Re: E mira
E mira…
Problemi i sëmirës është një… pothuajse.
Kjo e nënkupton, ose e shtyn të mirën në kufijtë e largët të imagjinatës sepse nuk ekziston në gjendje të mirëfilltë, pra e mira si e tillë dhe vetvetja si masë. Kusht që realizohet vetëm nëse e mira është e vetëdijëshme për ekzistencën e vet, i njëjti rregull që vepron për vetëdijen më parë si vetëdije e vetvetes dhe më pas si vetëdije e qënies.
Ashtu si e Keqja edhe e mira ekziston në formën e saj absolute, si absolutizëm pa formë, e kuptuar si e mirë që në natyrë nuk gjen përgjigje, ndërsa në realitet është një dyanësi. Ne përdorim termin e mirë, por nëse dëshirojmë ose duam ta përfytyrojmë i shpëton vëmendjes sonë. Mund të numërojmë disa gjëra që i quajmë arbitrarisht të mira, por asnjëherë nuk mund të përfshimë të gjithë atë që quhet e tillë për arsyen më të thjeshtë sepse imagjinata nuk e gëzon dhuntinë e të qënit e ndërgjegjëshme meqënëse nuk është produkt i saj. Truri i djathtë ose hemisfera e djathtë e trurit merret me përshtypjet, imagjinatën, kujtimet, subkoshiencën, ndërsa e majta me veprimet logjike. Shumë nga vlerat kthehen në antivlera dhe anasjelltas, psh nëse një studenti italian para provimit i uron suksese(auguri) ndjell keq, ose peshkatarët, gjahtarët, nuk duhet kurrë t’i urosh sepse sjell prapësi. Sumë nga vlerat i përkasin të ardhmes, pra vijnë nga asgjëja dhe ne nuk jemi në gjendje të parashikojmë çfarë, sikurse nuk jemi në gjendje të klasifikojmë atë që s’mund ta imagjinojmë.
Me termin pothuajse kam parasysh të mirën që kërkon të ngrihet ose dëshiron të shndrohet në vlerë, pas të cilës ngurtësohet si moral dhe etikë. Por në të dy rastet; kur dëshiron dhe kur kërkon, e mira nuk realizohet si e tillë dhe shfaq përbërjen e saj të dykuptimtë. Pra; nëse e mira dëshiron (të realizohet) ajo kërkon (të realizohet) dhe nga çasti kur përpiqet, ende pa arritur në formën e saj përfundimtare, zbulojmë vetinë anfibolike të saj, (dykuptimshi si i tillë, psh i frazës). Por e mira është një pothuaj sepse ne shohim të keqen e cila është konkrete, psh kur vizitojmë një të afërm, mik ose shok në për arsye shëndetësore. Shikojmë që vuan, pra të keqen dhe dëshirojmë diçka tjetër, të ndryshme nga ajo që shohim, ndoshta edhe të ndryshme nga sa mendojmë, por jo të ndryshme nga sa ndjejmë. Për vetë faktin se, sa herë që ndodhemi përballë të keqes si e keqe absolute, (i vdekuri në shtëpinë e tjetrit duket sikur fle) ne nuk ndjehemi të kërcënuar prej saj, pra edhe nuk dëshirojmë asgjë që është kundër saj. Në këtë rast e mira është e dyshimtë, jo si qëllim, ose dëshirë, e bën të tillë rruga e gjatë e realizimit...po sikur të vdesë? Ja pra që e mira është një pothuaj...diçka që s’dihet nëse do të realizohet.
E mira e shprehur në kënaqësi, nuk është kurrë direkte, është gjithmonë ose thuajse gjithmonë e ndërmjetme, si një realizim i lënë përgjysëm, më shpesh ndërmjetësia vetë, si një ndërmjetësi e realizuar, gjë që do të thotë të mos shtyhet më tej, tek ndërmjetësia e përsosur, diçka e tillë do ta asgjësonte të mirën.
Të ndjesh kënaqësi nga kënaqësia që shikon tek të tjerët, si formë e saj puro, e pastër, është e mirë e përsosur, pra që nuk ekziston. Të ndjesh kënaqësi që mund të jetë rrjedhojë e një gjesti tënd, është kënaqësia e ndërmjetme. Natyrisht në rastin e dytë nuk jemi të sigurt në karakterin e sëmirës, sepse nëse gjesti është shprehje e ndjenjës që ke për iks person, atëhere e mira interesohet dhe ngarkesa e saj humbet pastërtinë, është e mirë për interes, kjo e ç’ekuilibrin të Mirën sepse nxjerr krye egoja, dmth ti shpreh një ndjenjë të ëmbël ndaj dikujt që shprehet si vëmendje dhe dhënie. Karakteri anfibolik në këtë rast shprehet kur tjetri nuk reagon ashtu sikund e pret, dmth e konsideron ndjenjën tënde diçka pa vlerë, sepse kur jep patjetër kërkon diçka si marrje, çdo dhënie shoqërohet me krijim boshllëku brenda qënies, i cili tenton të eliminohet, pra të mbushet, gjë që e siguron vetëm marrja. E mira ekziston vetëm nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër zhvleftësohet. Ndaj mbetet gjithmonë një pothuaj...