E mira

jimmy84

Primus registratum
Re: E mira

Cdo kush ka "metrin" e vet per te miren dhe te keqen. Nga kjo na vjen e keqja /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: E mira

e mira e te mirave do te ishte te ekzistonte "e mira". hej ndoshta dhe ekziston por ne fakt dua pak kohe ta kuptoj kete
 

ased

Primus registratum
Re: E mira

Jimmy ka te drejte e keqja vjen se cdo kush ka metrin e vet
dhe e mat si te deshiroje .
mund te them qe e mira eshte vendosja e cdo gjeje ne vendin e vet , ne kohen e duhur , ne formen e duhur .
 

ased

Primus registratum
Re: E mira

Dicka tjeter . Qe te njohesh te miren ne te vertete duhet te njohesh se pari veten kush je . Sepse kjo e mire ak te beje me ty me qellimet dhe parimet e tua .
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: E mira

ne fakt ne fakt nese do te beja lidhjen me fene, fillimisht sipas krijimit te gjithshkaje, ekzistoi e mira, dhe si rrjedhoj erdhi e keqja,

e mira dhe e keqja shkojne bashke, nese njera prej tyre nuk do ekzistonte atehere tjetra nuk do kishte me vlere sepse pikerisht nuk do arrinim ta dallonim, nuk do vihej me re, gjithshka do ishte njelloj, monotone, constante...

e mira i bie te jet e drejte, e drejta lidhet me drejtesin, drejtesin e ben shteti me ane te ligjeve dmth ne jeten praktike te perditeshme e mira praktikisht i bie te jete Ligji/shteti.
Dmth ndryshimin midis te mires dhe te keqes e ben ligji/shteti.

Nga ana tjeter eshte ana morale, e mira eshte moraliteti i mazhorances, dmth qe i bie qe e mira morale te vendoset nga pjesa me e madhe qe si rrjedhoj sjell qe pjesa tjeter qe nuk ben pjese ne kete mazhorance te jete e keqja.

Lind pytja, me çte drejte ???
Me çte drejte disa "te vdekshem" (si ne rastin e shtetit, dhe asaj te mires morale) vendosin se çfare eshte e mire dhe e keqe???
 

atman

Forumium maestatis
Re: E mira

E mira…

Problemi i sëmirës është një… pothuajse.
Kjo e nënkupton, ose e shtyn të mirën në kufijtë e largët të imagjinatës sepse nuk ekziston në gjendje të mirëfilltë, pra e mira si e tillë dhe vetvetja si masë. Kusht që realizohet vetëm nëse e mira është e vetëdijëshme për ekzistencën e vet, i njëjti rregull që vepron për vetëdijen më parë si vetëdije e vetvetes dhe më pas si vetëdije e qënies.
Ashtu si e Keqja edhe e mira ekziston në formën e saj absolute, si absolutizëm pa formë, e kuptuar si e mirë që në natyrë nuk gjen përgjigje, ndërsa në realitet është një dyanësi. Ne përdorim termin e mirë, por nëse dëshirojmë ose duam ta përfytyrojmë i shpëton vëmendjes sonë. Mund të numërojmë disa gjëra që i quajmë arbitrarisht të mira, por asnjëherë nuk mund të përfshimë të gjithë atë që quhet e tillë për arsyen më të thjeshtë sepse imagjinata nuk e gëzon dhuntinë e të qënit e ndërgjegjëshme meqënëse nuk është produkt i saj. Truri i djathtë ose hemisfera e djathtë e trurit merret me përshtypjet, imagjinatën, kujtimet, subkoshiencën, ndërsa e majta me veprimet logjike. Shumë nga vlerat kthehen në antivlera dhe anasjelltas, psh nëse një studenti italian para provimit i uron suksese(auguri) ndjell keq, ose peshkatarët, gjahtarët, nuk duhet kurrë t’i urosh sepse sjell prapësi. Sumë nga vlerat i përkasin të ardhmes, pra vijnë nga asgjëja dhe ne nuk jemi në gjendje të parashikojmë çfarë, sikurse nuk jemi në gjendje të klasifikojmë atë që s’mund ta imagjinojmë.
Me termin pothuajse kam parasysh të mirën që kërkon të ngrihet ose dëshiron të shndrohet në vlerë, pas të cilës ngurtësohet si moral dhe etikë. Por në të dy rastet; kur dëshiron dhe kur kërkon, e mira nuk realizohet si e tillë dhe shfaq përbërjen e saj të dykuptimtë. Pra; nëse e mira dëshiron (të realizohet) ajo kërkon (të realizohet) dhe nga çasti kur përpiqet, ende pa arritur në formën e saj përfundimtare, zbulojmë vetinë anfibolike të saj, (dykuptimshi si i tillë, psh i frazës). Por e mira është një pothuaj sepse ne shohim të keqen e cila është konkrete, psh kur vizitojmë një të afërm, mik ose shok në për arsye shëndetësore. Shikojmë që vuan, pra të keqen dhe dëshirojmë diçka tjetër, të ndryshme nga ajo që shohim, ndoshta edhe të ndryshme nga sa mendojmë, por jo të ndryshme nga sa ndjejmë. Për vetë faktin se, sa herë që ndodhemi përballë të keqes si e keqe absolute, (i vdekuri në shtëpinë e tjetrit duket sikur fle) ne nuk ndjehemi të kërcënuar prej saj, pra edhe nuk dëshirojmë asgjë që është kundër saj. Në këtë rast e mira është e dyshimtë, jo si qëllim, ose dëshirë, e bën të tillë rruga e gjatë e realizimit...po sikur të vdesë? Ja pra që e mira është një pothuaj...diçka që s’dihet nëse do të realizohet.
E mira e shprehur në kënaqësi, nuk është kurrë direkte, është gjithmonë ose thuajse gjithmonë e ndërmjetme, si një realizim i lënë përgjysëm, më shpesh ndërmjetësia vetë, si një ndërmjetësi e realizuar, gjë që do të thotë të mos shtyhet më tej, tek ndërmjetësia e përsosur, diçka e tillë do ta asgjësonte të mirën.
Të ndjesh kënaqësi nga kënaqësia që shikon tek të tjerët, si formë e saj puro, e pastër, është e mirë e përsosur, pra që nuk ekziston. Të ndjesh kënaqësi që mund të jetë rrjedhojë e një gjesti tënd, është kënaqësia e ndërmjetme. Natyrisht në rastin e dytë nuk jemi të sigurt në karakterin e sëmirës, sepse nëse gjesti është shprehje e ndjenjës që ke për iks person, atëhere e mira interesohet dhe ngarkesa e saj humbet pastërtinë, është e mirë për interes, kjo e ç’ekuilibrin të Mirën sepse nxjerr krye egoja, dmth ti shpreh një ndjenjë të ëmbël ndaj dikujt që shprehet si vëmendje dhe dhënie. Karakteri anfibolik në këtë rast shprehet kur tjetri nuk reagon ashtu sikund e pret, dmth e konsideron ndjenjën tënde diçka pa vlerë, sepse kur jep patjetër kërkon diçka si marrje, çdo dhënie shoqërohet me krijim boshllëku brenda qënies, i cili tenton të eliminohet, pra të mbushet, gjë që e siguron vetëm marrja. E mira ekziston vetëm nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër zhvleftësohet. Ndaj mbetet gjithmonë një pothuaj...
 

lu_lu

Primus registratum
Re: E mira

Eh.... e mira nuk ka fund ... por mire do ishte ate fundin te mos ja shohim kurre se pas çdo te mire vjen nje e keqe thuhet.

Nuk ka formule ose pershkrim te caktuar c'eshte e mira dhe c'eshte e keqja mendoj une. Ajo qe te pelqen ty eshte e mire per ty por kjo nuk do te thote te jete dhe per mua ... dhe anasjelltas.
 

niky

Primus registratum
Re: E mira

vendosja e cdo gjeje ne vendin e vet , ne kohen e duhur , ne formen e duhur

kjo mund te jete per ty apo per mua,po smund te jete per nje tjeter,cdo gje eshte relativ,ska asgje absolute.
 

policia

Forumium maestatis
Re: E mira

une them qe asnje duk di c'eshte e mira para se te provoje te keqen...
dhe asnje nuk di c'eshte e keqa para se te provoje te miren...
rrofte e mira,
poshte e keqa...
 

niky

Primus registratum
Re: E mira

1-une them qe asnje duk di c'eshte e mira para se te provoje te keqen...


supozojme se e provojme te keqen per te kuptuar se ceshte e mira,por me kete qe ti thua ne vijim:2-nuk di c'eshte e keqa para se te provoje te miren,i bie qe duhet te provosh te miren,per te kuptuar ceshte e keqa,ketu dalim prape tek 1,me te njejten logjik kalojme tek 2,e prape1,2,1,2 nje cikel pa pergjigje,sipas kesaj qe ke thene i bie qe smund te provosh as te mire as te keqen....
 

Has

Primus registratum
Re: E mira

e mira dhe e keqja jan shkalle vlersimi qe cdo kush me te cilin kemi mardhenje te cfardoshme shef e vlerson tek ne.
Kjo si parim
Ndersa ne te vertet e mira dhe e keqja jan ekuilibri i sjelljes sone ne raport me ndergjegjen tone te krijuar nga fitoret ose disfatat ne jete.
 

mirdita

Papirus rex
E mira dhe e keqja jam gjithmon kontrast si ngjyra e bardh me zi pra thjesht nese e ben nje te mir ajo nje dit do te shperblehet ndersa e keqja nuk ke perfitim asgje Prandaj behu i\e mir qe te te doj te gjith :)
 

sonii111

Primus registratum
Pershendetje,kush me ndihmon me informacione per studime ne austri,cfare dokumentesh duhen?
per momentin ndjek nje universitet shteteror ne shqiperi,jam ne vit te pare.
faleminderit.
 

gangsterja

Primus registratum
E mira eshte dicka qe tregon karakterin e nje personi.Ate e dallon nga e keqja deshira per te ndihmuar njerez si edhe mundesia per te treguar se edhe ti mund te ndihmosh njerez qe kane nevoje per ty.Ose me sakte nje person ben mire atehere kur e sheh te arsyeshme dhe kur eshte ne dobi te te dyjave paleve.Por kujdes se disa njerez mund te perfitojne nga e mira dhe mund te te lendojne aty dhe atehere kur ti i ke bere miq.Jo shume here duhet te jesh keshtu njeri i mire se ta marrin per dobesi ne kto kohe.
 

joetisti_

Locus omnem
Uh ka raste plot qe shume veta e kuptojne me shume vonese qe ajo qe bere per ta nuk ishte e keqe sic kujtuan por madje gjeja me e mire.
Thone se jo cdo e keqe vjen per te keqe dhe te pakten disa here kjo eshte vertetuar.
Eshte pak veshtire raste-raste ta besh dallimin, por ka edhe raste kur e keqja ndryshon shume nga e mira. Dhe perderisa nuk shmanget dot i marrim here me dashje here pa dashje, pjesen me te mire. Mesojme nga nje e keqe qe kur te riperseritet te mos na demtoje shume.

Nje shembull eshte me ushqimin. Te pyesin: ishte e mire gjella. Dhe thua sipas rastit; ishte shume e mire, ose, ishte e shpifur.
 

gurax

Pan ignoramus
E mira

Cfare eshte e mira? Si e dallojme ate nga e keqja?
Nje pergjigje do te mund te ishte edhe nje modifikim i vogel i nje shprehje qe pak me pare e pashe si nje status ketu ne forum. ' Normal is an illusion. What is normal for the spider is chaos for the fly ''.
Nese zevendesohet fjala "Normal" me "E mira", kemi:
"E mira eshte nje iluzion. Cfare eshte e mire per merimangen eshte e keqe per mizen." Kudos @Step .
 

joetisti_

Locus omnem
Shume e ngaterruar per t'u kuptuar, mendoj.
Ka plot raste ku dyshimi se me veprimin tend i bere keq apo mire, shtrihet deri ne qiell.

Por te pakten nisemi per mire!
 
Top