E ardhmja e integrimit Europian

E ardhmja e integrimit Europian

Si mendoni, me çfarë shpejtësie do përparojë integrimi europian?

Konflikti ideologjik është midis sovranitetit dhe bashkëpunimit. Bashkimi Europian (BE) është bashkim i krijuar me traktat (marrëveshje) midis vendeve pjesëmarrëse dhe çdo ndryshim i rëndësishëm duhet të miratohet nga secili vend. Për shembull, BE nuk ka autoritet që t'i imponojë Anglisë përdorimin e euros si monedha e vetme.

Temën po e hap i nxitur nga ky artikull në gazetën angleze "The Daily Telegraph": While we liberate Iraq, Europe is busy planning to enslave us

komentet mbi artikullin vijojnë
 

Guest
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Integrimi Europian do shkoje ne te ardhmen drejt Europes se tani eshte ne duart e Xhandarit Nderkombetar Amerika. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Mon cher Archi,

Pikërisht kjo mënyrë hartimi dhe nënshkrimi e bën objekt diskutimi kushtetutën në fjalë.
Jo vetëm nga shtete që pritet të anëtarësohen, dhe që janë nën trysninë e refuzimit, por edhe për vende të tjerë me shumë herë më tepër peshë në arenën ndërkombëtare.

Më duket se rendi kohor që ti përshkruan është i turbullt: anëtarësim parakupton pranimin e kushtetutës, d'accord? Nëse ti kushtetutën e dredh sipas tespijeve të tua, e pranoj apo e kundërshtoj prek drejtpërsëdrejti pranimin apo kundërshtimin e hyrjes time në Bashkim.


Çështja nuk është e veçantë për Shqipërinë, dhe as ka lidhje me pushtetin e çastit në Shqipëri.
Standartet që përmend, do duhej të plotësoheshin njësoj nëse pretendohet për një demokratizim të Shqipërisë dhe ngritjen e nivelit të jetesës në standartet e sotme perëndimore.
Por ne diskutojmë në planin: ja i plotësuam, ja kemi edhe një qeveri ideale, pas 15 vjetësh ty edhe mua do më duhet të jap aprovimin tim për një kanun që u hartua pa pjesmarrjen time, dhe as të prindërve të mi, as të gjyshërve të mi. Atëherë kush më garanton që ky kanun mbron interesat e mia? A duhet të investoj shpresat e mia për këtë te naivitete si ajo që thosh dikush se Franca ka respekt për Shqipërinë dhe se në Francë ka një grusht artistësh shqiptarë që kanë veprimtari? Apo si ky tjetri "populli do Europën"?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

dje me nje referendum 84% e hungarezeve u pergjigjen per nje bashkim te mundshem me EU

euroskepticizmi nuk eshte gje levizje e re qe ka dale tani ajo dallohet ne cdo vend te europes po dihet me i fuishem eshte ne Danimarke dhe Norvegji(disa here referendumi ka deshtuar) patjetjer dallohet edhe ai britanik
per vete s'mendoj se eshte dhe mendim dhe aq negativ per shqiperine nqse do arrinte te mbronte interesat politike-ekonomike-kulturore te shqiperise po me kete gjendje qe eshte politika dhe populli yne duket gati si nje mendim "luksi"

a kane jetuar popuj te ndryshem ne nje shtet
ka me qindra raste po them vetem tre shtete europiane:
spanja-kastilianet, katalonet, basket, navarret etj etj me gjuhe e kulture te ndryshme (me cfare probleme do duheshin dite per sqarim)
franca-ku pervec francezeve ka bretonet(britania), flamenget, krsikasit, gjermanet e alsases dhe lorenes, basket, gaskonet etj popuj me gjuhe dhe kulture te ndryshme nga njeri -tjetri, plus duhet shtuar sot arabet afrikanet etj etj qe jane nbi 15% e pop.
britania e madhe- anglezet, skocezet, irlandezet, galezet me gjuhe kulture dhe fe te ndryshme
 

Guest
Re: E ardhmja e integrimit Europian

sidoqofte ne do hyme ne BE /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

orikum

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

dhe ata ndaj spo aprovojne karten europiane te se drejtes,se po presin ne si shqiptare /pf/images/graemlins/tongue.gif se dola dhe nga tema. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

renea

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Sot lexova ne gazeten e perditshme, nje artikull mbi pakesimin e Popullsise se Europes.
Artikulli cilesonte qe per shkak te ligjeve te dobeta te emigrimit (qe eshte nje burim vital per rigjenerim te popullsise) dhe mesatarja e ulet e femijeve ne aspektin lindje/vdekje, do te sjelle qe ne vitin 2050 (po te vazhdohet me keto ritme),popullsia e Europes do te jete pergjysmuar, nga 538 milione ne 219 milione.
Artikulli cilesonte se vetem Shqiperia ka nje mesatare te larte ne rritjen e popullsise.

Tani lidhja, a u duhet bere antar i nje organizate, apo Federate e cila eshte destinuar drejt tharjes, dhe ku popullsia e saj po pakesohet?
Popullsi e cila perben dicka me pak se nje e tretea e popullsise se botes.
 

u74

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Unioni Eropian eshte nje "perandori" e re, krejte e vecantenga ato qe ka pare njerezimi gjerme sote , qe po fuqizohet,rritet dhe kristalizohet cdo dite.

Sa per shkurtimisht,pa u zgjatur:

Jane shume karakteristika dhe interesa ngandonjehere te njejta ,ngandonjehere te kunderta ndrmjet tyre. Qe po vendosen ne nje lidhje ose pozicion te atille. E cila ose(i cili)
eshte e vetmja rruge dhe me e mira(e mundeshme) per nje te ardhme.( Si per te medhenjte ,ashtu edhe per te vegjlit,si per te fortit ashtu edhe per te dobetit , e Evropes)
Ky per mua eshte Unioni Evropian !

Duket edhe si treg, edhe si shtet , edhe si marrveshje. Por ne te vertete kam pershtypjen se eshte me teper se kaqe !
 

Albinos

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Ne pak apo shume diskutime te ethshme dhe egoiste kam vene re qe shqiptaret duan ti bashkangjiten B.E por ne anen tjeter ndihen shume te tunduar si pasoje e "pakenaqesise"se perjetimit te tyre shtet per nje kohe jo te gjate si dhe lirise dhe pavaresise qe ata duan.
Nga pozicioni strategjik qe Shqiperia ka, del qe fare mire, ne mund te krijojme nje Union ballkanas qe nje plan Marshall e ngrin ate ne nivelin e E.U qe eshte tani.
Vete Shqiperia behet "ure lidhese" dhe shtete si Greqia,Mali i Zi,Maqedonia, Bullgaria, Turqia etj, do te ishin te interesuara per kete "Union Balkan", packa se ndihen shtete te "dores se dyte"
Pra do te kishte nje konkurence ndermjet dy Unioneve dhe ndoshta ne nje te ardhme te larget apo te afert mund te krijoheshin kushtet per nje bashkim te Europes.
Shqiperia dhe fqinjet e saj , gjithashtu vendet pereth duhet te japin prova bashkepunimi ne menyre qe te krijohet psikoza se edhe shtetet ballkanike dijne te drejtojne popujt e tyre si dhe jane te afte ne te ardhmen te krijojne unionin e tyre

Nuk mund te kete bashkim te Europes, pa treguar sinqeritetin e saj ne lidhje me shume shtete qe jane vene ne pikepyetje.
Greqia e cila u anetaresua ethshem ne B.E, mund tja humbe shpresat nje krijimi te unioni ballkanik
edhe se vete si shtet,eshte shtet i rrenuar qe mbahet me ndihmat e Europes, ku kjo e fundit mbahet me shfrytesimin e vendeve te varfra te Europes.
Greqia po ashtu futi edhe Euron ne vendin e saj, kur ekonomia e saj eshte ekonomi "domatesh dhe trangujsh"dhe rrenimi i saj ka arritur permasa tragjike dhe fale punimit te tokes nga shqiptaret, greket nuk vdesi per buke.
<ul type="square">
[*]Sa per ligjet evropiane dhe kushtetuten e saj, shume shtete te bashkimit evropian, jo vetem qe nuk i zbatojne por ne nje fare menyre kerkojne pavaresine e tyre si pasoje e mosrakordimit te veprimeve institucionale
[/list]
Nuk e di por pa provuar shanse te zhvillimit nepermjet njeri tjetrit(shtete te Ballkanit)nuk me duket e arsyeshme nje Bashkimi i Europes.

Ligjet dhe kushtetuta evropiane mund ti pershtaten vendeve te atyre qe kane krijuar kete kushtetute, por jo vendeve qe edhe ne pozicionin gjeografik nuk ´ndodhen afer tyre shume kollaj.

Le te provohet se pari bashkepunimi nepermjet shteteve te Ballkani dhe me pas nje Union Ballkanik qe do ishte final ne federalizimin e Europes dhe Bashkimin e saj.

Europes i ngelet detyre "madhore" shuarja e konflikteve te ndryshme qe shtetet ballkanike kane ndermjet tyre si pasoje e shume lufterave qe kane pasur ne shekujt e kaluar.
Kjo do ishte puna e pare qe Europa duhet te beje dhe me pas tu jape shansin ballkanasve te tregohen evropiane te vertete.

Ndryshe nje bashkim i evropes ne menyre te pershpejtuar do te thote nje katastrofe ne te ardhmen, ose do te thote qe edhe "njerezit me prejardhje majmuni" kane vend ne BE


Shanset jane per ata qe duan te fusin ne gjirin e tyre sa me shume shtete.
 

Archi

Forumium praecox
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Per mendimin tim puna e Shqiperise po behet si perralla e peshkatarit me xhindin tek "Nje mije e nje net", ku xhindi i mbyllur ne shishe qindvjecarin e pare bente bé cdo dite qe ai qe do te hapte shishen dhe do ta linte te lire do t´ia plotesonte te gjitha deshirat. Qindvjecarin e dyte bente bé cdo dite qe clirimtarit te tij, pervec se do ti plotesonte cdo deshire do ti falte edhe nga pasurite dhe aftesite e tij. Por pas dyqind vjet burgimi ne shishe duke e pare qe nuk po e clironte njeri, atehere ne qindvjecarin e trete vinte bast me veten cdo dite qe askush nuk do ta hapte shishen dhe ti falte lirine. Kurse qindvjecarin e katert duke humbur besimin nuk donte me te clirohej dhe filloi te bente bé cdo dite se ai qe do ta clironte do ti falte vdekjen me te llahtarshme.

A nuk ju duket edhe juve qe ketu ka nje paralelizem mes Shqiperise, shqiptareve, BE dhe xhindit me peshkatarin?
 

orikum

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

paralelizem midis shqiptareve dhe shqiperise? :eek: :eek: po mire qe sna e mbarove ate perrallen,dhe na i le fiksim .po pse na ben dhe pyetje te tilla qe na duhet te rrime dhe ta kthejme pyetjen ,ma koke poshte? /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

një nga problemet që krijon sistemi federal quhet "tirania e shumicës"; për shembull, 55% e popullsisë duan një ligj që ndalon duhanin kudo - të tjerët bëhen robër të shumicës për këtë vendim sepse tani nuk pinë dot duhan as në shpinë e tyre (mos t'ju duket që nuk ndodh, në Amerikë u ndalua dhe alkoli me kushtetutë për ca kohë; vendimi ishte me qëllim të mirë, po rezultatet ishin kaq të këqija sa u zhvleftësua ajo shtojcë e kushtetutës)

me sa shoh nga diskutimi, mendojmë që kushtetuta europiane do miratohet me të mirat dhe të këqijat e saj (ku e mira dhe e keqja varen ca nga pikëpamjet personale); pyetje në vazhdim: si do i shmanget Europa problemit të tiranisë së shumicës? - si do e sigurojnë që popullsia e disa shteteve (shumica) nuk do nxjerri një ligj që shkel të drejtat e njerëzve në një pjesë tjetër të këtij vendi të bashkuar?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

euro skepticizmi fjale qe perfaqesojne mendime dhe ide qe per vete mendoj se duhet ti vlejne politikes shqiptare dhe shqiptareve ne te ardhmen


..një nga problemet që krijon sistemi federal quhet "tirania e shumicës"....

europa e bashkuar eshte akuzuar gjate gjithe kohes (prej euroskeptikeve) se ekziston tirania e "minorances"....nje shteti 'pavlere' tip greqie psh per vite blokonte ndihmat per shqiperine kur te gjithe anetaret e BE ishin dakord qe te jipeshin........

...pyetje në vazhdim: si do i shmanget Europa problemit të tiranisë së shumicës? - si do e sigurojnë që popullsia e disa shteteve (shumica) nuk do nxjerri një ligj që shkel të drejtat e njerëzve në një pjesë tjetër të këtij vendi të bashkuar?

...ne europen e komunitetit europian qe ne fillimet e saj kane qene shtete te vegjel te tipit .......luksenburg apo te dobet te tipit greqi, portugali, irlande.....dhe se di se si ato e kane rregullar ekzistencen e tyre ne BE por gjithnje kane qene nder perkrahesit me te flakte te reformave "pro-europianizuese"....

mendoj se per euroskepticizem do vlenin me teper mendimet dhe idete e mendimet te euroskeptikve te tipit norvegjez apo danez......se sa ato te tipit "amerikan"...
 

une_une

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Sa vajti numri 20 shteteve te Europes? Sa vajti benzina ne Europe sepse ne Amerike po ulet me 5-10 cents per cdo dy jave?

E mbani mend 9/11 qe Europa na i dha peshqesh? Komunikacioni civil, pikat kryesore, paten "probleme teknike"? Se shpejti do ta pesojne dhe Europianet nje 9/11 te ndonje forme tjeter. Amerika i cliroi dhe i mbrojti per dekada me rradhe. Sot eshte sy per sy.

Arabet kane faj por faj me te madh kane ata qe ndihmuan. 9/11 eshte krijim EuropianoPerendimor. Nuk e luan as topi ne mendjen e administrates amerikane tani. Cmimin me te shtrenjte e kane paguar Arabet. Me vjen keq.
 

Archi

Forumium praecox
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] Sa vajti numri 20 shteteve te Europes? Sa vajti benzina ne Europe sepse ne Amerike po ulet me 5-10 cents per cdo dy jave?

E mbani mend 9/11 qe Europa na i dha peshqesh? Komunikacioni civil, pikat kryesore, paten "probleme teknike"? Se shpejti do ta pesojne dhe Europianet nje 9/11 te ndonje forme tjeter. Amerika i cliroi dhe i mbrojti per dekada me rradhe. Sot eshte sy per sy.

Arabet kane faj por faj me te madh kane ata qe ndihmuan. 9/11 eshte krijim EuropianoPerendimor. Nuk e luan as topi ne mendjen e administrates amerikane tani. Cmimin me te shtrenjte e kane paguar Arabet. Me vjen keq. [/qb]
1- Numri i vendeve anetare te EU eshte 25 tani.
Benzina eshte 1.079 E/liter ketu ne Gjermani. Benzina eshte kaq e shtrenjte ne Gjermani per arsye te takses ekologjike, qe synon ne zvogelimin e sasise se djegies se hidrokarbureve dhe zvogelimin e emisionit te monoksidit te karbonit dhe si pasoje ruajtjen e ambjentit ekologjik. Jane keto gjera qe ishin parashikuar edhe ne Protokollin e Kjotos, qe Presidenti Zhorzh Dabelljuhu Bush refuzoi te nenshkruante.
Nuk e di nga buron e gjithe kjo krenari e "popullit" te ri shqiptaro-amerikan. Apo nga fakti se kane arritur te udhetojne me Offroads me mbi 300 HP qe harxhojne mbi 30 litra/Km (me fal qe nuk e di sasine qe i korrespondon ne gall/mile). Krenari qe duhet ta paguajne me gjak femijet e pafajshem dhe i gjithe ambjenti ekologjik.
2- Edhe kete nuk e kishim degjuar deri tani. Europa na qenka fajtore per 9/11 (sa shume e perafron kjo menyre datuese administraten e Bushit me filmin Wag the dog"! Ju kujtohen ne film sajimi pompoz i numrave te tipit batalioni 303?)
Me fal, por kush po lufton ne krah te Amerikes ne Afganistan? Kush e ka komanden e trupave ne Afganistan? Kush e ka komanden e trupave ne Kosove? Kush jane aleatet e Amerikes ne luften kunder terrorizmit?
Shpresojme qe ky mendim i cmendur te jete personal dhe te keshilloj te vizitosh sa me shpejt nje "shrink". Ndoshta te ndihmon, shpresoj te mos jesh rast komplet i humbur.
3- A ia kane bere ndonjehere pyetjen vetes amerikanet, perse vetem ata jane nen "rrezikun direkt terrorist" te fondamentalisteve islamik?
 

une_une

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

25 vende, sa u pranuan pardje?

Konvertimi gallon-liter eshte 1 gallon eshte pothuajse 4 litra dhe kushton sot ne Amerike (flas ku jam une sepse ne vende te tjera eshte +/-) 1.7 dollare ose 0.45 dollare litri. Eshte cmim i shtrente. Nese do ta dish se para 3 vjeteve vajti dhe 1 dollar galloni, ose 0.25 dollare litri. Po ulet me nga 0.05 ne 0.1 dollare ne cdo dy jave.

me cuditi fakti qe duan nje ministri te perbashket te jashteme. per 9/11 ka fjale, ka zera qe kane bindur administraten se europianet (perjashto rusin) jane rreziku me i madh.


Ke pare "Wag the Dog"? Degjova se korrelonte e kam pare. Robert DeNiro kur i tregon CIA agents se lufta e te ardhmes do i perkasi terrorizmit dhe USA te behet gati. Dhe vertete ashtu po ndodh. 303 ishte ne film archi jo ne realitet.

Sa para humbi Amerika nga 9/11 qe sipas te tjereve na paska qene nje konspiracion i vete Amerikaneve? Mbi 1 trilion dollare duke zene ndertesat, insuraces, biznesin, tronditja ne burse, tronditja ne ekonomine. A thua se ja kane futur vetes Amerikanet me 1 trilion dollare humbje?

Nga goja e europianit i degjojme keto konspiracione. Une nuk kam fakte, dikush tjeter ka dhe kane bindur disa te tjere.

Archi po te jap nje HINT: Mos beni ndonje investim ne France.Mos bli ne France me kreditkard atje se je ne rrezik. Perdor Cash mbase del andej. As investime mos beni ne France. Ka gjithe ata arabe ne France.

Amerika si e ngriti Europen, e mekembi, e cliroi, e mbrojti, ashtu mund ta rrezoje. Si kujtojne europianet se e hodhen lumin? Me mire qe ndodhi keshtu qe e hoqen vete masken.

Une nuk komandoj Ameriken. Une jetoj ne Amerike dhe e di si ndihen Amerikanet tani ndaj Europianeve.
 

une_une

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Kush e ka komanden e trupave ne Kosove? Cfare eshte kjo pyetje? Nuk behet pyetja kush e nisi luften, kush e mbajti barren e luftes, kush e mbajti pergjegjesine per ate lufte, kush nuk pyeti per OKB (si rasti i Irakut) por kush ka komanden?

Eshte nje mendim qe Amerikanet te largohen plotesisht nga Ballkani. Pas Amerikaneve ikin dhe anglezet dhe le ta rruajne sipas qejfit trupat franceze Ballkanit. Hapet nje vater zjarri e madhe ne mes te Ballkanit. Per kete gezohesh ti Archi?

Uroj te mos arihet deri ketu ne masat ndershkuese mbi Europen se e pesojne popujt e gjore ne Ballkan dhe te mjaftohen me nje rrenim te ekonomise franceze. Archi ti si thua?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

.....e ardhmja e integrimit europian.....
kjo eshte tema me duket....!!!!!????????
 

Klinton

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Me duket sikur jetoj disa shekuj para lindjes se Krishtit teksa lexoj shkrime te ndryshme.
Por nganjehere me duket sikur ate civilizim, ate kulture largpamese historike shqiptare e kam pare ne enderr.
Te kerkosh te integrosh popujt me te vjeter te Evropes nderkohe te tjeret ishin njerez te eger qe ushqeheshin me mishin e kafsheve te gjalla dhe jetonin me te vertete si shpellaret, duket pa si e cuditshme.
Rrota e historise nuk qenka dhe aq e veshtire per ta rrotulluar sikur te duash.
Ehh problemi eshte se Zoti na ka falur te mencur te gjitheve andaj dhe nuk shohim dite me njeri-tjetrin dhe jo me me fqinjet qe vuajne nga e njejta sindrome.
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

Qyqja moj SHEGE

Mjere ne per pazarin e kukumjackave. E para gje qe me thone miqte qe shkojne dhe vijne nga Shqiperia dhe Evropa eshte se atje flitet shume dhe njerezit jane llafazane. E njejta po ndodh dhe ne Albforum. Kjo teme eshte per integrimin Evropian dhe jo "Hane shah e hane Bagdad".
Ketu njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit. Neqoftese jeni te papergatitur per te shkruar me mirre heshtni se eshte flori e shkuar floririt.
Amerika prodhon me shume se nje te katerten e prodhimit boteror dhe zoteron me shume se nje te treten e kapitaleve. Kur zoti Powell thote qe Franca do te paguaje ta dini se Amerika e ka bere gati planin. Te isha si ju konvertoja te gjitha parate e mija ne dollare. Shikoni se si po shkon bursa Franceze dhe reagimin qe ka ndaj qeverise Franceze biznesi Frances. Une parashikoj qe brenda gjashte muajsh Franca do te ndryshoje qeveri. Gjermani do te kete zgjedhje te reja per nje vit.
Me quani megalloman imperialist dhe cfare te doni. Por une e kundershtoj mareveshjen KIOTO sepse ishte nje plan i djallezuar per te gjunjezuar AMERIKEN. A e dini ju se vetem nje shperthim i vullkanit Etna ne Itali liron me shume squfur dhe dioksid karboni se e gjith industria e automobilave ne tete vjet. Si do tia bejme Etnes se ka shperthyer tre here vitin e kaluar. A do te shkoje ndonjeri nga ju enviromentialistet ti lexoje KIOTO Etnes apo jo. Mbase ne duhet te gjobisin italianet qe pse se vulosin ate vullkan te mallkuar qe po na prish boten.
Une jam Amerikan dhe Zoti me ka bekuar sepse jam i lire te vendos vete per makinen qe ngas. Mbase Enviromentalistet e sotem duan te me thone mua se cfare te bej. A nuk eshte kjo nje kufizim i lirise sime?? A nuk eshte nje sistem i ri kumunizmi?? Mbase une duhet te pres nga qeveria perseri si ne kohen e pare per nje TOLLON benzine ose autorizim per nje veture “DAJTI”
 

gezim lame

Primus registratum
Re: E ardhmja e integrimit Europian

postuar nga Olorin:
Sot lexova ne gazeten e perditshme, nje artikull mbi pakesimin e Popullsise se Europes.
Artikulli cilesonte qe per shkak te ligjeve te dobeta te emigrimit (qe eshte nje burim vital per rigjenerim te popullsise) dhe mesatarja e ulet e femijeve ne aspektin lindje/vdekje, do te sjelle qe ne vitin 2050 (po te vazhdohet me keto ritme),popullsia e Europes do te jete pergjysmuar, nga 538 milione ne 219 milione.
Artikulli cilesonte se vetem Shqiperia ka nje mesatare te larte ne rritjen e popullsise.

Tani lidhja, a u duhet bere antar i nje organizate, apo Federate e cila eshte destinuar drejt tharjes, dhe ku popullsia e saj po pakesohet?
Popullsi e cila perben dicka me pak se nje e tretea e popullsise se botes.


me fal olorin qe po e vendos edhe njehere kete shkrim tendin por e bej vetem per te rifutur diskutimin ne "binare"

ke te drejte se popullsia e europes sot eshte e plakur tej mase dhe ne nje studim qe ishte paraqitur tek revista e "national geographic" ne nje numer te vitit te kaluar paraqiteshin pak a shume ato shifra qe ke dhene ti

eshte e vertete se europa e sotme eshte fare e papergatitur per nje "emigracion te organizuar" te tipit amerikan e aq me pak e tipit kanadez
ironi eshte se vete anglia s'arrin te "mesoje" nga ish-kolonite e saj

po s'do te thote se ne te ardhmen s'do te kete ndryshime.....megjithese duke u treguar edhe pak cinik ia uroj te mos e beje ..... sikur te jep nje kenaqesi se shqiptaret sot jane akoma me rritje + dhe "jane te bardhe" mund te kene nje rrol me te forte ne europen e "ardhshme" (po te jene te zgjuar).........
 
Top