EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Edi Rama kryebashkiaku i tiranes pas kaq vitesh pune ndoshta do ishte alternativa me e mire per kryeminister....ja nje artikull i tij botuar sot ne Koha Jone.....motoja e tij: me njerezit...per njerezitE Premte, 29 Tetor 2004


PALLATI I BRIGADAVE PER PUBLIKUN, JO VETEM PER MOISIUN

Leter drejtuar Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino

NGA EDI RAMA

Fort i nderuar Minister,

Pa fare dyshimi ne predisponaten Tuaj e te Qeverise ku beni pjese per te mbeshtetur ne vazhdimesi transformimin shumeplanesh te Tiranes, por edhe i bindur per rendesine qe ka per kryeqytetin e per qytetaret kerkesa qe vijon, me lejoni t'iu drejtohem publikisht juve, e permes jush edhe zoterinjve te nderuar me lart, ne prag te kremtimit te 60 vjetorit te clirimit te Atdheut.

Jam ne dijeni te masave qe ka marre Qeveria Shqiptare per ta kremtuar kete pervjetor me nje parade ushtarake, nje pavion te Luftes Antifashiste ne Muzeun Kombetar, nje koncert ne Pallatin e Kongreseve, disa nderhyrje restauruese ne varrezat e deshmoreve ne qytete te ndryshme te vendit dhe ndonje adet tjeter qe eshte gjykuar i nevojshem ne permbushjen e protokolli zyrtr. Por duke besuar se nje pervjetor i tille, i cili rifokuson ne syte e te gjitheve vleren e trashegimine me te vyer qe krijuan popujt e shekullit XX, antifashizmin, eshte e duhet trajtuar si nje feste e madhe qytetare ku cdo banor i kryeqytetit te ndihet pjese e jo vetem spektator i kremtimit ne dy anet e Bulevardit "Deshmoret e Kombit", ne Bashkine e Tiranes jemi angazhuar me organizimin e asaj qe do te quhet "Nata e Bardhe e 29 Nentorit".

Kjo "Nate e Bardhe", e cila synojme te kthehet ne rit te pervitshem qytetar per kremtimin e 29 Nentorit, nenkupton vazhdimin normal te jetes se qytetit nga mbremja deri ne mengjes me nje trafik shume te reduktuar, me dyqane, restorante e kafene ne aktivitet te plote, me muzeume, galeri, teatro, kinema e bile edhe zyra funksionaresh te larte te hapura per publikun deri ne agim. Ne bashkepunim me sipermarrjen kryeqytetase po konsiderojme mundesine e cmimeve te ulura enkas per ate nate, nderkohe qe mjediset muzeale e kulturore nen administrim publik duhet te garantojne hyrje pa bilete.

Mirepo, duke qene se behet fjale per nje vit jubilar, mendoj se eshte rasti qe kesaj rradhe te shtojme nje qershi ne kete torte feste. Dhe ketu vjen kerkesa ime specifike per ju e per zoterinjte te cileve kjo kerkese u shkon per dijeni.

Eshte koha zoti Minister qe Parku i Madh i Pallatit te Brigadave t'i dhurohet publikut kryeqytetas dhe dite me te pershtatshme sesa 29 Nentori i ardhshem nuk mund te gjenim. Ashtu sikunder s'mund te gjenim nje nate me te pershtatshme sesa "Nata e Bardhe e 29 Nentorit" te ketij viti, per te hapur njehere e mire per publikun, bash si cdo godine te ketij lloji kudo ne boten e qyteteruar, Pallatin e Brigadave. i cili, me lejoni t'ua kujtoj, qysh prej nates kur forcat clirimtare hyne lirisht "pa autorizim e as protokoll", ka mbetur nje bunker ceremonish te rralla e te ngushta zyrtare, qe kane per dreq nje parfum mortor per shkak te braktisjes halucinante e rrenimit te perditshem qe ajo perle arkitektonike dhe dizajni grafik, perjeton si fantazem prej 60 vjetesh. Nenvizoj ketu se te ardhurat nga vizitat disa here ne jave te publikut, qe me siguri do te jete shume i interesuar per ta shkelur ate ngrehine misterioze e gjermesot te ndaluar, do te ndihmonin ne mbledhjen e jo pak qindarkave me te cilat mund te fillonte puna per te ndalur rrenimin e metejshem te saj nga egersia e pameshirshme.

Por sigurisht qe, pertej ketij detaji jo te parendesishem qe ka te beje me mirembajtjen dhe restaurimin e munguar e te domosdoshem te Pallatit te Brigadave, ne themelin e kesaj kerkese qendron interesi i publikut per akses ne nje monument historik e kulturor me vlera te rralla, por edhe ne parkun monumental te Pallatit qe jo vetem do te shtoje hatashem hapesiren e gjelber ne dispozicion te kryeqytetasve ne kerkim te shlodhjes ne ajer e mjedis cilesor, por edhe do te rrise ndjeshem potencialin turistik te Tiranes.

Jam i bindur Zoti Minister, se as ju dhe as zoterinjte e nderuar te cileve u drejtohet per dijeni kjo kerkese, nuk u lypset kurrefare "pune bindese" lidhur me nje nevoje kaq legjitime, plotesimi i se ciles do t'i jape nje ndricim te vecante jo thjesht "Nates se Bardhe te 29 Nentorit" , por krejt jetes kulturore e turistike dhe kohes se lire te kryeqytetit te viteve ne vijim. Qe kesisoj do te kete ne guiden e vet nje godine stilistikisht unikale te epokes se ish-prandorise italiane. Ashtu sic jam i bindur se thjesht duke e marre lehtesisht me mend sesa bekime do te merrni nga qytetaret qe do te mund te shetisin familjarisht e qetesisht ne nje park te mrekullueshem si ai i Pallatit te Brigadave, Ju dhe zoterinjte e tjere qe mund t'i bejne Tiranes e tiranasve nje dhurate kaq te pacmuar me rastin e 60 vjetorit te clirimit, nuk do te ngurroni t'i pergjigjeni pozitivisht kesaj kerkese.
 

genti

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

ai eshte i vetmi progresist dhe njeri qe sjell ndryshime, tani qytetet e tjera kane si model Tiranen dhe eshte e vetmja bashki qe per nga menyra e organizimit eshte europjane.
Atje ka edhe shume per tu bere por ky eshte nje fillim /pf/images/graemlins/smile.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

O Renea e ke fjalen per ate shkaterruesin me te madh te Shqiperise? /pf/images/graemlins/smile.gif
Hahahaha! Ku jetojme mor ti, ku jetojme... /pf/images/graemlins/frown.gif

Edi Rama eshte nga shume te paktet njerez qe mund ta drejtoje Shqiperine drejt asaj per te cilen enderruan studentet e dhjetorit, grevistet e manipuluar te Valiasit, te gjithe njerzit qe kane mbi 14 vjet qe protestojne rrugeve te Shqiperise...e mbi te gjitha eshte nga shume te paktet qe mund te ktheje shpresen ne vendin tone!

Eshte i majta apo i djathte dhe sa pune prish kjo, ia le ne dore sylesheve ta diskutojne /pf/images/graemlins/smile.gif
No ofense!
 

Renea88

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

njeriu qe ka si moto ne punen e tij...me njerzit per njerzit kurre nuk eshte i keq i majte idjathte apo qofte dhe majmun por disa truthare nuk arrijne ta kuptojne sepse shofin fitimin medioker me kioskat dhe jo fitimin e te ardhmes.....Edi eshte njeri i punes e jo i fjaleve.....
 

fjorent

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Mjere ne qe keta trutharet jane shumice ne Shqiperi dhe na mbyti kioska e mediokriteti.
 

lover boy

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Edi ka te drejte me letren me lart. Kerkese me te llogjikshme nuk mund te kete. Zyrat e hapura per publikun jane tradite ne Evrope, e kam pare vete. Shteti shqiptar i administron shume keq ambientet qe perdor dhe e besoj qe jo Pallatin e Brigadave, po dhe Pallatin e Kongreseve qe eshte me i ri, po e rrenojne pak nga pak administratoret pijanece, injorante e te paafte te "shtepise se pritjes".
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Po mër çuna po, nj'aty ka ngac gjith puna!
Sa rrin e merret me budallalliqe të tilla e me shtrime rrugësh me pllaka të kuqe, një kryetar bashkie i hajrit duhet të hapi shkolla, kopshte, çerdhe e klinika shëndetsore. Por meqë këto nuk bien në sy o burra të shpalosim talentin artistik që KARakterizon Kryetarin tonë të palodhur që punon për popullin, me popullin (parrullë më e vjetër s'bëhet)!
 

regele

Forumium maestatis
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Mesa di une, shkollat, kopshtet dhe cerdhet i hap ministria e arsimit, ndersa klinikat i hap ministria e shendetsise! Kryetarit te bashkise vetem ambjete mund t'i kerkohen (kjo ne vendet ku respektohet ligji, se ne Shqiperi ministrat s'pyesin per kryetaret e bashkive).
Mendoni se do ishte keshtu, atehere te gjithe kryetaret e bashkive do hapnin ca t'u donte qejfi...
Me vjen keq per te mjeret /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Mr.Wolf

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Edi Rama for president! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Pa shaka,ai eshte i vetmi personazh publik,si te thuash normal,perendimor,ne politiken shqiptare.Eshte me te vertet nje shans per Tironen /pf/images/graemlins/laugh.gif qe ne momentin e duhur,ne vendin e duhur u shfaq kjo figure sa origjinale,aq edhe krenare,sa inovator,aq edhe tradicionalist.Dhe arriti t’i beje shqiptaret e thjeshte te mendojne se jo,Shqiperia nuk eshte plotesisht ne dore te plehrave shkerdhata /pf/images/graemlins/laugh.gif si Nano,Berisha.Eshte gjynah qe nuk e lene te ece me tutje :shrug: Te behet kryeminister or sth! :shrug:
 

Renea88

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

o Kondrapedal po ti nga emri qe kr dukesh e je i gatshem te frenosh cdo gje por duket se zoti te ka beer kondrapedal ne tru qe te te frenoje mendimin progresiv
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

...Shqiperia nuk eshte plotesisht ne dore te plehrave shkerdhata si Nano,Berisha....
Në fakt kanë dalë edhe plehrat e shkërdhatat e rinj si puna e Ramës /pf/images/graemlins/wink.gif .
Renea, ma kadalë he burr se nuk t'shau kush fisin :tipsy: .
Ty Edvin Rama të duket i hajrit kurse mu m'duket zog gomari me i tufë kalamoj që mahniten nga fishekzjarret /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Shkollat, kopshtet e klinikat janë në varësi të ministrisë së arsimit por kërkesa bëhet nga bashkia kur ka mungesa.

Megjithatë, ta gëzoni Tiranën e re revolucionare. I pafshit hajrin don Zoti!
 

Renea88

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

a mor kondra doni xhaxhin ju tju nxjerri neper aksione se me punu vete sju thote mendja
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] a mor kondra doni xhaxhin ju tju nxjerri neper aksione se me punu vete sju thote mendja [/qb]
Renea, me keqardhje konstatoj se ke ngel ai që ke qenë, polic!

Se çfarë shef ti, unë e shqiptarët e tjerë, është një lule që Rama i ka vënë mu.tit me emrin Tiranë pra Tirana nga M.ut është bërë m.ut me lule. Kur ai segmenti i trunit tat, që akoma nuk arrin të funksionojë si duhet, të ftillohet e t'i shofi gjërat siç janë atëherë hap tema të tilla. Siç besonin shqiptarët për Tosin besojnë edhe sot për Ramën.
E din vetë që 1 njeri i ndershëm nuk do ishte SOT në atë pozitë që është Rama (kujto ca që sot janë opozitë) :wink:
 

Renea88

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

o biciklete kineze...se dhe mendimet si ne kohe te teng siao pingut i ke po pse llapni o njrez cfare po bejme ne te tjeret qe llapim per edi ramen....apo e harruat si ishte Tirana para pak vitesh
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Po ti or rryp harrove kush ishte Edi para pak vitesh? Po nuk e ke njoft, mos fol. Po e ke njoft, hik e shplaj trunin se t'ka ngel me shkum.
Kujto se ç'kanë bërë shumë njerëz për Shqipërinë (Enveri, Ramizi, Sala, Tosi, Meksi, Rama) dhe mendoni sa bukur që është Tirana sot!
 

Gysi

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Ajo qe me duket interesante vec te tjerash dhe qe vlen per t’u studiuar ne “fenomenin” Rama, eshte kozmetika “nacional clirimtare” qe perdor here pas here per te lidhur pas vetes nostalgjiket e regjimit, te cilet normalisht konvertohen ne vota. Per te fituar nje kategori te tille ndjekesish Rama e ka zgjidhur me zgjuarsi ekuacionin, ne mmyre qe te mos mund t’a akuzojne per komunist, dhe kjo eshte “lufta nacional clirimtare”. Si per cudi, grimjeri me i shkathet i politikes shqiptare, bojaxhiu i Tiranes, ka qene nga amplifikuesit kryesor te krijimit te traditave te reja si ajo e Pezes, ku duke vene doren ne zemer per babe Myslymin mund te verbonte absolutisht nje pjese te mire te elektoratit te P.S. pjese e cila madje eshte edhe mjaft aktive ne perhapjen e thashethemnajave ne popull (ves qe i ka mbetur qe nga koha e shperndarjes se trakteve). Edhe kete radhe mendja pjellore e Rames nxorri nga arsenali i vet propagandistik (e vetmja, pune serioze qe ka mundur te beje vertete ne karrieren e vet te shkurter, por edhe cuditerisht ne menyre t emenjehershme dhe po kaq misterioze, goxha te lakmueshme), pra nga ky arsenal bojrash feksese Edi nxorri si me magji, me levizjen e prestigjatorit sloganin e radhes per te bere zhurme dhe terhequr vemendjen: “Naten e bardhe te 29 Nentorit”. Pra pervec “Nates se vitit te ri”, “Nates se Krishtlindjeve”, “Nates se Kadrit”, do te kemi edhe “Naten e bardhe te 29 Nentorit” :angel: !!!!!!!!!!!! UURRAAAAA!
:rockband:

Problemi shqetesues ne keto raste eshte tendenca mjaft e papergjegjshme per te shtuar peshen e nje apo nje tjetre date te historise. Te festosh me kaq buje “Naten e bardhe te 29 Nentorit”, nje nate para dites me te bardhe te historise se shqiptareve, asaj te 28 Nentorit (pak rendesi ka ne kete rast se kush eshte jubilare), eshte vertete nje rrumpallizim i perkryer qe mund t’i besh historise duke mbetur nje deshmi e qarte e brutalitetit te sjelljes se pusht-tetareve tane ndaj simboleve te kombit. Kur keta qeveritare mund te shtojne dhe te heqin festa si te duan, t’i ndryshojne datat thjesht me vendim te nje shumice ne parlament (si me rastin e 29 nentorit), te festojne me fishekzjarre konferencen e Pezes duke harruar ate te Mukjes qe e tradhetuan pikerisht ata qe bene ate te Pezes, te vjen vertete keq. Ka nje perpjekje te cudithshme qe rrjedh nga afeksione nostalgjike per periudhen e erret qe kaluam, qe shfaqet ne zellin e madh per te shenjteruar te ashtuquajturen “Lufte Nacional Clirimtare”, duke harruar se ajo cfare e pasoi kete lufte ishte shume me e keqe nga ajo qe synonte te largonte ajo. Eshte vertete bukur t’i thuresh elozhe antifashizmit, por jo kur njekoesisht ne lidhje ne seri keto elozhe thuren rrjedhimisht edhe per komunizmin, per forcat partizane me idealin e tyre per t’u rrembyer “bejlereve dhe agallareve” pasurine, apo ndoshta edhe per vete “ushtrine e kuqe”. Sigurisht nuk kam deshire te akuzoj te gjithe partizanet ketu. Ata te cilet gabimisht u bashkuan me komunistet per te cliruar vendin (madje si per koicidence personalisht njerin gjysh e kam pasur partizan). Por nuk mund te ngresh ne piedestal nje lufte qe pervec pushtuesit ka luftuar edhe kunder forcave nacionaliste (si ato te ballit kombetar) dhe legaliste. Nje lufte e tille ishte me teper nje lufte civile sesa nje lufte kunder okupatorit. Pra eshte po kaq prane vendosjes ne piedestal te vellavrasjes nje elozh i tille qe makiazhi i Rames synon t’a shfrytezoje politikisht.

Ne fakt une e kam theksuar edhe here te tjera qe Rama i ka te gjitha karakteristikat e mundshme per te qene nje diktator i mire, dhe besoj se ky eshte edhe nje fill i mire qe ne menyre te nenvetedijshme e ben ate te ndjehet i atashuar me monizmin e kaluar, ndaj dhe i ka me kaq zell harbime te tilla. Dhe kjo duket edhe tek zelli propagandistik qe tregon. Nje nga elementet me tipike qe e vuri ne funksionim komunizmin ishte propaganda. Madje ekziston edhe nje barcalete qe flet per makinen e komunizmit e cila nuk punonte pasi nuk kishte asnje pjese motorrike ne vendin e vet, por vec dicka e kishte te shkelqyer, burine. Edhe Rama gjymin ka gjene qe di te perdore me mire se gjithcka, me mire madje edhe se furca me te cilen perskuq Tiranen (se per penelin as qe ia ka thene ndonjehere). Por ajo qe duhet theksuar ne rastin konkret, per nga aspekti politik, megithese perpiqet te shfaqet si i modern dhe perendimor, Rama mbetet ne thelbin e vet politikan me mentalitet krejtesisht te vjeter, arkaik, qe i feksin qe larg thinjat megjithese i lyen me boje, nje mentalitet bizantin qe e shikon arenen politike si nje lufte ku duhet te mbijetosh me cdo kusht dhe jo si nje gare normale ku palet respektojne njera-tjetren. Tani nuk na mbetet gje tjeter vetem te shohim se si do t’a beje “Epopene e antifashizmit” Musaraji i Bashkise se Kuqe.
:rockband:
 

regele

Forumium maestatis
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

:angel: :angel: :angel:

Anyway, all the respect for your thoughts...even if i don't share them!

:confused: :confused:
 

Renea88

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

bla bla bala ju te gjithe ju thashe dhe njehere doni xhaxhin komb dembel ose Liderin si sekretar partie e Kondrapedali si kryetar i lagjes e te shkoni neper aksione.....rrini o burra se ne nuk lejme njeri pa e share
 

SweetAngel

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Epo rrace e tille jemi ne shqiptaret.
Cfare dime te bejme me mire??

Te shajme
Te ofendojme
Te ulerasim (ose bertasim)
Te merremi me thashethemi ( kjo eshte arsyeja qe jemi prapa bote)

Na e dinte koken Enveri , prandaj na mbajti ashtu, shikoni tani, i kemi vene flaken jo vetes tone po edhe botes. Zoti na ruajt.

me falni dola jash teme me duket.
 

SweetAngel

Primus registratum
Re: EDI RAMA-Burre i ardhshem per shtetin shqiptar

Edi Rama eshte i vetmi person qe po punon, deri me sot. Te tjeret....bejne sikur punojne
 
Top