ndonjë institucion tjetër ku puna dhe punësimi kryesisht rinor kanë vërtet duk. Në anë të shërbimit më të fundit on-line që u promovua ditën e premte nën emrin pasionant www.albaniansex.org krijohet një mundësi më tepër që jo vetëm puna, por shanset e punësimit që ofron tregu shqiptar i punës, sado të vogla të jenë për momentin, të mos humbasin.
Megjithatë, kërkesat për punë do të vijnë duke u shtuar dhe duke u përqëndruar. Lëvizja migratore e popullatës nga zonat periferike të vendit në drejtim të qendrave të mëdha urbane vazhdon të bëhet me ritme të larta. Sipas të dhënave të INSTAT popullsia migratore është duke u përqëndruar në zonat e mëdha urbane rreth aksit ku kalon një pjesë e Korridorit Tetë. Në kushtet kur marrëdhëniet e pronësisë mbi tokën mbeten të paqarta investimet e huaja mbeten nën nivelet e kërkuara. Ashtu si në Peru apo vende të tjera të Amerikës Latine, pronësia e pastabilizuar dhe konfliktet që burojnë prej saj po verifikohen dhimbshëm edhe në realitetin e sotëm shqiptar. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se raporti aktual i popullsisë rurale me atë urbane është respektivisht 55% me 45%. Ky raport është duke ndryshuar me shpejtësi në favor të rritjes së popullatës e cila përqëndrohet në qytete në kërkim të një jetë më të mirë. Edhe sikur lëvizja demografike të mos ishte duke ndodhur, vetë shteti do ta kishte provokuar atë pasi një nga kriteret e pranimit në Bashkimin Europian është raporti 80% me 20% në favor të popullsisë urbane. Në 10 vitet e ardhshme brezi i 10-18 vjeçarëve të sotëm do të jenë forca më aktive e punës. Kjo do të thotë që në vitin 2015 shqetësimi madhor i qeverive shqiptare nuk do të jenë negociatat për anëtarësim në BE por sigurimi i punës për atë që do të përbëjë edhe grupin social më të madh në numër (nisur nga tendenca e përqëndrimit të fluksit migrator dhe nga mosha mesatare e re e popullatës). Jo për të hequr një paralele të dytë krahasimi me vendet e Amerikës Latine, por më shumë me vendet e Evropës Perëndimore në kohën kur industrializimi i vrullshëm i tyre solli urbanizimin e pashmangshëm, në Shqipëri fenomeni shfaqet i përmbysur. Popullsia rurale braktis tokën duke qenë pothuajse e ndërgjegjshme se në qendrat e medha urbane nuk është duke ndodhur kurrfarrë industrializimi. Fshatari braktis tokën duke qenë i vetëdijshëm për pasigurinë e qytetit me të cilën përballet që në momentin kur duhet të ndërtojë një strehë për të futur kokën gjatë kohës që hidhet në ilegalitet urban. Po t’i shtosh kësaj edhe ofertën e çoroditur për punë që ofron tregu i sotëm në qëndrat e mëdha urbane situate bëhet shpërthyese dhe fillon e quhet “bombë sociale”.
Nisur nga premisat e mësipërme, kjo situatë mund të sjellë si pasojë brenda pak vitesh një krizë dyfishe demografike dhe punësimi. Kjo betejë e madhe për një jetë më të mirë është e pashmangshme dhe ajo do të zhvillohet këtu, kryesisht në Tiranë dhe në Durrës. Brezi i sotëm i gjimnazistëve që iu pëlqen të luajnë “counterstrike” në kompjuter do të duhet të mbajë nesër mbi supe peshën e një beteje për bukën e përditshme (nëse nuk do të jenë larguar që më parë nga ky vend në gjurmët e brezit të parë të emigrantëve të epokës postkomuniste). “Nuk mund të fshihesh, nuk mund të vraposh, puno” kështu do të tingëllojë nesër për ata marrëdhënia e preferuar me internetin. Prandaj u krijua www.albaniansex.org ose ndryshe www.punësimi.info që t’i paraprijë në mënyrë virtuale sot asaj që mund të jetë reale nesër. Kjo është një mundësi më shumë që s’kemi pse të mos e shfrytëzojmë si kudo gjetkë në vendet perëndimore. Gazetat më të mëdha si “Shekulli”, p.sh., e kanë kuptuar këtë sfidë dhe kanë treguar se dinë t’u paraprijnë nevojave të tregut duke ofruar hapësirën e tyre mediatike për njoftime punësimi.
Dje u materializua një premtim për një faqe interneti e gjitha për punësimin, që nisi dy vjet më parë dhe u realizua falë edhe ndihmës bujare të partnerëve shqiptarë, USAID. Nëse ndokush do të thotë se ata që konceptuan në Shqipëri këtë teknologji informacioni për punësimin janë materialistë si Frojdi, Marksi, Madona apo Celentano që këndon “chi non lavora non fa l’ammore” atëherë janë të ftuara të gjitha institucionet shtetërore të bëhen materialiste në këtë kuptim sa nuk është tepër vonë. Sot nuk ngopet më njeri me lugë të zbrazur në emer të idealeve të partisë. Por kjo nuk do të thotë që pas kësaj ndonjë titullar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të mbyllet përfundimisht brenda në zyrë duke kërkuar punën e tij të re në websitin tonë www.albaniansex.org. Kush nuk bën dashuri, nuk punon. Kjo faqe interneti që i vihet sot në dispozicion pjesës aktive për punë në shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga të rinj dhe të reja ofron një mundësi të re për marrjen në mënyrë të përqendruar dhe të shpejtë të të gjithë informacionit për punësimin.
 

rudi123

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga SweetAngel:
[qb] Epo rrace e tille jemi ne shqiptaret.
Cfare dime te bejme me mire??

Te shajme
Te ofendojme
Te ulerasim (ose bertasim)
Te merremi me thashethemi ( kjo eshte arsyeja qe jemi prapa bote)

Na e dinte koken Enveri , prandaj na mbajti ashtu, shikoni tani, i kemi vene flaken jo vetes tone po edhe botes. Zoti na ruajt.

me falni dola jash teme me duket. [/qb]
Mos u habit Sweety se eshte mese normale qe "Demokrat-dallkauket" shqiptare behen bashke vetem kur shajne komunizmin. :smash:

Ne fakt kane te drejte se ishte hera e pare ne historine shqiptare ku shqipoja nuk mund te tregonte kafsherimin,kanibalizmin,injorancen e tij shqipove te tjere dhe botes mbare.
Ishte e vetmja liri qe u mungoj per 50 vjet.
Te tjerat skane pase kurre rendesi per shqiptarin.
E hidhur por e vertete. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Renea88

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

o bernd o klysh jevgu pse ja fut kot....se ai qeni na beri keshtu si kafshet se njerzit me kulture i vrau dhe atyre te malit i dha kulturen komuniste

pse rri ti ne gjermani shko e bej dicka atje qe tja kalosh edi rames...rri o burre dheu se eshte kollaj me fol per te tjeret
 

Guest
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga SweetAngel:
[qb] Epo rrace e tille jemi ne shqiptaret.
Cfare dime te bejme me mire??

Te shajme
Te ofendojme
Te ulerasim (ose bertasim)
Te merremi me thashethemi ( kjo eshte arsyeja qe jemi prapa bote)

Na e dinte koken Enveri , prandaj na mbajti ashtu, shikoni tani, i kemi vene flaken jo vetes tone po edhe botes. Zoti na ruajt.

me falni dola jash teme me duket. [/qb]
Nuk te kuptoj aspak dhe me vjen keq qe paske keto mendime te gabuara Swety..
Si thua ne shqiptaret ia paskemi vene flaken botes???
Po ti a je shqiptare qe jeton ne Bote?? :shrug:
Une per veten time jam e nuk e shoh keshtu si ti ceshtjen,perkundrazi i shoh shqiptaret keto vitet e fundit te kene pasur mundesite, ta tregojne veten neper bote..me inteligjencen e tyre.
Kudo qe kane marre pjese, neper bote, kane shkelqyer..(neper shkolla te pakten)..
Te shajme,te ofendojme,te ulerasim...... :eek:
Une per vete s ´uleras e ofendoj...Ti e ben kete??
Jo me siguri,pra dhe ti Shqiptare je apo jo??
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

E keqja është që shqiptarët e kanë filluar të shohin Shqipërinë me sytë e Botës. Mos harroni o të mjerë që jemi ne që i bëjmë ato gjullurdi që përshkruan bota si arritje në disa raste apo si trragjedi në të tjera. Ne e dimë se ç'është Shqipëria dhe se si funksionon ajo. Mos lejoni të huajt t'ju mbushin mendjen se të jesh shqiptar është fatkeqësi. Nuk jemi më të këqinj apo më të mirë se të tjerët, fatkeqësisht jemi më inteligjentë!
 

zog

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga regele:
Gerti Shella

Adriano Çelentano në një refren të famshëm tij e ka vendosur Punën dhe Dashurinë në një marrëdhënie përjashtimi plotësisht formale por dhe organikisht plotësuese si një simbiozë perfekte. “Chi non lavora non fa l’amore”. Frojdi në fakt ishte i pari që arriti në konkluzionin se ndërgjegja morale lindi nga seksualiteti. Para tij Marksi kishte argumentuar se ndërgjegja kishte lindur nga puna. Si njëri dhe tjetri klasifikohen në historinë e mendimit filozofik si materialistë. Edhe Madona e rreshtoi veten mes këtyre burrave duke u vetëquajtur vajzë materialiste në një këngë të saj kur ishte e re shekullin e kaluar. Shumë prej nesh sot besojnë se në themel të mirëqenies materiale por edhe shpirtërore qëndron puna. Edhe pse në këta vjet tranzicioni plot trauma na ka qëlluar të hasim rrugës njerëz të cilët e kanë shfytyruar kuptimin mbi punën, sot shohim përditë se si shumë të tjerë përpiqen të rivlerësojnë punën si një vlerë të padiskutueshme. Puna nuk humbet sepse puna nuk është piramidë. Pluhuri i ngritur pas shembjes së këtyre të fundit në ‘97 nuk është davaritur akoma sot po të gjykosh nga paqartësia dhe rrëmuja e tregut të punës në ditët e tanishme. Në mes të kësaj zallamahije që burokratët e ministrive e emërtojnë si tregu shqiptar i punës qëndron si një ishull i izoluar rregulli dhe korrektese bashkia e kryeqytetit apo edhe ndonjë institucion tjetër ku puna dhe punësimi kryesisht rinor kanë vërtet duk. Në anë të shërbimit më të fundit on-line që u promovua ditën e premte nën emrin pasionant www.albaniansex.org krijohet një mundësi më tepër që jo vetëm puna, por shanset e punësimit që ofron tregu shqiptar i punës, sado të vogla të jenë për momentin, të mos humbasin.
Megjithatë, kërkesat për punë do të vijnë duke u shtuar dhe duke u përqëndruar. Lëvizja migratore e popullatës nga zonat periferike të vendit në drejtim të qendrave të mëdha urbane vazhdon të bëhet me ritme të larta. Sipas të dhënave të INSTAT popullsia migratore është duke u përqëndruar në zonat e mëdha urbane rreth aksit ku kalon një pjesë e Korridorit Tetë. Në kushtet kur marrëdhëniet e pronësisë mbi tokën mbeten të paqarta investimet e huaja mbeten nën nivelet e kërkuara. Ashtu si në Peru apo vende të tjera të Amerikës Latine, pronësia e pastabilizuar dhe konfliktet që burojnë prej saj po verifikohen dhimbshëm edhe në realitetin e sotëm shqiptar. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se raporti aktual i popullsisë rurale me atë urbane është respektivisht 55% me 45%. Ky raport është duke ndryshuar me shpejtësi në favor të rritjes së popullatës e cila përqëndrohet në qytete në kërkim të një jetë më të mirë. Edhe sikur lëvizja demografike të mos ishte duke ndodhur, vetë shteti do ta kishte provokuar atë pasi një nga kriteret e pranimit në Bashkimin Europian është raporti 80% me 20% në favor të popullsisë urbane. Në 10 vitet e ardhshme brezi i 10-18 vjeçarëve të sotëm do të jenë forca më aktive e punës. Kjo do të thotë që në vitin 2015 shqetësimi madhor i qeverive shqiptare nuk do të jenë negociatat për anëtarësim në BE por sigurimi i punës për atë që do të përbëjë edhe grupin social më të madh në numër (nisur nga tendenca e përqëndrimit të fluksit migrator dhe nga mosha mesatare e re e popullatës). Jo për të hequr një paralele të dytë krahasimi me vendet e Amerikës Latine, por më shumë me vendet e Evropës Perëndimore në kohën kur industrializimi i vrullshëm i tyre solli urbanizimin e pashmangshëm, në Shqipëri fenomeni shfaqet i përmbysur. Popullsia rurale braktis tokën duke qenë pothuajse e ndërgjegjshme se në qendrat e medha urbane nuk është duke ndodhur kurrfarrë industrializimi. Fshatari braktis tokën duke qenë i vetëdijshëm për pasigurinë e qytetit me të cilën përballet që në momentin kur duhet të ndërtojë një strehë për të futur kokën gjatë kohës që hidhet në ilegalitet urban. Po t’i shtosh kësaj edhe ofertën e çoroditur për punë që ofron tregu i sotëm në qëndrat e mëdha urbane situate bëhet shpërthyese dhe fillon e quhet “bombë sociale”.
Nisur nga premisat e mësipërme, kjo situatë mund të sjellë si pasojë brenda pak vitesh një krizë dyfishe demografike dhe punësimi. Kjo betejë e madhe për një jetë më të mirë është e pashmangshme dhe ajo do të zhvillohet këtu, kryesisht në Tiranë dhe në Durrës. Brezi i sotëm i gjimnazistëve që iu pëlqen të luajnë “counterstrike” në kompjuter do të duhet të mbajë nesër mbi supe peshën e një beteje për bukën e përditshme (nëse nuk do të jenë larguar që më parë nga ky vend në gjurmët e brezit të parë të emigrantëve të epokës postkomuniste). “Nuk mund të fshihesh, nuk mund të vraposh, puno” kështu do të tingëllojë nesër për ata marrëdhënia e preferuar me internetin. Prandaj u krijua www.albaniansex.org ose ndryshe www.punësimi.info që t’i paraprijë në mënyrë virtuale sot asaj që mund të jetë reale nesër. Kjo është një mundësi më shumë që s’kemi pse të mos e shfrytëzojmë si kudo gjetkë në vendet perëndimore. Gazetat më të mëdha si “Shekulli”, p.sh., e kanë kuptuar këtë sfidë dhe kanë treguar se dinë t’u paraprijnë nevojave të tregut duke ofruar hapësirën e tyre mediatike për njoftime punësimi.
Dje u materializua një premtim për një faqe interneti e gjitha për punësimin, që nisi dy vjet më parë dhe u realizua falë edhe ndihmës bujare të partnerëve shqiptarë, USAID. Nëse ndokush do të thotë se ata që konceptuan në Shqipëri këtë teknologji informacioni për punësimin janë materialistë si Frojdi, Marksi, Madona apo Celentano që këndon “chi non lavora non fa l’ammore” atëherë janë të ftuara të gjitha institucionet shtetërore të bëhen materialiste në këtë kuptim sa nuk është tepër vonë. Sot nuk ngopet më njeri me lugë të zbrazur në emer të idealeve të partisë. Por kjo nuk do të thotë që pas kësaj ndonjë titullar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të mbyllet përfundimisht brenda në zyrë duke kërkuar punën e tij të re në websitin tonë www.albaniansex.org. Kush nuk bën dashuri, nuk punon. Kjo faqe interneti që i vihet sot në dispozicion pjesës aktive për punë në shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga të rinj dhe të reja ofron një mundësi të re për marrjen në mënyrë të përqendruar dhe të shpejtë të të gjithë informacionit për punësimin.
gerti more king.

e para, nuk eshte adriano qe thote ashtu, por gruja e tij (rreshti dyte i strofes), pra ajo eshte thjesht ironi.
e dyta, as marksi e aq me pak frojdi nuk e kane gjet nga lindi ndergjegja. sepse edhe kafshet, punojne e bejne seks, pa qene fare te ndergjegjshme.

e treta, po te ishte nje zgjidhje e mire kjo gjetje, ose ky karagjosllik, pse e ndruat "moton", pse ajo sit e seksit nuk te shpie me tek ajo e punes. heeee? (ketu qekam nxitu linku punon perseri)

e katerta, ne çfare gazete eshte botu ky shkrim.

e pesta, pritet te shohim a ka lidhje edi rama personalisht me keto traplliqe çilimijsh, apo jo, si dhe cili do te jet reagimi klases politike shqiptare per kete pike.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

pesta, pritet te shohim a ka lidhje edi rama personalisht me keto traplliqe çilimijsh, apo jo, si dhe cili do te jet reagimi klases politike shqiptare per kete pike.
Sigurisht që Rama ka gisht por që nuk do dali dhe klasa politike përveç gam-gamit të zakonshëm nuk do bëjë gjë tjetër. Pra konfirmohet edhe njëherë teoria që në Shqipëri bëj ça të dojë by.tha se nuk të gjen gjë vetëm fiton popullaritet :wink:
 

zog

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

do te ishte e forta sikur nen kete "filozofi" naive kolkoziane, te fshihej "tregetia e ligjeshme e prostitucionit" te ciles tashme i jane prere rruget klandestine.

mnjf frika qe manifeston sonila.

haha do te ishte e forte kjo, sigurisht krijuesi i websitit do te jete koka e e pare e prere e turkut ne tepsi. mu me duket çeshtje me delikate se uji i liqenit, dhe po te shfrytezohet mire nga opozita, rama nuk e ka te gjate kesaj rradhe.
 

regele

Forumium maestatis
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

/pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif

O Zogu, nuk jam as gerti, as kingu...
Artikulli eshte botuar tek gazeta Shekulli e dites se sotme! Per vargjet e kenges debato me artikull-shkruesin...
...megjithate jam dakord me Kondrapedalin: " fatkeqsia jone eshte se jemi teper inteligjente" ... /pf/images/graemlins/smile.gif

tingellon dhe pak ironike apo jo?
 

Kenti

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Voten 10 i jap ati Edit vetem se e sistemoj me ne fund ate rruge te mallkuar te Ali demit.Se sa here kthehesha ne Tirane me beheshin kepucet e bukura mut me llac /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

po pra e di prandaj su drejtova regele, po gerti. ma ha menia qe edhe ai ka internet e kompjuter e ndoshta mbredh kendej pari.

jo per gje; po ne vuajme ngaqe NUK JEMI INTELIGJENTE. po te ishte ndryshe do i kishim zgjidh punet tona ka kohe.
 

zog

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga Creed:
[qb] Voten 10 i jap ati Edit vetem se e sistemoj me ne fund ate rruge te mallkuar te Ali demit.Se sa here kthehesha ne Tirane me beheshin kepucet e bukura mut me llac /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
dmth, ti kujton se rruget i shtroi rama, apo qe shtrimi rrugeve kerkon inteligjence te llojit te larte. apo qe kepucet e tuja jane gjeja me e rendesishme per ty.

edhe enveri beri plot, uzina, fabrika e kombinate, shkolla, pallate , korrent e uje, por nuk e beri shqiptarin ME TE PASUR se me pare.
atehere çfare ?
 
Top